Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova.

Rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar S. B., 68 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar një arrest kardiak dhe për pasojë, është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Palasa”, dosja që çel sezonin e ri të Top Story/ Një tokë, dy pretendime dhe një vendim i shtetit. Kujt i përket prona dhe kush e humbi atë?

Top Story rikthehet sonte në ekranin e Top Channel, duke çelur sezonin e ri me një dosje që ngre pikëpyetje mbi pronën, pretendimet për të dhe vendimmarrjen e institucioneve shtetërore.

Gjatë verës, shumë histori nisën, të tjera morën kthesa, ndërsa disa pyetje mbetën pezull. Pyetje që nuk u mbyllën me përfundimin e gushtit dhe që kërkojnë ende përgjigje.

Në sezonin e ri, Top Story rikthehet me dokumente, dëshmi dhe investigime, duke vendosur përballë fakteve çështje që kanë interes publik dhe pyetje që nuk mund të mbeten pa përgjigje.

Dosja e parë e këtij sezoni mban emrin “Palasa”.

Në qendër të saj është një sipërfaqe e madhe toke në zonën e Palasës, dy pretendime mbi të, një konflikt dhe një vendim i shtetit.

Kush e humbi tokën? Si nisi përplasja dhe çfarë tregojnë dokumentet? Çfarë roli kanë pasur institucionet dhe mbi çfarë baze është marrë vendimi i shtetit?

Dokumentet dhe faktet e dosjes “Palasa” do të zbërthehen në puntatën e parë të sezonit të ri të Top Story-t.

A post shared by Top Story- Top Channel (@topstory_tch)

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Rusia dhe Koreja e Veriut hapin urën e parë rrugore në kufirin mes dy vendeve, por çfarë fshihet pas këtij veprimi

Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur urën e parë rrugore që lidh drejtpërdrejt dy vendet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, në një tjetër shenjë të forcimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe Phenianit.

Ura, me gjatësi rreth një kilometër, kalon mbi lumin Tumen dhe lidh Khasanin në Lindjen e Largët të Rusisë me Tumangangun në Korenë e Veriut. Ajo ndodhet në një zonë të largët dhe me popullsi të pakët, pranë bregdetit.

Ceremonia einaugurimitu zhvillua të hënën, ndërsa kryeministri rus, Mikhail Mishustin, mori pjesë përmes videolidhjes. Ai deklaroi se ura e re do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit, ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Jam i bindur se zgjerimi i infrastrukturës së transportit ndërkufitar do të ofrojë një shtysë të fuqishme për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar, ekonomik, shkencor, teknologjik dhe kulturor”,tha Mishustin.

Ura mban emrin e Yakov Novichenkos, një oficeri sovjetik që njihet për shpëtimin e liderit themelues të Koresë së Veriut, Kim Il-sung, gjatë një atentati.

Pas ceremonisë së hapjes, automjete nga të dyja vendet kaluan përmes urës, duke shënuar funksionimin e lidhjes së re tokësore.

Rusia dhe Koreja e Veriut kanë tashmë një tjetër lidhje fizike përmes një ure hekurudhore mbi lumin Tumen, e njohur si “Ura e Miqësisë”. Ky është aktualisht kalimi hekurudhor që lidh dy vendet. Mes tyre ka gjithashtu fluturime të rregullta që lidhin Vladivostokun me Phenianin.

Megjithatë, ndërtimi i urës së re rrugore ka ngjallur edhe shqetësime për përdorimin e saj të mundshëm për qëllime logjistike dhe ushtarake.

Organizata ukrainase për të drejtat e njeriut Truth Hounds ka paralajmëruar se ura mund të shërbejë në të ardhmen si një korridor për lëvizjen e trupave të Koresë së Veriut, brigadave të ndërtimit dhe zyrtarëve ushtarakë drejt Rusisë. Sipas organizatës, në drejtimin e kundërt mund të lëvizin teknologji dhe burime ruse, duke e bërë më të vështirë monitorimin e këtyre lëvizjeve.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Phenianit janë forcuar ndjeshëm që prej nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022. Koreja e Veriut ka mbështetur Rusinë me municione dhe, sipas burimeve të cituara në material, ka dërguar mijëra trupa në rajonin Kursk për të ndihmuar forcat ruse kundër inkursionit ukrainas të nisur në vitin 2024.

Në këmbim, Rusia besohet se i ka siguruar Koresë së Veriut pajisje dhe teknologji ushtarake, përfshirë raketa të mbrojtjes ajrore, pajisje për luftën elektronike, dronë dhe teknologji satelitore.

Bashkëpunimi mes dy vendeve është zgjeruar edhe në fushën e turizmit. Pas rihapjes së Koresë së Veriut për turistët rusë në vitin 2024, mijëra qytetarë rusë kanë vizituar vendin, përfshirë resortet bregdetare dhe pistat e skive.

Afrimi i Moskës me Phenianin ka shkaktuar ndërkohë edhe debate brenda Rusisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një interviste të fundit, u pyet për marrëdhëniet e Rusisë me aleatët e saj dhe për faktin se Koreja e Veriut dhe Irani konsiderohen ndër partnerët më të afërt të Moskës. Lavrov e kundërshtoi këtë këndvështrim dhe tha se nuk kishte “asgjë të keqe” me një bashkëpunim të tillë.

Në të njëjtën kohë, disa prej partnerëve tradicionalë të Rusisë kanë shfaqur shqetësime për vazhdimin e luftës në Ukrainë. Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, gjatë një takimi me Vladimir Putinin në korrik, i tha presidentit rus se shumë liderë po vënë në pikëpyetje arsyet pse Moska po vazhdon konfliktin.

“ Natyra e konfliktit nuk është plotësisht e qartë për shumë njerëz, përfshirë edhe ne”, i tha Tokayev Putinit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Bayerni i Mynihut i hap derën Olise? Drejtuesit bavarezë nuk garantojnë qëndrimin e tij sezonin tjetër

Bayerni i Mynihut nuk guxon të garantojë qëndrimin e Michael Olise në Bavari pas këtij sezoni. Shefi Ekzekutiv i kampionëve të Gjermanisë, Jan-Christian Dreesen, evitoi të bëjë premtimin se futbollisti i kombëtares franceze do të vazhdojë të qëndrojë në Allianz Arena edhe përteje verës së vitit të ardhshëm.

‘Në një biznes të tillë, të bësh një premtim është diçka delikate-tha Dreesen në një intervisë për rrjetin televiziv, Sport 1-a do të mundim ta mbajmë në mënyrë të përhershme? Do të kthehemi të flasim verën e ardhshme’

Fjalët e Dreesen vënë në dukje faktin se te Bayerni janë të ndërgjegjshëm se nuk ka kuptim të mbajnë një nga futbollistët më të mirë nëse në horizont shfaqen pretendentë të nivelit më të lartë që do të duan shërbimin e tij. Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere u shfaq shumë i interesuar për Olise por te Bayerni mohuan se kanë marrë oferta për të.‘Është budallallëk të themi se këtë verë kemi marrë dhjetëra oferta, nuk kemi marrë asnjë-shtoi Dreesen.

Edhe pse Bayerni e ka lënë një derë hapur për Olise për t’u larguar, Shefi Ekzekutiv i bavarezëve vuri në dukje rëndësinë e sulmuesit 24 vjeçar në skuadër.

‘Olise është shumë i rëndësishëm për këtë ekip. Është një magjistar në fushën e lojës-tha Dreesen.

Bayerni i Mynihut e siguroi shërbimin e Olise në vitin 2024 nga Crystal Palace duke derdhur në arkat e klubit londinez 55 milionë euro. Francezi ka me bavarezët një kontratë deri në 2029 dhe vlera e tij në merkato sipas ‘Transfermarkt’ ka shkuar në 170 milionë euro.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Video/ Aksident i frikshëm në Paris, ‘Lamborghini’ me 200 km përplaset me një makinë tjetër dhe shpërthen në flakë, humbin jetën dy persona

Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku në një autostradë të Parisit, ku një Lamborghini Aventador u përplas me një automjet tjetër, për shkaqe që ende nuk janë bërë të qarta.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës, më 5 shtator, në autostradën A3, në zonën e Saint-Denis, kur një baba 63-vjeçar dhe djali i tij 27-vjeçar kishin marrë me qira makinën sportive për një udhëtim.

Sipas informacioneve fillestare, ata dyshohet se po udhëtonin me shpejtësi deri në 200 km/orë kur Lamborghini u përplas me një automjet tjetër, në të cilin ndodheshin katër persona. Automjeti i dytë u përmbys në autostradë, duke shkaktuar plagosjen e pasagjerëve.

Lamborghini u nda përgjysmë nga përplasja dhe më pas u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin brenda.

WATCH : Two people died and four others were injured after a rented lamborghini aventador caught fire in a head-on collision on a highway near Paris.

Emergency teams responded to the severe crash on the A3 route.pic.twitter.com/CZwcUVLUsC

— Inside the conflict (@InsidConflict)September 6, 2026

Babai, i cili ishte në drejtimin e automjetit, u përplas me forcë dhe u nxor nga makina si pasojë e përplasjes, duke humbur jetën në vendngjarje. Djali i tij, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit, mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe humbi jetën si pasojë e zjarrit.

Zyra e prokurorit që po heton ngjarjen nuk ka konfirmuar shpejtësinë e saktë me të cilën po lëvizte Lamborghini, por ka deklaruar se automjeti po udhëtonte “mbi” shpejtësinë e lejuar.

Трасса A3 вчера под Парижем. Lamborghini Aventador разрезало отбойником и она загорелась. Погибли отец (63) и сын (27) сгорели внутри. Судя по всему оба чернокожие. Прокуратура по предварительным данным: суперкар превышал скорость, врезался в другую машину и отбойник, а потом…pic.twitter.com/KBHNSe7P7p

— ⭐️Oles Filonenko⭐️ (@FilonenkoOles)September 6, 2026

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike menjëherë pas aksidentit fatal. Lamborghini Aventador i gjelbër shihet i shkatërruar plotësisht dhe i përfshirë nga flakët, ndërsa një re e dendur tymi të zi ngrihet në qiell.

Pasi zjarri u shua, nga automjeti luksoz kishte mbetur vetëm një masë e deformuar metali.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen

Nesër do të fillojë në Kuvend diskutimi mbi projektin socialist për ndarjen e re territoriale. Duke ditur raportin e numrave në Kuvend, gjasat janë të mëdha që të miratohet projekti socialist, sipas të cilit 15 bashki tëvogla do t’u përngjiten bashkive fqinje (shihni tabelën 1).\

Në zgjedhjet bashkiake, sipas Kodit Zgjedhor, votojnë vetëm zgjedhësit me banim në Shqipëri. Kështuqë një sondazh i kryer në lidhje me këto zgjedhje mund të shërbejë si një bazë paraprake statistikore për të parashikuar se kujt ka gjasa t’ia japin votën kryebashkiake banorët e bashkive që do të zgjerohen.

Një sondazh të tillë e zhvillova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme, proporcionalisht në 7 bashki të mëdha që do të zgjerohen. Dy pyetjet kryesore ishin:“A do të votoni në zgjedhjet bashkiake, pavarësisht sesi mund të ndryshojnë kufijtë e bashkive?”dhe“Për çfarë kandidati kryebashkiak do të votoni, nqs do të votoni?”

Duke i ndërthurur përgjigjet e të anketuarve me të dhënat e INSTAT-it për popullsinë e rritur të secilës bashki, ekstrapolova statistikisht me përafërsi se rreth 208 mijë banorë të rritur të 7 bashkive janë të vendosur të votojnë qysh sot për kryebashkiakë socialistë (shihni tabelën 2), rreth 131 mijë janë të vendosur ta japin votën për kryebashkiakë opozitarë, rreth 35 mijë janë të dyzuar, dhe rreth 183 mijë s’duan të votojnë fare. (Disa nga të dyzuarit votuan për PS-në në zgjedhjet e 11 majit të vjetshëm, disa për PD-ASHM-në, ose disa për partitë e tjera.)

Nga analiza e secilës bashki, rezulton se vetëm në bashkinë e zgjeruar Kavajë (që do bashkohet me Rrogozhinën), ka gjasa të ketë një garë të fortë elektorale. Në bashkitë e tjera të zgjeruara, PS-ja ka patur epërsi të thellë, dhe ka gjasa ta vazhdojë epërsinë e thellë.

SHËNIM: Nqs drejtuesit e protestës bulevardore paraqesin eventualisht kandidatë për kryebashkiakë, skenari i mësipërm mund të ndryshojë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Vuçiç përgatit rokadën/ I kërkohet zyrtarisht që të shpërndajë parlamentin, do kandidojë për kryeministër

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presidentit të vendit, Aleksandër Vuçiç, kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, një procedurë që i paraprin shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin me propozim të arsyetuar të Qeverisë.

Në të njëjtën kohë me shpërndarjen e Kuvendit, presidenti i vendit shpall zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet të përfundojnë jo më vonë se 60 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Kuvendi i shpërndarë mund të kryejë vetëm punë të rregullta ose të ngutshme, të përcaktuara me ligj. Zgjedhjet parlamentare ishin paralajmëruar më herët nga presidenti Vuçiç, i cili kishte thënë se ato do të mbaheshin më 18 ose 25 tetor.

Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara fakultetet dhe që për muaj me radhë kanë udhëhequr protesta kundër Qeverisë. Në këto protesta është kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve në një incident në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024.

Përfaqësuesit e pushtetit kanë paralajmëruar disa herë shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa presidenti Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se do të tërhiqet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit të tij në prill të vitit 2027.

Ndërkohë, asambleja e partisë së tij, pak ditë më parë, miratoi unanimisht Vuçiçin si kandidaturën e vetme për kryeministër të vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas të dhënave paraprake policore, shtetasi Hysen Balla, 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç, dhe J. I., 34 vjeç. Në këto mjete udhëtonin edhe pesë pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të tij.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Moska hakmerret, mbyll konsullatën gjermane në Shën Petersburg

Moska hakmerret duke mbyllur Konsullatën e Përgjithshme Gjermane në Shën Petersburg për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Bon dhe Shtëpisë Ruse në Berlin.

I ngarkuari me punë gjerman mori nota zyrtare dhe u informua se lejet e të gjithë punonjësve të misionit diplomatik në Shën Petersburg po anuloheshin.

Institucioni është i detyruar të kufizojë aktivitetet e tij deri më 18 shtator 2026. Të gjithë punonjësit duhet të largohen nga Federata Ruse deri në të njëjtën datë.

Qendrat kulturore Goethe gjithashtu duhet të ndërpresin veprimtarinë. Punonjësve të tyre të dërguar u është urdhëruar të largohen nga territori i Rusisë jo më vonë se 13 shtatori 2026. Ministria e Jashtme ruse theksoi se autoritetet gjermane ishin ato që provokuan përshkallëzimin e marrëdhënieve. Qeveria gjermane është përgjegjëse për zhvillimin e situatës.

Më parë, autoritetet gjermane prezantuan një paketë të re sanksionesh dhe masash diplomatike kundër Rusisë në përgjigje të përfshirjes së dyshuar të Rusisë në sulmin e tentuar me dron në aeroportin e Leipzigut në gusht.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka quajtur sanksionet dhe akuzat e reja gjermane për incidentin në Leipzig një gabim të rëndë dhe falsifikim. Sipas tij, Berlini po përpiqet të fajësojë Moskën për krizën e brendshme politike dhe rënien e popullaritetit të kancelarit Friedrich Merz.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Vera e veçantë nga rrushi i thatë/ Në Abaz të Krujës prodhohet për herë të parë Amarone

Në Abaz të Krujës, për herë të parë do të prodhohet një verë e veçantë që nuk është bërë kurrë më parë nga kantinat tona.

Bëhet fjalë për verën Amarone. Kjo verë është ndryshe, pasi lëngu i saj përgatitet nga rrushi i thatë dhe jo i freskët.

“Rrushi i thatë për verën time Amarone është pothuajse gati. Speciale!”Vendimi i Bujarit për të nxjerrë këtë lloj vere erdhi si një dëshirë e tij. Enologu i kërkoi të bënte investime teknologjike, por mungesa e parave e çoi Bujarin drejt një zgjidhjeje, ai përdori serën e tij, ku mbillte perimet, dhe vari rrushin Merlot.

“Enologu më tha: ‘A do të bëjmë diçka të bukur? Më duhet një magazinë me ventilim dhe makineri tharjeje dhe është speciale.’ ‘Faleminderit, vëlla, s’kam mundësi. E lëmë me kaq.’ Por mendja më rrinte aty. Erdha në serë, hoqa perimet dhe shkova në vresht. Vara rrushin horizontalisht, ashtu zinte shumë hapësirë. Më pas i vendosa vertikalisht. Doli bukur, thashë me vete, hijezimi, ajrosja janë. ‘OK’, tha enologu, ‘e provojmë.’”

Kjo verë, nëse përgatitet sot, do të konsumohet pesë vite më pas. Mesa duket, gota e parë do të konsumohet atëherë kur Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

“Normalisht, kjo do të jetë verë premium, pasi ka shumë kosto.” thotë Bujari.

Bledi Laçi, enolog shpjegon: Këtu rrushi merr nota dhe aroma të frutave të ndryshme të thata, merr shije reçeli ose marmalate.

Bujarit kjo verë do t’i kushtojë jo vetëm në kohë, por edhe në kosto. Për të prodhuar 1 litër verë nga rrushi i freskët, duhen 1 kilogram e 200 gramë rrush, ndërsa për të prodhuar të njëjtën sasi vere duhen 5 kilogramë rrush të thatë. Bëjeni vetë krahasimin dhe, detyrimisht, kjo verë do të kushtojë 5 herë më tepër.“Duhet 5 kg rrush i pa kalbur dhe i pastër që të arrijmë tek një shishe verë. Më shumë se 100 euro shishja, kjo verë do të shkojë.”, thotë enologu Laçi.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More