
VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey
Kryedemokrati, Sali Berisha, është pritur me thirrje kundër tij, edhe në SHBA teksa mbërriti në sallën ku zhvilloi takimin me shqiptarët e diasporës në New Jersey.
Në pamjet e publikuara nga një qytetar dëgjohen thirrjet “Berisha n’burg”, drejtuar kreut të Partisë Demokratike, në momentin e hyrjes së tij në sallë me mbishkrimin “Berisha nburg, Rama nburg, Berisha je non grata në Amerikë”.
Thirrjet kundër Berishës vijnë në një kohë kur në Tiranë vijon protesta para Kryeministrisë kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, e cila prej zhvillohet 99 ditësh.
Protestuesit në kryeqytet kanë shprehur pakënaqësi ndaj politikës dhe përfaqësimit të saj, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe gjatë muajve në vazhdim.
Sot kreu i PD gjatë takimit me shqiptarët e diasporës në Amerikë kërkoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në betejën politike kundër qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshtet”.
A post shared by ELTON 🦅 (@elton_lala.001)
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Videoja e Mandi Nishtullës në gjendje të rënduar që tronditi rrjetin, Silva Gunbardhi flet për “Në shtëpinë tonë”
- Video/ Aksident i frikshëm në Paris, ‘Lamborghini’ me 200 km përplaset me një makinë tjetër dhe shpërthen në flakë, humbin jetën dy persona
- Vrasja e Eglant Koçit/ “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”, policia hetim në një “Exchange”, çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj dy lavazhierëve
- VIDEO/ Gjykata e dënoi, reagimi epik i Gjestit në sallë, shikoni çfarë bën
- Video/ Sulmet ajrore izraelite në Liban, plagosen gjatë raportimit ‘live’ gazetari dhe kameramani
