Punë në Gjermani

Turizmi kulturor në rritje/ Mbi 824 mijë vizitorë në shtatë muaj, Gjirokastra destinacioni kryesor

Kalaja e Gjirokastrës, është monumenti që kryeson turizmin kulturor në vend tonë si e preferuara e turistëve vendas dhe të huaj.

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, 161274 vizitorë kanë blerë bileta për të parë kalanë më të madhe në vend, ndërtuar mbi kodrën që kontrollon Luginën e Drinos, brenda së cilës ndodhet Muzeu i Gjirokastrës, Muzeu Kombëtar i Armatimeve dhe Burgu i Shtatë Penxhereve. Të huajt janë ata që dominojnë bindshëm numrin e vizitorëve, që tërhiqen nga historia e kalasë së ndërtuar mbi gur, që mban emrin e Princeshës Argjiro.

Pas Kalasë së Gjirokastrës, renditet Parku Kombëtar i Butrintit me 158.612 vizitorë nga muaji janar deri në fund të korrikut. Në qytetin antik që tregon historinë mbi 2000 mijë vjeçare sheh çdo ditë të huaj me kombësi nga gjithë bota, e sidomos gjatë verës, kur turistët qe zgjedhin Rivierën Shqiptare e përfshijnë Butrintin në turin e tyre kulturor.

Në vend të tretë, sipas shifrave zyrtare, qëndron Parku Arkeologjik Shkodër me 108.150 vizitorë, që eksplorojnë një territor të gjerë historik dhe ndalen veçanërisht të Kalaja e Rozafës, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ndërkohë, gjithsej institucionet dhe qendrat e Trashëgimisë Kulturore gjatë këtyre shtatë muajve janë vizituar nga 824,340 vendas dhe të huaj, duke gjeneruar 316.4 milionë lekë të ardhura, sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Shifrat tregojnë një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, janë zbuluar 19 site të reja arkeologjike në zona të ndryshme. Një zhvillim i rëndësishëm ishte dhe rikthimi i gërmimeve arkeologjike në Lushnjë, me zbulimet që po bëhen në Zgjanë dhe Murrizë – Peqin.

Institucionet dhe qendrat e Trashëgimisë Kulturore     824,340 vizitorë

Muzetë Kombëtarë                                                           242,371 vizitorë

Parqet Arkeologjike                                                             358,361 vizitorë

Kalatë dhe Monumentet e Kulturës                                 223,608 vizitorë

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *