Punë në Gjermani

“Ofertat më të reja të punës në Gjermani, të përditësuara automatikisht çdo ditë.”

Punë në Gjermani

Lea Salonga merr yllin e saj në Hollywood Walk of Fame, bëhet filipinasja e parë që nderohet

Lea Salonga mori yllin e saj në Hollywood Walk of Fame, duke u bërë artistja e parë filipinase që merr këtë nderim.

Gjatë fjalimit të saj të pranimit, aktorja dhe këngëtarja, fituese e shumë çmimeve, reflektoi mbi rrugëtimin e saj nga hapat e parë në skenë deri te momenti kur mori yllin e 2,855-të në Walk of Fame. Ajo madje bëri shaka duke imagjinuar se si do të reagonte versioni i saj shtatëvjeçar ndaj këtij momenti.

“Shumë kohë para Hollywood-it, shumë kohë para Broadway-t, ishte Manila. Nëse do t’i kishit thënë Leas shtatëvjeçare, kur ajo debutoi në teatër me shfaqjen ‘Mbreti dhe Unë’ në Filipine, se pothuajse gjysmë shekulli më vonë do të qëndronte në Hollywood Boulevard, përpara këtij teatri historik, e rrethuar nga kaq shumë miq, të afërm dhe kolegë të dashur, për të marrë yllin e saj në Walk of Fame, ajo do t’ju kishte përgjigjur: ‘Ku është? Çfarë është kjo?’”, tha me shaka Salonga gjatë fjalimit.

Ajo theksoi se rrugëtimi i saj nuk do të kishte qenë i njëjtë pa kontributin dhe mbështetjen e njerëzve që kanë qenë pranë saj gjatë gjithë këtyre viteve.

“Asnjë karrierë nuk është kurrë vepër e një personi të vetëm. Pra, nëse do ta bënin këtë yll mjaftueshëm të madh, do të kishte shumë emra në të”, tha ajo.

Salonga falënderoi njerëzit që e kanë dashur, mbështetur, mbrojtur dhe inkurajuar gjatë karrierës së saj, si dhe mësuesit, regjisorët, kompozitorët dhe tekstshkruesit që kanë kontribuar në rrugëtimin e saj artistik.

Një pjesë e veçantë e fjalimit të saj iu kushtua nënës së saj, Ligaya, e cila ishte e pranishme në ceremoni dhe e ka mbështetur që nga hapat e parë të karrierës.

Lea Salonga, the singing voice of Mulan and Princess Jasmine, makes history as the first Filipina to receive a star on the Hollywood Walk of Fame ❤️https://t.co/3HfAB8CmH3pic.twitter.com/oKIIORDtf7

— Variety (@Variety)September 4, 2026

Salonga tregoi se nëna e saj u kujdes për kostot e prodhimit të albumit të saj të parë dhe më pas vizitoi dyqanet e muzikës për ta promovuar atë.

“Ajo ishte menaxherja ime për dekada, mbështetësja ime gjatë gjithë jetës. Asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur pa të”, u shpreh ajo.

Aktorja dhe këngëtarja falënderoi gjithashtu vëllain e saj, Gerard, kompozitor dhe dirigjent, ndërsa e cilësoi djalin e saj, Nick Chien, si burimin e saj më të madh të frymëzimit.

Gjatë karrierës së saj 45-vjeçare, Salonga ka arritur një sërë suksesesh dhe është shfaqur në evente të rëndësishme. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete zyrtare për gjashtë presidentë filipinas dhe katër presidentë amerikanë, ndërsa ka performuar edhe për Princeshën Diana dhe Mbretëreshën Elizabeth II.

Në përfundim të fjalimit, Salonga shprehu shpresën se ky vlerësim do të frymëzojë brezin e ardhshëm të artistëve filipinas.

“Shpresoj që një ditë, një fëmijë i vogël nga Filipinet që vjen në Hollywood do ta shohë emrin tim dhe do të mendojë: ‘Ndoshta mund t’ia dal edhe unë këtu’”, përfundoi ajo.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Shpendi shpëton Cesenën, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e tretë radhazi në Serie B

Cristian Shpendi vazhdon të jetë vendimtar për Cesena-n.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 77-të në përballjen ndaj Mantovës, duke barazuar rezultatin dhe duke i dhënë skuadrës së tij një pikë në këtë sfidë.

Ky ishte goli i tretë radhazi për Shpendin në tre ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë të sulmuesit shqiptar.

Shpendi ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit të merkatos. Sulmuesi ishte shumë pranë transferimit te Cremonese, por marrëveshja nuk u finalizua dhe gjithçka dështoi në orët e fundit të merkatos.

Pavarësisht interesimit dhe negociatave për largimin, Shpendi ka vijuar të jetë një nga lojtarët kryesorë të Cesena-s dhe po përgjigjet në fushë me gola.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Kushner dhe Witkoff bisedime me Zelenskyn në Kiev: Ishte një diskutim i rëndësishëm për afrimin e fundit të luftës

Të dërguarit e presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner zhvilluan sot bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, ndërsa administrata Trump rrit përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 4-vjeçare të Rusisë me Ukrainën.

Jared Kushner tha se delegacioni amerikan pret me padurim më shumë përparim në bisedimet e paqes që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë. Steve Witkoff tha gjithashtu se ekipi amerikan ishte “shumë i inkurajuar” nga ajo që ai e përshkroi si një diskutim shumë të rëndësishëm.

Dy amerikanët udhëtuan nga Moska, ku dje patën bisedime tre-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, megjithatë, pa u bërë ndonjë përparim domethënës drejt paqes.

Presidenti ukrainas i priti të dërguarit në Katedralen e Shën Sofisë në qendër të Kievit, pranë vendit të një droni rus që u rrëzua të premten, duke synuar zyrat e shërbimeve të sigurisë ukrainase.

Para takimit, Zelensky kishte thënë gjithashtu se Ukraina ishte “e gatshme ta afronte fundin e luftës”.

Raundet e mëparshme të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja u inkurajuan nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili bëri fushatë me premtime për t’i dhënë fund luftës shpejt.

Trump la të kuptohej të premten se SHBA-të kishin një propozim të ri, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, e përshkroi takimin e të enjtes si “jashtëzakonisht të dobishëm”, ndërsa një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Reuters se hapat e ardhshëm do të shpallen në javët e ardhshme.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Alarmohet Varshava, një objekt ajror nga Bjellorusia shkel hapësirën ajrore polake

Autoritetet polake kanë konfirmuar një shkelje të mundshme të hapësirës ajrore të vendit nga një objekt i paidentifikuar që po afrohet nga Bjellorusia, njoftoi sot komanda operative kompetente e forcave të armatosura polake.

Në një postim në X, u raportua se një helikopter ushtarak u vendos si pjesë e konfirmimit të regjistrimeve të sistemit të radarit, me qëllim sqarimin e natyrës së objektit dhe përjashtimin e fenomeneve meteorologjike ose reflektimeve teknologjike.

E gjithë Europa ka qenë në alarm muajt e fundit pas incidentit me dronë në aeroportin e Lajpcigut, për të cilin Gjermania fajësoi Moskën. Të gjitha shtetet e bllokut kanë rritur vigjilencën për provokime të tjerë të mundshme.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Njerëzit që pastrojnë Tiranën/ Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve

Kur e gjithë Tirana fle, ka njerëz që punojnë pa u lodhur që qyteti të zgjohet sa më i pastër për të nisur një ditë e re.

Teksa zbardhet, zhvendosemi në një nga zonat më të populluara, jo shumë larg qendrës, ku Fatmira, nënë e 6 fëmijëve, ka zgjedhur të bëjë këtë punë, edhe pse nuk është aq e lehtë.

Por a mjafton vetëm puna e ekipeve të pastrimit për të mbajtur pastër një qytet si Tirana, me dinamikën e saj dhe të mbipopulluar?

“Unë e fshi, kur kthehem për gjysmë ore, e kanë mbushur. I hedhin nga ballkoni. Çfarë do t’u thoje këtyre njerëzve? – Mos i hidh plehrat, se ma nxive jetën“, shprehet Fatmira Jonuzi.

Fatmira nuk ankohet kurrë për lodhjen, por ka një shqetësim. “Nuk më lodh puna, por njerëzit na shajnë, na shajnë”, shprehet ajo.

E ndërsa Tirana nis të zgjohet e të hyjë në vrullin e ditës, rrugët duhen edhe larë. Gjithçka ka një grafik të caktuar, që nga boshatisja e kazanëve herët në mëngjes deri pak pas mesdite.

Eduart Isufaj, Inspektor i përgjithshëm i higjienës shprehet se “I lajnë një herë në mëngjes, një herë natën, pastaj vazhdohet me fshesaret deri në 2 të drekës”.

Lëvizjet që u bënë në bashki nga kryetari Erion Veliaj thonë se i mësuan nga lajmet, por e kuptuan më shumë nga një mbledhje urgjente që u bë nga sekretari i përgjithshëm i rikthyer, Alban Dokushi.

“Në një mbledhje para dy ditësh na u tha të rrisim frekuencën e pastrimit”, thotë Isufaj.

Nga kjo mbledhje, veç nisjes së një aksioni për pastrimin e qytetit, në fokus kanë qenë rrugët, lirimi i hapësirave publike dhe zonat e neglizhuara.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Konflikti mes biznesmemëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit, “detyrim paraqitje” për Luan Muçën, vetëm “arrest në shtëpi” për truprojën e Bedinajt që qëlloi me armë

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat për pesë të arrestuarit të përfshirë në konfliktin mes biznesmenëve në një hotel në qytet.

Për Angjelo Breshanin, i cili dyshohet se është badigardi i përfshirë në ngjarje, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për Luan Muçën gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”.

Për tre personat e tjerë të arrestuar, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të asaj që ndodhi në ambientet e “Regina Palm” në Radhimë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Farage në rënie të lirë, skandali me 32,500 paund trondit Reform UK dhe rrit presionin mbi partinë në betejën përballë laburistëve

Një investigim me kamera të fshehta trondit Reform UK në nisje të konferencës vjetore të partisë së Nigel Farage.

James Orr, drejtues i politikave të partisë, dhe Dan Jukes, një prej ndihmësve më të afërt të Farage, kanë lënë postet pas pretendimeve se Reform UK ka përfituar financim të palejuar nga jashtë vendit. Në qendër të çështjes janë tre sondazhe me një kosto prej 32 mijë e 500 paundësh, që sipas Channel 4 News u paguan nga një kompani amerikane. Ligji britanik nuk lejon kompanitë e huaja të financojnë partitë politike, përfshirë pagesat për kërkime apo sondazhe.

Personat që u paraqitën si donatorë ishin në të vërtetë gazetarë investigativë të infiltruar. Në regjistrimet e publikuara, Orr dëgjohet duke diskutuar mënyrën se si financimi mund të kryhej pa dijeninë e Farage, ndërsa Jukes e përshkruan një prej projekteve si “jashtë regjistrave”. Vetë Farage shfaqet në një takim me donatorët e rremë duke përgëzuar suksesin e një sondazhi, por Reform UK mohon se ka kryer shkelje dhe thotë se ka qenë objekt i një kurthi nga aktivistë që u paraqitën si financues. Partia ka nisur një hetim të brendshëm, ndërsa kryetari Lee Anderson tha se dy zyrtarët nuk pritet të rikthehen në detyrë. Laburistët dhe Liberal Demokratët kanë kërkuar hetim nga policia dhe Komisioni Zgjedhor.

Skandali shpërthen pikërisht në momentin kur Farage përpiqet të paraqesë Reform UK si një alternativë qeverisëse dhe pritet të prezantojë në Birmingham planin e partisë për 100 ditët e para në pushtet.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, Rama paralajmëron nisjen e podkastit “Flasim”: Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës, pushteti…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, por këtë herë i është përgjigjur pyetjeve, duke u bërë ai i intervistuari.

Rama ka folur për Ishullin e Sazanit, SPAK, por edhe rrugëtimin e tij në politikë. Një nga fragmentet e shkëputura në videon paralajmëruese, kryeministri deklaron se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim.

Nëse do të ketë një pasardhës politik, Rama është përgjigjur se nuk ka ndërmend ta zgjedhë.

“Ka qenë një krim i mandatuar, dhe një nga ekzekutorët është një njeri plotësisht i njohur për mua.

Ata nuk po blejnë ishullin, as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishulli do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë.

… kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë, kjo nuk bëhet.

Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh.

Prokuroi së bashku me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidenti. Unë këtë nuk mund ta bëj.

Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere do të shpëtoni nga mua”, ka deklaruar Rama.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Kosova rrezikon 166 mln euro, fondet e BE për planin e rritjes “digjen” nëse deri në fund të vitit s’formohen institucionet

Kosova rrezikon të humbë një pjesë të konsiderueshme të fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse vendi vazhdon të mbetet pa institucione të formuara dhe funksionale.

Ekspertët thonë se pasojat e mosformimit të institucioneve janë të mëdha dhe në disa raste mund të jenë edhe të pariparueshme.

Vetëm deri në fund të qershorit Kosova humbi më shumë se 50 milionë euro, për shkak se nuk arriti të përmbushë reformat e kërkuara nga BE në gjashtë mujorin e parë të vitit. Nga 13 rekomandime, u realizuan vetëm 7, ndërsa gjashtë të tjerat dështuan. Por fatura e dytë mund të jetë trefish më e rëndë, sepse nëse nuk krijohen institucionet deri në më 31 dhjetor vendi do të humbë në total rreth 166 milionë euro të parashikuara nga plani i rritjes për këtë vit.

Kuvendi i Kosovës më 13 shkurt 2026 miratoi marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, të njohur si Plani i Rritjes, e që parashikojnë përfitime prej më shumë se 880 milionë eurosh për Kosovën.

Siç ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, ky plan vjen me 1/3-ën si grant dhe 629 milionë euro në formë  kredie. Ministri theksoi se këto mjete zhbllokohen bazuar në reformat që do të zbatojë Kosova, por për shkak të bllokadës në Kuvend, ajo ka ngecur prej muajsh.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë”, Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

SPAK-u nuk u la pa u përmendur nga kryeministri Edi Rama, në paralajmërimin për nisjen e podkastit “Flasim”.

Ai tha se Prokuroria e Posaçme ka përdorur mediat “për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë”.

“… kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë, kjo nuk bëhet.

Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh.

Prokuroi së bashku me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidenti. Unë këtë nuk mund ta bëj”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama përpara nisjes së podkastit “Flasim”: Bashkia nuk ka kokë, eksperiment social ky

Po ashtu në një nga fragmentet e shkëputura në videon paralajmëruese, kryeministri deklaron se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim.

“Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More