Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Me 79 vota pro, Klodiana Spahiu merr zyrtarisht rolin e ministres së Shëndetësisë

Me 79 vota pro, Klodiana Spahiu është zgjedhur ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën që dha dorëheqjen disa ditë më parë.

Votimi u zhvillua në Kuvend, ndërsa deputetët e opozitës kishin braktisur sallën pak pas nisjes së votimit.

Pas miratimit të saj, seanca e kësaj të marte në Kuvend u mbyll.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Top Story/ Përplasja mes biznesmenëve për pronën, Dudushi: Konflikti më shumë personal se juridik. Sulo: Palasa dhe Zvërneci, e njëjta ngjarje me dy standarde

Analisti Arjon Sulo ngriti në “Top Story” pikëpyetje mbi ndërhyrjen e shtetit në konfliktin për pronën në Palasë, duke e krahasuar rastin me atë të Zvërnecit.

Sipas tij, kemi dy situata të ngjashme, por dy standarde të ndryshme të ndërhyrjes së shtetit.

“Diçka tjetër fshihet. Po ta marrim paralel me Zvërnecin, ai thotë: ‘Shteti s’ka konflikt me këtë. Është tokë private’. Kemi të njëjtën ngjarje me dy standarde”,deklaroi Sulo.

Sipas analistit, në rastin e Zvërnecit projekti ka vijuar pa një ndërhyrje të shtetit për shpronësim, ndërsa në Palasë është zgjedhur një rrugë tjetër.

“Atje është bërë deal-i që do jepet, do vazhdojë projekti, nuk ka ndërhyrje shteti për shtetëzim. Në këtë rast, ngaqë ua ka premtuar të dyve, që desh u vranë në mes të qytetit, dhe të binin të dy, ndërhyri ky tani me ligjin e askujt. Nuk ka interes publik, është toka ime, thotë ai. Ku është ky interesi publik? Ishte leja në proces, si do kujtohesh ti për interesin publik? Ato lekë do t’i marrin ata, të shpronësimit, dhe do t’i marrin edhe në gjykatë. Është tokë private”,shtoi ai.

Në diskutim ndërhyri edhe analisti Alban Dudushi, i cili u ndal te përgjigjet e institucioneve dhe te fakti që, sipas tij, si Kadastra ashtu edhe institucionet e përfshira nuk kanë vijuar më tej me procedurat pasi kanë konstatuar problematikën me pronën.

Dudushi argumentoi se dokumentet e bëra publike tregojnë ekzistencën e një konflikti, por sipas tij përplasja ka marrë më shumë karakter personal sesa juridik.

“Të gjitha kleçkat, nga përgjigjet u kuptua që as Kadastra, as AZHK nuk kanë shkuar më thellë, sepse e kanë parë që ka problem. Kjo u tha në përgjigje. Këtyre u është bllokuar një investim që kishin në mendje ta bënin dhe pastaj plasi sherri. Në bazë të letrave shohim që ka një konflikt që, më shumë sesa juridik, është një konflikt personal që e pretendojnë të dyja palët. Njëri i ka thënë tjetrit: atë zonën aty e kam me letra, tërhiqu ti”,tha Dudushi.

Sulo:E kanë lënë me qëllim vetë që ta shesë ose shpërblejë ky, e betonizoi fare te klientela, prandaj nuk e regjistron.

Cakuli:Po të ketë klientelë, e regjistron.

Dudushi:1 njeri që ka një copë tokë nuk e investon dot dhe do kërkojnë investitorin e do bëjë dealin.

Sulo:Ndoshta e kundërta, unë nuk e nxjerr dot hipotekën dhe vjen investitori dhe thotë ta nxjerr unë, shteti mua s’ma jep letrën edhe pse e kam të gjyshit.

Rakipllari:Pse nuk ia jep shteti pronën atij që e ka dhe ai pastaj të negociojë me investitorin dhe jo të shkojë investitori e ta shkelë me këmbë e i thotë unë e regjistroj pronën jo ti, sot në hipotekë e regjistron pronën ai që ka para, që ka krimin, prandaj nuk regjistrohet sot sepse duhet ta marrë ai që duhet ta marrë.

Filipi:Ose të çon në gjykatë e do presësh 20 vjet dhe pronari vdes.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Ftesë në 5/ Rrëfimi ekskluziv i Senera Hoxhës: Më plagosën mamin në 97-ën

E ftuar në “ Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, kirurgia plastike Senera Hoxha ndau për herë të parë detaje ekskluzive.

Ajo rrëfeu se ishte vetëm 7 vjeç kur ndodhej në Cërrik në oborrin e gjyshes dhe pa gjak për herë të parë.

“Mami u plagos nga një plumb qorr, nuk e harroj kurrë oborrin e larë me gjak”, tregoi Senera Hoxha.

Ndër të tjera Senera ndau edhe momente të jetës së saj personale, ku tha se ajo përherë është një luftëtare dhe nuk e sheh kurrë veten si viktimë.

“Besoj ende në dashuri, natën e bej gjumin rehat dhe jam e ngopur me komplimente”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Gemini ul kohën dhe kostot, Google sjell inteligjencën artificiale për kodim, financa dhe siguri kibernetike

Google ka prezantuar Gemini 3.8 Flash, modelin më të ri të inteligjencës artificiale, i cili premton të kryejë detyra të ndërlikuara më shpejt dhe me kosto më të ulët.

Modeli është krijuar veçanërisht për programim, analiza financiare, përpunimin e dokumenteve ligjore dhe përdorimin e agjentëve autonomë, të aftë të realizojnë një proces nga fillimi deri në fund me ndërhyrje të kufizuar njerëzore.

Sipas Google, Gemini 3.8 Flash mund të analizojë një problem, të përdorë mjete të ndryshme dhe të korrigjojë gabimet gjatë punës. Në detyrat më të vështira, modeli kryen më shumë hapa arsyetimi për të përmirësuar rezultatin, por kjo mund të sjellë edhe konsum më të lartë të limiteve të përdorimit. Kompania ka prezantuar gjithashtu Gemini 3.8 Flash Cyber, një version të specializuar për zbulimin dhe riparimin e dobësive informatike. Për shkak të fuqisë së tij, ky variant do t’u ofrohet fillimisht vetëm institucioneve shtetërore, operatorëve të infrastrukturës kritike dhe ekspertëve të autorizuar të sigurisë.

Për përdoruesit e zakonshëm, Gemini 3.8 Flash është përfshirë në aplikacionin Gemini, në kërkimin e Google dhe në Google Sheets për abonentët AI Pro dhe Ultra. Shtrirja e plotë e shërbimit do të varet nga vendi dhe paketa e abonimit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Efektivët e FNSH-së i afrohen perimetrit të sigurisë jashtë Parlamentit, disa protestues i gjuajnë me vezë

Kjo e martë shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar, i cili po shoqërohet me protesta jashtë Kuvendit.

Gjatë protestës jashtë Parlamentit, në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, disa efektivë të FNSH-së janë goditur me vezë nga protestuesit.

Ndërkohë më herët dy protestues janë shoqëruar nga policia, pasi kundërshtuan efektivët dhe thyen perimetrin e sigurisë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Bllokimi i pagave dhe zbatimi i vendimit të Kushtetueses, gjyqtarët mbledhje urgjente më 10 shtator

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të zhvillojë një mbledhje urgjente, më 10 shtator 2026 në orën 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në fokus të mbledhjes do të jetë situata e krijuar në sistemin gjyqësor për shkak të moszbatimit brenda afatit të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për pagën e magjistratëve, si dhe bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Mbledhja është thirrur me qëllim zhvillimin e një diskutimi të hapur ndërmjet gjyqtarëve të të gjitha niveleve, për situatën e krijuar, respektimin dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit.

Sipas njoftimit, situata vlerësohet si veçanërisht serioze dhe shqetësuese, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave, garancitë kushtetuese të statusit të gjyqtarit, pavarësinë dhe integritetin institucional të pushtetit gjyqësor.

“Nisur nga situata e krijuar në sistemin gjyqësor, si pasojë e moszbatimit brenda afatit të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për pagën e magjistratëve dhe e bllokimit, nga strukturat shtetërore përgjegjëse për administrimin e buxhetit, të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore;

Duke vlerësuar se kjo situatë është veçanërisht serioze dhe shqetësuese, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave, garancitë kushtetuese të statusit të gjyqtarit, pavarësinë dhe integritetin institucional të pushtetit gjyqësor, si dhe autoritetin detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

Duke vlerësuar se respektimi i Kushtetutës, i kufijve ndërmjet pushteteve dhe i vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese përbën detyrim dhe përgjegjësi për çdo institucion shtetëror;

Duke çmuar se serioziteti i situatës kërkon një reagim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe institucional të trupës gjyqësore dhe se, për një çështje që prek të gjithë pushtetin gjyqësor, është e rëndësishme të dëgjohet zëri i çdo gjyqtari dhe gjyqësori të shprehet me një qëndrim të përbashkët;

Me qëllim zhvillimin e një diskutimi të hapur ndërmjet gjyqtarëve të të gjitha niveleve për situatën e krijuar, respektimin dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe përcaktimin e qëndrimit dhe të hapave institucionalë që çmohen të nevojshëm për zgjidhjen e saj;

Në mbështetje të nenit 13, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,thërras Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, me këtë rend dite:

1. Diskutimi i situatës së krijuar nga bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore dhe përcaktimi i qëndrimit institucional të trupës gjyqësore për zgjidhjen e saj në përputhje me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën dhe garancitë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do t’i zhvillojë punimet ditën e enjte, më 10 shtator 2026, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor“, thuhet në njoftim.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Bllokadë refugjatëve/ Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve

Pas Doverit, qindra protestues u mobilizuan edhe në Portsmouth të Anglisë, duke tentuar të pengojnë mbërritjen dhe transferimin e emigrantëve.

Të veshur tërësisht me të zeza, me kapuça dhe fytyrat e mbuluara, demonstruesit, lidhen sipas medias italiane me qarqe të së djathtës ekstreme jashtëparlamentare. Në fundjavë, të paktën 500 persona bllokuan për disa orë trafikun në portin e Doverit, nyja kryesore që lidh Britaninë e Madhe me Europën, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme për udhëtarët. Protestuesit thërrisnin “Ndaloni varkat!”, duke iu referuar emigrantëve që mbërrijnë përmes Kanalit të La Manshit. Policia monitoroi situatën, por nuk ndërhyri.

Skena të ngjashme u përsëritën në Portsmouth, ku pritej mbërritja e një varke me 140 emigrantë të paligjshëm, e nisur disa orë më parë nga brigjet e Normandisë. Mjeti lundrues ishte shoqëruar fillimisht nga roja bregdetare franceze dhe më pas ishte marrë në dorëzim nga autoritetet britanike në ujërat e tyre territoriale.

Grupe protestuesish nga ekstremi i djathtë bllokuan rrugët e portit dhe u përpoqën të pengonin transferimin e emigrantëve drejt një qendre pritjeje. Këtë herë policia, e pajisur me mburoja dhe spraj me piper, ndërhyri për të shpërndarë turmën, por nuk pati arrestime. Qeveria britanike dënoi atë që e cilësoi si sjellje “ huligane”, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore është themelore për demokracinë, por nuk duhet të shndërrohet në trazira. Zëvendësministrja e Thesarit, Emma Reynolds, pranoi se qytetarët kanë “shqetësime legjitime për emigracionin”, por tha se ato nuk duhet të shprehen në mënyrë kërcënuese.

Ndryshe reagoi Reform UK e Nigel Farage. Kreu i saj Lee Anderson, tha se nuk është për t’u habitur që njerëzit dalin në rrugë për të shprehur zemërimin ndaj atyre që, sipas tij, “nuk kanë asnjë të drejtë të qëndrojnë në këtë vend”. Pas mobilizimeve të fundjavës besohet se qëndron Danny Thomas, i njohur si “Danny Tommo”, një aktivist kundër emigracionit i lidhur me Tommy Robinson, të cilin media italiane e përshkruan si udhëheqës neofashist.

Thomas ka krijuar këtë verë “Platformën e Patriotëve”, duke bërë thirrje për “rezistencë masive”, ndërsa grupet më radikale, gjithmonë e më shumë po i organizojnë lëvizjet e tyre përmes rrjeteve sociale.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Hajdutët vjedhin dy kasaforta, 200 milionë lekë dëm ndaj dy biznesmenëve në Berat, policia asnjë gjurmë për autorët

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur 10-ditët e fundit në Berat. Dy biznesmenë në qarkun e Beratit kanë rënë pre e hajdutëve.

Vjedhjet kanë ndodhur gjatë natës në biznesin “Veza e Mëngjesit”, që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, ne pronar shtetasin Leonard Fani dhe tjetra në banesën e shtetasit Lumnir Osoja.

Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi raporton se në të dyja këto godina, hajdutët kanë hyrë duke dëmtuar derën kryesore dhe vjedhur kasafortat.

Burime të brendshme në DVP Berat konfirmojnë se shumat që ndodheshin në kasafortë ishin rreth 100 milionë lekë në secilën prej tyre. Po të njëjtat burime konfirmojnë se bëhet fjalë për një grup prej disa personash, që kanë hyrë për të vjedhur me maska e kapuça.

Gjithashtu konfirmohet prej burimeve se, shumat që ndodheshin në dy kasafortat e vjedhura janë pretenduar nga vetë biznesmenët, gjatë denoncimit të bërë prej tyre në polici.

Të njëjtat burime konfirmojnë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit dhe shtëpisë së biznesmenit por nuk është identifikuar ende asnjë prej autorëve të këtyre vjedhjeve.

Edhe pse vjedhjet kanë qenë të mëdha dhe mënyra e tyre ka qenë e njëjtë, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me këto ngjarje.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Ka një reagim kundër pushtetit në Serbi nga vendet evropiane, përfshirë Bashkimin Evropian, për varrimin me nderime shtetërore dhe ushtarake të Ratko Mlladiçit, të dënuar ndër të tjera për gjenocid në Srebrenicë në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi. Ajo që duket qartazi është habia e evropianëve dhe figurave të ndryshme intelektuale dhe politike perëndimore ndaj kësaj qasjeje të Beogradit zyrtar, duke e konsideruar si madhërim të një krimineli të luftës dhe përpjekje për ndryshimin e historisë.

Natyrisht kjo ka një histori, që ka shtruar rrugën për këtë trajtim të kriminelëve të luftës në Serbi dhe në përgjithësi për rolin e Serbisë në luftërat në ish-Jugosllavi. Ndonëse më së shumti serbë janë paditur dhe gjykuar nga ky tribunal, dhe ndonëse Serbia u bombardua nga NATO-ja në pranverën e vitit 1999 për masakrat që i bënte në Kosovë, asnjë regjim në Beograd, edhe pas ndryshmeve të vitit 2000, nuk e trajtoi regjimin e Millosheviçit si përgjegjësin kryesor të luftërave dhe vuajtjeve sidomos të boshnjakëve, shqiptarëve, kroatëve por edhe të vetë serbëve në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë.

Tribunali i Hagës, i krijuar në vitin 1993, ishte tribunali i parë ndërkombëtar pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Në Nuremberg, udhëheqja naziste jo vetëm që u dënua individualisht, por edhe një sërë organizatash si Partia Nacional Socialiste, Gestapoja, Trupat SS, etj, u shpallën organizata kriminale dhe iu ndalua aktiviteti. Në Gjermani e Austri më pas ndodhën, për aq sa ndodhën procesi i denaziifikimit (nevojat e Luftës së Ftohtë krijuan rrethanat të ky proces të zbutej).

Edhe në Japoni u dënuan udhëheqësit japonez të luftës në Tribunalin e Tokios. Në asnjë rast nuk kishte dënim për aleatët, përkundër faktit se edhe ata kishin qenë të përfshirë në një sërë vrasjesh, bombardimesh të civilëve e deri tek hedhja e bombave atomike në Hiroshimë dhe Ngasaki. Natyrisht fituesit, që ishin edhe në anën e drejtë të historisë, i bën gjyqin edhe penal, edhe politik e edhe historik, humbësve, që kishin shkaktuar Luftën e Dytë Botërore me politikat e tyre jo vetëm ekspansioniste por edhe jo njerëzore.

Zhvillimi i të drejtës penale ndërkombëtare në kontekstin e pas Luftës së Dytë Botërore shkoi drejt fuqizimit të konceptit të përgjegjësisë individuale në zinxhirin komandues ushtarak dhe politik. Por në rastin e Tribunalit për ish Jugosllavi në Hagë, u shkua larg dhe u dërgua mesazhi politik (që po ashtu ishte natyrisht një kompromis politik në kuadër të OKB-së edhe me Rusinë) se ndonëse Serbia mund të jetë më shumë fajtore, të gjithë janë fajtorë për luftërat në ish-Jugosllavi.

Kështu rezultati, pajtimi ndëretnik dhe dënimi i krimeve të luftës dhe një lloj pranimi i fajeve, nuk arriti rezultatin e duhur. Në njërën anë ky mesazh krijoi pakënaqësi tek kroatët, boshnjakët e shqiptarët, e në anën tjetër u shfrytëzua maksimalisht politikisht nga politika serbe për të rehabilituar jo vetëm kriminelë të caktuar të luftës, por për të relativizuar edhe vetë rolin e Serbisë në këtë proces.

Kulmi i relativizmit të peshës së krimeve të luftës në mes të agresorit dhe atyre që luftuan për çlirim, liri dhe mbrojtën vendin e tyre, ishte presioni ndërkombëtar, prapë në një kontekst të caktuar politik të raporteve me Rusinë, që Kosova të krijoi Dhomat e Specializuara për trajtimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Kosovë.

Një gjykatë që ndjek vetëm një etni, vetëm shqiptarët dhe vetëm pjesëtarët e UÇK-së në një vend ku ata ishin viktimat dhe luftuan për liri e u përballën me një makineri të sofistikuar vrasëse shtetërore. Një gjykatë e themeluar për të ndjekur shqiptarët për krime të luftës, në kohën kur të gjithë e dimë se drejtësia në Kosovë, për krimet e kryera nga pushtuesi serb, as përafërsisht nuk është konsumuar.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Klodiana, refuzoje atë karrige”/ Noka i drejtohet Spahiut: Kemi qenë shokë shkolle, më dhimbsesh të shkosh në burg

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, iu drejtua edhe Klodiana Spahiut, e cila u zgjodh ministre e re e Shëndetësisë.

Në fjalimin e tij, Noka i tha Spahiut ta refuzonte atë post, sepse sipas tij, do të përfundojë pas hekurave.

“Ku është ajo Klodiana? Klodiana, do e firmosësh fap-fap atë KAYO-n e shëndetësisë. Do shkosh te vendi moj e gjorë. Kështu i ka thënë të gjithëve. Edhe Arben Ahmetajt, edhe Ilir Beqajt. Kështu moj Klodiana i tha edhe Erion Veliajt. Prit-prit. Klodiana, ulja në atë karrige të rrezikon kokën. Refuzoje. Kemi qenë shokë shkolle. Më dhimbset të shoh një shoqe shkolle të shkojë fap-fap në burg”,tha Noka.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More