
Video/ Pamje emocionuese, prezantuesja e Top Channel zbulon sekretin e ëmbël, në pritje të fëmijës së parë
Përmes një video, ku shfaqet me bëjë fustan të bardhë veror, prezantuesja e Top Channel, Nevina Shtylla ka zbuluar sekretin e saj të ëmbël.
Ajo tregon se është në pritje të fëmijës së saj te parë, një lajm që e ka ndarë me shumë dashuri me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Nevina Shtylla ka folur edhe më parë për lidhjen dhe romancën e saj te bukur me partnerin, por këtë të fundit duket se ka zgjedhur ta mbajë “sekret”, larg medias dhe syrit të publikut.
Pas ndarjes së kësaj videoje, komentet e ndjekësve që e urojnë, kanë qenë të shumta.
A post shared by nev. (@nevinashtylla)
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
