Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht në lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it, mbrëmjen e së premtes.

Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonën përreth dhe disa banesa, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Sipas informacionit të bërë me dije nga Prefektura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, deri më tani raportohet se gjashtë banesa janë djegur totalisht, prej të cilave tre kanë qenë të banuara dhe tre të pabanuara.

Banorët tregojnë se kanë përjetuar një natë të vështirë. Për shkak të përhapjes së flakëve, disa persona dhe turistë janë detyruar të largohen nga banesat dhe strukturat ku ndodheshin, duke u zhvendosur drejt zonave më të sigurta.Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.Operatorët turistikë dhe pronarët e bizneseve në zonë shprehen se zjarri i ka gjetur të papërgatitur, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Situata ka vijuar të mbetet problematike deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Rreth orës 02:00, një tjetër banesë është përfshirë nga flakët, duke shtuar panikun mes familjeve që banonin në zonë.

Zjarri i madh ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe një situatë të vështirë për banorët e Himarës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave kanë vijuar punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, me helikopterë që po hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara Forcat e Armatosura, së bashku me forca të shumta zjarrfikëse të mbërritura nga qytete të ndryshme të vendit, në përpjekje për të izoluar dhe shuar vatrat që vijojnë të jenë aktive në territorin e Bashkisë Himarë.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa forcat në terren po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe zonat e banuara.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

PDK humbet durimin në Kosovë/ Hamza paralajmëron veprime institucionale, Kushtetuesja mbetet një nga rrugët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 9 shtator në përpjekje për të konstituuar këtë institucion, pas thirrjes së vazhdimit të seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

Pavarësisht kësaj, në shenjë proteste ndaj shkeljes së afatit kushtetues, partitë opozitare këtë të shtunë janë mbledhur edhe një herë në sallën e seancave në parlament.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka kritikuar thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për javën e ardhshme.

“Tashmë nuk po shkelen vetëm afatet që burojnë nga rendi kushtetues, po shkelet edhe afati sipas intepretimit të vetë Vetëvendosjes. Tash vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për 9 shtator, pas afatit prej 30 ditëve që ka përcaktuar vetë Vetëvendosja”, tha deputeti i PDK-së Bedri Hamza.

Hamza në kundërshtim të shkeljeve kushtetuese që sipas PDK-së ka kryer Vetëvendosja, ka paralajmëruar masa të tjera veprimi.

“Do të veprojmë me përgjegjësi, me vendosmëri dhe me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës”, tha Hamza.

Bashkë me PDK, në sallën e Kuvendit ishin edhe Aleanca, që po ashtu kritikuan veprimet e fundit të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky person, pra Kurti, pa pyetur askënd, e dorën në zemër pa pyetur kurrë as Vetëvendosjen, ka vazhdu me shkelje brutale të Kushtetutës dhe rendit tonë kushtetues”, tha deputeti i Aleancës Burim Ramadani.

Kuvendi i Kosovës, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025, duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Ky afat ka përfunduar më 7 gusht, e parlamenti mbetet i pakonstituar.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Funerali i Mladiç ndez debat/ Kos anulon vizitën në Serbi, Brukseli kundër glorifikimit shtetëror të të dënuarit përjetë për krime lufte

Serbia përplaset sërish me Bashkimin Europian, këtë herë për nderimet shtetërore ndaj Ratko Mladiç, ish-komandantit serb të Bosnjës, i dënuar për gjenocid. Komisionerja Marta Kos anuloi vizitën në Beograd, ndërsa Vuçiç kundërshtoi kritikat e Brukselit për funeralin e planifikuar të hënën.

Serbia është përfshirë në një përplasje të re me Bashkimin Europian, këtë herë për mënyrën se si po organizohet ceremonia e varrimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke e cilësuar si të papranueshme “glorifikimin” që po i bëhet Mladiç pas vdekjes së tij.

Trupi i tij u transportua nga Haga drejt Beogradit me një avion të qeverisë serbe. Arkivoli, i mbuluar me flamurin kombëtar, u prit nga ushtarë serbë, ndërsa në kortezh morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë dhe mbështetës nacionalistë.

Ratko Mladiç u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për masakrën e më shumë se 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës dhe krime të tjera gjatë luftës në Bosnjë. Presidenti Aleksandar Vuçiç reagoi ashpër ndaj kritikave të Brukselit, duke thënë se askush nuk mund të ndalojë njerëzit të marrin pjesë në funeral. Ceremonia pritet të zhvillohet të hënën në Beograd dhe mund të mbledhë mijëra mbështetës.

Polemikat kanë nxitur reagime edhe nga zyrtarë të tjerë europianë, të cilët paralajmërojnë se nderimet shtetërore për një të dënuar për gjenocid bien ndesh me vlerat europiane dhe mund të rëndojnë më tej rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian. Burimi mbështet si përplasjen me BE-në, ashtu edhe detajet për transportimin e trupit, dënimin dhe funeralin e planifikuar në Beograd.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Mbi 80 mijë tonë karburant të zhdoganuar në gusht, të ardhurat doganore arrijnë 22.8 miliardë lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vijon të konsolidojë performancën e saj pozitive në mbledhjen e të ardhurave doganore, duke shënuar rezultate të rëndësishme edhe gjatë muajit gusht 2026.

Gjatë muajit gusht, të ardhurat doganore arritën në 22.8 miliardë lekë, rreth 1.7 miliardë lekë më shumë krahasuar me gushtin e vitit 2025, ose rreth 18 milionë euro më shumë.

Një nga treguesit më të rëndësishëm të muajit është rekordi historik në zhdoganimin e karburantit. Në gusht 2026, konsumi mujor i karburantit kaloi 80 mijë tonë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në performancën e të ardhurave doganore.

Rritja e të ardhurave është mbështetur nga performanca pozitive e disa zërave kryesorë:

Akciza neto: +502 milionë lekë, e ndikuar veçanërisht nga karburantet (+264 milionë lekë) dhe cigaret (+187 milionë lekë);

TVSH në import: +1.1 miliardë lekë, ku kontributin kryesor e kanë dhënë karburantet e importit (+741 milionë lekë), produktet e tjera (+161 milionë lekë) dhe autoveturat e përdorura (+146 milionë lekë);

Taksa doganore: +85 milionë lekë, me rritje të ndikuar ndër të tjera nga importet e veshjeve, mishit dhe konstruksioneve metalike;

Renta minerare: +8 milionë lekë, e ndikuar kryesisht nga rritja e sasive të eksportit të mineraleve të tjera.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Shën Tereza, 10 vjet shenjtore/ Ekspozohen në Tiranë dorëshkrimet shqip që dëshmojnë lidhjen e saj me atdheun

Një dekadë më parë, Anjezë Gonxhe Bonjaxhi, gruaja që u bë nënë për njerëzimin, u shenjtërua nga Papa Françesku.

Në Meshën e Kanonizimit për Shën Terezën më 4 shtator 2016, Papa e quajti përcjellëse të mëshirës hyjnore që ndriçon errësirën që na rrethon. Misioni i saj vuri në dukje Ati i Shenjtë, “mbetet dëshmi e afërsisë së Zotit me më të varfrit.

Në 5 shtator, Kisha Katolike feston Shën Nënë Terezën, datën që shënon edhe ndarjen e saj nga jeta. Misionaret e Bamirësisë e kremtojnë këtë ditë me agjërim dhe lutje.

Ndërsa në Tiranë, në këtë përvjetor, u ekspozuan dorëshkrime në gjuhën shqipe të nobelistes, që tregojnë një raport të ngushtë emocional të Shenjtores për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Aktiviteti u organizua në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ku të pranishme ishin misionare të Urdhrit Nënë Tereza, që shtrin veprimtarinë e tij në rreth 100 vende.

Edhe personalitete të politikës dhe jetës akademike kujtuan sot Shën Terezën përmes shprehjeve të saj dhe mrekullive që iu njohën Shenjtores që u përkul mbi të varfrit, mbi të sëmurët dhe mbi çdo njeri që kishte nevojë për mbështetje dhe dashuri.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Jemi aktorë”, video e dhunës ndaj Edi Kuçit, reagon për TCH Jozefin Marku, tregon çfarë ndodhi

Jozefin Marku ka reaguar për Top Channel pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-konkurrentin e Përputhen, Edi Kuçi.

Marku thotë se kjo ngjarje, e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, është një ‘skenë aktrimi’, dhe se asgjë nuk ka ndodhur në realitet.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, u shpreh ai në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel Web.

I pyetur në lidhje me lëshimin e urdhër-arrestit nga Prokuroria e Pejës, ai e cilëson si ‘fake’ dhe të pavërtetë.

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, pretendon Marku.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Live Inter-Napoli/ Spektakël në “San Siro”! Tre gola në 6 minuta, Lautaro rihap sfidën (Video)

Java e tretë e Serie A sjell një nga përballjet më të forta të kampionatit, me Interi që pret Napoli në një duel që rikthen në skenë rivalitetin e sezonit të kaluar për titullin kampion.

Interi e ka nisur sezonin në mënyrë pozitive dhe kërkon të vijojë me rezultate të mira edhe në këtë përballje të rëndësishme.

Zikaltrit synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe të marrin një tjetër rezultat që do t’i japë besim skuadrës në javët e para të kampionatit.

Në krahun tjetër, Napoli vjen në këtë takim nën presion. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri pësoi një humbje të papritur në javën e kaluar ndaj Comos dhe tashmë nuk mund të përballojë një tjetër hap fals.

Sfida mes Interit dhe Napolit pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me kampionati që sapo ka nisur, por ku pikët në përballje direkte mund të kenë peshë të madhe në garën për kreun e tabelës.

Lautaro 56′ / Politano 50′, Hojlund 53′

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Panik në ajër/ Pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në sediljen e avionit, zbardhet incidenti

Një 67-vjeçar nga Arizona u arrestua pasi dyshohet se u soll në mënyrë agresive gjatë një fluturimi të kompanisë American Airlines, duke detyruar avionin të devijonte nga itinerari dhe të kryente një ulje emergjente në Baltimore.

Sipas Policisë Shtetërore të Merilendit, Arthur Ludin u arrestua pasi avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Baltimore/Washington. Gjatë incidentit, ai u lidh në sediljen e tij me shirit ngjitës, ndërsa duart iu lidhën me zinxhirë.

Incidenti ndodhi në fluturimin AA 618, i cili ishte nisur nga Dallas me destinacion Newark, sipas FBI-së dhe American Airlines.

Një prej pasagjerëve, Juan Mejia, ish-oficer i zbatimit të ligjit, tha se situata u tensionua rreth tre të katërtat e fluturimit. Sipas tij, 67-vjeçari nisi të ofendonte stafin e kompanisë dhe pasagjerët e tjerë, duke përdorur gjuhë fyese dhe raciste, si dhe komente fyese ndaj disa grave që ndodheshin në rreshtin pas tij.

Mejia dhe pasagjeri tjetër, Richard Olenick, thanë se ndërhynë pasi Ludin u bë fizikisht agresiv. Avioni devijoi në Aeroportin Ndërkombëtar Baltimore/Washington rreth orës 22:15, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), e cila po heton gjithashtu incidentin.

Dy pasagjerët që ndërhynë thanë se qëndruan pranë 67-vjeçarit derisa oficerët e policisë hipën në avion dhe e morën atë në paraburgim.

Pas arrestimit të Ludin, fluturimi vijoi normalisht drejt Newark, njoftoi American Airlines.

67-vjeçari u akuzua për sjellje të pahijshme dhe sulm të shkallës së dytë për incidentet e ndodhura në bordin e avionit, sipas Policisë së Autoritetit të Transportit të Maryland.

Hetimi për incidentin gjatë fluturimit vijon nga FBI-ja.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

1.4 milionë skedarë të qeverisë së Berlinit publikohen në rrjetin e errët, hakerët kërkonin 2 milionë euro

Një grup hakerash ka publikuar në rrjetin e errët rreth 1.4 milionë skedarë të vjedhur nga qeveria e qytetit të Berlinit, pasi skadoi afati për pagesën e një shpërblimi prej rreth 2 milionë eurosh.

Sipas transmetuesit publik rajonal RBB, të dhënat janë bërë të disponueshme për shkarkim në disa grupe. Mes materialeve të publikuara ndodhen edhe dokumente personale, përfshirë certifikata pune, oferta dhe vlerësime të punonjësve.

“Argëtohuni, gjuetarë të të dhënave”, shkruan grupi i hakerëve në njoftimin e tij.

Sulmi kibernetik ndaj institucioneve të Berlinit ndodhi më 14 gusht, duke detyruar shërbimet komunale, veçanërisht ato që lidhen me strehimin dhe mjedisin, të shkëputeshin përkohësisht nga rrjeti. Për disa ditë, qytetarët nuk mundën të përfundonin aplikimet apo pagesat për përfitimet e strehimit.

Në fund të gushtit, kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, konfirmoi se qyteti ishte bërë objekt i një tentative shantazhi pas sulmit kibernetik dhe deklaroi se autoritetet “nuk do t’i nënshtroheshin” kërkesave të hakerëve.

Grupi Rhysida, i cili sipas mediave gjermane ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Bibliotekës Britanike në Londër në vitin 2023, është lidhur edhe me këtë sulm. Në rastin e Bibliotekës Britanike, hakerët kërkuan 20 bitcoin, ndërsa pas refuzimit të pagesës publikuan rreth 500 mijë skedarë me të dhëna personale të vizitorëve, abonentëve dhe stafit.

Publikimi i të dhënave të Berlinit vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve komunale të 20 shtatorit. Autoritetet kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor nuk është prekur nga sulmi kibernetik.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Ku të vete unë?”/ I moshuari në Fier qëndron pranë pronës së shkrumbuar, kërkon me dëshpërim komisionin për vlerësimin e dëmeve

Banorët e Levanit në Fier, teksa presin komisionin për vlerësimin e dëmeve, tregojnë të dëshpëruar tmerrin që përjetuan një ditë më parë nga flakët e fuqishme.

Zjarri u afrua pranë banesave dhe bizneseve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik mes familjeve, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Një i moshuar, teksa qëndron pranë një magazine ku ai prodhonte koshere për bletët, i bën thirrje autoriteteve që të kryhet sa më parë vlerësimi për dëmet e shkaktuara.

“Këta thonë kur ka nevojë populli, jemi në gatishmëri… Ejani dhe shikoni gjendjen, bëni proces verbal. Po ullinjtë? U dogjën prapë ullinjtë, ku të vete unë”, shprehet ai, teksa i komunikohet se verifikimet nga grupi do të kryhet ditën e martë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More