Punë në Gjermani

“Ofertat më të reja të punës në Gjermani, të përditësuara automatikisht çdo ditë.”

Punë në Gjermani

Vuçiç përgatit rokadën/ I kërkohet zyrtarisht që të shpërndajë parlamentin, do kandidojë për kryeministër

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presidentit të vendit, Aleksandër Vuçiç, kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, një procedurë që i paraprin shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin me propozim të arsyetuar të Qeverisë.

Në të njëjtën kohë me shpërndarjen e Kuvendit, presidenti i vendit shpall zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet të përfundojnë jo më vonë se 60 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Kuvendi i shpërndarë mund të kryejë vetëm punë të rregullta ose të ngutshme, të përcaktuara me ligj. Zgjedhjet parlamentare ishin paralajmëruar më herët nga presidenti Vuçiç, i cili kishte thënë se ato do të mbaheshin më 18 ose 25 tetor.

Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara fakultetet dhe që për muaj me radhë kanë udhëhequr protesta kundër Qeverisë. Në këto protesta është kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve në një incident në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024.

Përfaqësuesit e pushtetit kanë paralajmëruar disa herë shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa presidenti Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se do të tërhiqet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit të tij në prill të vitit 2027.

Ndërkohë, asambleja e partisë së tij, pak ditë më parë, miratoi unanimisht Vuçiçin si kandidaturën e vetme për kryeministër të vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas të dhënave paraprake policore, shtetasi Hysen Balla, 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç, dhe J. I., 34 vjeç. Në këto mjete udhëtonin edhe pesë pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të tij.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Moska hakmerret, mbyll konsullatën gjermane në Shën Petersburg

Moska hakmerret duke mbyllur Konsullatën e Përgjithshme Gjermane në Shën Petersburg për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Bon dhe Shtëpisë Ruse në Berlin.

I ngarkuari me punë gjerman mori nota zyrtare dhe u informua se lejet e të gjithë punonjësve të misionit diplomatik në Shën Petersburg po anuloheshin.

Institucioni është i detyruar të kufizojë aktivitetet e tij deri më 18 shtator 2026. Të gjithë punonjësit duhet të largohen nga Federata Ruse deri në të njëjtën datë.

Qendrat kulturore Goethe gjithashtu duhet të ndërpresin veprimtarinë. Punonjësve të tyre të dërguar u është urdhëruar të largohen nga territori i Rusisë jo më vonë se 13 shtatori 2026. Ministria e Jashtme ruse theksoi se autoritetet gjermane ishin ato që provokuan përshkallëzimin e marrëdhënieve. Qeveria gjermane është përgjegjëse për zhvillimin e situatës.

Më parë, autoritetet gjermane prezantuan një paketë të re sanksionesh dhe masash diplomatike kundër Rusisë në përgjigje të përfshirjes së dyshuar të Rusisë në sulmin e tentuar me dron në aeroportin e Leipzigut në gusht.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka quajtur sanksionet dhe akuzat e reja gjermane për incidentin në Leipzig një gabim të rëndë dhe falsifikim. Sipas tij, Berlini po përpiqet të fajësojë Moskën për krizën e brendshme politike dhe rënien e popullaritetit të kancelarit Friedrich Merz.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Vera e veçantë nga rrushi i thatë/ Në Abaz të Krujës prodhohet për herë të parë Amarone

Në Abaz të Krujës, për herë të parë do të prodhohet një verë e veçantë që nuk është bërë kurrë më parë nga kantinat tona.

Bëhet fjalë për verën Amarone. Kjo verë është ndryshe, pasi lëngu i saj përgatitet nga rrushi i thatë dhe jo i freskët.

“Rrushi i thatë për verën time Amarone është pothuajse gati. Speciale!”Vendimi i Bujarit për të nxjerrë këtë lloj vere erdhi si një dëshirë e tij. Enologu i kërkoi të bënte investime teknologjike, por mungesa e parave e çoi Bujarin drejt një zgjidhjeje, ai përdori serën e tij, ku mbillte perimet, dhe vari rrushin Merlot.

“Enologu më tha: ‘A do të bëjmë diçka të bukur? Më duhet një magazinë me ventilim dhe makineri tharjeje dhe është speciale.’ ‘Faleminderit, vëlla, s’kam mundësi. E lëmë me kaq.’ Por mendja më rrinte aty. Erdha në serë, hoqa perimet dhe shkova në vresht. Vara rrushin horizontalisht, ashtu zinte shumë hapësirë. Më pas i vendosa vertikalisht. Doli bukur, thashë me vete, hijezimi, ajrosja janë. ‘OK’, tha enologu, ‘e provojmë.’”

Kjo verë, nëse përgatitet sot, do të konsumohet pesë vite më pas. Mesa duket, gota e parë do të konsumohet atëherë kur Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

“Normalisht, kjo do të jetë verë premium, pasi ka shumë kosto.” thotë Bujari.

Bledi Laçi, enolog shpjegon: Këtu rrushi merr nota dhe aroma të frutave të ndryshme të thata, merr shije reçeli ose marmalate.

Bujarit kjo verë do t’i kushtojë jo vetëm në kohë, por edhe në kosto. Për të prodhuar 1 litër verë nga rrushi i freskët, duhen 1 kilogram e 200 gramë rrush, ndërsa për të prodhuar të njëjtën sasi vere duhen 5 kilogramë rrush të thatë. Bëjeni vetë krahasimin dhe, detyrimisht, kjo verë do të kushtojë 5 herë më tepër.“Duhet 5 kg rrush i pa kalbur dhe i pastër që të arrijmë tek një shishe verë. Më shumë se 100 euro shishja, kjo verë do të shkojë.”, thotë enologu Laçi.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

U fut me armë në studion muzikore, Gjesti dënohet nga Gjykata e Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ka dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, lidhur me akuzën për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Korrespondenti i Top Channel Valdrin Abazi bën me dije se aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësja Edita Çanta.

Për veprën penale “Kanosje”, i akuzuari u dënua me 2 vjet burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër penale brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, u dënua me 3 mijë euro gjobë. Ndërsa, për armëmbajtje pa leje, u dënua me 3 mijë euro gjobë.

Ndaj Gjestit, Gjykata shpalli dënim unik me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë. Në dënimin me gjobë, i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Përkeqësohet situata me zjarret në Ungrej të Lezhës, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë varrezat dhe kishën e fshatit Rras

Situata me zjarret vijon të mbetet e vështirë në Njësinë Administrative Ungrej, në Kashnjet.

Pak minuta më parë, për shkak të erës së fortë, një vatër e madhe zjarri përfshiu zonën pyjore në fshatin Rras, duke rrezikuar seriozisht varrezat dhe kishën e fshatit.

Sipas forcave zjarrfikëse, zjarri pranë varrezave është vënë nën kontroll, duke larguar për momentin rrezikun për këtë zonë.

Tashmë, ndërhyrja është përqendruar pranë kishës, ku forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Prej katër ditësh, disa mjete dhe forca zjarrfikëse të Bashkisë Lezhë janë angazhuar në luftën me flakët në Kashnjet. Situata është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, e favorizuar edhe nga era dhe terreni i vështirë, që e bëjnë ndërhyrjen më të komplikuar.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Pensioni i dashurisë në Kavajë/ Çifti shqiptaro-belg hap shtëpi për fëmijët, piano dhe frëngjisht në qytet

Nikollaq Nushi dhe bashkëshortja e tij belge, Marie-Hélène, kanë lënë Belgjikën për të jetuar pensionin në Kavajë.

Të bashkuar nga muzika dhe dashuria për kulturën shqiptare, ata po ndërtojnë një ëndërr të re, një qendër edukative ku fëmijët të mësojnë piano dhe gjuhën frënge.

Në një shtëpi dikur të vjetër në Kavajë, të cilën e kanë transformuar me duart e tyre, muzikanti shqiptar Nikollaq Nushi, 70 vjeç dhe bashkëshortja e tij belge, Marie-Hélène, 66 vjeçe, jetojnë sot një kapitull të ri, plot gjallëri.

Prej një viti, ata kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar vitet e pensionit, ku muzika, fluturat, librat dhe dëshira për të krijuar janë pjesë e përditshmërisë së tyre.

Dashuria e tyre nisi vite më parë në Belgjikë, ku Marie-Hélène, atëherë infermiere, mori leksione pianoje nga Nikollaqi. Pas daljes në pension, të dy vendosën të linin Belgjikën për t’u shpërngulur në Shqipëri.

“Në Belgjikë u dashurova me një shqiptar, Nikollaq Nushin, dhe pas daljes në pension vendosa të vij të jetoj me të në Shqipëri. Dhe jam shumë, shumë e lumtur.” thotë Marie-Hélène.

Flet shqip dhe qesh: “Ty të dua Nikollaq Nushi.” Këtu vazhdon edhe pasioni që dikur i bashkoi.

Për ta, dashuria shkon krah për krah me punën, idetë dhe dëshirën për të krijuar.

(Kur flet ulur para dy makinave të qepjes, tregon se si fituan duke qepur maska gjatë pandemisë dhe blenë shtëpinë.)

Ndërkohë, Milena, siç i thërret Niko, i është përkushtuar një tjetër pasioni, librit dhe kulturës shqiptare. Ka shkruar libra për fëmijë mbi muzikantë, kompozitorë dhe figura historike shqiptare, që dëshiron t’i botojë.

“Jam e apasionuar pas Shqipërisë dhe pas gjithçkaje që lidhet me kulturën shqiptare. Me ndihmën e Nikos kam kërkuar muzikantë, kompozitorë të jashtëzakonshëm shqiptarë, si dhe heronjtë më të mëdhenj dhe kam shkruar jetën e tyre për fëmijët.”

Dhe ëndrra e radhës është “Fluzik”, një qendër edukative në Kavajë, në shtëpinë e tyre, ku fëmijët të mësojnë piano dhe gjuhën frënge.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Vrasja e Eglant Koçit/ “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”, policia hetim në një “Exchange”, çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj dy lavazhierëve

Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Kocit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur prej parave të call center-ave dhe të kriptomonedhave, rezulton se grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një exchange-i në Tiranë.

Dosja qëTop Channele disponon tregon se, pasi familjari i Eglantit kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij, në datë 5 qershor ai i tregoi më pas policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Laprakës. Por rezulton se administratori i një “Exchange” ka shpjeguar se viktima kishte më shumë se një muaj që nuk ishte paraqitur për transferta. Kjo dëshmi ka përforcuar dyshimin fillestar të agjentëve të policisë, që vazhdojnë të hetojnë në drejtim të vrasjes së Eglant Kocit në Tiranë, ditën që u paraqit në biznesin e shokut të tij për shkak të portofolëve virtualë. I dyshuari rezulton se u thirr nga policia gjatë orëve që nuk dihej asgjë për fatin e të riut dhe, ndërsa ai rezultonte i zhdukur, Shakaj shprehet se e kishte takuar Eglantin në datën 3 qershor.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë e kriptomonedhave dhe të call center-ave.

Shakaj e mashtroi policinë duke e cituar viktimën t’i kishte thënë: “Njëri nga personat që ka portofolin tonë dixhital ka rënë në burg në Dubai, kurse tjetri i ka luajtur online bixhoz”. Menjëherë pasi u lirua, Shakaj u zhduk duke mos ia hapur telefonin policisë, ndërsa kamerat e sigurisë treguan itinerarin se si Eglanti, duke udhëtuar me një motor, vizitoi shokun e tij në datën 4 qershor. 40 minuta pasi kapërceu atë derë, një person i veshur me të zeza u largua me motorin e viktimës.

Përmes shumë dëshmive dhe kamerave të sigurisë, grupi i hetimit përforcoi dyshimet rreth të kërkuarit.

Pamjet më të rëndësishme për hetuesit janë ato të datës 5 qershor, ora 23:30, ku Shakaj nxjerr në holl, duke e tërhequr zvarrë, një qese në formën e trupit të njeriut, që e largon më pas me automjet. Kufoma u gjet pas ditësh të gjata të kërkimeve, ndërsa ADN-ja vërtetoi se bëhej fjalë për Eglant Kocin, ndërkohë që në burg vazhdon të mbahet 25-vjeçari Ena Zyferi, një student infermierie që punonte si kamarier dhe që dyshohet se përkrahu autorin e krimit duke fikur kamerat.

Prokuroria ka pyetur një listë të gjatë dëshmitarësh, mes tyre edhe lavazhierë, të cilëve Shakaj u tha për Porsche-n: “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”. Të dy punëtorët shpjegojnë për hetuesit se gjatë punës vunë re se “në pjesën e tapetit të automjetit, pas ndenjëses së shoferit, kishte lëng të kuq, në pamje të parë si gjak”.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Gjiganti britanik i makinave shkurton 4,000 vende pune, rreth 10% të fuqisë punëtore globale

Prodhuesi britanik i makinave luksoze Jaguar Land Rover njoftoi të hënën se do të shkurtojë “rreth 4,000 vende pune gjatë dy viteve të ardhshme”, ose rreth dhjetë përqind të fuqisë punëtore globale.

JLR konfirmoi shifrën pasi njoftoi më parë një skemë të shkurtimit vullnetar të vendeve të punës, e cila vjen pas muajsh trazirash të shkaktuara nga një sulm kibernetik ndaj kompanisë dhe tarifat në të gjithë sektorin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Prodhuesit e njohur të makinave po përballen gjithashtu me konkurrencë të fortë nga prodhuesit kinezë, si dhe me nevojën për të investuar shumë, ndërsa industria po zhvendoset drejt automjeteve elektrike.

JLR konfirmoi shifrën pasi njoftoi më parë një skemë të shkurtimit vullnetar të vendeve të punës, e cila vjen pas muajsh trazirash të shkaktuara nga një sulm kibernetik ndaj kompanisë dhe tarifat në të gjithë sektorin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Prodhuesit e njohur të makinave po përballen gjithashtu me konkurrencë të fortë nga prodhuesit kinezë, si dhe me nevojën për të investuar shumë, ndërsa industria po zhvendoset drejt automjeteve elektrike.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”/ I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë

I dërguari special i presidentit Trump në Ballkan për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka folur nga Kryegjyshata Bektashiane për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, bashkëpunimin dypalësh, si dhe projektin për krijimin e një shteti sovran Bektashi në kryeqytet.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Zampolli ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit Bektashi, drejtues të politikës shqiptare dhe pritet të takohet edhe me anëtarë të qeverisë.

Në qendër të vëmendjes së vizitës ishte ndërtimi i një qendre të avancuar shëndetësore dhe çështja e shtetit Bektashi, një projekt i prezantuar më herët nga Kryeministri Edi Rama, i cili parashikon krijimin e një entiteti sovran në Tiranë.

I pyetur drejtpërdrejt për krijimin e shtetit Bektashi, i dërguari amerikan tha se e ka dëgjuar propozimin si nga Kryeministri Rama, ashtu edhe nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi.

Ai theksoi se vendimi i takon popullit shqiptar dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta respektojë atë.

“E kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin”, deklaroi Zampolli, duke shtuar se, nëse populli shqiptar e dëshiron një zhvillim të tillë, atëherë sipas tij “kjo është një gjë e mirë”.

Më poshtë, deklarata e plotë e të dërguarit special amerikan, Paolo Zampolli:

Si Presidenti Trump, ashtu edhe Sekretari Rubio, dhe unë vetë, të gjithë besojmë në bashkëjetesën ndërfetare dhe në të gjitha objektet e kultit.

Personalisht ndihem i bekuar. Nëna ime ishte kushërirë e Papa Montinit, Palit VI. Në familjen time ka pasur edhe një shenjtor. Dhe çfarë dite më të bukur se kjo për të qenë këtu, me Shenjtërinë e Tij Bektashiane, pikërisht në Ditën e Nënë Terezës.

Kjo është shumë prekëse për mua. Kisha dëgjuar për atë që keni këtu dhe është vërtet e jashtëzakonshme. Doja ta shihja me sytë e mi dhe jam shumë i impresionuar. Dua ta përgëzoj vëllain tim për atë që po bëni.

Unë kam lindur në Itali, por jam krenar që i shërbej shtetit dhe presidentit të SHBA. Sigurisht, ne kemi edhe një marrëdhënie biznesi, por Presidenti e kupton gjithashtu të ardhmen dhe ka shumë programe, në lidhje me mjekësinë, siç është programi “Right to Try”.

Nga sa kuptova shkurtimisht, ajo që po bëni këtu me partnerët amerikanë është diçka e shkëlqyer. Dhe padyshim, kjo mund të jetë një bazë shumë e mirë, sepse ne kemi nevojë për spitale.

Unë kam katër vjet që përballem me kancerin, ndaj e kuptoj se sa e vështirë është të kesh kancer. Ne duhet t’i shërojmë njerëzit tanë dhe, padyshim, çfarë mund të jetë më mirë sesa të kemi një partneritet me amerikanët.

Keni takime sot me katër ministra shqiptarë, si edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare. Çfarë prisni nga këto takime? Çfarë synoni?

Mesazhi do të jetë se Shqipëria është një mike. Ne sapo kemi emëruar një ambasador, por ende nuk e kemi në detyrë. Dhe është një ambasador i shkëlqyer, i cili do t’i shërbejë administratës Trump dhe parimit “America First”, Amerika e Para.

Kam pasur nderin të takohem shumë herë me Kryeministrin Edi Rama. Madje, sapo jemi takuar dje ose një ditë më parë në Mynih, në Konferencën e Sigurisë.

Kështu që mendoj se mesazhi është: ju jeni një aleat, jeni shumë të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për miq në rajon dhe na pëlqejnë miqësitë afatgjata. Dhe mendoj se kemi shumë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë njerëz të mrekullueshëm.

Atëherë, çfarë prisni nga këto takime që keni sot?

Ky është një takim vërtet informal dhe qëllimi im është të tregoj respekt. Kam ardhur këtu për të treguar respekt dhe për të vizituar vendin si i dërguar i posaçëm i Presidentit. Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është e shkëlqyer dhe mund të bëhet gjithmonë e më e mirë. Prandaj jemi këtu. Le të shohim. Inshallah.

Për sa i përket shtetit të Bektashinjve që pritet të krijohet këtu në Shqipëri, cili është qëndrimi juaj?

E kam dëgjuar. Kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë vendimin e popullit të Shqipërisë.

Epo, po mësoj nga ju dhe mendoj se populli i Shqipërisë e dëshiron këtë. Prandaj, nëse populli juaj e dëshiron, mendoj se kjo është një gjë e mirë. Mirë, kam dëgjuar disa njerëz të flasin, por ndoshta jo popullin. Prandaj duhet të flasë populli.

Sinqerisht, NATO është një organizatë për të cilën kemi nevojë. Nuk është pjesë e agjendës sime. Unë isha me NATO-n këtu në Çernobil, ku ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Kjo nuk është vërtet pjesë e agjendës sime, por ne e mirëpresim Shqipërinë si anëtare të NATO-s dhe duhet ta përdorim NATO-n edhe për shumë gjëra të tjera.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More