
U arratis nga spitali grek, zbulohen fotot e të dënuarit Gentian Çipit, ja si duket ai sot
Janë zbuluar fotografitë e të shumëkërkuarit prej 20 orësh nga policia greke, 41-vjeçarit Gentian Çipi. Sipas burimeve më të fundit të korrespondentit të Top Channel Artur Bibe, Gentian Jorgo Cipi, rezulton i burgosur në Nigrita Serra për 3 vendime, konkretisht dy dënime për narkotikë dhe një paraburgim për tentativë vrasje.
Ai ka datëlindje 15.07.1985, ndërkohë që çuditërisht ne Shqipëri rezulton me vendbanim në Vlorë e jo në Dishnicë të Korçës.
Ende nuk ka asnjë reagim nga policia shqiptare se si i është ndryshuar masa e sigurimit në korrik 2023 nga “Arrest në burg” në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe se si ai ka përfunduar në Greqi duke kryer tentativë vrasje në Selanik në 3 shtator 2024.
Burimet bëjnë me dije se ai është dënuar me 2 vjet burg në Shqipëri për “shkatërrim i pronës me zjarr” në bashkëpunim e në rrethana rënduese, dënim të cilin nuk e ka kryer pasi për veprën për të cilën është dënuar, ka qëndruar në paraburgim vetëm rreth 2 muaj e 20 ditë.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Përgjimet e Ron Yefet dhe trafik armësh nga Afrika, ministrja Ismaili i përgjigjet denoncimeve të Ahmetajt: Më vjen ndot të komentoj deklaratat e të arratisurve nga drejtësia
- “Jam princesha jote e vogël, të dua”/ I dërgonte foto dhe video intime të dënuarit për vrasje, oficerja 23-vjeçare i shpëton burgut
