
Angli/ Ish-qendrën tregtare dy shqiptarë e kthejnë në “shtëpi bari”, policia i heq nga duart prodhimin me vlerë 1.3 milionë paundë
Një godinë dy katëshe ku prodhohej lëndë narkotike është zbuluar brenda një ish-dyqani të rrjetit BHS në qendër të Slough të Anglisë, ku policia gjeti më shumë se 1,700 bimë kanabisi.
“ESN Report” njofton se vlera e drogës së prodhuar nga impianti është përllogaritur në rreth 1.3 milionë paund në tregun me pakicë.
Policia ndërhyri në ambientet e ish-dyqanit më 28 janar 2026, pas dyshimeve se ndërtesa e lënë bosh prej vitesh po përdorej për kultivimin e kanabisit.
Gjatë operacionit, oficerët arrestuan brenda fabrikës Ajet Begun, 40 vjeç, nga Palmers Green në Londër, dhe Aryan Turya, 27 vjeç, pa vendbanim të përhershëm.
Në ambientet e ndërtesës u gjetën më shumë se 1,700 bimë kanabisi, në faza të ndryshme të rritjes. Sipas përllogaritjeve të policisë, bimët mund të prodhonin rreth 150 kilogramë kanabis.
Vlera e drogës u përllogarit në 1,288,020 paund në tregun me pakicë, ndërsa në tregun e shumicës vlera arrinte rreth 525,000 paund.
Dy të arrestuarit pranuan fajësinë për veprën penale të prodhimit të një droge të kontrolluar të Kategorisë B. Ata u dënuan më 21 gusht 2026, në Gjykatën e Kurorës në Reading, me nga një vit e dy muaj burgim.
“ESN Report” raporton se hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse fabrika kishte lidhje me rrjete më të gjera të krimit të organizuar.
Ndërtesa kishte mbetur bosh që prej vitit 2016, kur rrjeti BHS mbylli dyqanet e tij. Zbulimi ka rikthyer vëmendjen te përdorimi i ambienteve tregtare të braktisura nga grupet kriminale, veçanërisht në zona urbane dhe në rrugë kryesore ku aktiviteti i paligjshëm mund të fshihet pas një fasade të zakonshme.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Operacioni antidrogë në Athinë, kreu i Policisë së Shtetit konfirmon: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe një i kërkuar për vrasje në vendin tonë
- Ndalimi i shqiptarëve në Mal të Zi për simbolet kombëtare, reagon ministri Dukaj: Flamuri shqiptar nuk është kërcënim
- SPAK sërish para Kuvendit për masë sigurie ndaj Ballukut? Akuzat e reja ndaj ish-zv. kryeministres rikthejnë debatin për një kërkesë të dytë në Parlament
- Shqiptarët në Gjermani: 7 gjëra që duhet të dini për jetën e përditshme në 2026
- Shqiptarët në Gjermani: 7 gjëra që duhet të kontrolloni para se të ndryshoni vendin e punës
