
Nga oferta 500 mijë euro te Premier League, Hysaj në orbitën e Evertonit
Elseid Hysaj është në kërkim të skuadrës së re pas ndarjes nga Lazio, ndërsa emri i tij po lidhet edhe me një transferim të bujshëm në Premier League.
Mediat angleze raportojnë se Evertoni po monitoron situatën e mbrojtësit shqiptar, i cili mund të jetë një alternativë interesante për David Moyes. 32-vjeçari ka avantazhin se mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes dhe sjell me vete një eksperiencë të madhe nga Serie A dhe kompeticionet europiane.
Hysaj, ndërkohë, ka refuzuar një ofertë prej 500 mijë eurosh nga një klub shqiptar, duke preferuar të presë për një mundësi tjetër.
Në këtë periudhë, mbrojtësi po qëndron pushim dhe po shqyrton alternativat. SipasTuttomercatowebnë garë janë edhe klube nga Rusia, të cilat Hysaj po i konsideron seriozisht. Një rikthim në skenën e madhe europiane mbetet kështu në horizont për mbrojtësin kuqezi.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
