Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Live Inter-Napoli/ Spektakël në “San Siro”! Tre gola në 6 minuta, Lautaro rihap sfidën (Video)

Java e tretë e Serie A sjell një nga përballjet më të forta të kampionatit, me Interi që pret Napoli në një duel që rikthen në skenë rivalitetin e sezonit të kaluar për titullin kampion.

Interi e ka nisur sezonin në mënyrë pozitive dhe kërkon të vijojë me rezultate të mira edhe në këtë përballje të rëndësishme.

Zikaltrit synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe të marrin një tjetër rezultat që do t’i japë besim skuadrës në javët e para të kampionatit.

Në krahun tjetër, Napoli vjen në këtë takim nën presion. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri pësoi një humbje të papritur në javën e kaluar ndaj Comos dhe tashmë nuk mund të përballojë një tjetër hap fals.

Sfida mes Interit dhe Napolit pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me kampionati që sapo ka nisur, por ku pikët në përballje direkte mund të kenë peshë të madhe në garën për kreun e tabelës.

Lautaro 56′ / Politano 50′, Hojlund 53′

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Formula 1/ Surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position, lë pas Russell dhe Paistrin

Pierre Gasly ka befasuar të gjithë në Monza, duke siguruar pole position për Çmimin e Madh të Italisë me Alpine.

Piloti francez zhvilloi një xhiro fantastike në fundin e sesionit të kualifikimeve, duke vendosur kohën më të shpejtë dhe duke lënë pas emra të mëdhenj të Formula 1.

Gasly u ngjit në krye në momentet vendimtare, ndërsa pas tij u rendit George Russell me Mercedes. Vendi i tretë i takoi Oscar Piastrit, ndërsa Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton plotësuan pesëshen e parë.

Max Verstappen u rendit i gjashti, ndërsa Kimi Antonelli e mbylli kualifikimin në vendin e shtatë. Megjithatë, pozicioni i pilotit italian nuk do të jetë ai i nisjes në garë.

Antonelli do të nisë nga fundi i grupit, pasi Mercedes ka vendosur të përdorë një njësi të re motori, duke bërë që ai të marrë një penalizim të rëndësishëm në rrjetin e nisjes.

Kjo e bën edhe më të veçantë paraqitjen e tij në kualifikime, pasi pavarësisht penalizimit, Antonelli arriti të ishte mes shtatë më të shpejtëve në pistën e Monzës.

Ndërkohë, gara do të zhvillohet të dielën në orën 15:00 dhe të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të kenë mundësinë ta ndjekin live në DigitAlb.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Me tabelë policie në dorë ndaluan ‘McLaren’ e Kuçit dhe e dhunuan në grup, nisin hetimet për Jozefin Markun, çfarë ndodhi te mbikalimi i Rinasit

Prej disa ditësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje nga dhuna e ushtruar në grup ndaj ish-konkurrentit të Përputhen Eduard Kuçi.

Në pamje shfaqet këngëtari Jozefin Marku me disa persona të tjerë, të cilët pasi i bëjnë shenjë për të ndaluar duke përdorur tabelën e policisë së shtetit Edi Kuçit, teksa ky i fundit lëvizte me mjetin e tij McLaren, e nxjerrin nga makina dhe e dhunojnë.

Në lidhje me këtë rast, burime pranë drejtorisë së policisë së Tiranës i kanë konfirmuar Top Channel se kanë nisur veprimet hetimore proceduriale.

Megjithatë pas publikimit të pamjeve ku konstatohet dhuna dhe përdorimi i sinjaleve të policisë nisën hetimet dhe veprimet proceduriale në terren.

Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.

Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Video/ Tensionet rriten në Gjirin Persik, SHBA shkatërron tre anije iraniane: Kostoja do të jetë edhe më e madhe

Ushtria amerikane deklaroi të shtunën se forcat e saj kanë goditur tre anije iraniane që transportonin naftë bruto, pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshoi raketa balistike në drejtim të dy anijeve luftarake të Marinës amerikane.

Nga Irani nuk ka pasur ende një reagim zyrtar, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportuan më herët se SHBA kishte sulmuar një tanker pranë ishullit Kharg, një prej qendrave më të rëndësishme të eksportit të naftës në vend.

Përplasja e fundit rrezikon të përshkallëzojë luftën e transportit detar në Gjirin Persik dhe përtej tij. Irani po përpiqet të pengojë anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit pa miratimin e tij, ndërsa SHBA ka intensifikuar goditjet ndaj anijeve iraniane.

Dy vendet kanë shkëmbyer sulme edhe në fillim të kësaj jave, për herë të parë pas më shumë se një muaji, ndërsa sulmet e reja rrisin frikën për nisjen e një tjetër cikli hakmarrjeje.

Sipas Komandës Qendrore amerikane (CENTCOM), një aeroplanmbajtëse dhe një destrojer amerikan i pajisur me raketa të drejtuara i kanë shmangur disa sulmeve iraniane.

CENTCOM: US Military destroys three IRGC oil tankers after Iran targeted two US Navy warshipspic.twitter.com/z6Rtf53QhJ

— The Post Millennial (@TPostMillennial)September 5, 2026

Në kundërpërgjigje, forcat amerikane “çaktivizuan përgjithmonë” dy anije iraniane që transportonin naftë bruto: M/T Downy, në brigjet e ishullit Kharg, dhe M/T Stark 1, pranë qytetit Jask.

Ndërkohë, jashtë Gjirit Persik, një tjetër tanker iranian, M/T Kylo, i cili ishte bosh, u “shkatërrua plotësisht” pasi u godit disa herë nga forcat amerikane, me qëllim nxjerrjen e tij jashtë funksionit.

Komandanti i CENTCOM, admirali Brad Cooper, deklaroi se mesazhi për Gardën Revolucionare iraniane ishte i qartë: çdo sulm ndaj anijeve amerikane do të pasohet nga një kosto edhe më e madhe për Iranin.

Më herët gjatë së shtunës, agjencitë iraniane të lajmeve raportuan se një tanker ishte sulmuar me raketa nga forcat amerikane pranë ishullit Kharg. Sipas agjencisë Tasnim, anija u godit nga katër predha, por nuk pati viktima.

Një regjistrim audio i konfirmuar nga CNN tregon se një avion ushtarak amerikan i kishte paralajmëruar ekuipazhin e anijes përmes një kanali emergjence, duke u kërkuar të largohej nga pjesa e pasme e tanker-it përpara sulmit.

Përplasja mes Iranit dhe SHBA-së mbetet në një situatë të paqëndrueshme, ndërsa të dyja palët synojnë të kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për furnizimin global me naftë.

Ishulli Kharg, i vendosur në brigjet e Iranit, ka përpunuar zakonisht rreth 90% të eksporteve të naftës bruto të vendit. Ishulli është sulmuar disa herë gjatë konfliktit, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar më parë edhe me marrjen nën kontroll të tij.

Të dhënat e transportit detar dhe imazhet satelitore tregojnë se rreth 20 tankerë iranianë ndodhen të ankoruar pranë Khargut dhe nuk mund të dalin nga Gjiri për shkak të bllokadës detare amerikane. Shumë prej tyre janë të ngarkuar plotësisht me naftë.

Në Gjirin Persik dhe në Gjirin e Omanit ndodhen më shumë se 50 tankerë iranianë, sipas shërbimeve të gjurmimit të anijeve.

Ndërkohë, të enjten, nënpresidenti amerikan JD Vance tha se konflikti nuk duhet të cilësohet si një “luftë”, duke deklaruar se pavarësisht përshkallëzimit të fundit, nuk kishte “shkëmbim aktiv zjarri”.

Vance nuk dha një afat për përfundimin e konfliktit dhe la të kuptohet se i takon Iranit të vendosë për përfundimin e përplasjes, e cila sipas tij nisi gjashtë muaj më parë me sulme ajrore të përbashkëta amerikano-izraelite.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një person tjetër

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat. Mësohet se bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.

Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.

Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.

Një ditë më parë, Prokuroria e Pejës lëshoi fletë-arrest për Markun, në lidhje me dhunimin e shtetasit nga Kosova.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Zjarr i madh në Shkodër, flakët i afrohen banesave në Bardhaj dhe Myselim, ndërhyn helikopteri

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë zonat e Bardhajt dhe Myselimit në Shkodër, ku përhapja e flakëve është favorizuar nga era e fortë dhe terreni i thyer.

Për shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me helikopter, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse dhe struktura të emergjencave civile.

Në operacion marrin pjesë gjashtë mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Shërbimi Pyjor, strukturat e Emergjencave Civile dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë.

Deri tani, ndërhyrja e forcave në terren ka bërë të mundur mbrojtjen e 15 banesave, duke shmangur rrezikun për familjet që ndodhen në zonën e përfshirë nga flakët.

Operacioni vijon edhe me mbështetjen e një mjeti zjarrfikës nga Reparti RKV 1010 në Vau i Dejës, ndërsa puna po zhvillohet në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banesave dhe e banorëve të zonës.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Përhapja e flakëve në zonën malore në Kukës, izolohet vatra e zjarrit në Zapod

Është izoluar plotësisht vatra e zjarrit në fshatin Zapod, pas ndërhyrjes së forcave të shumta në terren.

Në operacionin për izolimin e flakëve u angazhuan Drejtoria e Emergjencave Civile, MZSH-ja, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, si dhe punonjësit e Administrimit të Pyjeve dhe të Njësisë Administrative Zapod.

Në ndihmë të strukturave në terren kanë qenë edhe Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e Komunës së Dragashit, si dhe vullnetarë e banorë të fshatrave Zapod dhe Pakisht.

Falë ndërhyrjes së përbashkët të strukturave dhe komunitetit, vatra është izoluar, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën përreth.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Vajza jote ka vdekur”/ Krimi makabër në Itali! Hodhi nga ura ish-partneren, autori telefonoi nënën e viktimës dhe më pas vrau veten

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Lorenës Isceri, e cila dyshohet se u vra nga ish-partneri i saj, Federico Vella.

Sipas rindërtimit të hetuesve, ngjarja nisi në garazhin e banesës së saj dhe përfundoi në një mbikalim të autostradës, ku gruaja u hodh nga ish-partneri, shkruajnëmediat.

Sipas të dhënave të hetimit, marrëdhënia mes Lorenës dhe Federicos kishte përfunduar pasi ajo dyshohet se zbuloi një lidhje tjetër. Pas ndarjes, Vella raportohet se kishte tentuar vazhdimisht të rikthehej me të, duke e kontaktuar edhe nënën e Lorenës, pavarësisht se ajo i kishte kërkuar të mos e shqetësonte më.

Të afërmit e viktimës kanë deklaruar se Lorena kishte frikë nga ish-partneri, por nuk kishte dashur ta denonconte, duke u shqetësuar se një kallëzim do t’i dëmtonte jetën.

Sipas hipotezës së prokurorisë, Vella e kishte përgatitur paraprakisht sulmin. Në momentin e ngjarjes, ai dyshohet se kishte me vete lidhëse kabllosh, gërshërë dhe një çarçaf, sende që hetuesit i konsiderojnë si elemente që mund të mbështesin dyshimin për paramendim.

Lorena dyshohet se u sulmua në garazhin e banesës së saj në Rifredi. Pas lidhjes, ajo u vendos në bagazhin e automjetit të Vellës, i cili më pas u nis drejt zonës së mbikalimit të autostradës.

Megjithatë, gjatë rrugës, Lorena arriti të përdorte telefonin e saj të punës, të cilin e kishte në çantë. Fillimisht ajo i dërgoi një mesazh zanor një miku për të kërkuar ndihmë dhe më pas telefonoi policinë.

“Më ka rrëmbyer, do të më vrasë”, raportohet të ketë thënë ajo gjatë telefonatës.

Hetuesit po rindërtojnë minutë pas minute lëvizjet e viktimës dhe të ish-partnerit të saj. Telefonatat dhe mesazhet e dërguara nga Lorena janë ndër provat që po shqyrtohen për të kuptuar çfarë ndodhi gjatë rrugës drejt mbikalimit.

Sipas rindërtimit paraprak, Vella dyshohet se e ka sulmuar sërish Lorenën pasi ka mbërritur në zonën e mbikalimit.

Gruaja ishte pa ndjenja, por ende gjallë kur u hodh nga mbikalimi, sipas hipotezës së hetuesve.

Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, Vella ndodhej në buzë të mbikalimit. Sipas pamjeve filmike të policisë, ai refuzoi t’u afrohej efektivëve.

Pavarësisht përpjekjeve për ta bindur të hiqte dorë, negociatat nuk patën rezultat. Para se të kryente aktin fatal, Vella dyshohet se i dërgoi një mesazh nënës së Lorenës, duke i komunikuar se vajza e saj kishte vdekur. Më pas ai telefonoi nënën e tij.

Pak kohë më vonë, gruaja kontaktoi policinë dhe raportoi bisedën me të birin.

“Djali im më telefonoi dhe më tha se kishte vrarë ish-të dashurën”, raportohet të ketë deklaruar ajo në telefon.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa autoritetet po analizojnë provat, pamjet filmike, telefonatat dhe komunikimet e kryera para dhe gjatë krimit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Zjarri përfshin masivet pyjore në Tropojë, flakët rrezikojnë pemët mbi 100-vjeçare në Nikaj-Mërtur

Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën e Nikaj-Mërturit, në Tropojë, konkretisht në Lugun e Ndërmajës, duke përfshirë nga flakët masive pyjore me pemë mbi 100-vjeçare.

Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta dhe disa vatrave zjarri të raportuara në zona të ndryshme të vendit, situata në Tropojë kishte qenë e qetë deri më tani, pa raste të raportuara gjatë kësaj periudhe.

Zjarri përbën një kërcënim serioz për masivet pyjore të zonës, veçanërisht për pemët shekullore, duke e bërë ndërhyrjen e shpejtë të strukturave përgjegjëse të domosdoshme për frenimin e përhapjes së flakëve.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë malor, situata kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe angazhim të mjeteve dhe forcave të emergjencës për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Dhunimi i Edi Kuçit, zbardhen detajet e shoqërimit të Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e shokut në Fushë-Krujë

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje. Në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur.

Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij.

Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë. Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë:

“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”,është shprehur këngëtari.

Ndërkohë për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim 5 persona dhe po punohet për identifikimin e të tjerëve.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More