
Kosova kërkon avancimin drejt BE-së, kryenegociatori: Jemi i vetmi vend pa statusin kandidat
Kosova kërkon që anëtarësimi i saj në BE të mos mbetet i bllokuar, e për këtë arsye, në takimin informal të ministrave të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, insiston që të ecet përpara në këtë drejtim.
Ne duam që aplikimi i Kosovës të ecë përpara dhe të hapen bisedimet për anëtarësim. Jemi i vetmi shtet që nuk ka statusin e vendit kandidat. BE-ja duhet të japë rezultate në këtë drejtim. Jam këtu për ta çuar përpara këtë mesazh”, deklaroi Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Kosovës me bllokun europian. Në takimin që mbahet në Irlandë, ministrat përgjegjës për çështjet evropiane përballen me homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.I pyetur se çfarë mesazhi po marrin qytetarët e Kosovës nga fakti që, edhe pas më shumë se katër vitesh, aplikimi i vendit ende nuk është shqyrtuar nga BE-ja, Zulfaj tha se mesazhi nuk është pozitiv. “Nuk është një mesazh i mirë. Kjo tregon mungesë lidershipi në BE dhe mendoj se është një përgjegjësi e përbashkët.BE-ja duhet të bëjë pjesën e saj, ndërsa arritja e konsensusit brenda bllokut duhet të jetë përgjegjësi e vetë BE-së. Çdo vend, i madh apo i vogël, duhet ta ndiejë urgjencën për unitet brenda Bashkimit Evropian”, ishte komenti i tij. Kosova e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, kërkesa ende nuk ka kaluar as fazën e parë formale të procesit, që parashikon shqyrtimin nga Këshilli i BE-së dhe më pas kërkesën për një opinion nga Komisioni Europian. Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- LIVE/ Situatë kritike në disa fshatra të Fierit, zjarri avancon drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë, evakuohen disa banorë
- OKB-ja kërkon ndryshimin e hartës së botës: Afrika nuk është aq e vogël sa duket te Mercatori
- Drejtonin rrjetin shqiptar të kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, burg për babanë, djalin dhe xhaxhain në Angli
- Witkoff dhe Kushner drejt Ukrainës për raundin e ri të bisedimeve, Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e hapësirës ajrore
- Mori drejtimin e Delegacionit Europian në Tiranë, mesazhi i ambasadores Sofia Moreira de Sousa: Mbështes rrugëtimin e vendit drejt BE-së
