Author: bot videobot

Punë në Gjermani

FOTO/ Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

Kjo është fotoja e Ylber Lulit, 24 vjeç, i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një konflikti në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.

Luli ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër dhe ushtronte profesionin e udhërrëfyesit turistik.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 05:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Ylber Lulin dhe babain e tij, Qamil Lulin, 63 vjeç.

Në rrethana ende nën hetim, Qamil dhe Ylber Luli dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin Vulaj. Ylber Luli u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Champions League/Luis Enrique: PSG në krizë? Nuk jam i shqetësuar, por duhet të përmirësohemi

Liga e Kampioneve ngre më në fund siparin e saj për sezonin 2026/27, një kompeticion që do të jetë në ekranin e Top Channel çdo të mërkurë duke nisuar nga supersfida mes Napolit dhe Arsenalit.

Paris Saint Germaini vjen në këtë kompeticion me misionin për të mbrojtur sërish titullin e fituar, një rrugëtim që do ta nisë me sfidën ndaj Slovan Bratislavës. Paris Saint Germaini nuk ka bërë një start të mirë kampionatit teksa në 3 ndeshjet e para ka grumbulluar 2 pikë, megjithatë kjo duket se nuk e shqetëson trajnerin Luis Enrique.

‘Po të shohim vetëm rezultatet, është një start sezoni katastrofik-tha Luis Enrique-por si trajner e di si të vlerësosh dhe të gjykosh gjithçka ndodh në fushë. Ka gjëra që duhen përmirësuar, por mendoj se meritojmë më shumë pikë. Nuk jam i shqetësuar. Në fund të sezonit do të shohimse çfarë meritojmë. Jam i qetë por duhet të përmirësohemi. Të gjithë janë entuziastë dhe të motivuar të luajnë kundër nesh. Duhet ta pranojmë dhe të dalim nga zona jonë e komfortit. Jam gati të tregoj se çdo ditë është e nevojshme të nisësh gjithçka nga e para’.

Paris Saint Germaini ka fituar 2 edicionet e fundit të Ligës së Kampioneve. Vetëm Reali i Madridit(1956-60, 2016-18), Ajax (1971-73) dhe Bayerni i Mynihut (1974-76) e kanë fituar trofeun madhor 3 herë radhazi.

‘E vë vazhdimisht në presion skuadrën time-shtoi Luis Enrique-do të më pëlqente që të renditeshim mes 8 më të mirave në Fazën e Ligës dhe të evitonim playoffin, por me një short kaq të vështirë është e paevitueshme të humbasësh pikë’.

Në Fazën e Ligës së Kampioneve, Paris Saint Germain ka një kalendar që parashikon edhe sfidat me Manchester City, Barcelonën dhe Aston Villan.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Publikohen rezultatet e PISA për 2025, nxënësit shqiptarë përmirësohen në matematikë dhe shkencë

Shqipëria ka bërë përmirësime të ndjeshme në raport me vetveten, por edhe krahasuar me vendet e rajonit në testin PISA 2025.

Rezultatet janë publikuar sot në konferencën e Ministrave të Arsimit në Bratislavë, ndërsa Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka bërë publike rezultatet për Shqipërinë.

“Nga Bratislava ku është mbledhur ministeriali i vendeve të OECD për të publikuar rezultatet e testit të fundit PISA 2025, kam kënaqësinë të ndaj një lajm të mirë, ku Shqipëria në të tre testet që bëhen nga PISA – leximi, shkencat dhe matematika, ka rritje të konsiderueshme. Në testin e matematikës Shqipëria është rritur me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë dhe në lexim me 50 pikë”, tha ministrja e Arsimit.

Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon në shkencë, duke lënë pas vende si Serbia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa udhëheq klasifikimin në matematikë së bashku me Malin e Zi.

“Kemi rritje krahasuar jo vetëm me vitin 2022, por edhe në rajon, ku Shqipëria është në rezultatet më të larta. Konkretisht në matematikë dhe shkencë Shqipëria ka nivelin më të të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këta tregues pasqyrojnë progresin që Shqipëria ka bërë në një fushë siç është arsimi dhe nuk është thjesht krenari historike, por sidomos ambicie dhe qëllim për të ecur përpara. Nuk është e rëndësishme se cilit vend ia kemi kaluar, por të kuptojmë se si PISA na ndihmon të rrisim performancën e mësuesve tanë dhe se si nxënësit të rrisin aftësitë e tyre” , vijoi ministrja.

Gjatë këtij eventi, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro do të jetë pjesë e paneleve dhe diskutimeve mbi çështje të tjera si analizat e performancës, përqendrimi, roli i Inteligjencës Artificiale, etj.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Piratët” e OpenAI arratisen, raporti: Morën kontrollin e një faqeje gjermane dhe shkëmbyen taktika fshehjeje

Një grup agjentësh eksperimentalë të inteligjencës artificiale të OpenAI dyshohet se dolën jashtë mjedisit ku po testoheshin dhe morën kontrollin e një faqeje gjermane.

Sipas një hetimi të publikuar nga Reuters, ngjarja ndodhi në muajin maj, por nuk ishte bërë më parë publike. Agjentët kryen mbi 15 mijë ndërhyrje në DseWiki, një platformë në gjuhën gjermane për programuesit, që funksionon në mënyrë të ngjashme me Wikipedia-n.

Sistemet e inteligjencës artificiale dyshohet se e shndërruan faqen në një tabelë komunikimi, ku shkëmbenin taktika për të përfunduar detyrat, për të anashkaluar kufizimet e OpenAI dhe për të fshehur sjelljen e tyre. Kur administratori nisi fshirjen e materialeve, agjentët krijuan faqe rezervë për të ruajtur komunikimet.

Studiuesit zbuluan gjithashtu mesazhe ku diskutohej përdorimi i mjeteve si Tor, për të shmangur zbulimin. OpenAI tha se nuk mund t’u përgjigjej plotësisht gjetjeve pa shqyrtuar raportin dhe kundërshtoi pretendimin se bëhej fjalë për një sulm kibernetik. Kompania mohoi gjithashtu se ekipi ligjor kishte penguar hetimin e incidentit.

Rasti ka shtuar shqetësimet se agjentët gjithnjë e më autonomë të inteligjencës artificiale mund të bashkëpunojnë, të shfrytëzojnë dobësitë e sistemeve dhe të veprojnë në mënyra të paparashikuara nga krijuesit e tyre.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Krismat zgjojnë Shkodrën/ Konflikt me armë zjarri dhe thika mes tre personave. Humb jetën 24-vjeçari, plagosen dy të tjerët

Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona të plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:30, shtetasi Andri Vulaj, 25 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri ndaj Qamil Lulit, 63 vjeç, dhe djalit të tij, Ylber Luli, 24 vjeç.

Babë e bir dyshohet se më pas kanë plagosur me mjet prerës, thikë, 25-vjeçarin Vulaj.

Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por Ylber Luli, 24 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt.

Gjithashtu, gjatë veprimeve në vendngjarje, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin ligjor të saj.

Njoftimi i policisë:“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj”.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

LIVE/ Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit, protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston, pranga edhe Lapajt

Kjo e martë shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar, i cili po shoqërohet me protesta jashtë Kuvendit.

Jashtë Kuvendit, aty ku po mbahet protesta, kanë nisur tensionet dhe shoqërimet e para nga policia, e cila ka blinduar zonën.

Po ashtu ata kanë goditur me vezë efektivët e policisë, ndërsa të shoqëruar në komisariat janë protestuesit që shkelën perimetrin e sigurisë.

Nisjes së sesionit të ri parlamentar sot, i kanë paraprirë debate të forta në Konferencën e Kryetarëve për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë, shoqëron edhe disa tubues të tjerë

Tensionet në protestë kanë përshkallëzuar.

Protestuesit kanë bllokuar disa rrugë në kryeqytet, ndërsa policia i ka bërë thirrje për lirimin e këtyre akseve.

‘Lironi rrugën”, dëgjohet të thojë policia.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, policia ka shoqëruar disa protestues të tjerë, të cilët janë konfrontuar me efektivët.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Në atë zonë la vetëm një leje ndërtimi për Delta”, AZHT reagon për pronën e konfliktit në Palasë: Dy lejet e tjera janë pezulluar me kusht

Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka reaguar për Top Story, në lidhje me konfliktin mes dy biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinajt për një pronë në Palasë.

Në përgjigje të pyetjes së Top Story, AZHT sqaron se në atë zonë ka vetëm një leje ndërtimi të miratuar, e cila është edhe e vetmja leje në fuqi për projektin “Delta Falaise Resort & Village, Zona 1”, e Muçës.

Sipas AZHT, kompania “Delta” ka bërë me pas edhe një aplikim tjetër, më 14 nëntor 2024, për projektin “Delta Falaise Resort Zona 1 dhe Zona 2”, por për këtë aplikim nuk ka asnjë vendimmarrje nga KKTU, sepse nuk janë përmbushur kushtet ligjore të dokumentacionit të pronësisë.

“Kompania vërtetë ka dorëzuar dy vërtetime hipotekore, por bashkë me to edhe 11 AMTP, koordinatat e të cilave sipas verifikimit të strukturës GIS nuk rezultojnë të jenë në sistemin zyrtar të referimit KRGJSH/UTM.

Prandaj, AZHT nuk e ka çuar më tej shqyrtimin dhe i ka kërkuar subjektit të adresojë procedurat e regjistrimit dhe të pajiset me vërtetim hipotekor sipas ligjit, sepse në të kundërt nuk mund dot të pretendojë leje ndërtimi”, sqaron AZHT në përgjigje për Top Story.

Sipas AZHT, kompania tjetër, “Regina Group Construction” sh.p.k., e Bedinajt, ka bërë aplikim më 24 prill 2026 për resortin turistik “Regina Collection Palasë”. Për këtë aplikim është dorëzuar vërtetim hipotekor në emër të një individi tjetër, si dhe kontratë sipërmarrjeje mes këtij pronarit të truallit për ndërtim dhe zhvilluesit.

“Ky aplikim është shqyrtuar nga KKTU më 30 korrik 2026, por nuk është miratuar sepse KKTU ka vendosur kusht çertifikimin përfundimtar të dokumentacionit të pronësisë dhe te mbivendosjeve të mundshme me zhvillimet kufitare. Vetëm nëse kadastra konfirmon statusin juridik të pronës dhe mungesën e mbivendosjeve, aplikimi mund të vazhdojë procesin”, thuhet më tej.

“Në zonën në fjalë, e vetmja leje ndërtimi në fuqi është ajo e sipërcituara, për të cilën nuk ka asnjë konflikt. Ndërsa konflikti mes dy palëve nuk ka lidhje as me leje ndërtimi të mbivendosura, siç është spekuluar gjerësisht në publik dhe as me dokumente kundërthënëse të Kadastrës”, e mbyll reagimin AZHT.

“Në atë zonë ka vetëm një leje ndërtimi të miratuar, e cila është edhe e vetmja leje në fuqi për projektin “Delta Falaise Resort & Village, Zona 1”.

Kjo leje është miratuar nga KKT më 27 korrik 2022, ndërsa dokumenti përfundimtar i saj është lëshuar nga AZHT më 21 shkurt 2024, pasi subjekti ka plotësuar të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të parashikuar nga ligji.

Kompania “Delta” ka bërë me pas edhe një aplikim tjetër, më 14 nëntor 2024, për projektin “Delta Falaise Resort Zona 1 dhe Zona 2”. Por për këtë aplikim nuk ka asnjë vendimmarrje nga KKTU, sepse nuk janë përmbushur kushtet ligjore të dokumentacionit të pronësisë.

Kompania vërtetë ka dorëzuar dy vërtetime hipotekore, por bashkë me to edhe 11 AMTP, koordinatat e të cilave sipas  verifikimit të strukturës GIS nuk rezultojnë të jenë në sistemin zyrtar të referimit KRGJSH/UTM.

Prandaj, AZHT nuk e ka çuar më tej shqyrtimin dhe i ka kërkuar subjektit të adresojë procedurat e regjistrimit dhe të pajiset me vërtetim hipotekor sipas ligjit, sepse në të kundërt nuk mund dot të pretendojë leje ndërtimi.

Me këtë rast AZHT sqaron gjithashtu një keqkuptim të madh që ze vend shpesh në interpretimet publike të procedurave të këtij institucioni. AZHT e ka ligjërisht të ndaluar të hyjë në origjinën e pronës dhe nuk ka asnjë kompetencë të kontrollojë se si është krijuar apo regjistruar prona, sepse AZHT ka vetëm një pikë referimi: Kadastrën dhe regjistrat e saj.

Kompania tjetër, “Regina Group Construction” sh.p.k., ka bërë aplikim më 24 prill 2026 për resortin turistik “Regina Collection Palasë”. Për këtë aplikim është dorëzuar vërtetim hipotekor në emër të një individi tjetër, si dhe kontratë sipërmarrjeje mes këtij pronarit të truallit për ndërtim dhe zhvilluesit.

Ky aplikim është shqyrtuar nga KKTU më 30 korrik 2026, por nuk është miratuar sepse KKTU ka vendosur kusht çertifikimin përfundimtar të dokumentacionit të pronësisë dhe te mbivendosjeve të mundshme me zhvillimet kufitare. Vetëm nëse kadastra konfirmon statusin juridik të pronës dhe mungesën e mbivendosjeve, aplikimi mund të vazhdojë procesin.

Pra si konkluzion: Në zonën në fjalë, e vetmja leje ndërtimi në fuqi është ajo e sipërcituara, për të cilën nuk ka asnjë konflikt. Ndërsa konflikti mes dy palëve nuk ka lidhje as me leje ndërtimi të mbivendosura, siç është spekulluar gjerësisht në publik dhe as me dokumenta kundërthënëse të Kadastrës“, thuhet në reagim.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Analiza/ Nga zyrtarët e lartë tek “Ujqit e Natës”, kush e përcolli Ratko Mlladiçin?

Disa nga zyrtarët më të lartë të Serbisë dhe të entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Sërpska, djali i presidentit të Serbisë dhe krerët e Kishës Ortodokse Serbe u mblodhën më 7 shtator në Beograd, ku Ratko Mlladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, u varros me nderime shtetërore dhe ushtarake.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe mbajti shërbesën mortore, ndërsa në varrim mori pjesë edhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko. Analiza e pamjeve dhe fotografive të disponueshme publikisht tregon se në mesin e të pranishmëve kishte edhe pjesëtarë të organizatave të shumta të veteranëve dhe të djathta, përfshirë individë të dënuar për krime lufte dhe për përhapje të urrejtjes fetare dhe kombëtare.

Kodi Penal i Serbisë parasheh dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim për miratimin publik, mohimin ose minimizimin e ndjeshëm të gjenocidit dhe krimeve të luftës, por kjo dispozitë vlen për krimet e përcaktuara me vendime të gjykatave në Serbi ose të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ndërsa Mlladiç u dënua nga Tribunali i Hagës.

Pamjet e kolonës së njerëzve që, së bashku me krerë shtetërorë dhe kishtarë, përcollën arkivolin e të dënuarit për krime lufte, nxitën reagime të shumta nga rajoni, Brukseli dhe Uashingtoni.

Ata paralajmëruan se, në këtë mënyrë, fyhen viktimat, minohet pajtimi dhe dëmtohet rruga evropiane e Serbisë. Ministri i Jashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi se pothuajse i gjithë personeli diplomatik do të tërhiqet nga Ambasada e këtij vendi në Serbi, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të të dënuarit për krime lufte.

Ministrat i bënë nderime të dënuarit për krime luftePresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më herët se nuk do të marrë pjesë në varrim, për shkak të një takimi të paralajmëruar më parë me presidentin e Uzbekistanit.

Djali i tij, Danillo Vuçiq, shkoi në kishë i shoqëruar nga pjesëtarë të sigurimit, disa prej të cilëve mbanin bluza me portretin e Ratko Mlladiçit.

Sipas fotografive të publikuara në media, në varrim morën pjesë edhe djemtë e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç, dhe të të dënuarit nga Tribunali i Hagës, Vojisllav Sheshel.

Në varrim u shfaqën gjashtë ministra, përkatësisht një e pesta e përbërjes aktuale të Qeverisë së Serbisë.

Para dhe brenda kishës, gjatë varrimit të Mlladiqit, u panë ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, ministri i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiç, ministrja e Punës, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, ministri i Kulturës, Nikolla Sellakoviç, dhe ministri për Investime Publike, Darko Gllishiç.

Në varrim ishte edhe ministri pa portofol, Nenad Popoviq, i njohur për qëndrimet proruse dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhjet politike dhe të biznesit me Moskën.

Aty ishte edhe Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe anëtar i Senatit të entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Sërpska.

Ai është nën sanksione të SHBA-së për përhapjen e ndikimit malinj rus në Serbi, si dhe për dyshime për përfshirje në krim të organizuar ndërkombëtar, trafikim të narkotikëve dhe keqpërdorim të funksionit publik.

I pranishëm ishte edhe Marko Kriçak, shef i Drejtorisë së Policisë Kriminale, i njohur në publik për polemikat lidhur me përdorimin e forcës së tepruar ndaj protestuesve antiqeveritarë në Serbi.

Në varrim mori pjesë edhe deputeti Millosh Jovanoviç, kryetar i DSS-së së Re, parti e opozitës nacional-konservatore, përkatësisht të djathtë, në Parlamentin e Serbisë. Drejtoresha e Fondit joqeveritar për të Drejtën Humanitare në Serbi, Jasmina Llazoviç, vlerëson se gjithçka që ndodhi gjatë varrimit, është tregues i qartë se pas tij qëndron shteti, ndonëse mediat proqeveritare promovuan narrativin se përfaqësuesit e lartë të pushtetit ishin të pranishëm si qytetarë dhe se varrimi ishte “popullor”.

“Vuçiqit i duhet kjo, në mënyrë që në sytë e zyrtarëve perëndimorë të mos shihet si dikush që organizoi një varrim shtetëror për një njeri të dënuar për krimet më të tmerrshme në territorin e ish-Jugosllavisë”, thotë Llazoviç për Radion Evropa e Lirë.

Krerët politikë të Republikës Sërpska në varrimNë varrimin e Mlladiqit morën pjesë edhe krerët politikë të entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Sërpska.

Mes të tjerëve, në Beograd udhëtuan anëtarja e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviç, lideri i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, Millorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan, kryeministri i këtij entiteti, Savo Miniq, dhe kryetari i Banjallukës, Drashko Stanivukoviçq.

Nga Mali i Zi, të pranishëm ishin përfaqësues të partive proserbe – Partisë Popullore Demokratike të Millan Knezheviçit dhe Malit të Zi të Lirë të Vlladislav Dajkoviçit.

Kisha Ortodokse Serbe dhe të dënuarit nga HagaNë varrim, krahas krerëve politikë, u mblodhën edhe përfaqësuesit më të lartë të Kishës Ortodokse Serbe.

Shërbesën mortore e mbajti patriarku Porfirije, së bashku me peshkopë të tjerë.

Gjatë ceremonisë pranë arkivolit, i cili ishte mbuluar me flamujt e Serbisë dhe të Republikës Sërpska, Porfirije tha se emri i të dënuarit nga Tribunali i Hagës “do të mbetet thellë i gdhendur në kujtesën dhe lutjet e pjesës më të madhe të popullit serb dhe ortodoks”.

Një ditë para varrimit, në profilet e grupeve të djathta në Telegram u shpërnda edhe një thirrje për vullnetarë që të ndihmonin klerin në organizimin e ceremonisë, përkatësisht në shpërndarjen e qirinjve për të pranishmit.“Kisha Ortodokse Serbe, që nga vitet ‘90, ka qëndruar krah për krah me njerëzit që kanë planifikuar dhe kryer krime lufte, kështu që kjo është vetëm vazhdimësi e asaj politike zyrtare”, thotë Llazoviç.

Ajo shton se në këshillin organizativ për varrimin e Mlladiçit ishte Svetozar Andriç, deri vonë anëtar i Këshillit të Qytetit të Beogradit, ndaj të cilit Fondi për të Drejtën Humanitare, në vitin 2018, ngriti kallëzim penal në Prokurorinë për Krime Lufte, për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në lidhje me kampin Sushica në Vllasenicë.

Në varrim mori pjesë edhe Vesellin Shlivançanin, i dënuar nga Tribunali i Hagës, i cili vuajti një dënim prej dhjetë vjetësh burgim për krimet në Ovçara, në Kroaci.

Nga “Beretat e Kuqe” tek “Ujqit e Natës”

Rol të rëndësishëm në varrim kishin edhe veteranët e Ushtrisë së Republikës Sërpska, si dhe përfaqësues të organizatave të shumta të veteranëve nga Serbia, të cilët ndërroheshin pranë arkivolit.Në fotografitë e publikuara shihet se mes tyre kishte veteranë të Njësive të Posaçme të Policisë, pjesëtarë të shoqatës “Heronjtë e Koshares”, si dhe veteranë të “Beretave të Kuqe” – organizatë që mbledh ish-pjesëtarë të njësisë speciale tashmë të shpërbërë të Sigurimit Shtetëror.

Pjesëtarë të saj kanë marrë pjesë në krime lufte dhe janë dënuar për vrasjen e kundërshtarëve politikë.

Sipas një hulumtimi të mëhershëm të Radios Evropa e Lirë, të gjitha këto organizata i financojnë aktivitetet e tyre përmes donacioneve nga autoritetet lokale ose qendrore.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, të pranishëm ishin edhe anëtarë të organizatave të djathta “Aksioni Serb” dhe “Patrulla Popullore”, të cilat janë anëtare të Ligës Ndërkombëtare të Sovranizmit – Paladins (ISL Paladins), një rrjet ndërkombëtar i së djathtës ekstreme, i themeluar në Rusi në vitin 2025, me pjesëmarrjen e aktorëve të afërt me Kremlinin.

Në hyrje të kishës u panë edhe pjesëtarë të klubit rus të motoçiklistëve “Ujqit e Natës”, i cili është nën sanksionet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, për shkak të lidhjeve të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe mbështetjes për pushtimin e Ukrainës. Në varrim u panë, gjithashtu, Misha Vaciq, lider i organizatës së ekstremit të djathtë “E djathta serbe”, dhe Goran Davidoviq Firer, udhëheqës i organizatës së ndaluar neonaziste “Makineria Kombëtare” dhe një nga themeluesit e Partisë së re ultradjathtiste të Nacionalistëve Serbë.

Davidoviç ishte dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burgim për nxitje të urrejtjes dhe jotolerancës kombëtare, racore dhe fetare, pasi, së bashku me një grup neonazistësh, kishte ndërhyrë në një tribunë antifashiste në Novi Sad, më 2005. Për çfarë u dënua Ratko Mlladiq?

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata në Hagë, pasi u shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, si dhe marrjen peng të pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 2021, Mlladiq u dënua për 10 nga 11 pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Tribunali i Hagës konstatoi se Mlladiq ishte fajtor për gjenocidin ndaj rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë – zonë e mbrojtur e Kombeve të Bashkuara (OKB) – në verën e vitit 1995.

Mlladiç u shpall fajtor për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, që synonte largimin e përhershëm të myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjës përmes përndjekjes, shfarosjes, vrasjeve, zhvendosjes së detyruar dhe dëbimit. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska u shpall fajtor edhe për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale në Sarajevë, për përhapjen e terrorit mes popullsisë civile përmes sulmeve me snajper dhe granatimeve, vrasjeve, terrorizimit dhe sulmeve të paligjshme ndaj civilëve.

Ai u shpall fajtor edhe për ndërmarrjen e përbashkët kriminale që lidhej me marrjen e pengjeve, për shkak të kapjes së pjesëtarëve të OKB-së dhe mbajtjes së tyre në lokacione strategjike ushtarake, me qëllim parandalimin e sulmeve të tjera ajrore të NATO-s ndaj objektivave ushtarake të serbëve të Bosnjës.

Mlladiç u lirua nga akuza për gjenocid në gjashtë komuna të Bosnje e Hercegovinës gjatë vitit 1992 – Prijedor, Sanski Most, Kluç, Kotor-Varosh, Foçë dhe Vllasenicë./REL

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“A nuk është kjo një çmenduri?”/ Mevlan Shanaj thirrje publike Bulkut, Kabos e Becit: Po ju përdorin me një palo festival për të ndryshuar ligjin e kinematografisë

Regjisori i njohur Mevlan Shanaji është drejtuar me një thirrje publike aktores Rajmonda Bulku, profesor Përparim Kabos dhe producentit Petrit Becit, duke u kërkuar që të lexojnë mirë ligjin e ri të kinematografisë që është përgatitur për t’u miratuar në Parlament.

Shanaj paralajmëron se është krijuar një event si festivali i filmit që të shërbejë si paradhomë për ndryshimin e ligjit aktual të kinematografisë nga një grupim i lidhur ngushtë  me këtë  festival.

Sipas regjisorit, pas zhurmës së atij që ai e quan palo festival me 20 çmime karriere dhe 31 çmime të tjera, po përgatitet varrosja e filmit shqiptar me produksione të huaja.

“LIGJI I RI I KINEMATOGRAFISË – NJË TURP  KU P0 PERPIQEN TJU PERLYEJNE

Këto ditë  po flitet për një festival të deformuar, i cili është krijuar të shërbejë si paradhomë  për ndryshimin e ligjit aktual tè kinematografisë nga nje grupim  i  lidhur ngushtë  me këtë  festival. ju drejtohem juve :

Përparim Kabo, Raimonda Bulku, Petrit Beci, Esat Teliti, si persona të lidhur me filmin: lexojeni çorbën kundër filmit që po përgatitet dhe që rrezikon ta groposë fare prodhimin e filmit shqiptar. Në projektin e ligjit të ri të kinematografisë, që po përgatisin këta që zhurmojnë me organizimin e këtij palo festivali, me 16 çmime karriere dhe 31 çmime festivali, me një Akademi pa autorësi  të qartë, po përgatitet të futet në Parlament një ligj që, në vend që ta mbështesë, rrezikon ta varrosë prodhimin e filmit shqiptar.

Këtej e tutje do të zhduket edhe vetë koncepti “film”, ndërsa struktura do të quhet “Agjenci e Shërbimit Audiovizual”.

Aludimi është i qartë: shqiptarët do të vihen në shërbim të projekteve të huaja. Kuptoni: punonjës të dorës së fundit, sepse nuk ka grup të huaj që të vijë në Shqipëri dhe të marrë specialistët shqiptarë për nivelet kryesore të krijimit. Përveçse për punët që i duhen një produksioni të huaj në nivelin e fundit të hierarkisë.

A nuk është kjo një çmenduri? Përvojat kanë treguar se në disa filma të huaj që kanë trajtuar Shqipërinë, shqiptarët janë paraqitur përmes drogës, krimit, prostitucionit dhe figurës së burrneshës. Pra, pyetja është: çfarë po ndërtojmë? Një kinema shqiptare apo një servis shqiptar për produksionet e huaja?

Unë po ju drejtohem juve, sepse besoj se ju dhimbset filmi shqiptar po kaq sa mua.Apo  jo, Beci?

Ti je ndër themeluesit e ligjit ekzistues. Prandaj pikërisht ty të drejtohem: lexoje mirë këtë projektligj dhe shiko se ku po shkon filmi shqiptar. Këta autorë anonimë që zhurmojnë nuk dihen kush janë, por kuptohet se kush po udhëheq këtë festival grotesk. Mos lejojmë që zhurma e festivalit të mbulojë atë që po përgatitet pas tij.

Sepse çështja nuk është më një festival. Çështja është nëse do të kemi apo jo prodhim shqiptar të filmit”, shkruan ai.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More