Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik

Zjarri në Himarë po merr përmasa të frikshme dhe po përhapet me shpejtësi në zonat e banuara.

Siç ka raportuar edhe më herët korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, një banesë është shkrumbuar ndërsa rrezikohen më shumë se 40 shtëpi dhe hotele.

Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim ku u kërkon banorëve dhe turistëve që ndodhen në zonat pranë rrezikut të largohen dhe të kontaktojnë me autoritetet.

Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.

Në ndihmë është nisur një zjarrfikëse nga Vlora, Finiqi, Delvina, Saranda, 50 forca iUshtarake nga Gjirokastra dhe 3 mjete të Himarës. Po ashtu dy ambulanca nga Vlora janë nisur drejt Himarës.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës, situata është rënduar ndjeshëm, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i banorëve, por edhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës.

Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse edhe më të vështirë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“E njoh mirë atë”, Trump ‘qetëson’: Fola me Putinin, nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

“Putini nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s”, kështu tha Presidenti i SHBA Donald Trump në Zyrën Ovale, duke shtuar se “Po flas me Putinin. E njoh shumë mirë”.

Steve Witkoff dhe Jared Kushner sollën me vete një “propozim për t’i dhënë fund luftës” midis Rusisë dhe Ukrainës, shtoi ai, duke kujtuar se ata tashmë kanë zgjidhur “tetë luftëra”.

Dy të dërguarit e presidentit do të vizitojnë së pari Rusinë, pastaj Ukrainën.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Dhunimi i Kuçit, policia njoftim zyrtar për Jozefin Markun, zbardhen 5 veprat penale që rëndojnë ndaj këngëtarit

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Eduard Kuçit nga Jozefin Marku dhe disa persona të tjerë.

Ndaj këngëtarit rëndojnë 5 vepra penale, ndërsa ky I fundit është shoqëruar sot në polici për të dhënë sqarime në lidhje me rastin.

“Si rezultat i veprimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u ndaluan shtetasit J. M., 30 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, si dhe K. N., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë drejtues i automjetit tip “Land Rover”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja në jetën private”. Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. N., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni, si dhe automjeti tip “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarje.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin E. K., 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre.

Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Denion Meidani kujton Nënë Terezën nga Shkupi: Gonxhe për ne, Nënë Tereza për botën, shenjtore për njerëzimin

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka publikuar një mesazh përkujtimor për Nënë Terezën, duke vënë në pah prejardhjen e saj shqiptare dhe lidhjen e saj me qytetin e Shkupit.

Postimi i ambasadorit vjen në një kohë kur në Maqedoninë e Veriut është hapur debat lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në aktivitetet shtetërore, veçanërisht pas festimeve për 35-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Në mesazhin e tij, Meidani e përshkruan Nënë Terezën si një figurë që lidh Shkupin, identitetin shqiptar dhe përmasën universale të humanizmit.

“E lindur në Shkup Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza mori me vete identitetin, besimin dhe forcën e prejardhjes së saj shqiptare, dhe misionin e saj e shtriu në mbarë botën.”

Në fund të postimit, ambasadori e përmbledh mesazhin me tri fjali:

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza, lindi në Shkup dhe u bë një nga figurat më të njohura të humanizmit në botë. Për kontributin e saj, ajo u nderua edhe me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Partia Progresive Serbe kandidon Vuçiçin për kryeministër: Krenar që nuk dorëzova asnjë serb në Hagë

Partia Progresive Serbe, SNS propozoi njëzëri Aleksandër Vuçiçin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, duke i dhënë atij edhe rolin e bartësit të listës zgjedhore “Vuçiç – Serbia e Bashkuar”.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të SNS-së në Nish. Në fjalën e tij, Vuçiç u ndal gjatë te çështja e Kosovës, e cila mbetet një prej temave kryesore të diskursit politik në Serbi. Duke bërë bilancin e viteve të qeverisjes së SNS-së, kreu i shtetit serb pranoi se partia ka bërë gabime, por këmbënguli se ajo, sipas tij, mbetet forca politike që mbron më me përgjegjësi interesat kombëtare serbe.

Në këtë kontekst, presidenti serb kritikoi qeveritë e mëparshme për zhvillimet që çuan fillimisht në shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi dhe më pas në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të cilën e cilësoi si një nga zhvillimet që, sipas tij, u shoqërua me pasoja të rënda për komunitetin serb. Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua edhe institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, veçanërisht Gjykatës së Hagës.

“Kam marrë urdhra detyrues për arrestimin e radikalëve, për arrestimin e Sheshelit. Jam krenar që nuk kam dorëzuar asnjë serb në Hagë. Jam krenar dhe eci me kokën lart në këtë vend për këtë. I përballova të gjitha presionet”,deklaroi Vuçiç, i cituar nga mediat serbe, teksa duket se ka përsëritur edhe një herë se “Serbia nuk mund të pranojë një kompromis që nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Dosjet Epstein” zbarkojnë në Itali, Prokuroria e Romës hap hetim për dyshime mbi abuzime dhe trafikim seksual

Një hetim i ri është hapur në Romë për të verifikuar nëse rrjeti i Jeffrey Epstein ka pasur lidhje me persona ose aktivitete kriminale në Itali.

Prokuroria e Romës po shqyrton dokumentet e bëra publike në kuadër të “Epstein Files”, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet amerikane edhe materiale që vijojnë të jenë sekrete.

Në qendër të hetimit janë dyshimet për sulm seksual, trafikim dhe shfrytëzim seksual të grave dhe të miturve, si dhe mundësia që persona me lidhje me Epstein të kenë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në Itali ose jashtë saj.

Sipas raportimeve të La Repubblica, hetimi po ndiqet nga zëvendësprokurori i Romës, Maurizio Arcuri, i cili ka dërguar në Shtetet e Bashkuara një kërkesë zyrtare për dokumentacionin që disponon Departamenti amerikan i Drejtësisë mbi krimet e dyshuara të Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kërkesa nuk lidhet vetëm me materialet që tashmë janë bërë publike. Prokuroria romake kërkon edhe dokumentet që autoritetet amerikane nuk i kanë publikuar deri tani.

Hetimi në Itali dyshohet se është nxitur nga një kallëzim i bërë më 26 mars nga shoqata Differenza Donna, e cila i kërkoi Prokurorisë së Romës të verifikojë krime të mundshme transnacionale të dhunës, trafikimit dhe shfrytëzimit seksual.

Në dokumentet amerikane thuhet se ka referenca për “incidente të përsëritura që përfshinin individë italianë”, si dhe përmendje të udhëtimeve dhe qëndrimeve të lidhura me Italinë.

Megjithatë, fakti që emrat e personave shfaqen në dokumentet e Epstein nuk do të thotë automatikisht se ata kanë kryer ndonjë krim. Pikërisht këtë aspekt synon të sqarojë hetimi i Prokurorisë së Romës.

Nga Capri në Milano, deri në Romë dhe Bregun e Amalfit

Dokumentet e publikuara përmbajnë një sërë referencash për Italinë, ndërsa emri i Epstein lidhet me udhëtime dhe kontakte në disa prej qyteteve dhe zonave më të njohura të vendit.

Hetuesit duan të përcaktojnë nëse këto kontakte kanë qenë thjesht marrëdhënie sociale dhe biznesi apo nëse kanë pasur ndonjë lidhje me aktivitetet kriminale për të cilat financieri amerikan ishte akuzuar.

Epstein u arrestua në vitin 2019 në SHBA nën akuzat për trafikim seksual të të miturve. Ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në Manhattan në gusht të po atij viti. Vdekja e tij u klasifikua si vetëvrasje.

Hetimi nuk është i pari në Evropë

Italia bëhet kështu një nga vendet evropiane që po shqyrtojnë lidhjet e mundshme me rrjetin e Epstein. Hetime dhe verifikime janë raportuar edhe në Francë, Norvegji, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Britani, rasti ka prekur edhe figura të njohura publike, ndërsa autoritetet kanë shqyrtuar marrëdhëniet e tyre me financierin amerikan.

Lapo Elkann: “Jam takuar dy herë me Epstein”

Mes emrave italianë të përmendur në dokumentet dhe diskutimet e fundit është edhe Lapo Elkann, i cili ka reaguar publikisht duke mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Elkann ka deklaruar se është takuar me Epstein dy herë: herën e parë në Nju Jork, kur ishte asistent i Henry Kissinger, në një aktivitet publik ku merrnin pjesë persona nga bota e politikës dhe financave, dhe herën e dytë në Romë, në një aktivitet biznesi të lidhur me Brasilinvest.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur korrespondencë të drejtpërdrejtë me Epstein dhe se përmendja e emrit të tij, pa prova që e lidhin me aktivitetet kriminale të financierit, është e papranueshme.

Elkann ka deklaruar gjithashtu se është veçanërisht i ndjeshëm ndaj çështjeve të abuzimit dhe dhunës dhe se, përmes Fondacionit LAPS, ka mbështetur prej vitesh iniciativa në ndihmë të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit, autori tentoi të arratisej i mbuluar me gjak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me partnerin e saj.

Viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave vendase, e reja dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, dhe autor i vrasjes dyshohet të jetë vëllai i partnerit të saj.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pas mbërritjes në banesë, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete. Autoritetet bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të marra.

Në vijim të ngjarjes, policia ka arrestuar në shkallët e pallatit një 23-vjeçar, i cili, sipas dëshmitarëve, ishte i mbuluar me gjak. Në një njoftim fillestar, autoritetet thanë se i riu kishte lidhje familjare me viktimën. Më pas u bë e ditur se bëhej fjalë për vëllain e partnerit të Abigel Laçit.

Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se 23-vjeçari ka shkuar i vetëm në apartament dhe ka hyrë me forcë. Në atë moment, Abigel ndodhej e vetme në banesë, pasi partneri i saj nuk ishte aty.

Hetuesit dyshojnë se çekiçi është përdorur si mjet në kryerjen e krimit. Për shkak të hetimit në vijim, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet e ngjarjes.

I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen apo motivin e mundshëm. Ai po hetohet për dyshimin e vrasjes.

Ndërkohë, është kryer autopsia e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet vijojnë nga specialistët të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një motiv.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Jahti luksoz 89 metra që pushtoi marinën në Los Angeles, zbulohet pronarja e tij dhe pasuria marramendëse e superanijes

Një superjaht luksoz 89 metra i gjatë, i cili prej disa ditësh ka tërhequr vëmendjen në një marinë në Los Angeles, është identifikuar si Samsara, jahti që i atribuohet autores së “Harry Potter”, J.K. Rowling.

Jahti mbërriti të dielën në Marina del Rey, duke nxitur kureshtjen e banorëve të zonës, pasi emri i tij ishte mbuluar. Rowling, 61 vjeçe, nuk është parë publikisht që prej mbërritjes së jahtit dhe nuk ka bërë të ditur në rrjetet sociale se ndodhet në Los Angeles, shkruanThe Times.

Megjithatë, identiteti i jahtit duket se ka qenë një sekret i njohur në marinë. Një banor e përshkroi për “California Post” si “sekreti më i keqmbajtur i marinës”. Edhe persona të tjerë që e njohin jahtin e kanë identifikuar atë në rrjetet sociale, ndërsa të dhënat e gjurmimit detar e kanë vendosur Samsara në Marina del Rey.

Superjahti u ndërtua nga kompania holandeze Oceanco dhe u dorëzua në vitin 2015 me emrin “Infinity”. Ai ishte porositur nga miliarderi amerikan Eric Smidt, themeluesi i kompanisë së mjeteve “Harbor Freight Tools”.

Në vitin 2022, jahti u shit te miliarderi australian Brett Blundy, ndërsa një vit më vonë ndryshoi sërish pronar dhe mori emrin Samsara. Që prej atëherë, Rowling është identifikuar gjerësisht si pronarja e tij.

Emri “Samsara” vjen nga sanskritishtja dhe i referohet ciklit të lindjes, vdekjes dhe rilindjes.

Jahti me shtatë kabina mund të akomodojë deri në 14 të ftuar dhe rreth 26 anëtarë ekuipazhi. Ai është i pajisur me një pishinë rrethore pesëmetërshe, kinema, ashensor, palestër, xhakuzi dhe dhomë masazhi.

Në bord ndodhet gjithashtu një zonë e quajtur “tranquil beach club”, ndërsa jahti shoqërohet nga një tjetër anije, rreth 69 metra e gjatë, e cila transporton pajisje dhe mjete të ndryshme për argëtim.

Anija mbështetëse ka një hangar të mbyllur për helikopterin, një punishte, qendër zhytjeje dhe një spital të pajisur plotësisht.

Vlera e Samsara është vlerësuar më parë në rreth 112 milionë paund, megjithëse çmimi i blerjes nuk është bërë publik.

Rowling ka publikuar më parë një fotografi që duket se është realizuar në bordin e një jahti luksoz, teksa festonte një vendim të Gjykatës Supreme britanike në lidhje me përkufizimin ligjor të gruas dhe seksit biologjik.

Autorja u bë një prej shkrimtareve më të pasura në botë pasi shtatë romanet e saj të “Harry Potter” u kthyen në një fenomen global. Librat kanë shitur qindra miliona kopje dhe janë shndërruar në një ekskluzivitet filmik, produksione skenike dhe projekte të tjera.

Sipas Forbes, pasuria e Rowling vlerësohet në rreth 900 milionë paund.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Bella Hadid provokon ndjekësit, pozon me një bluzë të lagur e shtrirë pranë një lumi

Modelja e njohur Bella Hadid ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me fotot e saj më të fundit të publikuara në rrjetet sociale.

29-vjeçarja ndau në Instagram, disa imazhe nga një aventurë në natyrë, ku shfaqet e shtrirë mbi shkëmbinj pranë një lumi, e veshur me të bardha.

Në një prej fotove, Bella Hadid pozon me një bluzë të lagur dhe të brendshme, ndërsa në imazhe të tjera ajo shfaqet së bashku me shoqet e saj, teksa eksplorojnë pyllin dhe zonën përreth.Fotot kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht një prej momenteve ku modelja dhe shoqet e saj shihen duke u futur në ujë pa rroba.

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

“Vetëm vajza”, shkroi Bella Hadid në përshkrimin e postimit, duke shoqëruar kështu fotot e publikuara nga aventura e saj në natyrë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Dita e 97-të/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, tubuesi: Kjo protestë duhet të përshkallëzohet, ka ardhur momenti historik

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike vijon prej 97 ditësh, ndërsa mbrëmjen e sotme protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë.

Gjatë protestës janë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kanë kërkuar edhe arrestimin e tij.

Një prej protestuesve u bëri thirrje qytetarëve që protesta të marrë përmasa më të mëdha, duke kërkuar rrethimin paqësor të institucioneve kryesore të vendit.

“Të gjithëve u bëj thirrje që kjo protestë të përshkallëzohet. Të rrethojmë në mënyrë paqësore Parlamentin, Kryeministrinë dhe jam i bindur që Evropa do të veprojë. Shqipëria po bën revolucion, ka ardhur momenti historik”, deklaroi protestuesi.

Më herët, pas tensioneve të regjistruara pranë Kryeministrisë, u liruan edhe 14 protestues të cilët ishin arrestuar nga policia.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More