Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Nga Kane e Yamal te Rodri dhe Messi, publikohet lista me 30 kandidatët për Topin e Artë 2026/ Shumë emra surprizë, por mungon Raphinha

Londra bëhet këtë vit qendra e futbollit botëror. Më 26 tetor do të zhvillohet ceremonia e Topit të Artë 2026, ku do të kurorëzohen lojtarët më të mirë të sezonit në futbollin e meshkujve dhe femrave.

Në garë janë yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për një nga ceremonitë më të rëndësishme të vitit.

Topi i Artë, një prej çmimeve më prestigjioze individuale në historinë e futbollit, do të ndahet këtë vit në Londër. Ceremonia e edicionit të vitit 2026 është programuar për 26 tetor, duke shënuar një moment të veçantë pasi event-i largohet nga Parisi dhe zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin anglez.

Çmimi, i organizuar nga France Football, vlerëson paraqitjet e futbollistëve gjatë sezonit dhe merr në konsideratë tri elemente kryesore: performancën individuale, sukseset e ekipit dhe klasën e lojtarit së bashku me sjelljen sportive. Për Topin e Artë të meshkujve dhe femrave janë përzgjedhur nga 30 kandidatë.

Edicioni i vitit 2026 pritet të jetë ndër më të diskutuarit në vitet e fundit. Në listën e kandidatëve janë emra që kanë lënë gjurmë gjatë sezonit me klubet e tyre dhe me kombëtaret.

Në mesin e kandidatëve të publikuar janë Jude Bellingham, Pau Cubarsí, Marc Cucurella, Ousmane Dembélé, Luis Díaz, Bruno Fernandes, Gabriel, Erling Haaland, Achraf Hakimi, Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal, Sadio Mané dhe Marquinhos.

Mes emrave më të përfolur për trofeun janë edhe Kylian Mbappé, Rodri, Vitinha, Fabián Ruiz, Lionel Messi dhe Vinícius Júnior, ndërsa gara pritet të përcaktohet nga mënyra se si juria do të vlerësojë sezonin e secilit kandidat.

Faqja zyrtare e Topit të Artë e përshkruan çmimin si një vlerësim që prej dekadash lidh emrat e mëdhenj të historisë së futbollit me yjet e gjeneratës së sotme. Çmimi u krijua në vitin 1956 dhe deri tani janë zhvilluar 69 ceremoni.

Një nga emrat që ka marrë vëmendjen më të madhe në garën e këtij viti është Harry Kane.

Sulmuesi anglez ka zhvilluar një sezon jashtëzakonisht produktiv me Bayern Munich dhe paraqitjet e tij kanë bërë që të konsiderohet ndër favoritët kryesorë për trofeun. Kane ka marrë gjithashtu një shtysë të rëndësishme nga paraqitjet me Anglinë në Kupën e Botës.

Në garë është edhe Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës dhe një prej futbollistëve që ka qenë në qendër të skenës botërore gjatë sezonit.

Spanjolli kërkon të vazhdojë ngjitjen e tij drejt majës së futbollit botëror, ndërsa suksesi me Barcelonën dhe paraqitjet me Spanjën e kanë vendosur sërish në mesin e kandidatëve kryesorë.

Një tjetër favorit i madh është Kylian Mbappé. Francezi ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual dhe, sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Topit të Artë, ai shënoi 58 gola për Real Madridin dhe Francën gjatë periudhës së marrë në konsideratë për çmimin.

Fituesi në fuqi i Topit të Artë është Ousmane Dembélé.

Francezi e fitoi çmimin në vitin 2025 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain. Ai është përsëri pjesë e listës së kandidatëve në vitin 2026, duke synuar të bëhet sërish lojtari më i mirë në botë.

Dembélé nuk do ta ketë të lehtë, pasi këtë herë përballë tij janë një numër i madh kandidatësh që kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm.

Mes tyre janë Kane, Yamal, Mbappé, Haaland, Rodri, Vitinha, Hakimi dhe Kvaratskhelia.

Një emër tjetër me peshë të madhe është Rodri.

Spanjolli është fitues i Topit të Artë në vitin 2024 dhe është përsëri pjesë e listës së kandidatëve. Faqja zyrtare e çmimit e rendit atë mes figurave kryesore të këtij edicioni.

Prania e Rodrit e bën edhe më interesante garën, pasi mes kandidatëve ndodhen disa lojtarë që kanë fituar ose kanë qenë shumë pranë fitimit të çmimit në vitet e fundit.

Topi i Artë nuk kufizohet vetëm te futbolli i meshkujve.

Edhe për Topin e Artë për femra janë përzgjedhur 30 kandidate.

Mes emrave të listës janë Selma Bacha, Barbra Banda, Klara Bühl, Esmee Brugts, Mariona Caldentey, Cata Coll, Melchie Dumornay, Caroline Graham Hansen, Alex Greenwood, Patri Guijarro, Pernille Harder, Yui Hasegawa, Rose Lavelle, Mapi León, Lorena, Vivianne Miedema, Ewa Pajor, Claudia Pina, Alexia Putellas, Wendie Renard, Alessia Russo, Khadija Shaw, Caroline Weir dhe Tessa Wullaert, ndër të tjera.

Një mungesë e rëndësishme është ajo e Aitana Bonmatí, fituese e tre edicioneve të fundit të Topit të Artë për femra, e cila nuk është në listën e këtij viti pas një dëmtimi që e la jashtë pjesës së mbetur të sezonit.

Lamine Yamal nuk është vetëm në garën për Topin e Artë.

18-vjeçari është gjithashtu kandidat për çmimin e talentit të ri të vitit, ku konkurron me emra si Kerim Alajbegović, Ayyoub Bouaddi, Pau Cubarsí, Yan Diomandé, Lennart Karl, Éli Junior Kroupi, Johan Manzambi, Ibrahim Maza dhe Warren Zaïre-Emery.

Nëse do ta fitojë, Yamal do të vazhdojë të forcojë statusin e tij si një prej talenteve më të mëdha të gjeneratës së re.

Një tjetër prej trofeve të rëndësishëm është Çmimi Yashin, që i jepet portierit më të mirë.

Në listën e kandidatëve për meshkuj janë:

Në kategorinë e femrave janë përzgjedhur Ann-Katrin Berger, Cata Coll, Hannah Hampton, Lorena dhe Ayaka Yamashita.

Edhe trajnerët do të kenë një çmim të veçantë në ceremoninë e Londrës.

Në kategorinë e Trajnerit të Vitit për meshkuj janë:

Vincent Kompany – Bayern Munich

Luis Enrique – Paris Saint-Germain

Në garën e femrave janë Jonatan Giráldez, Andrée Jeglertz, Nils Nielsen, Pere Romeu dhe Elena Sadiku.

Një tjetër çmim i rëndësishëm është Klubi i Vitit për meshkuj.

Në kategorinë e femrave janë nominuar Barcelona, Bayern Munich, Club América, Manchester City dhe Lyon.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Kjo është histori muskujsh, letrat vijnë pas”/ Arjan Curri për konfliktin në Palasë: Ka një tjetër të fortë që ende nuk ka dalë në skenë

Konflikti i armatosur i ndodhur pak ditë më parë mes dy biznesmenëve, Luan Muça dhe Vasil Bedinajt për një pronë në Palasë, sipas analistit Arjan Currit, ka një person të tretë që ende mbahet i fshehtë.

I ftuar në Top Story këtë mbrëmje, ai tha se kjo nuk është një përplasje letrash, por ‘muskujsh’.

“Është i një i fortë tjetër që nuk ka dalë në skenë dhe përdor një prestanome për ta bërë të mundur të fortin e Deltës… Ju mendoni se Muça mendonte se do takonte Vasillaqin me 20 veta pas?! Nuk është nis për ta takuar Vasillaqin por një tjetër. Ka përplasje të fortësh, kjo është histori muskujsh dhe jo letrash. Duhet gjetur kush është tjetri i forti pas kësaj historie”, tha Curri.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Yamal dhe ‘Topi i Artë’: Nuk do të lutem të ma japin, objektivi kryesor, Champions League

Lamine Yamal e ka të qartë se cila është në krye të listës së dëshirave të tij; Liga e Kampioneve. Talenti 19 vjeçar i Barcelonës foli në prag të ndeshjes të së mërkurës me Feyenoordin duke e bërë të qartë se cili është objektivi primar, por një mendim shkoi edhe për garën për Topin e Artë ku ai është mes 30 finalistëve.

I pyetur për deklaratat publike të Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele në lidhje me këtë çështje, Yamal deklaroi se nuk e ndjen nevojën të bëjë fushatë elektorale

‘Të fitoj Topin e Artë nuk varet nga unë, varet nga ju-iu drejtua Yamal gazetarëve-puna ime me Barcelonën dhe kombëtaren ishte fantastike. Vij pas një sezoni të shkëlqyer. Por të shohim. Nuk besoj se duhet të promovoj veten, nuk dua që të mendoni se e meritoj, çdokush është i lirë të mendojë se çfarë të dojë. Unë jam krenar për atë çfarë kam bërë me skuadrën time dhe kombëtaren. Jemi kampionë të botës, kemi fituar La Liga për të dytën herë, nuk mund të kërkoj më shumë’

Yamal, më pas ironizoi edhe një intervistë të publikuar nga France Football ku Dembele formoi një Top 3 me Kane, Kvaratskhelia e Mbappé duke shtuar se Topi i Artë duhet të mbetet në duart e një futbollisti të PSG.

‘Dembele është fituesi i vitit të kaluar dhe është mik i Kylian Mbappe, apo jo? Sinqerisht, nuk më intereson. Jam i kënaqur me sezonin që bëra. Duke qenë se shpesh e kam parë veten të konkurroj me ta, ndoshta nuk më vlerësojnë shumë. Champions League është objektivi kryesor, është turneu më special. Këtë vit mund të jetë e mundur ta fitojmë me lojtarët që na kanë ardhur; Gordon, Rodri, Adeyemi, Joao…”-tha talenti blaugrana

Lamine Yamal edhe pse vetëm 19 vjeç është një ndër 5 kapitenët e Barcelonës dhe sulmuesi nuk e fshehu krenarinë e tij.

‘Është një nder të jesh kapiteni i Barcelonës në moshën 19 vjeçare-shtoi Yamal-iu jam mirënjohës shokëve të skuadrës që më zgjodhën. Dua të jem në lartësinë e pritshmërive. Më bën të ndihem me përgjegjësi. Do të jap maksimumin për skuadrën’.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

Tensione janë shënuar jashtë ambienteve të Kuvendit, ku gjatë protestës ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Gjatë përplasjeve, është shoqëruar edhe kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.

Sipas njoftimeve të partisë së tij, Lapaj ka mbetur i lënduar gjatë shoqërimit.

Sipas pretendimeve nga protestuesit, gjatë ndërhyrjes së policisë është përdorur dhunë ndaj Lapajt.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Kjo mazhorancë ka noterizuar plaçkitjen e Shqipërisë”/ Replika mes Bardhit dhe Ballës, kreu i Grupit të PS: Fillim i mbarë kur opozita voton projektligjet tona

Sesioni i parë i Kuvendit ka nisur me replika mes kryetarëve të grupeve parlamentare.

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, u shpreh se mazhoranca do të vazhdojë të votojë ligjet e Edi Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë.

“Një sesion i ri parlamentar normalisht duhet të fillojë me atë që do të bëjmë më mirë për shqiptarët në muajt që kemi përpara, por siç është katandisur ky parlament, nuk ka më ndonjë dilemë se kjo mazhorancë do të vazhdojë të votojë kokëulur ligjet e Edi Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë. Do të vazhdojë të votojë programin e Edi Ramës për Shqipërinë si tokë e djegur nga sundimi i korrupsionit, i krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Për Shqipërinë si tokë e djegur, ku mundësitë për qytetarin e ndershëm digjen me votën e kartonit tuaj.

Ju e keni bërë këtë prej 13 vitesh. Kjo maxhorancë, nën drejtimin e Edi Ramës, ka noterizuar kapjen e shtetit dhe plaçkitjen e Shqipërisë.

Vazhdoni ta bëni edhe në këto momente që flasim, duke refuzuar të përfshini në axhendën parlamentare zbatimin e Kushtetutës për balancën dhe kontrollin mes pushteteve, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe refuzoni të zhbëni ligjet që i heqin Edi Ramës mundësinë për të zhvatur qindra mijëra metra katror pasuri publike për llogari të disa klientëve të tij, për llogari të krimit të organizuar dhe për llogari të disa biznesmenëve që pastrojnë paratë e drogës dhe të korrupsionit bashkë me krimin e organizuar dhe qeverinë.

Ju, me ligjin e investimeve strategjike, i keni dhënë Ramës mundësi të zhdukë për interesa thellësisht private dhe plotësisht të pista 2.1 milionë metra katrorë tokë shtetërore në zonat më të bukura të Shqipërisë.

Vetëm dje në mbrëmje, me informacionet që ka prej vitesh si një nga njerëzit e afërt të Edi Ramës, me informacionet që ju ia dërgoni për të luftuar njëri-tjetrin, ish-zëvendëskryeministri juaj Arben Ahmetaj ka shpalosur para shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë hartën e kapjes së shtetit.

Edi Rama merr vendimet. Njerëzit e tij, herë me emrin Gys Agasi, herë me emrin Ron Jefet, bëjnë pazaret.

Kompanitë shtetërore përdoren për të kaluar pasuritë dhe paratë publike te privatët e përzgjedhur. Ndërsa drejtësia ndëshkon ndonjë vartës, por nuk prek atë që drejton skemën, Edi Ramën.

Në këtë hartë është edhe një mekanizëm pa të cilin asnjë nga këto pazare nuk do të merrte fuqinë e shtetit. Është vota juaj. Ju e votuat ligjin që krijoi KAYO-n. Ju i dhatë një kompanie të vetme shtetërore kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe teknologjive ushtarake”,u shpreh ndër të tjera Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, nuk i kurseu ironitë, duke u shprehur se opozita do të vazhdojë të votojë projektligjet e mazhorancës.

“Në fillim të sesionit, tradita e ka bërë që secili prej grupeve parlamentare, në emër të grupeve paraqet objektivat e veta. Më vjen mirë që i paskeni ndjekur me vëmendje propozimet tona dhe atë të Kryeministrit Rama, me bindjen se do e votoni. Është fillim i mbarë me angazhimin e opozitës për të votuar projektligjet që propozon mazhoranca.

Tani më lini të them disa fjalë për objektivat tona. Ne hymë në këtë sesion përmes Besës dhe Pranisë Besnike. Përfitoj t’ju a shpjegoj më mirë edhe juve. Besa nuk është vetëm një fjalë, por është besim, empati, shërbim, angazhim. Katër parimet që duhet të udhëheqim çdo kontakt tonin me qytetarin. Qytetari kërkon të dëgjohet. Kërkon të dijë se kush i përgjigjet hallit të tij, ku ndodhet çështja e tij, pse është vonuar dhe kur do të marrë përgjigjen. Prania Besnike nuk është as mbledhje partie dhe as takim ku ne flasim dhe njerëzit na dëgjojnë. E kundërta, ne vetëm do dëgjojmë. Çdo të premte, ora 17:00, në çdo territor të Republikës së Shqipërisë, qytetarët do të kenë kryetarët e PS-së aty për t’i dëgjuar. Jo për të dëgjuar sa punë kemi bërë, jo për premtime, por për të folur me njerëzit dhe për t’u dëgjuar, partia nuk bën shtet dhe deputeti nuk ndërmjetëson favore. Deputeti është me Kushtetutë zoti koleg, me ligj”,tha ndër të tjera Balla.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

VIDEO/ Jetike në rastet e ishemisë, realizohet me sukses trombektomia e parë mekanike në QSUT

Në Shërbimin e Neuroradiologjisë Intervencionuese në QSUT u realizua me sukses trombektomia e parë mekanike.

Kjo konsiderohet një procedurë moderne dhe jetike për pacientët me insult ishemik akut.

Në rastin e insultit, çdo minutë është vendimtare. Sa më shpejt të rikthehet qarkullimi i gjakut në tru, aq më e madhe është mundësia për të kufizuar dëmtimin neurologjik dhe për të përmirësuar rikuperimin e pacientit.

“Pas këtij suksesi qëndron puna e një ekipi të tërë profesionistësh:

Dr. Eris Ranxha – Shërbimi Neurovaskular

Prof. Dr. Ilirjana Zekja – Shërbimi i Neurologjisë

Prof. Dr. Krenar Lilaj – Reanimator

Dr. Majlinda Shyti – Neurologe”, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë në rrjetet sociale pamjet.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Çështja për Presidentin e Kosovës, Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për ditën e nesërme.

I pyetur nëse Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për kryetar të Kuvendit, Kurti u përgjigj shkurt: “Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty.”

Kurti tha se ndërkohë do të vijojnë takimet dhe negociatat me partitë e tjera politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja. “Vazhdojmë me takime e bisedime në mënyrë që ta zgjedhim Presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet, që janë të paarsyeshme e të kushtueshme”, deklaroi Kurti.

I pyetur nëse do të zhvillojë një tjetër takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorët e tjerë politikë. “Jam vazhdimisht në komunikim me të tjerët dhe besoj se duhet t’ua shtroni pyetjet atyre që thonë se do ta bojkotojnë zgjedhjen e Presidentit”, u shpreh ai.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës së Kuvendit, në një kohë kur partitë politike në Kosovë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një tjetër procesi zgjedhor.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Përshkallëzon tubimi, protestuesit godasin me vezë dhe shishe uji makinën e deputetes së PS. Njëri prej tyre i thyen edhe pasqyrën e automjetit

Protesta jashtë ambienteve të Parlamentit ka përshkallëzuar edhe më shumë pas përfundimit të seancës plenare.

Disa protestues kanë goditur me vezë dhe shishe uji makinën e deputetes së PS-së, Ilva Gjuzi pas daljes nga seanca.

Një nga protestuesit i ka goditur me shklema makinën, duke i thyer edhe pasqyrën e automjetit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Ekskluzive/ Debati për pagat e magjistratëve, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, ç’pritet të ndodhë sot

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur mbledhje urgjente në selinë qendrore të akuzës për çështjen e pagave të bllokuara të magjistratëve.

Burime i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se mbledhja është kërkuar dje, dhe ka nisur sot në orën 10:00, në Tiranë.

Kryeprokurori Çela ka thirrur takimin me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë edhe anëtarët e KLP, përpara se nga kjo mbledhje të dilet me një qëndrim të përbashkët prej akuzës.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur reagim nga Kushtetuesja për pagat e bllokuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët dy këshillet kishin llogaritur pagat e reja sipas një formule të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.

Por ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e bëri të qartë në fundjavë, gjatë një konference, se çështja e pagave zgjidhet me ligj dhe përmes Kuvendit, të cilit më 30 korrik i kaloi projektligji i ri për pagat.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

Taulant Balla, ka bërë propozimin e Grupit të PS-së për nënkryetaren e re të Kuvendit, e cila do të zëvendësojë Klodiana Spahiun.

Balla propozoi deputeten Evis Kushin për këtë pozicion, ndërsa Spahiu do të marrë rolin e ministres së Shëndetësisë, që do të zëvendësojë të dorëhequrën Evis Sala.

Pas votimit në Kuvend, Kushi mori zyrtarisht rolin e nënkryetares.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More