Punë në Gjermani

Witkoff dhe Kushner drejt Ukrainës për raundin e ri të bisedimeve, Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e hapësirës ajrore

Dy negociatorët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të vizitojnë Ukrainën të dielën, pas vizitës së tyre në Moskë, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky deklaroi se Ukraina do të garantojë sigurinë e hapësirës ajrore gjatë vizitës së negociatorëve amerikanë në Moskë, duke i bërë thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ajrore ndaj Ukrainës gjatë kohës që Witkoff dhe Kushner do të zhvillojnë negociatat.

“Siç ndodhi gjatë vizitave të mëparshme diplomatike nga pala amerikane, ne do të sigurojmë funksionimin e qetë të hapësirës ajrore ruse në mënyrë që negociatorët të mund të mbërrijnë të sigurt. Ne po kujdesemi për ta, jo Rusia. Nuk do të ketë sulme ajrore nga ana jonë dhe Rusia duhet të përgjigjet në të njëjtën mënyrë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Presidenti ukrainas theksoi se synimi është që vizita dhe negociatat me palën amerikane të jenë sa më konstruktive, ndërsa palët duhet të kërkojnë zgjidhje reale për përfundimin e luftës.

“Qëllimi ynë është vizita më konstruktive dhe thelbësore e mundshme, si dhe negociatat me palën amerikane. Ne duhet të kërkojmë zgjidhje realiste për t’i dhënë fund kësaj lufte. Do të shohim se çfarë propozimesh do të kenë Steve dhe Jared dhe çfarë përgjigjeje do të marrin në Moskë”, shtoi Zelensky.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *