Author: bot videobot

Punë në Gjermani

“Do doja që Dhimitrin ta kisha në krah”/ Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të

Festivali i 14-të i Filmit nisi me shpërndarjen e disa çmimeve për karrierën, të ndara për aktorë, regjisorë dhe kinaistë të mirënjohur shqiptarë.

Një prej tyre e mori dhe aktroja e njohur Roza Anagnosti, e cila u përlot gjatë fjalimit të saj, kur kujtoi bashkëshortin e saj, Dhimitër Anagnostin.

Në fjalën e saj, Anagnosti tha se do të dëshironte ta kishte në krah në këtë moment, duke theksuar se çmimi është një vlerësim edhe për të.

“Zonja dhe zotërinj, kolegë, artistë dhe gjithë publiku, mbrëmë. Jam shumë e emocionuar në këtë hapje të Festivalit të 14-të të Filmit Shqiptar. Festival i këtij arti të mrekullueshëm, që gjithmonë ka qenë pjesë shpirtërore e publikut tonë.

Unë jam pioniere e artit që filloi në vitin 1952 dhe jam krenare për këtë. Xhirimet e para i kam pasur në një kronikë nga teatri “Migjeni” i Shkodrës, që nga viti 1958. Një rrugë e gjatë artistike, me punë, emocione, sakrifica, por edhe kënaqësi të madhe. Falënderoj Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, z. Jorgji dhe organizatorët e Festivalit për këtë vlerësim.

Është moment i vështirë për mua dhe fjalët mund të duken të varfra për atë që dua të shpreh dhe e ndjej këtë moment. Doja që Dhimitrin ta kisha në krah këtë moment. Ky çmim është vlerësim jo vetëm për mua, por edhe për të. Për bashkëshortin tim, për bashkëpunëtorin tim, në një jetë të gjatë në të gjithë rrugëtimin tonë të ngushtë të jetës dhe të veprimtarisë tonë artistike, i cili më ka mbështetur, më ka ndihmuar dhe ka sakrifikuar bashkë me mua që të krijojmë artin e bukur dhe të mrekullueshëm të kinematografisë.

Anagnosti ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë dhe përkushtimet e tij si pjesë të kinematografisë shqiptare, edukimin qytetar dhe mbështetjen e gjithanshme për këtë brez dhe për brezat e rinj.

Në karrierën time kam pasur fatin të punoj pothuaj me të gjithë regjisorët e Kinostudios. T’i kujtojmë me duartrokitje ata që nuk janë më. Falënderoj njëkohësisht të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët që më kanë ndihmuar dhe më kanë shoqëruar në rrugën e gjatë të krijimtarisë time artistike.

Falënderim të veçantë publikut tim që më ka dhënë dhe më jep aq shumë dashuri dhe më ka mbështetur në momentet e vështira”,u shpreh Anagnosti.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Djali i themeluesit të Hamasit trondit SHBA-në: Nuk dua myslimanë këtu, ikni nga Amerika

Mosab Hassan Youssef, djali i një prej figurave themeluese të Hamasit dhe ish-informator i agjencisë izraelite të sigurisë Shin Bet, ka shkaktuar polemika të forta në Shtetet e Bashkuara pas deklaratave të tij kundër myslimanëve.

Gjatë një samiti hebreo-amerikan të zhvilluar fundjavën e kaluar në Los Angeles, Youssef mbajti një fjalim me tone të ashpra kundër myslimanëve, duke kërkuar largimin e tyre nga SHBA.

“Unë nuk dua myslimanë në Amerikë. Dilni që këtej, shkoni në gropat e pisllëkut nga keni ardhur dhe reformoni vendet tuaja”, deklaroi ai, duke u shoqëruar me duartrokitje nga një pjesë e publikut.

Në vijim, Youssef e ashpërsoi edhe më tej gjuhën e tij.

Son of Hamas “there is no room for Islamic dominance in the US.”

“Go back to the shit holes where you came from and reform your own countries.”pic.twitter.com/zZAOnCcw1T

— Stella Escobedo (@StellaEscoTV)August 31, 2026

“Nuk më intereson fare Kurani, profeti juaj dhe gjithë besimi juaj. Më neveritni”, tha ai.

Eventi u organizua nga një grup hebrenjsh ortodoksë dhe u mbështet nga organizata të mëdha pro-Izraelit. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, të cilët mbajtën fjalime gjatë aktivitetit.

Kush është Mosab Hassan Youssef?

Mosab Hassan Youssef është djali i madh i Sheikh Hassan Youssef, një prej themeluesve të Hamasit. Ai u rrit në Bregun Perëndimor dhe në moshë të re u rekrutua nga Shin Bet.

Sipas historisë së tij të bërë publike, Youssef bashkëpunoi me shërbimin izraelit për rreth 10 vjet, nga 1997 deri në 2007, duke ofruar informacione të rëndësishme.

Më vonë, ai u largua drejt Shteteve të Bashkuara, ku familja e tij e mohoi publikisht dhe ai u konvertua në të krishterë.

Historia e bashkëpunimit të tij me Shin Bet u bë e njohur gjerësisht përmes dokumentarit “Princi i Gjelbër” (“The Green Prince”), i publikuar në vitin 2014. Dokumentari trajtonte jetën e Youssef dhe marrëdhënien e tij me ish-oficerin e Shin Bet, Gonen Ben Yitzhak.

Sot, Youssef është një prej zërave më të ashpër kundër Hamasit dhe Islamit dhe shfaqet rregullisht në forume politike e publike në SHBA dhe Izrael.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Situatë kritike me zjarrin në Himarë, flakët djegin një banesë, rrezikohen edhe shumë shtëpi të tjera

Vijon të jetë e rënduar situata në Himarë, ku zjarri, i cili po përparon me shpejtësi, ka përfshirë dhe djegur një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe banesat e tjera në zonë.

Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse edhe më të vështirë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Alarm në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel, evakuohen pushuesit

Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Velipojë, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit, ku flakët kanë shkrumbuar katin e pestë të hotelit. Pushuesit janë evakuuar në kohë dhe kanë dalë jashtë godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, një automjet zjarrfikës, i cili qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nga Shkodra janë nisur edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen totale të zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk paraqet rrezik për përhapjen e flakëve.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Nafta ndez sërish konfliktin për Falklandin, Presidenti argjentinas kërcënon me sanksione ndaj kompanive

Presidenti argjentinas Javier Milei ka përshkallëzuar tensionet me Britaninë e Madhe, duke kërcënuar me sanksione kompanitë që planifikojnë të kërkojnë dhe nxjerrin naftë pranë Ishujve Falkland.

Milei përsëriti pretendimin se ishujt, të njohur në Argjentinë si Las Malvinas, janë territor argjentinas dhe tha se fusha e naftës Sea Lion, me rreth 1.7 miliardë fuçi rezerva të vlerësuara, përbën një “rrezik të qartë dhe të pranishëm”.

Në projekt janë përfshirë kompania britanike Rockhopper Exploration dhe ajo izraelite Navitas Petroleum, të cilat synojnë të nisin punimet në vitet e ardhshme.

Britania e Madhe e ka hedhur poshtë pretendimin e Mileit, duke theksuar se banorët e Falklandit kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe të shfrytëzimit të burimeve të tyre natyrore.

Tensionet janë shtuar edhe pas deklaratave të Donald Trump, i cili ka lënë të hapur mundësinë e rishikimit të qëndrimit amerikan ndaj çështjes së Falklandit.

Mosmarrëveshja për ishujt kulmoi me luftën e vitit 1982 mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe. Në një referendum të vitit 2013, 99.8% e banorëve votuan për të mbetur territor britanik.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Gjithçka për shkollën, Jumbo sjell zgjedhje për çdo nxënës, nga çantat te mjetet kreative shkollore

Këtë vit të ri shkollor, Jumbo sjell për të gjithë nxënësit e çdo moshe një gamë të gjerë produktesh, duke i kthyer përgatitjet për shkollë në një eksperiencë më të lehtë, praktike dhe argëtuese.

Nga çantat, portofolet, fletoret dhe mjetet e përditshme shkollore, tek produktet kreative dhe aksesorët e ndryshëm. Në Jumbo gjenden shumëllojshmëri dizajnesh dhe zgjedhjesh për çdo preferencë.

“Çdo vit të ri shkollor sjellim në të gjitha dyqanet JUMBO një shumëllojshmëri produktesh për nxënës të çdo grupmoshe, duke kombinuar cilësinë, sigurinë, dizajnet unike dhe çmimet konkurruese. Të gjitha produktet tona janë të certifikuara sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe çdo javë në dyqanet JUMBO vijnë produkte të reja, duke sjellë gjithmonë më shumë zgjedhje për klientët tanë. Suksese të gjithë dhe mirë se të vini në JUMBO”,tha Isida Peku.

Çdo produkt shkollor do ta gjeni në një vend të vetëm, pasi Jumbo vijon të jetë destinacioni i preferuar për përgatitjet e sezonit të ri.

Ky është një vit i ri shkollor për të mësuar, për të krijuar kujtime të reja dhe për t’u ritakuar me miqtë e vjetër. Për më shumë informacion, ndiqni Jumbo Albania në Facebook, Instagram, YouTube dhe TikTok ose vizitoni Jumbo.al.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Rikthehen punimet e Kuvendit, seancë plenare më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare më 8 shtator 2026, në orën 17:00.

Në mbështetje të urdhrit nr. 51, të datës 4 shtator 2026, Kryetari Niko Peleshi ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përfundimit të pushimeve të verës.

Sipas dokumentit zyrtar, seanca plenare do të vijojë si më poshtë:

Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë,

Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026.

Njoftimet zyrtare: Paraqitja e njoftimeve mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.

Ndërkohë, protestuesit kanë njoftuar se ditën e rinisjes së Kuvendit, tubimi do të përshkallëzojë dhe do të rrethojnë edhe godinën qeveritare.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Ulu në gjunjë, shaje Gjestin”/ Dhunoi Edi Kuçin në Tiranë, Prokuroria e Kosovës vendos urdhër ndalimi për Joz Markun. Publikohen pamjet e incidentit (Video)

Autoritetet e Kosovës kanë përfshirë Jozefin Markun, ish-banorin e Big Brother Vip Albania, në listën e personave që duhet të ndalohen në kufi, pas incidentit të dhunshëm me shtetasin kosovar Edi Kuçi, ish-konkurrent i Përputhen.

Vendimi vjen pas hapjes së një rasti penal lidhur me përleshjen fizike, pamjet e plota të së cilës janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Sipas tij, prokurori ka hapur, me vetiniciativë, një rast penal ndaj Jozefin Markut, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, që dyshohet se i është shkaktuar shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K., iniciale që i referohen Edi Kuçit.

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”,ka deklaruar Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, përfshirjen e të dyshuarit në listën kufitare për kontroll të veçantë, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore.

“Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe vendosjen në stop-listë të të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij”,ka deklaruar Nikçi.

Sipas Prokurorisë, veprimet janë ndërmarrë në bazë të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili, sipas autoriteteve, zbatohet edhe ndaj shtetasve të huaj për vepra penale të kryera jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj.

Rasti lidhet me incidentin e dhunshëm mes Jozefin Markut dhe Edi Kuçit në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet e plota të ngjarjes, të siguruara nga Top Channel, tregojnë momentet para dhe gjatë përleshjes fizike.

Në video shihet Edi Kuçi duke u ndaluar në rrugë përmes një tabele të improvizuar policore me mbishkrimin “Stop”. Më pas, ai përballet me Jozefin Markun, i cili e godet fizikisht.

Gjatë incidentit dëgjohet Marku duke e pyetur Kuçin: “Pse m’ke shajt? Shaje Gjestin, shaje Gjestin”, ndërsa vijon ta godasë. Në pamje, Kuçi shihet i gjakosur dhe i kërkon të ndalojë.

Në fund të përleshjes, Marku i kërkon Kuçit të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje. Publikimi i videos së plotë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka rikthyer vëmendjen te incidenti.

Me hapjen e rastit penal dhe përfshirjen e tij në listën kufitare për kontroll, autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë hapat e parë ligjorë lidhur me çështjen. Rasti pritet të vijojë të trajtohet nga organet kompetente.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Pagat rrisin koston e ndërtimit, por jo të materialit, banesat vijojnë të mbeten të shtrenjta

Ndërtimi i një banese po kushton më shumë, por këtë herë nuk janë tullat, çimentoja apo hekuri që po e shtrenjtojnë faturën, janë pagat.

Fuqia punëtore po i kushton gjithnjë e më shumë këtij sektori.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, kostot e ndërtimit të banesave janë rritur me 1.1% krahasuar me një vit më parë.Rritja më e fortë ka ardhur nga shpenzimet për fuqinë punëtore, të cilat janë rritur me 4.3%.

Ndërkohë materialet nuk kanë kushtuar më shtrenjtë se më parë. Shpenzimet për materiale kanë rënë me 0.6%, ndërsa materialet e ndërtimit me 0.9%. Në një treg ku për vite me radhë shtrenjtimi i materialeve ishte arsyeja kryesore për rritjen e kostove sot presioni më i madh po vjen nga mungesa dhe shtrenjtimi i fuqisë punëtore.

Në total krahasuar me tre muajt e parë të vitit, kostot e ndërtimit u rritën me 0.3%, ndërsa edhe në këtë periudhë krahasimore pagat dhanë ndikimin më të madh.

Por teksa fuqia punëtore po u kushton më shumë ndërtuesve ndërsa çmimet e materialeve në rënie po I favorizojnë, kjo ecuri nuk shihet të reflektohet në çmimin final të një banese. Blerja e një apartamenti po i kushton gjithnjë e më shumë qytetarëve sidomos në kryeqytet.

Ndërsa sipas Bankës së Shqipërisë Indeksi Fischer tregon se çmimi mesatar i banesave të shitura u rrit me 11.7%  në fund të 2025.

Në Tiranë çmimi mesatar për metër katror ka kaluar tashmë 2 mijë euro ndërsa edhe në qytetet bregdetare çmimet mbeten edhe më të shtrenjta. Edhe kur çmimet e materialeve ulen kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht  se apartamentet do të bëhen më të lira.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Si e bëri Tim Cook Apple një nga kompanitë më të vlefshme në botë/ 15 vite sukses dhe sfidat e mëdha që i lë pas John Ternusit

Pas 15 vitesh në krye të Apple, Tim Cook po i lë drejtimin e kompanisë John Ternus, duke i dorëzuar pasardhësit një prej kompanive më të fuqishme në botë, por edhe një sërë sfidash të rëndësishme për të ardhmen.

Cook mori drejtimin e Apple në gusht të vitit 2011, pasues i Steve Jobs, një prej figurave më të rëndësishme në historinë e teknologjisë. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Cook e ndërtoi suksesin e tij kryesisht mbi menaxhimin, zgjerimin e shërbimeve dhe forcimin e zinxhirit global të furnizimit.

Gjatë periudhës së tij në krye të kompanisë, aksionet e Apple janë rritur me më shumë se 2,000%. Kompania arriti gjithashtu për një periudhë të shkurtër një kapitalizim tregu prej 5 trilionë dollarësh në korrik, duke u bërë kompania e dytë që arrin këtë nivel.

Një nga arritjet më të mëdha të Cook ishte shndërrimi i iPhone në një pjesë të pandashme të jetës së përditshme. Nga pagesat dhe blerjet deri te dëgjimi i muzikës, aktiviteti fizik dhe përdorimi i shërbimeve të ndryshme, ekosistemi i Apple u zgjerua ndjeshëm gjatë drejtimit të tij.

“Cook arriti ta çonte iPhone-in në një nivel që askush nuk do ta kishte menduar se ishte i mundur gjatë asaj periudhe”, tha David Yoffie, profesor në Shkollën e Biznesit të Harvardit, i cili ka studiuar Apple dhe drejtimin e Cook.

Por suksesi i tij nuk lidhet vetëm me produktet. Cook luajti një rol të rëndësishëm edhe në menaxhimin e marrëdhënieve të ndërlikuara politike dhe ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dy tregje thelbësore për Apple.

Ai erdhi në postin e CEO-s me një eksperiencë të gjatë në operacione dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit. Sipas ekspertëve, qasja e tij e kujdesshme, vendimmarrja e shpejtë dhe aftësia për të negociuar ndihmuan Apple të ruante funksionimin e zinxhirit të furnizimit të iPhone edhe përballë krizave dhe tensioneve gjeopolitike.

Ron Johnson, i cili drejtoi operacionet e shitjes me pakicë të Apple nga viti 2000 deri në vitin 2011, e përshkroi Cook si një drejtues “inteligjent” dhe “strategjik”.

“Ai ishte ndoshta më i kujdesshmi nga anëtarët e ekipit ekzekutiv. Gjithmonë dëgjonte i pari dhe fliste kur kishte diçka për të shtuar”, tha Johnson.

Cook arriti gjithashtu të menaxhonte marrëdhëniet me administratën Trump. Apple premtoi të investojë 600 miliardë dollarë për zgjerimin e operacioneve në SHBA, përfshirë prodhimin e disa pjesëve kritike të iPhone në vend, në një përpjekje për të shmangur tarifat e larta.

Në të njëjtën kohë, Cook shtyu Apple të diversifikonte prodhimin jashtë Kinës, ndërsa kompania vazhdoi të ruante marrëdhëniet me tregun dhe drejtuesit kinezë. Megjithatë, pandemia e COVID-19 dhe tarifat amerikane treguan se varësia e kompanisë nga Kina mbetet një problem i rëndësishëm.

Kjo është një prej sfidave që do të trashëgojë John Ternus, i cili merr drejtimin e Apple më 1 shtator.

Përveç marrëdhënieve me Kinën, Ternus do të përballet edhe me presionin e rregullatorëve evropianë. Apple është detyruar të bëjë ndryshime në mënyrën se si funksionon App Store në Bashkimin Evropian, ndërsa versioni i ri i Siri-t nuk pritet të lançohet në Evropë për shkak të rregullave të BE-së.

Sfida më e madhe, megjithatë, mund të jetë inteligjenca artificiale. Apple po përballet me presion në rritje për të përshpejtuar zhvillimin e teknologjive të AI-së dhe për të kapur ritmin e rivalëve. Ndërkohë, Vision Pro, produkti i fundit i madh i kompanisë, nuk ka përmbushur pritshmëritë e vendosura.

Edhe mungesa globale e çipave të memories, e nxitur nga kërkesa e lartë e industrisë së inteligjencës artificiale, po ushtron presion mbi Apple dhe kompani të tjera, duke i detyruar ato të rrisin çmimet e produkteve.

Para largimit nga posti, Cook i dha Ternusit një këshillë të qartë: të përqendrohet te produktet që përmirësojnë jetën e përdoruesve.

“Nëse vazhdoni të përqendroheni në këtë dhe të merrni vendimet tuaja rreth kësaj, kjo do të krijojë një biznes të shkëlqyer”, tha Cook në prill.

Pas 15 vitesh suksesi financiar dhe zgjerimi global, trashëgimia e Cook duket e konsoliduar. Por për Ternusin, sfida tani është të tregojë nëse Apple mund të ruajë këtë ritëm në një epokë të re të teknologjisë, ku inteligjenca artificiale po ndryshon me shpejtësi industrinë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More