
Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në komisariat
Një tjetër zhvillim ka dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe rolin e secilit person të përfshirë. Gjithashtu, bëhet me dije se viktima e sulmit, Eduard Kuçi, është vendosur nën kërkim policor dhe akuzohet për moskallëzim krimi.
Detajet e reja u bënë publike nga gazetarja Anila Hoxha gjatë emisionit “Breaking” me Fjori Dardhën në Top News.
“Prokurori i çështjes, Françesk Galaj, i ka kërkuar gjykatës arrest me burg. Ende nuk është caktuar ora e seancës për dy të arrestuarit, Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli. Eduard Kuçi nuk e ka kallëzuar krimin, në polici ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë.
Më pas policia ka konfirmuar dhe ka bërë verifikimet e nevojshme, ka ngritur akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e ka vënë në kërkim policor. Më pas, Marku është thirrur në polici, por ai nuk ka pranuar. Pas arrestimit ka thënë se është mërzitur që Kuçi e ka ofenduar në rrjetet sociale.
Prokuroria ka ngritur disa akuza ndaj tij dhe Kristjan Nikolli. Kuçi nuk ka bërë denoncim dhe është një hetim i nisur nga ana e policisë. Kuçi është në kërkim policor, që ndryshon nga kërkimi nga ana e gjykatës apo prokurorisë. Ai kërkohet të japë sqarime për ngjarjen.
Prokurori ka kërkuar akt-ekspertimi për të kuptuar nëse ka dëme trupore ndaj viktimës së sulmit. Po hetohet gjithashtu për përdorimin e simboleve të policisë së shtetit. Pika më e fortë e mbrojtjes së Markut do të jetë fakti që Kuçi nuk ka bërë denoncim”, u shpreh Anila Hoxha.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Vrasja e Eglant Koçit/ “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”, policia hetim në një “Exchange”, çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj dy lavazhierëve
- Dhuna ndaj Eduard Kuçit, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për këngëtarin Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollin
- “Babai” triumfon në KokoFest/ Viktor Zhusti shpallet aktori më i mirë, çmim për regjinë Gent Bejkos në Korçë
