Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Problemet me filmin shqiptar, situata me kinemanë pas 14 vitesh, Butka: Mungojnë fondet, promovimi dhe sallat

Numri i ulët i prodhimeve të reja dhe mungesa e fondeve janë, sipas drejtorit artistik Ilir Butka, ndër arsyet përse Festivali Kombëtar i Filmit mungoi për 14 vite me radhë.

“Që nga koha e Kinostudios, u ndje nga fundi pamundësia për të krijuar filma të mjaftueshëm. Më vonë, ishte e pamundur të krijohej fluks i madh prodhimesh në vitet e para të Qendrës. Arsye tjetër mund të ketë qenë dhe mungesa e kohës për drejtuesit e Qendrës. Është një festival që kërkon një buxhet të caktuar që ti je i detyruar ta heqësh nga prodhimi”, u shpreh drejtori artistik i Festivalit, Ilir Butka.

Rreth 200 filma janë realizuar gjatë kësaj periudhe, por si janë përzgjedhur projektet e kineastëve nga Qendra e Kinematografisë?

“Qendra ka një komision që vetë i kanë zgjedhur kineastët. Shpesh financohen, shpesh refuzohen. Ka të pakënaqur, ka edhe të kënaqur. A është gjithmonë i drejtë? Duhet të kemi parasysh që vendimi është subjektiv gjithsesi. A bëhen gabime? Po, edhe bëhen. Ka projekte të mira që kalojnë pa u vlerësuar, sikurse ka filma të këqij që vlerësohen. Ka raste kur gjykohen drejt, ka raste kur i hahet haka dikujt. E rëndësishme është të mos demoralizohen njerëzit! Sepse atëherë sistemi bie në kolaps. Unë them që të mirët janë ata që thyhen më lehtë, mediokrit nuk thyhen kurrë”, tha Butka.

Rikthimi i ngjarjes më të rëndësishme për kinemanë në vendin tonë është shoqëruar edhe me debate mbi organizimin apo kritika filmat e rinj. Për këtë, Ilir Butka sqaron se nuk ka një përzgjedhje selektive të filmave dhe vlerësimin mund ta bëjë publiku.

“Jo çdo film i një autori që na pëlqen, është i mirë. Ne kemi këtu një prezencë filmash shqiptarë të paselektuar. Duke mos bërë seleksion, ka filma që nuk janë në nivelin më të mirë, por duhet të shohim me pozitivitet filmat që janë të mirë. Një film i dobët nuk paragjykon një krijues të mirë. Sepse është kollaj për të kritikuar një film, ne kur shohim një ndeshje futbolli, bërtasim dhe protestojmë kur dikush humbet një rast, por nuk jemi futbollist. E njëjta gjë ndodh me kinematografinë, mos të bëhemi të gjithë regjisorë e aktorë dhe të gjykojmë kaq ashpër”, shprehet drejtori artistik i festivalit.

Ndërkohë, shumë pak prodhime kinematografike janë shfaqur për publikun, pasi promovimi dhe transmetimi i tyre nuk kanë qenë në fokus të institucioneve.

“Duhet menduar një buxhetim i caktuar vetëm për promovimin e filmave, sepse është një hallkë e munguar në sistemin tonë. Ne marrim përsipër promovimin, por nuk kemi menduar kurrë si do të realizohet qasja në festival. Për filmat hollivudianë që publiku i pëlqen, investohet pafund për promovim gjatë kohës që xhirohet filmi, që pastaj publiku të ketë interes të vijë në kinema të shohë filmin”, tha Ilir Butka.

Festivali nxori edhe një herë tjerë problematikën mbi mungesën e kinemave publike. Salla kryesore ku po shfaqen filmat është ajo e Universitetit të Arteve, vendi ku kanë dalë kineastët më të mire, por kushtet e saj nuk i përshtaten një kinemaje.

“Në Tiranë duhet të ketë patjetër një sallë të madhe në dispozicion të kinemasë. Për kinemanë ‘art house’ dhe ‘autorë’, sepse filmat komercialë e gjejnë hapësirën e tyre. Shpresoj dikur, dikush ta marrë këtë iniciativë dhe ta bëjë”, përfundoi regjisori.

Krahas filmave, edicioni i 14-të i Festivalit po shërben edhe si një platformë diskutimesh mes kineastëve dhe artdashësve në hapësirat e dedikuara në qendër të Tiranës.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në komisariat

Një tjetër zhvillim ka dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe rolin e secilit person të përfshirë. Gjithashtu, bëhet me dije se viktima e sulmit, Eduard Kuçi, është vendosur nën kërkim policor dhe akuzohet për moskallëzim krimi.

Detajet e reja u bënë publike nga gazetarja Anila Hoxha gjatë emisionit “Breaking” me Fjori Dardhën në Top News.

“Prokurori i çështjes, Françesk Galaj, i ka kërkuar gjykatës arrest me burg. Ende nuk është caktuar ora e seancës për dy të arrestuarit, Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli. Eduard Kuçi nuk e ka kallëzuar krimin, në polici ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë.

Më pas policia ka konfirmuar dhe ka bërë verifikimet e nevojshme, ka ngritur akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e ka vënë në kërkim policor. Më pas, Marku është thirrur në polici, por ai nuk ka pranuar. Pas arrestimit ka thënë se është mërzitur që Kuçi e ka ofenduar në rrjetet sociale.

Prokuroria ka ngritur disa akuza ndaj tij dhe Kristjan Nikolli. Kuçi nuk ka bërë denoncim dhe është një hetim i nisur nga ana e policisë. Kuçi është në kërkim policor, që ndryshon nga kërkimi nga ana e gjykatës apo prokurorisë. Ai kërkohet të japë sqarime për ngjarjen.

Prokurori ka kërkuar akt-ekspertimi për të kuptuar nëse ka dëme trupore ndaj viktimës së sulmit. Po hetohet gjithashtu për përdorimin e simboleve të policisë së shtetit. Pika më e fortë e mbrojtjes së Markut do të jetë fakti që Kuçi nuk ka bërë denoncim”, u shpreh Anila Hoxha.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Mbyllet seanca plenare, deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë

Ka përfunduar seanca plenare e nisur në orën 17:00, ndërsa deputetët kanë nisur të largohen nga ambientet e Parlamentit.

Si fillim janë larguar deputetët demokratë që braktisën votimin në sallë, dhe më pas ata socialistë.

Jashtë godinës, protestuesit i kanë pritur me thirrje dhe brohoritje, duke përsëritur mesazhin: “Ju erdhi fundi!”

PO ashtu protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e policisë të cilët kanë rrethuar çdo hyrje që të çon te Parlamenti.

Ndërkohë, socialistët votuan me 79 vota pro Klodiana Spahiu në rolin e ministres së Shëndetësisë dhe Evis Kushi zyrtarisht kaloi në nënkryetare Kuvendi.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar nisjen e një procedure të re për trajtimin e banesave që nuk disponojnë dokumentacion pronësie.

Procesi do të nisë nesër në Palasë, ku ekipe të posaçme do të qëndrojnë për një javë dhe do të verifikojnë rastet drejtpërdrejt në terren.

Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, bëri të ditur se specialistët do të shkojnë derë më derë në çdo banesë, pavarësisht nëse pronarët kanë aplikuar më parë ose jo pranë institucionit.

Kadastra do të trajtojë banesat pa dokumentacion pronësie me një qasje tjetër. Përmes ekipeve të dedikuara e të lëvizshme, ne do të vijmë në fshatin tuaj në mënyrë të organizuar. E thënë ndryshe, Kadastra shkon derë më derë”, u shpreh Goxhobelli.

Sipas saj, ekipet e Kadastrës do të trokasin në çdo banesë, pavarësisht nëse qytetarët kanë aplikuar më parë apo jo pranë këtij institucioni. Specialistët do të kryejnë matjet në terren, do të verifikojnë dhe saktësojnë dokumentacionin, ndërsa për çdo rast që plotëson kriteret ligjore do të merret vendimi përkatës, i cili do t’i dërgohet qytetarit direkt përmes platformës e-Albania.

Një tjetër element i rëndësishëm i këtij procesi do të jetë prania e vazhdueshme e ekipeve në zonat ku po kryhet puna. Kjo do t’u japë mundësi banorëve të komunikojnë drejtpërdrejt me specialistët dhe të informohen qartë për fazën në të cilën ndodhet dosja e tyre.

Procesi do të jetë transparent edhe pas përfundimit të punës në çdo zonë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të publikojë statusin e të gjitha banesave të trajtuara, duke bërë të qartë se cilat prej tyre janë pajisur me vendim, cilat raste kërkojnë plotësimin e dosjes me dokumente që Kadastra nuk mund t’i sigurojë vetë, siç mund të jetë dëshmia e trashëgimisë, si dhe rastet kur ekipet nuk kanë mundur të aksesojnë banesën.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar do të informohet qartë për statusin e çështjes së tij dhe për hapat që duhet të ndërmarrë më tej.

Procesi nis nesër në Palasë, ku ekipet e Kadastrës do të qëndrojnë për një javë, me qëllim trajtimin e të gjitha banesave pa dokumentacion pronësie në këtë zonë. Më pas, nisma do të vijojë me radhë në fshatra të tjerë në të gjithë vendin.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës u ka bërë thirrje banorëve të Palasës të bashkëpunojnë me specialistët në terren, të njoftojnë familjarët, të afërmit dhe fqinjët, si dhe të sigurohen që gjatë vizitës së ekipeve të ketë një person në banesë për t’i pritur ata.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Inflacioni ngjitet në 3,2%/ Transporti shtrenjtohet 12%, ushqimet dhe faturat rëndojnë buxhetet familjare

Kostoja e jetesës është rritur më tej, duke rënduar buxhetet e familjeve shqiptare.

Sipas INSTAT-it, inflacioni arriti në 3,2% gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje të fortë krahasuar me nivelin 2,3% të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Goditja më e madhe ka ardhur nga transporti, ku çmimet janë rritur me 12% brenda një viti.

Vetëm gjatë gushtit, qytetarët paguan 3,9% më shumë për këtë kategori krahasuar me korrikun. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 2,8%, por për shkak se zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve familjare, dhanë ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit. Më të larta janë edhe shpenzimet për banesën.

Qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera kushtuan 3,7% më shumë se një vit më parë. Rritje u regjistrua edhe për argëtimin, sportin dhe kulturën me 5,4%, si dhe për sigurimet dhe shërbimet financiare me 4,6%. Në kahun e kundërt, çmimet e veshjeve dhe këpucëve u ulën me 3,2%, ndërsa informacioni dhe komunikimi u liruan me 1%.

Krahasuar me korrikun, çmimet e konsumit u rritën me 0,1%, duke konfirmuar se presioni mbi xhepat e qytetarëve po vazhdon.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati, ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish-partneri i saj.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, Françeska ka treguar se është ndarë nga babai i djalit të saj prej shumë kohësh, por pavarësisht kësaj, ata ende e respektojnë njëri-tjetrin.

Madje Françeska është shprehur se ata duhen ende si shokë, duke e cilësuar ish-partnerin e saj si shokun e saj të ngushtë.

“Kam dashur shumë të flas, por pastaj jam mes asaj jetës private dhe publike. Dashamirësit e mi interesohen për mua. Jeta ime ka qenë shumë e ekspozuar kur isha në Big Brother. Kur bëhet fjalë për njerëz që nuk janë personazhe publike, më vjen keq t’i përfshij në një botë që nuk janë pjesë. Ne kemi një dashuri shumë të madhe bashkë për fëmijën tonë. E duam shumë djalin.

Për të thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë, kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duhemi si shokë, sepse jemi njohur që 15 vjeç. Vjen një pikë që duheni si shokë, duhemi shumë si njerëz. Më vjen keq që njerëzit thonë që hyra në BB, m’u rrit mendja dhe shkatërrova familjen. Këto janë trillime. Unë takohem me të çdo ditë. Edhe me familjet kemi marrëdhënie të mira, ata e dinë që ne kemi respekt për njëri-tjetrin. Ne kemi folur edhe shumë gjëra bashkë. Ai është njeri fantastik. Ne jemi ‘best friends’ sepse jemi rritur bashkë”,tha Françeska.

Ish-banorja e Big Brother VIP 3 ka reaguar gjithashtu për herë të parë edhe mbi aludimet se kishte gjetur një partner të ri, duke sqaruar të vërtetën që qëndron pas një fotoje të publikuar në plazh, ku në syzet e saj duket reflektimi i një djali.

Françeska ka treguar se ajo foto ishte bërë me Photoshop, ndërsa sqaroi se pushimet po i kalonte nën shoqërinë e shoqes së saj dhe jo të një djali.

“Të flasim realitetin, ajo video është bërë me Photoshop. Më vjen shumë për të qeshur sepse shumë herë fotot e mia janë bërë me AI, janë transformuar. E kanë marrë foton dhe kanë futur diçka tjetër aty. Isha me një shoqe. Më vjen shumë për të qeshur, por tani çdo mashtrim nuk mund t’i jap sqarim për të gjitha. Do konsumohem. E dyta, nuk të del koha, sepse çdo ditë dalin lajme të reja. Them: nga dalin këto trillime? As nuk dua t’i përmend, të lodhin kur i mendon. Nuk mund të harxhosh jetën të përballesh me mashtrime. Unë jam njeri privat, jo sekret”, u shpreh Françeska.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

Risia e vitit të ri shkollor është leja e përdorimit të inteligjencës artificiale nga mësuesit dhe nxënësit në gjithë sistemin parauniversitar.

Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues për IA në shkolla me mjete si CHATGPT, GEMINI, FULL FACT, etj që duhet të mbështesë dhe jo të zëvendësojë aftësitë njerëzore.

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Top Channel, mësuesve ju jepet e drejta të hartojnë përmes inteligjencës artificiale materiale për mësimdhënien në klasë si krijimi i ushtrimeve, pyetjeve, provimeve apo edhe për vlerësimin e nxënësve në fusha të ndryshme të të nxënit, duke përfshirë lëndën e gjuhës shqipe dhe gjuhëve të huaja, matematikën deri te artet dhe edukimi fizik.

IA mund të përdoret edhe për përkthimin e teksteve apo edhe për të korrigjuar gabimet gjuhësore. Udhëzuesi jep edhe shembuj kërkesash për planifikimin e një ore mësimore, me detaje mbi temën, lëndën dhe klasën.

“Në një klasë, nxënësit kanë ritme, stile, interesa dhe nevoja të ndryshme të të nxënit. Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në përgatitjen e detyrave me nivele të ndryshme vështirësie, në thjeshtimin e shpjegimeve, në krijimin e ushtrimeve shtesë për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje, ose në ofrimin e sfidave më të avancuara për nxënësit që ecin më shpejt”, thotë Agjencia e Sigurimit të Clësisë së Arsimit.

Udhëzuesi ka si qëllim edhe që nxënësit ta përdorin IA në mënyrë të përgjegjshme për të kërkuar informacion, për të realizuar projekte dhe për të zhvilluar kreativitetin, por sfidë mbetet rreziku i dezinformimit, varësisë digjitale, cenimit të privatësisë dhe përdorimit joetik të përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Ndaj orientohen që të kenë në fokus verifikimin e përmbajtjes të gjeneruar me IA, mbrojtjen e të dhënave personale dhe rolin vendimmarrës e ruan mësuesi.

“Shmangia e plagjiaturës kërkon që nxënësit të mësojnë të dallojnë ndërmjet ndihmës së pranueshme dhe kopjimit. Përdorimi i IA-së për të kuptuar një koncept, për të marrë sugjerime ose për të përmirësuar një draft mund të jetë i pranueshëm, nëse nxënësi mendon, përpunon dhe krijon vetë. Por kopjimi i drejtpërdrejtë i përgjigjeve të IA-së, cënon integritetin akademik. Për të nxitur përdorimin e ndershëm, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve të shpjegojnë procesin e punës, jo vetëm produktin përfundimtar”, thotë agjencia.

Me rëndësi vlerësohet anonimizimi, që kur mësuesi apo nxënësi përdor IA për të përgatitur materiale mësimore, duhet të heqë emrat, inicialet, fotografitë, emrin e shkollës dhe çdo detaj tjetër që mund ta bëjë personin të identifikueshëm.

Ky zhvillim për Shqipërinë është bazuar në udhëzuesin e UNESCO-s për politikëbërësit në arsim, ku  IA-ja trajtohet si një mundësi për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të mbështetur nxënësit me nevoja të ndryshme, por vetëm nëse përdoren politika të qarta nga mësues të përgatitur dhe me masa për mbrojtjen e nxënësve. Pikëpyetja është sa gati janë shkollat shqiptare për të ligjëruar inteligjencën artificiale në mësim?

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Zjarri djeg disa nga varrezat në Ungrej, Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat

Një situatë alarmante është krijuar në Njësinë Administrative Ungrej, në Lezhë, ku zjarri përparoi me shpejtësi në zonën e fshatrave Rras dhe Zimaj.

Përmes një reagimi publik, deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka ngritur alarmin për përhapjen e flakëve, të cilat, sipas tij, janë afruar rrezikshëm pranë banesave, kishave dhe varrezave të komunitetit. Në pamje shihet që disa prej varrezave janë djegur.

Gjekmarkaj thekson se rreziku nuk lidhet më vetëm me sipërfaqet pyjore, pasi flakët tashmë kërcënojnë drejtpërdrejt zonat e banuara dhe vendet e shenjta të fshatrave.

“Situatë tejet e rëndë në Rras dhe Zimaj”, shkruan Gjekmarkaj, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Sipas tij, banorët ndodhen përballë një situate të rëndë dhe nevojitet mobilizimi i të gjitha forcave dhe mjeteve në dispozicion për të frenuar përparimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat.

“Çdo minutë vonesë e rëndon më shumë situatën”, apelon Gjekmarkaj, ndërsa kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet përballë rrezikut që u kanoset banorëve të Ungrejt.

ALARM NË UNGREJ!Situatë tejet e rëndë në Rras dhe Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, Lezhë. Zjarri po përparon me shpejtësi dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, kishave dhe varrezave të fshatrave.

Nuk kërcënohen vetëm pyjet. Rreziku ka mbërritur pranë shtëpive dhe vendeve të shenjta ku prehen të afërmit e këtij komuniteti.

Banorët janë përballë një situate alarmante dhe kërkohet ndërhyrje urgjente dhe e menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, me të gjitha mjetet dhe forcat në dispozicion. Çdo minutë vonesë e rëndon më shumë situatën.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve janë bërë virale në rrjetet sociale nën termin “ferritin face”, me influencues që pretendojnë se këto shenja mund të tregojnë mungesë hekuri në organizëm.

Mungesa e hekurit është një nga problemet ushqyese më të përhapura në botë dhe, sipas ekspertëve, shpesh neglizhohet. Në Shtetet e Bashkuara, ajo prek pothuajse një në tre të rritur, me gratë që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të rasteve.

Hekuri është një mineral thelbësor për prodhimin e hemoglobinës, proteinës në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin në të gjithë trupin. Ndërsa ferritina është proteina që ruan hekurin në organizëm.

Mungesa e hekurit mund të shkaktohet nga humbja e gjakut, marrja e pamjaftueshme e ushqimeve të pasura me hekur, vështirësitë në përthithjen e tij, shtatzënia, dializa dhe faktorë të tjerë.

Lodhja është një nga shenjat kryesore, por mund të shfaqen edhe rënie e flokëve, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje, marramendje dhe, në raste të rënda, dëshira për të konsumuar substanca që nuk janë ushqim, si akulli, boja, shkumësi, letra apo dheu. Inflamacioni i gjuhës dhe ndryshimet në thonj mund të shfaqen gjithashtu në raste të avancuara.

Mjekët mund të kontrollojnë nivelet e hemoglobinës për të zbuluar problemet me hekurin. Megjithatë, kjo analizë nuk mat ferritinën dhe mund të mos tregojë mungesën e hekurit derisa rezervat e organizmit të jenë varfëruar ndjeshëm.

Për këtë arsye, ekspertët theksojnë rëndësinë e analizës së ferritinës, e cila mund të zbulojë mungesën e hekurit në fazat e hershme, përpara se ajo të përparojë në anemi.

Në përgjithësi, një nivel ferritine nën 30 nanogramë për mililitër konsiderohet tregues i mungesës së hekurit. Megjithatë, disa mjekë argumentojnë se pragu duhet të jetë më i lartë dhe se mungesa duhet të merret në konsideratë edhe kur ferritina bie nën 50 nanogramë për mililitër, veçanërisht te gratë ose personat që kanë simptoma.

Gratë janë veçanërisht të rrezikuara për shkak të humbjes së gjakut gjatë menstruacioneve. Diferenca mes niveleve të hekurit te gratë dhe burrat nis që në pubertet, kur vajzat fillojnë menstruacionet, dhe mund të vazhdojë deri në menopauzë.

Edhe gratë që kanë menstruacione të bollshme mund të mos e kuptojnë se kanë mungesë hekuri, pasi shpesh nuk testohen për këtë problem.

Jo gjithmonë problemi lidhet me ushqimin. Disa sëmundje dhe gjendje shëndetësore mund të pengojnë përthithjen e hekurit në organizëm.

Personat që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale bariatrike ose në stomak mund të kenë vështirësi në përthithjen e hekurit. Edhe infeksioni me H. pylori, përdorimi i zgjatur i disa medikamenteve kundër refluksit të acidit, sëmundja celiake dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve mund të ndikojnë në përthithjen e mineralit.

Inflamacioni kronik, i lidhur me sëmundje autoimune, sëmundje të veshkave, insuficiencë kardiake apo kancer, mund të rrisë nivelin e hormonit hepcidin, i cili pengon përthithjen e hekurit në zorrë.

Ekspertët theksojnë se simptomat e mungesës së hekurit janë të përgjithshme dhe mund të lidhen me shumë probleme të tjera shëndetësore. Për këtë arsye, në rast të simptomave të dyshimta, rekomandohet konsultimi me mjekun dhe kryerja e një paneli të plotë analizash për hekurin, dhe jo vetëm një test i ferritinës.

Trajtimi varet nga niveli i mungesës dhe nga shkaku që e ka shkaktuar atë.

Hekuri mund të merret në formën e tabletave ose të administrohet në mënyrë intravenoze nga një profesionist shëndetësor. Tabletat e hekurit janë një nga trajtimet më të zakonshme, por një numër i konsiderueshëm pacientësh mund të përjetojnë efekte anësore gastrointestinale.

Nëse nivelet e hekurit nuk përmirësohen pas disa muajsh trajtim, mjekët mund të rekomandojnë infuzione me hekur.

Megjithatë, suplementet dhe infuzionet nuk e zgjidhin domosdoshmërisht shkakun e mungesës. Nëse problemi vjen nga humbja e gjakut, përthithja e dobët ose një sëmundje tjetër, duhet trajtuar edhe shkaku themelor.

Ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet nisur përdorimi i suplementeve të hekurit vetëm për shkak të lodhjes.

Marrja e hekurit kur organizmi nuk ka mungesë mund të çojë në grumbullim të tepërt të tij, gjë që mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Rreziku është veçanërisht i madh te personat me hemokromatozë, një prirje gjenetike për të përthithur sasi të tepërta hekuri, e cila mund të dëmtojë mëlçinë, zemrën dhe pankreasin.

Për të rritur marrjen e hekurit përmes ushqimit, ekspertët rekomandojnë mishin dhe produktet e detit, të cilat përmbajnë hekur që përthithet më lehtë nga organizmi.

Edhe ushqimet bimore si fasulet, perimet me gjethe jeshile dhe drithërat e pasuruara mund të jenë burime të mira hekuri. Kombinimi i tyre me ushqime të pasura me vitaminë C, si agrumet, manaferrat, specat apo domatet, ndihmon në përthithjen e mineralit.

Ndërkohë, personat që ndjekin një dietë vegjetariane kanë nevojë për më shumë hekur, pasi organizmi përthith më pak hekur nga burimet bimore. Ekspertët këshillojnë gjithashtu shmangien e çajit, kafesë dhe produkteve të qumështit për disa orë rreth vakteve të pasura me hekur, pasi këto mund të pengojnë përthithjen e tij.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Videoja e Mandi Nishtullës në gjendje të rënduar që tronditi rrjetin, Silva Gunbardhi flet për “Në shtëpinë tonë”

E ftuar në nisje të sezonit të ri të emisionit “Në shtëpinë tonë” me Alban Musën, këngëtarja Silva Gunbardhi ka bërë një rrëfim të sinqertë për karrierën, familjen, miqësitë dhe momentet më të vështira që ka përjetuar ndër vite.

Artistja u ndal te fillimet e saj në muzikë, duke treguar se rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë. “Ishte e vështirë të çaje dikur. Rrija te shkallët e radios dhe më thoshin ‘kam punë’”, kujtoi ajo, duke folur për periudhën kur përpiqej të gjente hapësirat e para në muzikë.

Gjatë intervistës, Silva foli edhe për miqësitë që i kanë rezistuar kohës, duke veçuar Eranda Libohovën dhe Irini Qirjakon si dy prej mikeshave të saj më të afërta.

Këngëtarja u ndal edhe te një prej këngëve më të suksesshme të karrierës së saj, “Të ka lali shpirt”, duke bërë një deklaratë që ngjalli interes. “Nuk e kam gëzuar asnjëherë këngën ‘Të ka lali shpirt’”, u shpreh Silva Gunbardhi.

Artistja foli edhe për situata që e kanë lënduar ndër vite, veçanërisht për lajmet dhe komentet e pavërteta që kanë qarkulluar për të. “Askush nga gazetarët nuk tha më fal”, tha ajo.

Ndërkohë, nuk i “shpëtoi” as pyetjes së Albanit lidhur me videon e publikuar që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi në të shfaqet këngëtari Mandi i Nishtullës në një gjendje të rënduar. “Është jeta e tij personale dhe nuk mendoj se duhej publikuar ajo video, është cenim i privatësisë”, u shpreh këngëtarja.

Mes rrëfimeve për karrierën dhe jetën personale, këngëtarja ndau edhe një dëshirë të madhe për të ardhmen.“Dua një tufë me fëmijë”, u shpreh ajo.

Me 26 vite karrierë në skenë, Silva Gunbardhi solli për publikun një rrëfim të hapur dhe plot emocione, duke ndarë histori, kujtime dhe mendime mbi rrugëtimin e saj artistik dhe personal.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More