
“Shqipëria është ekperiment për idetë e të majtës ekstremiste”, Berisha nga New Jersey: Sot kërkoj mbështetje nga SHBA për largimin e narkoshtetit
Kryedemokrati Sali Berisha në takimin me shqiptarët e Amerikës në New Jersey shprehu sot se kërkon mbështetjen e tyre për rrëzimin e .
Berisha e krahasoi vizitën e tij me atë të vitit 1991, kur kërkoi ndihmë për rrëzimin e diktaturës komuniste. Më tej ai akuzoi qeverinë shqiptare se e ka kthyer vendin në një “kopsht eksperimental” të ideve të së majtës ekstremiste.
“Sot vij për të kërkuar ndihmën e SHBA në betejën kundër narkoshtetit. Në mars të 91-shit erdha për të kërkuar ndihmë për të larguar diktaturën komuniste. Sot kërkesa ime ndaj vendit që i ka dhënë shqiptarëve të jashtëzakonshme, kam besim të madh se shqiptarët se shqiptarët do kenë ndihmën e tyre për të shpëtuar nga narkoshteti në trojet e tyre. Shqipëria ka sot nevojë për ringritje. Shqipëria pret nga ne për të ngritur vlerat. Sot vendi juaj është kopshti eksperimental i ideve të së majtës ekstremiste”, tha Berisha.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Trump është brun? Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit, presidenti amerikan shfaqet në publik me look-un e ri
- Droni me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut, Lavrov kërcënon: Është fillimi i një lufte të vërtetë
- Shqipëria drejt BE-së, Mitsotakis vendos theksin te pronat dhe minoriteti grek: Ka progres, por të drejtat e minoritetit grek nuk janë mbrojtur mjaftueshëm
