Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Top Story/ A kanë firmosur një referendum? Protestuesi: Edhe nëse ikën Rama problemet nuk ndryshojnë, por…

Mbrëmjen e sotme në Top Story, në një lidhje direkte nga Austria, Besmir Semanaj ka treguar sesi u bë pjesë e protestave kundër projektit të Zvërnecit, dhe sesi nisi tubimi atje.

Ai tregoi se ‘katalizatori’ ishte gjenerata Z, dhe se në Austri organizimi nisi nga një grup WhatsApp, ku bëheshin dhe bëhen njoftimet.

Sipas tij, ka një organizator që detyra e tij është të marrë leje në polici për mbajtjen e protestës dhe sigurimin e fonisë.

“Katalizatori i vërtetë ishte Gjenerata Z, nuk kemi të bëjmë me një organizim të mirëfilltë. Këtu në Austri ne njihemi, dikush hapi një grup WhatsApp dhe u bashkuan me qindra shqiptarë. Kemi një nëngrup me koordinatorë që kanë për detyrë të marrin leje pranë policisë australiane të sjellin foninë. E njëjta mënyrë ka ndodhur në të gjitha qytetet e botës, në mbi 67 qytete në 21 shtete që aktualisht po protestohet.

Dëshira jonë do ishte që të mos shkonin kaq gjatë këto protesta dhe të mbylleshin me plotësimin e kërkesave tona, por mesa duket do të vijojmë akoma”, u shpreh Besmir Semanaj.

I pyetur nga Grida Duma nëse ka ndonjë dokument të shkruar në formë referendumi, ai u përgjigj: Ky është një organizim vullnetar, nuk ka një referendum.

“Protesta do mbyllet në momentin që do realizohet pikat që janë kërkuar nga protestuesit në Tiranë, ne nuk kemi kërkesa ekstra, u bashkohemi atyre. Ne po kërkojmë ndryshim të sistemit jo për lidera të rinj, sepse dhe nëse ikën Rama problemet nuk ndryshojnë, pra pa ndryshim të klasës politike nuk kemi zgjidhje të problemeve”, shtoi ai.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Salmonela në mishin brazilian, AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë u shitën te konsumatorët

Më 3 shtator Shqipëria ndaloi importin e mishit të gjedhit të shpendëve nga Brazilit, pas vendimit të BE që e cilëson mishin Brazilian si produkt të pasigurt pasi dyshohet se tek kafshët e gjallë injektohen antibiotikë të ndaluar BE.

Por Mishi i importuar nga Brazili nuk është i rrezikshëm vetëm për praninë e antibiotikëve të ndaluar, por edhe për kontaminimin me baktere.Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë viteve TAB1 2025 identifikuan rreth 14.8 tonë mish pule dhe derri me Salmonelë, ku një pjesë e sasisë e mishit helmues u konsumua nga shqiptarët. Rasti më shqetësues lidhet me një ngarkesë prej 10 mijë e 272 kilogramësh, ose 10.27 tonë fileto pule “Copacol”, ku analizat konstatuan praninë e Salmonella Typhimurium.

Kur inspektorët e AKU-së ndërhynë, 8 mijë e 949 kilogramë, ose rreth 8.95 tonë, u gjetën ende në subjekt dhe u bllokuan. Por 1 mijë e 322 kilogramë, ose rreth 1.32 tonë fileto pule, rezultonin se ishin shitur te konsumatorët. Sasia e bllokuar dhe produktet e kthyera nga tregu u dërguan për asgjësim.Një tjetër rast u evidentua me mishin e derrit. Në 2025 inspektorët konstatuan 4 mijë e 516 kilogramë, ose rreth 4.52 tonë fileto derri të ngrirë, të kontaminuar me bakterin salmonellë.Ndryshe nga rasti i mishit të pulës, e gjithë sasia ndodhej ende në magazinën frigoriferike të subjektit dhe nuk ishte shpërndarë në treg. AKU e bllokoi produktin dhe më pas e asgjësoi.TAB3 Në vitin 2025, AKU raporton se ka marrë 17 mostra mish pule dhe 8 mostra mish derri.

Në këtë listë nuk rezulton asnjë mostër e mishit të gjedhit me origjinë nga Brazili. Kjo ngre pikëpyetje mbi nivelin e kontrollit laboratorik të mishit të gjedhit të importuar nga Brazili, në një kohë kur siguria e produkteve shtazore që vijnë nga ky vend është vendosur nën një vëmendje të shtuar edhe nga autoritetet europiane, të cilët i kanë ngritur karton e kuq të importit, për një afat të pacaktuar, pasi dyshohet se tek kafshët janë përdorur medikamente veterinare të ndaluara.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit, autori tentoi të arratisej i mbuluar me gjak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me partnerin e saj.

Viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave vendase, e reja dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, dhe autor i vrasjes dyshohet të jetë vëllai i partnerit të saj.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pas mbërritjes në banesë, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete. Autoritetet bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të marra.

Në vijim të ngjarjes, policia ka arrestuar në shkallët e pallatit një 23-vjeçar, i cili, sipas dëshmitarëve, ishte i mbuluar me gjak. Në një njoftim fillestar, autoritetet thanë se i riu kishte lidhje familjare me viktimën. Më pas u bë e ditur se bëhej fjalë për vëllain e partnerit të Abigel Laçit.

Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se 23-vjeçari ka shkuar i vetëm në apartament dhe ka hyrë me forcë. Në atë moment, Abigel ndodhej e vetme në banesë, pasi partneri i saj nuk ishte aty.

Hetuesit dyshojnë se çekiçi është përdorur si mjet në kryerjen e krimit. Për shkak të hetimit në vijim, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet e ngjarjes.

I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen apo motivin e mundshëm. Ai po hetohet për dyshimin e vrasjes.

Ndërkohë, është kryer autopsia e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet vijojnë nga specialistët të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një motiv.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Zjarri përfshin edhe Himarën, flakët pranë banesave, kërkohet ndihmë e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Himarës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji, duke rrezikuar banesat, por edhe sipërfaqet me pemëtari që ndodhen në këtë zonë.

Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.

Për shkak të situatës së vështirë dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Për momentin, puna e forcave në terren është përqendruar në izolimin e përparimit të flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe pronave që ndodhen në zonë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Kosova kërkon avancimin drejt BE-së, kryenegociatori: Jemi i vetmi vend pa statusin kandidat

Kosova kërkon që anëtarësimi i saj në BE të mos mbetet i bllokuar, e për këtë arsye, në takimin informal të ministrave të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, insiston që të ecet përpara në këtë drejtim.

Ne duam që aplikimi i Kosovës të ecë përpara dhe të hapen bisedimet për anëtarësim. Jemi i vetmi shtet që nuk ka statusin e vendit kandidat. BE-ja duhet të japë rezultate në këtë drejtim. Jam këtu për ta çuar përpara këtë mesazh”, deklaroi Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Kosovës me bllokun europian. Në takimin që mbahet në Irlandë, ministrat përgjegjës për çështjet evropiane përballen me homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.I pyetur se çfarë mesazhi po marrin qytetarët e Kosovës nga fakti që, edhe pas më shumë se katër vitesh, aplikimi i vendit ende nuk është shqyrtuar nga BE-ja, Zulfaj tha se mesazhi nuk është pozitiv. “Nuk është një mesazh i mirë. Kjo tregon mungesë lidershipi në BE dhe mendoj se është një përgjegjësi e përbashkët.BE-ja duhet të bëjë pjesën e saj, ndërsa arritja e konsensusit brenda bllokut duhet të jetë përgjegjësi e vetë BE-së. Çdo vend, i madh apo i vogël, duhet ta ndiejë urgjencën për unitet brenda Bashkimit Evropian”, ishte komenti i tij. Kosova e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, kërkesa ende nuk ka kaluar as fazën e parë formale të procesit, që parashikon shqyrtimin nga Këshilli i BE-së dhe më pas kërkesën për një opinion nga Komisioni Europian. Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Nderohen ikonat e kinemasë, Festivali i Filmit Shqiptar nderon 16 figura, artistët kërkojnë më shumë mbështetje

Në ceremoninë hapëse të edicionit të 14-të të Festivalit të Filmit Shqiptar, u nderuan me çmim karriere 16 figura ikonike të kinematografisë. Në falënderimin e tij, i emocionuar, Mjeshtri i Madh Reshat Arbana kujtoi emrat e paharruar të kinemasë sonë, shprehu mirënjohje për publikun dhe shprehu një dëshirë…

“Në këto kohë të çmendura që po jetojmë, ngjarje si kjo e sotmja janë evenimente me rëndësi të madhe. Ia dedikoj këtë çmim dhe atyre të dashurve aktorë. Jam i lumtur, nuk dal dot në Pazar, nuk ulem dot në kafe se të gjithë duan të rrinë me mua. Është zakon që kur merr një çmim të tillë, thua ‘i premtoj popullit se do të bëj role etj. etj.’. Dhe unë po them që do të përpiqem… jo në teatër se nuk e kam mundësinë, por ndonjë rol në film që më përshtatet”,tha aktori Reshat Arbana.

Aktorja Roza Anagnosti e pranoi çmimin mes lotëve, duke kujtuar partnerin e skenës dhe jetës, regjisorin Dhimitër Anagnosti, që u nda nga jeta një vit më parë.

“Falënderoj Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe organizatorët e Festivalit për këtë vlerësim. Më mirë vonë se sa kurrë! Do doja që Dhimitrin ta kisha në krah, sepse ky çmim është vlerësim, është edhe për të, për bashkëshortin tim, bashkëpunëtorin tim të një jete”,tha aktorja Roza Anagnosti.

Artistët i lënë stafetën një brezi të ri kineastësh, të cilëve ua njohin mirë sfidat dhe vështirësitë.

“Tani me këtë medalje, unë mbyll kapitullin e filmit të 58 viteve. Kjo është qershia mbi tortë për karrierën time”,tha regjisori Esat Musliu.

“Në veçanti, i jam falënderues të gjithë atyre që konkurrojnë në këto dhjetë ditë, sepse duke ditur çfarë do të thotë të prodhosh film sot, meritojnë duartrokitje të madhe! Ka ardhur një moment që duhet të vëmë dorë seriozisht në kinematografinë shqiptare”, tha Petrit Beci.

Drejtori artistik i Festivalit citoi Dhimitër Anagnostin për të theksuar nevojën që kanë artistët e rinj për mbështetje.

“Ju lutem vadisni filizat. Janë investuar në vite që nga koha e Kinostudios breza të tërë kineastësh, ju lutem mos lini të harrohet gjithçka që kanë bërë. Sot kemi një brez të ri kineastësh të talentuar, ju lutem mos i lini në harresë duke i anashkaluar. Këto festivale i kemi detyrim!”, tha drejtori artistik i Festivalit Ilir Butka.

“Ju bëni një punë heroike, me shumë pak buxhete, por që e bëni sepse e doni shumë këtë punë, është përgjegjësi për ne të shfaqim filmat tuaj këtu”,tha producentja e Festivalit Rafaela Rica.

Edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëri një mea culpa për mungesën e Festivalit për gati një dekadë e gjysmë.

“Pa film kombëtar dhe pa festival kombëtar, nuk mund të ketë rezultate të larta ndërkombëtare. Kjo është dhe një autokritikë, një lloj ndjese që festivali ka munguar këto 13-14 vite…”,tha Blendi Gonxhe.

Organizatorët vunë në dukje nevojën për mbështetje më të fortë financiare dhe institucionale për artin dhe kulturën.

“I uroj gjithë të mirat jetës kinematografike”,tha regjisori Pëllumb Kulla.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Shërbime pa barriera për PAK, bankat dhe platformat online me rregulla të reja, gjoba deri në 5 mln lekë

Bankat, shërbimet online dhe tregtia elektronike do të përballen me detyrime të reja për aksesueshmërinë. Projektligji i ri për personat me aftësi të kufizuara synon që një sërë mallrash dhe shërbimesh, nga bankomatet te platformat online, të bëhen të përdorshme për të gjithë.

Në fushën e shërbimeve do të përfshihen komunikimet elektronike, shërbimet online dhe digjitale, librat dhe tregtia elektronike, transporti, shërbimet bankare dhe ato audiovizuale.

Ndërsa për mallrat, kërkesat e reja të aksesueshmërisë prekin pajisjet teknologjike, telefonat inteligjentë, kompjuterët, ekranet interaktive, bankomatet dhe automatikët e biletave.

“Projektligji synon të garantojë aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, eliminimin e barrierave dhe pengesave për ushtrimin e të drejtave të tyre”,tha Ministria e Shëndetësisë.

Por projektligji shkon përtej aksesit në teknologji dhe shërbime. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është forcimi i së drejtës për jetesë të pavarur. Personat me aftësi të kufizuara pritet të kenë më shumë mbështetje përmes asistencës personale, vendimmarrjes së mbështetur dhe mjeteve ndihmëse.

“Në tërësi, këto dispozita e zhvendosin fokusin nga një qasje thjesht përkujdesëse drejt një modeli që mbështet pavarësinë, zgjedhjen dhe kontrollin e vetë personit mbi jetën e tij”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Projektligji parashikon gjithashtu që institucionet qendrore dhe vendore të planifikojnë gradualisht fondet për eliminimin e pengesave në shërbimet publike. Por, për herë të parë, përgjegjësia vendoset qartë edhe mbi operatorët ekonomikë.

Bizneset që nuk respektojnë kërkesat e reja për aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara do të përballen me gjoba që mund të arrijnë deri në 5 milionë lekë. Për shoqëritë tregtare, projektligji parashikon si masë alternative deri në 0.1% të xhiros totale vjetore të vitit financiar paraardhës, duke u aplikuar vlera më e lartë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Amal Clooney mahnit në Venecia me fustanin Prada, George e komplimenton publikisht

Amal Clooney bëri një paraqitje tërheqëse në Venecia, teksa u shfaq krah bashkëshortit të saj, aktorit George Clooney, gjatë një mbrëmjeje në kuadër të Festivalit të 83-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Avokatja 48-vjeçare e të drejtave të njeriut zgjodhi për mbrëmjen një fustan të markës Prada, të zbukuruar me xixa dhe thekë në ngjyrë bruz, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj elegant.

Amal mbërriti me një varkë private, e veshur me krijimin e saj të mbrëmjes, ndërsa më pas iu bashkua bashkëshortit George Clooney për të vijuar së bashku drejt eventit.

Aktori 65-vjeçar u shfaq elegant me një kostum blu të errët.

Paraqitja e çiftit në Venecia erdhi disa orë pas një momenti të rëndësishëm për George Clooney, i cili më 2 shtator u nderua me Luanin e Artë për arritjet e tij jetësore në kinema.

Gjatë fjalimit të tij, aktori nuk la pa përmendur bashkëshorten e tij dhe punën e saj si avokate e të drejtave të njeriut.

“Meqë ra fjala, gruaja ime është i vetmi person që e ka çuar ndonjëherë ISIS-in në gjyq dhe ka fituar”, tha Clooney, duke e cilësuar Amal si “të fortë”.

Ai vlerësoi gjithashtu vendimet e vështira që ajo ka marrë gjatë karrierës së saj dhe foli për kritikat me të cilat është përballur për shkak të profesionit.

“Amal ka marrë disa vendime shumë të vështira gjatë viteve dhe na është dashur të merremi me mjaft kritika për shkak të tyre”, u shpreh aktori.

Çifti Clooney, i cili prej vitesh është një nga çiftet më të komentuar të Hollywood-it, tërhoqi vëmendjen e fotografëve gjatë shëtitjes së tyre në mbrëmje në Venecia.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Zjarret në vend/ Forcat e Armatosura të angazhuara në terren, situata më problematike në Fier, evakuohen 10 familje

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes, në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, bashkia Fier, janë angazhuar 55 efektivë, të mbështetur nga dy helikopterë të Forcës Ajrore. Si pasojë e situatës, janë evakuuar edhe 10 familje.

Ndërkohë, në Njësinë Administrative Ungrej, në bashkinë Lezhë, po operojnë 80 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga një helikopter i Forcës Ajrore.

Në fshatin Qinam, Zall-Herr, janë angazhuar pesë automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Sipas autoriteteve, zjarri në këtë zonë konsiderohet i fikur.

Situata po monitorohet edhe në Dajt, ku vijon angazhimi i 30 efektivëve të FA-së dhe një helikopteri të Forcës Ajrore.

Në Mallunxë të Matit, në terren janë 30 efektivë dhe një automjet zjarrfikës i Forcave të Armatosura. Aktualisht, sipas njoftimit zyrtar, nuk ka rrezik për banesat.

Forcat e Armatosura deklarojnë se vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në mbështetje të komuniteteve në zonat ku paraqitet nevoja për ndërhyrje.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

Protesta bulevardore në Tiranë filloi para 94 ditësh (duke marrë shkas nga një sulm fizik i ca rojeve private ndaj një protestuesi në Zvërnec të Vlorës). Gjatë 94 ditëve, proteststa ka njohur ulje e ngritje në pjesëmarrje (goxha më shumë ulje, se sa ngritje), dhe ende nuk ka realizuar asgjë konkrete politikisht – asnjë grup drejtues i gjithëpranuar nga protestuesit publikisht, asnjë objektiv politik i realizuar!

Nga pikëpamja e zhurmës algoritmike në rrjetet sociale, në fakt, protesta bulevardore ka qenë e suksesshme. Por ka mbetur vetëm gumëzhimë internetore…

Teksa vjeshta po fillon, dy partitë e mëdha po ziejnë përbrenda për të nxjerrë kandidatët e tyre në garën bashkiake të Tiranës, të cilët do të bekohen përfundimisht nga Rama e Berisha (përkatësisht). Ndërkohë protesta bulevardore vazhdon ritualin e përditshëm…

Në qoftë se duan të tregojnë se sa këllqe elektorale kanë në kryeqytet, organizatorët e protestës bulevardore mund të nxjerrin një kandidat për Bashkinë Tiranë, që të garojë me kandidatët e Ramës dhe Berishës.

Më 2023, rreth 165 mijë tiranas votuan për kandidatin e Ramës (rreth 6.5 mijëve nga ata 165 mijë u rezultuan votat të pavlefshme); rreth 105 mijë votuan për kandidatin e Berishës (rreth 4.5 mijëve nga ata 105 mijë u rezultuan votat të pavlefshme); dhe rreth 32 mijë votuan për kandidatë të tjerë (rreth 1.3 mijëve nga ata 32 mijë u rezultuan votat të pavlefshme). Ndërkohë, rreth 200 mijë zgjedhës tiranas nuk votuan fare…

Me pak fjlaë, fusha elektorale është e hapur për një kandidat bulevardor, sepse nga rreth 500 mijë zgjedhës në Bashkinë Tiranë, vetëm 6/11 votuan para tre vjetësh për dy kandidatët e Ramës dhe Berishës. Ndërsa 5/11 e zgjedhësve tiranas ose nuk votuan fare ose votuan për kandidatë të tjerë anti Ramë-Berishë…

SHËNIM: Në bashkitë e tjera të vendit, protesta bulevardore ka qenë pothuaj inekzistente – nja dy ditë dolën në fillim ca qindra protetestues në bulevardin e Korçës e në pedonalen e Shkodrës, dhe ca dhjetra protestues në Durrës e Fier.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More