
“Udhëtim ripërtëritjeje”, Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas
Sali Berisha ka folur para gazetarëve sot në Tiranë, menjëherë pasi u kthye nga SHBA.
“Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Së pari një përshëndetje shumë të përzemërt për ju që jeni këtu, dhe për të gjithë shqiptarët. Po kthehemi nga një udhëtim që me siguri ju kërkoni nga unë ta vlerësoj. Ajo çka mund t’u them unë, se ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje. Se aty jemi ne”, tha Berisha.
Ai u ndal më tej te takimi që pati me diasporën.
“Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, të jashtëzakonshme. U riktheva bashkë me miqtë e mi 35 vite më parë dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe SHBA-së për të përmbysur komunizmin, kësaj here regjimin që mbahet nga droga dhe dogma e komunizmit. Diaspora ka luajtur rol të pazëvendësueshëm, e gjeta 30 herë më shumë, ndoshta, më të fuqishme…”, tha Berisha.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Po priste Ramën të përfundonte takimin në Vlorë, policia shoqëron protestuesin pro Palestinës, Baki Goxhaj dhe tre persona të tjerë
- “S’ishim për të marrë vendim”, Çuçi zbardh takimin me Ramën në Vlorë: Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale, mbledhja shumë e domosdoshme
- “Albamono” rikthehet në Pogradec/ Festivali i monodramës, artistë nga gjashtë vende sjellin në skenë histori njerëzore dhe sociale
- Nga Roma drejt Muzeut të Tiranës, statuja Dea e Butrintit rikthehet në shtëpi
