
Mishi i pulës me antibiotik/ Jo vetëm salmonela, në 2025 u shitën edhe 2.7 tonë kofsha pule të rrezikshme nga Brazili
Shqipëria, më 3 shtator, ndaloi importin e mishit nga Brazili, sepse është konsideruar një produkt i pasigurt për shëndetin e njeriut.
Por, para këtij bllokimi, për 20 vite qytetarët shqiptarë kanë konsumuar mish nga Brazili të ngarkuar me baktere, por edhe me prezencë të lartë antibiotikësh. Kjo, pasi shumë herë kontenierët me mish të rrezikshëm kanë kaluar doganat shqiptare pa iu nënshtruar një kontrolli të plotë nga AKU-ja.
Në vitin 2025, shqiptarët nuk kanë konsumuar vetëm mish pule dhe derri me salmonelë, por edhe mish me ngarkesë të lartë antibiotikësh. Saktësisht, në këtë vit, një sasi prej 2.700 kg mish pule të ngrirë (2.7 tonë), e etiketuar si “Kofsha pule me shpatulla të ngrira”, rezultoi me prezencë të lartë të medikamentit veterinar Doxycycline.
Ky produkt, pasi u importua nga tregtarët e mishit, u hodh menjëherë në treg, duke siguruar fitimin e tyre dhe duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve. Në dyqanet e produkteve me origjinë shtazore apo në supermarkete, ky mish na prezantohet si një produkt që i ka kaluar të gjitha testet e AKU-së. Por e vërteta nuk qëndron kështu, pasi AKU-ja e realizoi inspektimin atëherë kur kofshat e pulës kishin mbërritur tashmë në tryezën e konsumatorit.
Në atë kohë, masat e marra nga AKU-ja, pas njoftimit të konsumatorëve me qëllim kthimin e produktit të blerë, i cili kishte datë skadence 13.09.2026, ndaj subjektit u mor masa administrative “gjobë”, në vlerën 300.000 lekë.
Antibiotiku Doxycycline përdoret te shpendët për trajtimin e infeksioneve bakteriale, përfshirë infeksionet e shkaktuara nga Mycoplasma dhe E. coli. Ky ilaç lejohet të përdoret te shpendët vetëm nëse respektohet doza e përcaktuar, në mënyrë që mbetjet e tij në mish të mos tejkalojnë nivelet e lejuara.
Në këtë rast, sipas rezultateve laboratorike, niveli i antibiotikut në kofshat e pulës nga Brazili e kalonte kufirin prej 100 mikrogramë/kg, i cili, sipas tekstit, lejohet në BE. Mishi i pulës që konsuamuan shqiptarët rezultoi me 107 mikrogramë/kg.
Kjo vlerë tregon se kofshat e pulës me mbetje të antibiotikut mbi kufirin e lejuar nuk duhet të kishin kaluar doganën. Nëse AKU-ja do të kishte reaguar në kohë, mishi i pulës i konsideruar i rrezikshëm duhet të ishte asgjësuar ose kthyer në vendin e origjinës, ku ishte prodhuar.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Vrasja e Eglant Koçit/ “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”, policia hetim në një “Exchange”, çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj dy lavazhierëve
- VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey
- Një 21-vjeçar pastroi i vetëm një lumë plot me mbeturina në Indi, e ktheu në një park të gjelbëruar
- Euro e lirë, miliarda kursime. Vetëm nga importet me BE-në, efekti i kursit llogaritet në rreth 2.9 miliardë euro
- Konflikti mes biznesmemëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit, “detyrim paraqitje” për Luan Muçën, vetëm “arrest në shtëpi” për truprojën e Bedinajt që qëlloi me armë
