Punë në Gjermani

“Babai” triumfon në KokoFest/ Viktor Zhusti shpallet aktori më i mirë, çmim për regjinë Gent Bejkos në Korçë

Festivali i komedisë “KokoFest” ka përmbyllur me sukses edicionin e tij të 13-të, duke kurorëzuar arritjet më të spikatura artistike mes 8 veprave në konkurrim dhe një shfaqjeje përshëndetëse.

Edhe këtë vit, maratona teatrore mblodhi trupa të shumta artistike, ndërsa juria vlerësoi punën e palodhur të krijuesve dhe interpretuesve.

Pas shfaqjes “Demos” të Aristofanit, vënë në skenë nga trupa teatrore e Korçës në natën e fundit të festivalit të komedisë, publiku priti mes duartrokitjesh dhe emocionesh vlerësimet e jurisë.

Shfaqja “Babai” nga Teatri Kombëtar Eksperimental u shpall fituese e çmimit kryesor si shfaqja më e mirë e këtij edicioni, ndërsa dy vlerësime të tjera shkuan për artistët e saj: aktori i mirënjohur Viktor Zhusti u nderua si aktori më i mirë protagonist, ndërsa Pjerin Vlashi mori çmimin si aktori më i mirë joprotagonist.

Sukses të veçantë shënoi edhe komedia “Gomerët e Trojeve” e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, e cila u vlerësua me çmimin për regjinë më të mirë me autorësi të Gent Bejkos, krahas dy çmimeve të tjera që shkuan për artisten e re më të mirë, Altea Lazaj, dhe aktoren joprotagoniste më të mirë, Ina Morinaj.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *