Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Sulmi ndaj Familjes Jashari, Prokuroria Speciale: Millorad Ulemek ishte urdhërdhënësi

Paramilitari serb Millorad Ulemek, i njohur si “Legija” është identifikuar si urdhërdhënësi për sulmin ndaj Familjes Jashari.

Ai është në mes të 35 personave, të cilët Prokuroria Speciale i ngarkon me krime lufte për vrasjen e 26 civilëve shqiptar në Lagjen e Jasharajve në Prekaz të Skënderajt.

Njësia e operacioneve speciale që mori pjesë në sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz është udhëhequr nga Milorad Ulemek, i njohur me nofkën “Legija”.

Sipas të dhënave të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ulemek kishte për detyrë, me kërkesë të posaçme, të drejtonte sulmin e drejtpërdrejtë ndaj shtëpisë së Shaban Jasharit.

Milorad Ulemek është dënuar në vitin 2007 për përfshirjen në vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Ai është dënuar gjithashtu për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliq dhe për tentativën e vrasjes së opozitarit Vuk Drashkoviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se provat e siguruara gjatë hetimit kanë vërtetuar se, gjatë datave 5, 6 dhe 7 mars, në kuadër të rrethimit dhe sulmit ndaj familjes Jashari, janë vrarë 26 civilë shqiptarë.

Mes viktimave kishte edhe fëmijë, më i vogli vetëm pesë vjeç, si dhe gra dhe persona të moshuar.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Foto/ Një tifoze seksi e Napolit, kush është modelja shqiptare e portalit për të rritur që ka “ndezur” rrjetin

Napoli ka një mbështetëse të re.

Bëhet fjalë për modelen e OnlyFans, Artemida Rey.

Bukuroshja me prejardhje shqiptare ka ndezur rrjetin me postimet e saj të fundit, e cila shfaqet më seksi se kurrë, teksa veshur mban fanellën e Napolit në qytetin e Maradonës.

Pak ditë më parë ajo postoi dhe një video teksa kërcente një këngë në shqip.

Artemida gjithashtu postoi dhe disa foto kur kalonte pushimet e saj këtë verë në jugun e Shqipërisë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Egnatia nuk di të ndalet, mposht Skënderbeun dhe merr fitoren e tretë radhazi

Egnatia vijon serinë e fitoreve në kampionat. Kampionët në fuqi mposhtën 2-1 Skënderbeun në Rrogozhinë, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke ruajtur kreun e renditjes.

Rrogozhinasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në minutën e 14-të Albanese zhbllokoi sfidën dhe kaloi Egnatian në avantazh.

Skënderbeu reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 34-t. Korçarët fituan një tjetër penallti pas ndërhyrjes së VAR-it dhe Nasr u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 1-1.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan golin e avantazhit. Egnatia pati disa tentativa për të fituar një tjetër penallti, ndërsa Skënderbeu rrezikoi portën e Dajsinanit.

Në minutën e 84-t, vendasit gjetën golin e fitores. Albanese shërbeu për Loukili, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe riktheu Egnatian në avantazh. Goli u verifikua nga VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por në fund u konfirmua.

Në minutat e mbetura, Skënderbeu nuk arriti të reagojë dhe Egnatia siguroi tri pikët.

Me këtë sukses, skuadra e Nevil Dedes regjistron fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes, duke dhënë një tjetër sinjal të fortë në mbrojtje të titullit kampion.

Egnatia-Skënderbeu 2-1Albanese 14’, Loukili 85’/ Nasr 34’

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Greqia armatoset me dronë/ Athina trefishon prodhimin e dronëve, Dendias paralajmëron për kërcënime

Në një vizitë në Ksanthi në krahinën e Trakës pranë kufirt me Turqinë, ministri grek I Mbrojtjes Nikos Dhendias ka deklaruar se Greqia synon të prodhojë deri në 15 mijë dronë në vit, në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura dhe përshtatjes së tyre me mënyrën e re të zhvillimit të luftërave.

Dhendias ka inspektuar njësinë ushtarake që prodhon mjetet ajrore pa pilot dhe ka theksuar se ushtria greke ka sot kapacitet për të prodhuar rreth 5 mijë dronë në vit. Por sipas tij me përfundimin e fabrikës së re 309, që pritet të përurohet në dhjetor, kapaciteti do të trefishohet, duke arritur në 15 mijë dronë në vit. Këtu nuk përfshihet prodhimi i kompanive private të industrisë greke të mbrojtjes.

Athina e paraqet këtë si një ndryshim të madh krahasuar me fundin e vitit 2023, kur Forcat e Armatosura dispononin vetëm dy dronë të kategorisë HERON dhe 252 mjete fluturuese të prodhimit industrial që nuk ishin fort konkurruese. Tashmë dronët nuk përdoren më vetëm për vëzhgim dhe zbulim, por mund të kenë edhe rol sulmues, ndërsa paralelisht duhet të zhvillohet mbrojtja kundër dronëve të një vendi që mund të kërcënojë Greqinë ka thënë ai, pa përmendur emrin e ndonjë shteti. Në të njëjtën kohë, ushtria greke po ndërton 522 fortifikime të reja, të cilat parashikohet të përfundojnë deri në vitin 2030.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Arrestimi në Francë i Ermal Beqirajt, gazetarja zbulon detaje në Top Story: Dyshohet se ka në pronësi dy avionë, një jaht i është sekuestruar në Shqipëri

Gazetarja Anila Hoxha, këtë mbrëmje në Top Story ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë, ndaj të cilit është lëshuar dhe urdhër arresti nga vendi jonë.

Ai dyshohet i përfshirë në përfitimin e 18 tenderave në mënyrë të paligjshme, teksa hetohet në kuadër të dosjes së njohur si “AKSHI”.

Sipas gazetares, autoritetet franceze dyshojnë se Beqiraj ka në pronësi dy avionë, ndërsa në Shqipëri më herët i është sekuestruar edhe një jaht.

“Dyshohet se veç avionit privat që po pilotonte, sipas autoriteteve franceze, mendohet se ka dhe një avion të dytë. Nga lista e pasurive të sekuestruara në dosjen e AKSHI, dyshohet se i përket dhe një jaht i sekuestruar në Shqipëri, që dyshohet se ka vlerë afro 1 milion euro, ka dhe apartamente, troje… në total disa milionë euro. Ai dyshohet në të paktën 18 tendera ku bashkë me persona të tjerë i kanë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Autoritetet tona aktualisht po përpilojnë porosinë e radhës për ta ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë”, tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Aktrimi ka qenë ëndrra ime, ia dedikoj atyre që më mësuan”/ Reshat Arbana në lot: Nuk dal dot në pazar dhe kafe se të gjithë duan të rrinë me mua

Aktori i mirënjohur Reshat Arbana është vlerësuar për karrierën e tij të gjatë artistike në nisje të ceremonisë së Festivalit të 14-të të Filmit Shqiptar.

Në fjalën e tij, Arbana u shfaq i emocionuar dhe kujtoi rrugëtimin e tij në skenë, duke ia dedikuar çmimin edhe aktorëve të mëdhenj që e frymëzuan në fillimet e karrierës.

“Jam tepër i emocionuar. Kemi dalë mijëra herë në skenë. Këtu e them si burrat, emocionet që kam ndjerë sonte, nuk i kam ndjerë ndonjëherë. Faleminderit shumë. Në këto kohë të çmendura që po jetojmë, ngjarje si kjo e sotmja janë evenimente me rëndësi të madhe shumë. E kisha vendosur veten në gjumë dhe thashë se e kisha mbyllur me dekoratat, çmimet, titujt. Ja që në kuadrin e ditëlindjes së 86-të, më akordohet një çmim që vërtet më ka emocionuar shumë.

Rri pyes veten: ‘Çfarë bëra unë që mora tërë këto çmime e medalje?’. Punova shumë. Më është dashur diçka e vogël, siç thoshte Kadri Roshi, që ai e quante dhunti, por unë e quaj talent. E ka dhënë ai i madhi i artit dramatik, të tjerat ishin punë. Dhe vërtet që ishin punë.

Kam pasur dashuri e dëshirë të madhe të bëhesha aktor. Isha adoleshent dhe me një shokun tim vinim çdo natë në shfaqje, por e kishim të ndaluar të hynim, se ishte një tabelë që na ndalonte. Unë e kam nisur karrierën me atë ankthin e madh nëse do të bëhesha dot aktor. Por e zbriti fuqimploti, u hap shkolla e aktorëve. Dhe thashë: ‘Sa të bëhem ushtar, po shkoj të jap prova, mbase fitoj’. Edhe fitova.

Fillova punë në Teatrin Kombëtar, në oborrin e të cilit shkëlqenin aty yjet e mrekullueshme, për të cilët ruaj një dashuri e respekt të madh. Ja, ia dedikoj këtë çmim edhe atyre të dashurve dhe të mrekullueshmëve aktorë.

Isha adoleshent dhe shihja çdo javë Hamletin të të madhit Naim Frashëri. Shihja Kadri Roshin në rolin e Zofit. Shihja Lazër Filipin në rolin e Leninit dhe thoja: ‘Si ka mundësi? S’do bëhem kurrë aktor’. Por, me ndihmën e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të këtyre aktorëve të mëdhenj, të vërejtjeve, sugjerimeve, përkrahjes, arrita të bëhesha një aktor që gëzoj respektin e popullit.

Nuk dal dot në Pazar, nuk ulem dot në kafe, se të gjithë duan të rrinë me mua”,u shpreh Reshat Arbana.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Jemi aktorë”, video e dhunës ndaj Edi Kuçit, reagon për TCH Jozefin Marku, tregon çfarë ndodhi

Jozefin Marku ka reaguar për Top Channel pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-konkurrentin e Përputhen, Edi Kuçi.

Marku thotë se kjo ngjarje, e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, është një ‘skenë aktrimi’, dhe se asgjë nuk ka ndodhur në realitet.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, u shpreh ai në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel Web.

I pyetur në lidhje me lëshimin e urdhër-arrestit nga Prokuroria e Pejës, ai e cilëson si ‘fake’ dhe të pavërtetë.

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, pretendon Marku.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Aksident i rëndë në Fiershegan, trajleri merr përpara dy makina, shoferi vijon rrugën e tij edhe pas përplasjes

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të premteje, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Fiershegan.

Sipas dëshmive në vend ngjarje, një trajlier me targa shqiptare që vinte nga drejtimi i Beratit për në Lushnjë, ka aksidentuar fillimisht një makinë që ishte në lëvizje dhe një tjetër makinë të parkuar pranë një banese buzë rrugës.

Pas përplasjes së dy mjeteve shoferi i trajlerit nuk ka ndaluar, por ka vazhduar rrugën e tij.

Pas njoftimit për këtë aksident policia është vënë në kërkim të mjetit të larguar në drejtim të paditur deri më tani.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Osmani zgjedh Kosovën, mesfushori i talentuar i Bayern Munich braktis Gjermaninë

Erblin Osmani pritet të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Mesfushori 17-vjeçar, i cili aktivizohet te akademia e Bayern Munich, ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës për të vazhduar karrierën ndërkombëtare me “Dardanët”.

Osmani, i cili luan në rolin e mesfushorit defensiv, ka qenë pjesë e Gjermanisë U-17, por tashmë ka vendosur të ndryshojë përfaqësuesen.

Sipas raportimeve, marrëveshja me FFK-në është arritur dhe Osmani do të largohet nga përfaqësuesja gjermane U-17 për t’iu bashkuar Kosovës.

🇽🇰 ERBLIN OSMANI HAS DECIDED TO REPRESENT KOSOVO! 💙

The young talent has received his Kosova passport, with Ambassador Faruk Ajeti confirming his decision. ✅💎pic.twitter.com/nuSVG7OqJS

— Kosovo Football 🇽🇰 (@kosovarfootball)September 4, 2026

Kalimi i tij shihet si një afrim i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, duke pasur parasysh moshën e lojtarit dhe faktin se ai është pjesë e një prej akademive më të njohura të futbollit europian. Nuk dihet nëse FSHF ka shfaqur interes për ta bërë pjesë të Shqipërisë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Inside Story/ Vëllai u arrestua për shfrytëzimin e motrës, e reja: Ndodhej rastësisht në banesën që ndaja me eskortat e tjera…

Historia e kësaj të reje që intervistojmë në një nga hotelet e Tiranës ku u strehua pas lirimit nga qelia, është pak e koklavitur. Policia ka dyshime të forta që pjesë e grupit që shfrytëzonte vajzat e reja ishte dhe vëllai i saj. I vëllai është kapur pranë ambienteve që eskortat ushtronin prostitucion. Por, e motra ka një tjetër version që hetuesit e konsiderojnë alibi për lirimin e të vëllait. Atij që dyshohet si tutor.

‘Vëllai im arriti pas një jave. Unë duke parë veten në situatën ku isha, kisha nevojë të sillja dikë që i besoja, dikë që i besoja dhe e kisha të shtrenjtë. Me ardhjen e vëllait, që e solla për pushime. Një ditë, në apartamentin që e ndaja me vajzat e tjera, na sollën klientë, duke qenë dhe vëllai im. Atë ditë na shkruan tutorja, duke thënë se po vjen një klient.

Një nga vajzat që ishte me ne, hapi derën, pas saj pamë shumë njerëz që ishin civilë. Kur na shkruajti tutorja, i thashë vëllait tim, të shkojë në shtëpi, pasi përndryshe do ta kuptonte se çfarë po bëja unë për shkak të nevojës. Kur vëllai po ulej shkallëve, policia e kap. Policia e kapi, e keqtrajtoi, e goditën, e kanë kërcënuar me armët në kokë, në gojë dhe në organet gjenitale. Ata mendonin se ishte ai shefi, vetëm se ishte kolumbian. Ata e pyesnin se kush drejton, vëllai përgjigjej, por nuk ndalonin’ u shpreh Kolumbiania

Kjo, është e vërteta e vajzës që ushtronte prostitucion. Por, prokuroria pretendon se ka prova mjaftueshëm që implikojnë vëllain e saj si tutor. Megjithatë, dëshmia e vajzës mbetet prekëse në vetëmohimin për të mbrojtur vëllain.

‘E vërteta është jo, sepse nuk kisha dalë kurrë jashtë Kolumbisë. Nuk kisha asnjë dijeni për jetën këtu dhe ligjet. Periudha që ishim në burg, ishte shumë e  vështirë. Nuk njihnim gjuhën, nuk kishim të ardhura për nevojat tona. Nuk flisnim me familjet tona. Mendoj se na kanë poshtëruar dhe kemi kaluar gjëra shumë të këqija dhe nuk do ti harroj kurrë’ u shpreh vajza nga Kolumbia.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More