Punë në Gjermani

Premier League/ Manchester United frenohet në Liverpool, Everton i rrëmben pikën në fund të ndeshjes

Manchester United frenohet këtë të dielë në ndeshjen e javës së tretë të Premier League angleze. Skuadra e Djajve të Kuq nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Evertonit në sfidën e zhvilluar në Liverpool me skuadrën e Michael Carrick që e pa t’i shpëtonte fitorja nga duart vetëm në minutat shtesë të sfidës.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola 0-0 kështu që e gjithë historia e kësaj ndeshjeje u shkrua në 45 minutat e dyta. Manchester United zhbllokoi rezultatin me Bryan  Mbeumo menjëherë me fillimin e këtij fraksioni të dytë të lojës duke marrë avantazhin në 1-0, një avantazh që diti ta menaxhojë deri në minutën e 83 kur Everton barazoi shifrat me golin e Tyrique George.

Por ekuilibri në rezultat zgjati pak pasi Djajtë e Kuq u kthyen në avantazh tani 2-1 me golin e Benjamin Sesko. U duk se të besuarit e Michael Carrick po merrin fitoren e dytë radhazi por në minutën e 96, Everton shënoi sërish duke barazuar shifrat në 2-2 me Maitland Niles dhe skuadrat dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila, me Everton që shkon në 5 pikë 1 më shumë se Manchester United.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *