
Diego Simeone protagonist në ceremoninë e Formula 1, i dorëzon çmimin Lando Norris
Një takim i veçantë në Madrid. Diego Simeone ishte i pranishëm për t’i dorëzuar Lando Norris trofeun e pole position pas paraqitjes së pilotit britanik në Formula 1.
Trajneri i Atletico Madridit u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimit, duke sjellë një moment interesant nga bota e futbollit dhe Formula 1.
Norris, një prej protagonistëve të sezonit të Formula 1, mori kështu çmimin e pole position nga një prej figurave më të njohura të futbollit spanjoll. Një skenë që bashkoi dy prej sporteve më të ndjekura në një prej qyteteve më sportive të Europës.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
