Author: bot videobot

Punë në Gjermani

A i mbron dot Anglia ishujt? Situata me ishujt Falkland, Argjentina i ka shpresat te zemërimi i Trump me britanikët

Sa e përgatitur është Britania të mbrojë në 2026-ën një arkipelag ishujsh rreth 13 mijë km larg nga Londra, në afërsi të Antarktidës?

Në 1982, kur forcat argjentinase pushtuan ushtarakisht ishujt, ato mbroheshin nga 68 marinsa britanikë dhe 23 banorë britanikë që jetonin në ishuj dhe vepronin si forcë rezerviste. Fillimisht, Argjentina e pati pushtimin si shëtitje në park, dhe strategët ushtarakë dhe politikë argjentinas menduan se Britania nuk do të dërgonte forcat e saj në anën tjetër të botës për t’i mbrojtur ishujt, që tashmë kanë në afërsi edhe rezerva të mëdha nafte dhe po eksplorojnë me një kompani britanike dhe një izraelite për nxjerrjen e afro 1.7 miliard fuçive naftë.

U deshën 74 ditë që trupat e dërguara nga Thatcher-i të mposhtnin argjentinasit, që u dorëzuan para fuqisë ushtarake britanike. Argjentina pagoi një çmim të lartë prej 665 ushtarësh të vrarë, ndërkohë nga pala britanike humbën 255 ushtarë.

Britanikët nxorën mësime nga lufta e vitit 1982, dhe mësimi ishte se është më e vështirë të çlirosh ishujt e pushtuar sesa t’i mbrosh ata siç duhet. Për këtë arsye, sot ka një detashment ushtarak të përhershëm të vendosur nga britanikët në dy ishujt Falklands, ose Las Malvinas, siç i quajnë argjentinasit, me rreth 1500 ushtarë, ose dyfishi i trupave. Përveç këtyre, ka katër avionë luftarakë Tajfun, me avionë që i furnizojnë me karburant në ajër e që mund të operojnë nga ajri pa mbarimisht, si dhe sisteme të fuqishme radarësh.

Tajfunët britanikë janë shumë më të avancuar se avionët F16 të argjentinasve. Ndërkohë, në tokë janë instaluar sisteme të fuqishme raketore tokë-ajër, anije luftarake që patrullojnë rregullisht ishujt, si dhe një nga nëndetëset bërthamore britanike, që lundron rregullisht nën ujërat rreth ishujve Falklands.

E nëse argjentinasit do të guxonin të sulmonin sërish, do të duhet të fitonin luftën në ajër si fillim, por nëse eventualisht do të rihapej konflikti, përforcime ushtarake do të dërgoheshin menjëherë nga Britania.

Pavarësisht kërcënimeve nga presidenti argjentinas, ishujt Falklands kurrë nuk kanë qenë më të sigurt ushtarakisht sesa në dit

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Rikthimi i madh i kinematografisë/ Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar edicioni 14, bashkon brezat pas 14 vitesh mungesë

Pas një ndërprerjeje të gjatë prej 14 vitesh, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar është rikthyer me gjithë shkëlqimin e tij në Tiranë, duke u kthyer në kryeqendrën e artit dhe kulturës në vend.

Kjo ngjarje historike ka bërë bashkë qindra artistë, nga korifejtë e kinemasë shqiptare deri te kineastët e rinj e me talent, duke festuar trashëgiminë dhe të ardhmen e ekranit të madh.

Nata e hapjes solli emocione të shumta dhe momente nostalgjie, ku vëmendja kryesore u përqendrua te vlerësimi i figurave që kanë shkruar historinë e filmografisë sonë. Emra të mëdhenj si Reshat Arbana, Roza Anagnosti, Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro e të tjerë, u nderuan me Çmimet e Karrierës për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në artin shqiptar.

Megjithatë, si çdo event i rëndësishëm, nuk mund të kalonte pa debate. Pas një lapsusi në ceremoninë e hapjes nga organizatorët, ku në vend të fotos së regjisores së njohur Xhanfize Keko u vendos për pak sekonda në ekran fotoja e poetes Natasha Lako, për të cilën u kërkua ndjesë publike nga drejtori artistik i festivalit, z. Ilir Butka. Regjisori i njohur Mevlan Shanaj dhe e shoqja, znj. Natasha Lako, u revoltuan dhe shprehën pakënaqësinë e tyre përmes një statusi ku e cilësonin festivalin “obobo, kjo mynxyrë”, dhe u shprehën gjithashtu të pakënaqur për ndarjen e 16 çmimeve të karrierës.

Pavarësisht polemikave të natyrshme artistike, entuziazmi i publikut dhe pjesëmarrja e komunitetit kinematografik mbeten në nivele rekord.

Festimi i kinemasë vazhdon gjatë të gjitha këtyre ditëve me shfaqje filmash, debate dhe takime mes brezave. Sipari i këtij edicioni jubilar do të ulet më 12 shtator, në natën finale ku do të ndahen edhe çmimet kryesore të konkurrimit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Premier League/ Manchester United frenohet në Liverpool, Everton i rrëmben pikën në fund të ndeshjes

Manchester United frenohet këtë të dielë në ndeshjen e javës së tretë të Premier League angleze. Skuadra e Djajve të Kuq nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Evertonit në sfidën e zhvilluar në Liverpool me skuadrën e Michael Carrick që e pa t’i shpëtonte fitorja nga duart vetëm në minutat shtesë të sfidës.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola 0-0 kështu që e gjithë historia e kësaj ndeshjeje u shkrua në 45 minutat e dyta. Manchester United zhbllokoi rezultatin me Bryan  Mbeumo menjëherë me fillimin e këtij fraksioni të dytë të lojës duke marrë avantazhin në 1-0, një avantazh që diti ta menaxhojë deri në minutën e 83 kur Everton barazoi shifrat me golin e Tyrique George.

Por ekuilibri në rezultat zgjati pak pasi Djajtë e Kuq u kthyen në avantazh tani 2-1 me golin e Benjamin Sesko. U duk se të besuarit e Michael Carrick po merrin fitoren e dytë radhazi por në minutën e 96, Everton shënoi sërish duke barazuar shifrat në 2-2 me Maitland Niles dhe skuadrat dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila, me Everton që shkon në 5 pikë 1 më shumë se Manchester United.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme në Peshtan/ Banori ngre alarmin: Dje u shua, sot digjet një tjetër zonë

Një banor i zonës së Peshtanit në Fier ka denoncuar përfshirjen nga zjarri të një sipërfaqeje pyjore, duke ngritur dyshime se flakët mund të jenë vendosur qëllimisht.

Sipas banorit, zjarri i një dite më parë ishte shuar në zonë, ndërsa sot flakët janë shfaqur në një tjetër pjesë të pyllit, e cila më herët nuk ishte prekur nga zjarri.

Kjo situatë ka shtuar dyshimet për ndërhyrje të qëllimshme, ndërsa banori kërkon që autoritetet të hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit dhe të verifikojnë nëse pas flakëve fshihet një zjarrvënie e qëllimshme.

Për momentin, shkaku i zjarrit mbetet i paqartë dhe pritet që hetimet të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Zjarret në vend/ 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive, ushtria dhe zjarrfikësit në aksion në zonat problematike

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 16 janë fikur.

Për përballimin e situatës është realizuar një angazhim i gjerë operacional në nivel kombëtar, me 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor. Për ditën e sotme është parashikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku ndërhyrja vijon.

Angazhimi kryesor është përqendruar në vatrat më problematike.

Në Malin e Dajtit, krahas strukturave bashkiake, sot janë angazhuar 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter.

Në Bardhaj të Shkodrës, janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat e emergjencave civile, si dhe mbështetje nga FA me 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter, ndërsa sot operacionit i shtohen 33 forca dhe 1 ambulancë.

Në Fier, janë përfshirë 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 forca të tjera, si dhe 90 ushtarakë, 1 helikopter dhe 1 Air Tractor. Sot vijon mbështetja me 33 forca.

Operacioni në Himarë është përmbyllur me fikjen e zjarrit, pas një mobilizimi të gjerë me 26 automjete zjarrfikëse, 120 efektivë, 40 vullnetarë, 67 forca bashkiake, 20 forca policore dhe 180 efektivë të FA me 2 helikopterë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Shembet ndërtesa 5-katëshe në New Dehli, 3 viktima dhe 8 të plagosur, nis operacioni për shpëtimin  e të bllokuarve

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë shpëtuar pasi një ndërtesë u shemb në kryeqytetin indian, New Delhi, sipas autoritetet.

Tetë persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Nuk është e qartë se sa persona ishin brenda ndërtesës në kohën e shembjes. Mediat indiane sugjerojnë se shumë të tjerë mund të jenë ende të bllokuar.

Ndërtesa, e vendosur në jugperëndim të New Delhit dhe e përdorur si një strukturë mikpritëse, kishte një bodrum dhe pesë kate.

Sipas raportimeve, në bodrum po bëhenshin riparime në momentin kur ndodhi shembja.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Vapa rëndon të sëmurët kronikë/ Nxehtësia zgjat në shtator, mjekët këshillojnë hidratim dhe shmangie të pikut

Ndërkohë që temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe gjatë muajit shtator, vapa e tejzgjatur shton problematikat tek të sëmurët kronikë.

Sidomos moshat e treta që vuajnë nga sëmundje neurodegjenerative si parkinsoni, demenca dhe alzaimer, kanë problematika të shtuara.

Por kur temperatura e lartë kthehet në urgjencë për të sëmurët neurologjikë?

Mjekët këshillojnë evitimin e orareve të pikut dhe hidratimin e vazhdueshëm, ndërkohë që temperaturat e larta të tejzgjatura janë të dëmshme.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Deklaratat e Ramës në Itali, reagon Berisha: Fajin nuk e ka Europa, por padrinot e tij që nuk ngopen duke vjedhur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali, ku ky i fundit foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së.

Berisha akuzon Ramën se po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa e lidh situatën në Shqipëri me qeverisjen e tij dhe me atë që e cilëson si “narkoshtet”.

Rama: “I besoj shumë Europës”, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës!

Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE. Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi  narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së në Tiranë: Zgjerimi do të jetë suksesi ynë i përbashkët

Ministri Ferit Hoxha ka pritur sot në Tiranë ambasadoren e re të BE-së në vend Sofia Moreira de Sousa.

Ministri i uroi ambasadores mirëseardhjen dhe shtoi se zgjerimi do të jetë suksesi i përbashkët, duke theksuar se ‘përmes reformave, do të sjellin më shumë Evropë në Shqipëri’.

“Mund të jetë e shtunë dhe një ditë e bekuar, por në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE nuk ka pauzë dhe kohë të lirë.

Kënaqësi të takohem për herë të parë me Drejtuesen e re të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa.

Patëm një shkëmbim thelbësor mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përfshirë përgatitjet për momentet e ardhshme në udhëtimin tonë evropian dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.

Nënvizova angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për të realizuar reformat dhe për të përparuar me vendosmëri në të gjithë kapitujt negociues.

Asnjëherë nuk mund ta theksojmë mjaftueshëm se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar fort në meritë, rezultate dhe besim të ndërsjellë. Shqipëria po bën pjesën e saj, me vendosmërinë, disiplinën dhe ndjesinë e qëllimit që kërkon ambicia jonë.

Qasja jonë është e qartë: përmes reformave, ne sjellim më shumë Evropë në Shqipëri çdo ditë, ndërsa ecim me vendosmëri dhe qartësi drejt përfundimit të negociatave dhe objektivit tonë historik për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.

Mirë se vini në Shqipëri, Ambasadore Moreira de Sousa.

Suksesi juaj do të jetë një sukses edhe për partneritetin tonë të veçantë, ashtu sikurse zgjerimi është një sukses i përbashkët: më shumë përparim për Shqipërinë, por edhe një investim strategjik për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, u shpreh Hoxha.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Athletic Bilbao “shpërthen” në pjesën e dytë dhe turpëron Atletico Madridin, tre gola dhe një fitore spektakolare në “San Mames”

Athletic Bilbao ka regjistruar një fitore të madhe në javën e katërt të La Ligës, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Atlético Madrid.

Pas një pjese të parë pa gola, por me raste të shumta nga të dyja skuadrat, Athletic Club shpërtheu menjëherë pas pushimit dhe brenda dy minutash ndryshoi tërësisht rrjedhën e takimit.

Vetëm 46 sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, Nico Williams zhbllokoi sfidën me një goditje me kokë nga qendra e zonës, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Bilbao nuk u mjaftua me kaq. Në minutën e 48-të, Robert Navarro dyfishoi shifrat pas një aksioni të shpejtë, duke përfituar nga hapësirat e krijuara në mbrojtjen e Atlético Madridit.

Skuadra e Diego Simeones reagoi menjëherë dhe tentoi të rikthehej në lojë. Trajneri kreu një seri zëvendësimesh në minutën e 59-të, duke hedhur në fushë Julián Álvarez, Cristian Romero, Koke dhe Arnau Ortiz. Megjithatë, përpjekjet e madrilenëve u përplasën me një Bilbao të organizuar dhe me një Unai Simón në formë të shkëlqyer.

Portieri i Bilbao u bë protagonist në disa raste, duke ndalur goditjet e Julián Álvarez, Pablo Barrios dhe Marcos Llorente. Atlético pati gjithashtu një mundësi të artë me Cristian Romeron, por mbrojtësi nuk arriti të shënonte me kokë nga shumë pranë portës.

Vendasit vazhduan të ishin të rrezikshëm në kundërsulme dhe patën mundësi për të shënuar edhe golin e tretë. Ai erdhi në minutën e 90-të.

Oihan Sancet mori topin në qendër të zonës dhe me të djathtën mposhti portierin kundërshtar, duke vulosur fitoren spektakolare 3-0 të Athletic Bilbao.

Kështu, Athletic Bilbao siguron një triumf bindës ndaj një prej skuadrave pretendente të kampionatit, ndërsa Atlético Madrid pëson një humbje të rëndë pas një ndeshjeje ku nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara.

Athletic Bilbao 3-0 Atlético Madrid46′ Nico Williams, 48′ Robert Navarro, 90′ Oihan Sancet

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More