Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Shërbime pa barriera për PAK/Bankat dhe platformat online me rregulla të reja, gjoba deri në 5 mln lekë

Bankat, shërbimet online dhe tregtia elektronike do të përballen me detyrime të reja për aksesueshmërinë.

Projektligji i ri për personat me aftësi të kufizuara synon që një sërë mallrash dhe shërbimesh, nga bankomatet te platformat online, të bëhen të përdorshme për të gjithë.

Në fushën e shërbimeve do të përfshihen komunikimet elektronike, shërbimet online dhe digjitale, librat dhe tregtia elektronike, transporti, shërbimet bankare dhe ato audiovizuale.

Ndërsa për mallrat, kërkesat e reja të aksesueshmërisë prekin pajisjet teknologjike, telefonat inteligjentë, kompjuterët, ekranet interaktive, bankomatet dhe automatikët e biletave.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

“Projektligji synon të garantojë aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, eliminimin e barrierave dhe pengesave për ushtrimin e të drejtave të tyre.”

Por projektligji shkon përtej aksesit në teknologji dhe shërbime. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është forcimi i së drejtës për jetesë të pavarur. Personat me aftësi të kufizuara pritet të kenë më shumë mbështetje përmes asistencës personale, vendimmarrjes së mbështetur dhe mjeteve ndihmëse.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

“Në tërësi, këto dispozita e zhvendosin fokusin nga një qasje thjesht përkujdesëse drejt një modeli që mbështet pavarësinë, zgjedhjen dhe kontrollin e vetë personit mbi jetën e tij.”

Projektligji parashikon gjithashtu që institucionet qendrore dhe vendore të planifikojnë gradualisht fondet për eliminimin e pengesave në shërbimet publike. Por për herë të parë, përgjegjësia vendoset qartë edhe mbi operatorët ekonomikë.

Bizneset që nuk respektojnë kërkesat e reja për aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara do të përballen me gjoba që mund të arrijnë deri në 5 milionë lekë. Për shoqëritë tregtare, projektligji parashikon si masë alternative deri në 0.1% të xhiros totale vjetore të vitit financiar paraardhës, duke u aplikuar vlera më e lartë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

OKB-ja kërkon ndryshimin e hartës së botës: Afrika nuk është aq e vogël sa duket te Mercatori

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po shqyrton një nismë për ndryshimin e mënyrës se si paraqitet harta e botës, me synimin për të pasqyruar më saktë përmasat reale të kontinenteve, veçanërisht të Afrikës.

Nisma udhëhiqet nga Togo, e mbështetur nga 54 shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Afrikan, si dhe nga vende të tjera. Propozimi synon zëvendësimin gradual të hartës tradicionale të Mercatorit me projeksionin “Equal Earth”, i cili paraqet më saktë madhësinë relative të kontinenteve.

Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, e ka cilësuar këtë si një çështje shkencore dhe jo politike.

“Kjo nuk është një çështje politike, por një debat shkencor. Të dhënat shkencore janë të padiskutueshme dhe të gjithë duhet ta pranojmë realitetin”, është shprehur ai, sipas “The Guardian”.Harta e Mercatorit u krijua në vitin 1569 nga kartografi flamand Gerardus Mercator, fillimisht për të lehtësuar navigimin detar. Megjithatë, projeksioni i saj gjeometrik shkakton shtrembërime të konsiderueshme në përmasat e territoreve.

Vendet pranë ekuatorit paraqiten vizualisht më të vogla, ndërsa ato pranë poleve duken shumë më të mëdha se madhësia e tyre reale. Për këtë arsye, Afrika në hartën e Mercatorit mund të duket pothuajse sa Groenlanda, ndërkohë që në realitet kontinenti afrikan është rreth 14 herë më i madh se ishulli.

Fushata ndërkombëtare #CorrectTheMap argumenton se madhësia e Afrikës është aq e madhe sa brenda territorit të saj mund të përfshihen njëkohësisht Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Japonia, Meksika dhe pjesa më e madhe e Evropës.

Nisma ka hapur edhe një debat mbi ndikimin që hartat kanë në perceptimin e botës. Ekspertë dhe aktivistë përdorin termin “kolonializëm kartografik” për të përshkruar mënyrën se si, sipas tyre, projeksioni i Mercatorit ka zvogëluar vizualisht vendet e Jugut Global dhe ka zmadhuar ato të Veriut.

Në vend të saj, Togo propozon përdorimin e hartës “Equal Earth”, e krijuar në vitin 2018 dhe e projektuar për të ruajtur më mirë raportet reale të sipërfaqeve të kontinenteve.

Një votë pozitive në OKB nuk do të ishte ligjërisht detyruese, por mund të ketë ndikim në mënyrën se si hartat përdoren në shkolla, aplikacione dixhitale, platforma interneti dhe shërbime publike.

Qeveria togoleze është shprehur optimiste për nismën dhe po planifikon një konferencë ndërkombëtare në Lomé, në bashkëpunim me UNESCO-n, Bashkimin Afrikan dhe kompani të teknologjisë, për të diskutuar zbatimin e mundshëm të standardit të ri të hartografisë.

“Atyre që pyesin ‘pse tani?’, unë u përgjigjem ‘pse jo?’. Është koha për të ndryshuar narrativën dhe për të marrë përgjegjësinë për atë që mund ta rregullojmë vetë”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Togos.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

E rrëmbeu, e lidhi dhe e hodhi nga ura e autostradës/ Zbulohen detajet tronditëse të vrasjes së 45-vjeçares italiane nga ish-partneri

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 45-vjeçares Lorena Isceri, e cila u hodh nga një urë në autostradë, në zonën e Barberino del Mugello, Itali.

Sipas hetimeve paraprake, ish-partneri i saj, 36-vjeçari Federico Vella, dyshohet se e kishte rrëmbyer dhe e kishte mbajtur në bagazhin e automjetit të tij, shkruajnëmediat.

Mediat italiane raportojnë se gruaja kishte arritur të lirohej nga lidhëset që i ishin vendosur në kyçet e duarve dhe kishte telefonuar policinë. Telefonata me qendrën e emergjencave thuhet se zgjati rreth 20 minuta.

Në momentet e fundit të telefonatës, Vella dyshohet se hapi bagazhin e makinës. Fjalët e fundit që u dëgjuan në telefonatë ishin: “Çfarë po bën?”, përpara se komunikimi të ndërpritej.

Ende nuk është përcaktuar nëse 45-vjeçarja ishte gjallë në momentin kur u hodh nga ura apo kishte vdekur më herët si pasojë e dhunës.

Prokuroria e Firences po heton mundësinë që ngjarja të ketë qenë e paramenduar.

Sipas rindërtimit paraprak, Vella ishte fshehur në garazhin e ish-partneres së tij, me të cilën ishin ndarë në gusht të vitit të kaluar. Ai dyshohet se kishte ndërhyrë te mekanizmi i dyerve për t’i mbajtur ato të hapura dhe kishte pritur mbërritjen e 45-vjeçares.

Kur Isceri mbërriti për të parkuar makinën, ai dyshohet se e goditi me grusht dhe më pas i lidhi duart me lidhëse që i kishte marrë me vete. Gruaja u vendos në bagazhin e automjetit dhe Vella u largua.

Sipas hetuesve, në bagazh ndodhej edhe çanta e 45-vjeçares. Pasi arriti të çlironte duart, ajo dyshohet se kontaktoi nënën dhe një mik, si dhe telefonoi numrin e emergjencës.

Policia arriti të gjurmonte automjetin përmes vendndodhjes së telefonit të gruas. Kur efektivët mbërritën në viadukt, Vella dyshohet se e kishte nxjerrë Iscerin nga makina dhe e kishte hedhur nga parapeti.

Kur u përball me policët, ai dyshohet se tha se ishte tradhtuar dhe se ishte trajtuar keq. Pak para ngjarjes, 36-vjeçari kishte publikuar edhe një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante: “Mirupafshim të gjithëve”.

Pas mbërritjes së policisë, Vella u hodh edhe vetë nga e njëjta urë dhe humbi jetën.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për vrasje të qëllimshme dhe kanë urdhëruar autopsinë e të dy trupave.

Ekspertët mjeko-ligjorë do të përpiqen të përcaktojnë nëse Isceri ishte gjallë në momentin kur u hodh nga viadukti, si dhe nëse Vella kishte konsumuar lëndë narkotike.

Janë sekuestruar telefonat e të dyve, ndërsa hetuesit po analizojnë komunikimet dhe lëvizjet e tyre.

Gjithashtu, do të shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë autostradës dhe kamerat e trupit të policëve që mbërritën në vendngjarje.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Drejtonin rrjetin shqiptar të kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, burg për babanë, djalin dhe xhaxhain në Angli

Një familje shqiptare është dënuar me burg në Britani për përfshirjen në një rrjet të organizuar të shpërndarjes së kokainës përmes WhatsApp-it.

Sipas “Daily Mail” të cilës i referohet Top Channel, Rezart Balesi, 44 vjeç, i cilësuar nga gjykata si figura kryesore e grupit, u dënua me 7 vite e 6 muaj burg. Në burg përfunduan edhe djali i tij, Joshua Balesi, 22 vjeç, i dënuar me 4 vite, dhe vëllai i tij, Refail Balesi, 39 vjeç, i cili mori 5 vite e 3 muaj burg.

Vendimi u dha në Manchester Crown Court, pas një hetimi të gjatë ndaj aktivitetit të grupit kriminal.

Sipas provave të paraqitura në gjykatë, Rezart Balesi përdorte Village Bistro, në Vernon Street, Greenmount, Bury, si bazë për aktivitetin e grupit.

Djali dhe vëllai i tij kontrollonin një linjë telefoni përmes së cilës merrnin porosi për kokainë në WhatsApp. Më pas, porositë u përcilleshin shpërndarësve të besuar, të cilët kryenin dorëzimet.

Gjykatësja e cilësoi aktivitetin si një “sipërmarrje tregtare dhe fitimprurëse”, ndërsa mesazhet e zbuluara treguan se grupi mund të fitonte deri në 9,000 paund në një natë.

Gjykatësja kritikoi ashpër Rezart Balesin për faktin se kishte përfshirë djalin e tij në aktivitetin kriminal.

Në kohën kur Joshua u përfshi në këtë veprimtari, ai ishte vetëm 18 vjeç. Gjykatësja i tha Rezartit se për këtë veprim ai “duhet të ketë turp përgjithmonë”.

Prokuroria tha se ishte e vështirë të përcaktohej shkalla e plotë e aktivitetit, por provat treguan se në disa ditë kryheshin dhjetëra shitje kokaine.

Një ekspert vlerësoi se rreth 790 gramë kokainë ishin shpërndarë gjatë një periudhe tre mujore. Në komunikimet e grupit përmendej gjithashtu blerja e kokainës në sasi të mëdha, me vlerë rreth 36,000 paund.

Rrjeti kriminal besohet se ka funksionuar nga maji i vitit 2024 deri në mars 2026.

Në kuadër të të njëjtit hetim u dënuan edhe persona të tjerë të përfshirë në rrjet.

Fatos Vrenezi, 53 vjeç, u dënua me 4 vite burg, ndërsa Lorenzo Canovi, 48 vjeç, me 37 muaj.

Imanuel Lumaj, 30 vjeç, mori 3 vite e 9 muaj burg, ndërsa Fjoraldo Lukaj, 31 vjeç, u dënua me 3 vite e 6 muaj dhe do të përballet me dëbimin nga Britania.

Antonino Precaj, 33 vjeç, u dënua me 27 muaj burg për rolin e tij në një tjetër komplot kriminal që lidhej me kultivimin e kanabisit dhe ku ishte i përfshirë edhe Joshua Balesi.

Hetimi u zhvillua nga North West Regional Organised Crime Unit. Inspektori Michael Robinson deklaroi se autoritetet kishin “çmontuar një grup të rëndësishëm të krimit të organizuar”, i cili po shkaktonte dëme të konsiderueshme në komunitetet lokale.

Rezart dhe Refail Balesi u deklaruan fajtorë për komplot për shpërndarjen e drogave të kategorisë A, ndërsa Joshua Balesi u deklarua fajtor për komplot për shpërndarjen e drogave të kategorisë A dhe B.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar rasti i parë me këtë sëmundje në qarkun e Korçës.

“U diagnostikua në fillim të këtij muaji”, tha Adela Vasili, epidemiologe në ISHP.

Ky rast është raportuar edhe në ECDC, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ku Shqipëria sapo i është bashkuar në hartë vendeve europiane si Italia që deri më tani ka 311 raste me ethe të Nilit, Greqia 157, Maqedonia fqinje ka 37.

Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse.

“Nis si një grip, por shkakton encefalite, nuk ka vend për panik”, shprehet epidemiologia.

Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjitha qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje.

“Mushkonja infektohet nga zogjtë ose kuajt e më pas nga pickimi. Ne kemi nisur të bëjmë hetimin atje”, thotë Vasili.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë dezinsektimin e zonave bregdetare në kohën e shumimit të mushkonjave, por kërkohet që bashkitë të marrin masat për të dezinsektuar dhe dezinfektuar ambientet në vendgrumbullimet e mbeturinave.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Verë, pushime dhe viroza, fluks pacientësh në qendrat shëndetësore, fëmijët më të prekurit

Një verë jo vetëm e nxehtë e me temperatura të larta, por edhe e mbushur plot viroza.

Mjekët nëpër qendra shëndetësore thonë se, sidomos në këtë javë të fundit të gushtit, ka pasur fluks pacientësh të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Nisur nga simptomat që kanë shfaqur, mjekët thonë se klinikisht kanë hasur edhe raste të dyshuara me COVID, përveç virozave të tjera që kanë prekur rrugët e frymëmarrjes.

Pacientët janë paraqitur me temperaturë të lartë persistente, ku më të prekur kanë qenë të vegjlit, të cilët më pas e transmetonin tek familjarët e tyre. Kanë predominuar rastet me bark e të vjella

“Kanë manifestuar këputje, dhimbje muskujsh, dhimbje barku të shumta dhe të vjella”, shprehet mjekja pediatre, Artenida Bitri.

Temperaturat e larta, ku termometri ka shënuar 39-40 gradë Celsius për ditë me radhë, ka bërë që të rritur e të vegjël të qëndrojnë gjatë në ambiente me kondicioner dhe po kështu kontakti me shumë njerëz në kohë pushimesh ka nxitur përhapjen më shumë të infeksioneve respiratore apo virozave të tjera.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Bashkia e Tiranës në aksion për rigjelbërimin e sheshit “Nënë Tereza”, pemët e thara zëvendësohen me fidanë të rinj

Strukturat e Bashkisë së Tiranës kanë nisur një aksion të dedikuar për rigjelbërimin dhe rikualifikimin e sheshit “Nënë Tereza”, një prej hapësirave më të rëndësishme publike të kryeqytetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Punëtorëve të Qytetit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit janë angazhuar maksimalisht në këtë ndërhyrje. Pemët e thara dhe të dëmtuara janë hequr dhe zëvendësuar me fidanë të rinj, ndërsa sipërfaqet e gjelbra janë rikualifikuar dhe sistemuar.

Dita e Përkujtimit të Shën Terezës do ta gjejë sheshin e saj të rigjelbëruar dhe të transformuar.

Ky aksion është pjesë e angazhimit të Bashkisë së Tiranës për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirëmbajtur.

Strukturat bashkiake do të vijojnë punën me intensitet të lartë për pastrimin, sistemimin dhe gjelbërimin e çdo zone të Tiranës që ka nevojë për ndërhyrje.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Reflektimi ndaj protestave, forcimi i shtet-partisë elektorale

Kryeministri Rama ka reflektuar ndaj protestës rinore popullore që po shkon drejt ditës së nëntëdhjetë. “Besa”, “Prania besnike” dhe “ Pasqyrë Albania” janë tri invencionet e tij të lidhura në një bulë ala papale.

Megjithëse e sajuar nga bashkimi i katër germave nistore të fjalëve besim, empati, shërbim dhe angazhim, fjala besa që del nga ky akronim i kërkuar shkollarësh përthithet menjëherë nga fjala homonime Besa që emërton një prej kodeve morale më të vjetra të racës sonë.

Si e tillë ajo përcillet në komunikimin publik në kuptimin e parë, sikur kryeministri ka thirrur në skenë besën e hershme për t’u përballuar me zhvillime korente.

Nuk mund të vemë në dyshim apriori qëllimet e tij të mira. Por “Besa” dhe “prania besnike” janë terma pa kuptim për fjalorin e politikanëve perëndimorë.Të cilët nuk i dëgjojmë kurrë t’u përgjigjen arsyeve që ngrenë në këmbë mijëra qytetarë me fjalë që emërtojnë kode morale shekullore apo disiplinën e partisë-shtet.

Në kohën që jetojmë ka vetëm një aspiratë që do të përligjte një besëlidhje popullore të madhe: Anëtarësimi me titull të plotë në Bashkimin Europian. Por kjo besëlidhje ka lindur e lidhur prej 34 vitesh.

Sot e gjithë ditën, 98 përqind e shqiptarëve mbështesin hyrjen e vendit në BE.Ata që e kanë vonuar këtë ëndërr janë partitë e establishmentit, krerët e tyre, Berisha, Rama e të tjerë.

Të cilët kanë dashur dhe duan të pamundurën: një integrim të llojit propagandistik që nuk cënon sundimin e tyre prej bajraktarësh politikë në qeveri dhe në kazermat partiake përkatëse.

Sot për sot, rreziku më i parë që Shqipëria të mos e prekë ëndrrën e integrimit në afatin e vënë janë piruetat gjeopolitike të Ramës që vënë në dyshim besnikërinë dhe luajalitetin e tij ndaj kodeve të familjes politike europiane ku duam të bëhemi pjesë, janë qëndrimet e tij dekurajuese dhe frenuese për aq sa ka në dorë të hetimeve në sferat e larta.

Në aktualizmin e saj ndërsa po lançohet në mbledhje të njëpasnjëshme partiake, “Prania besnike” e bjerr, nëse e ka, kuptimin e shërbimit më devotshmëri të njerëzve pa dallim nga shtetpartia.

Mbetet kuptimi i farkëtuar nëpër dekada në partitë tona antidemokratike, që është ai i shtrëngimit të radhëve, i homogjenitetit, i besnikërisë staliniste-enveriste ndaj njëshit, injorimit, denigrimit dhe deri përjashtimit të atyre që mendojnë ndryshe.

Prania besnike tingëllon si paralajmërim. “Armikun” kemi përballë. O me mua, o kundër meje. O grushtbashkuar rreth partisë, ose jashtë saj. Nuk ka të mesme. Si e tillë, prania besnike shndërrohet në kushtrim për rrethimin e ri të zgjedhjeve të radhës me ushtrinë e zyrtarëve, nëpunësve publikë, patronazhistëve, mjaft prej të cilëve janë nëpunës publikë gjithashtu.

Si? Përveçse duke përditësuar të dhënat e regjistrit të famshëm të zgjedhësve të sigurtë, apo potencialë të PS-së ndër vite, listë e menaxhueshme nominalisht nga sistemi në një vend të vogël si Shqipëria, futet në lojë “Pasqyrë Albania”, emri i ri i portalit “Shqipëria që duam”, që siç mund ta kujtojë gjithkush ka qenë lançuar me bujë të madhe shumë vite më parë nga zoti Rama.Jemi në të njëjtën fabul regjimesh ku rrjeti i zyrave të pritjes së popullit dhe sistemi i letrave nga populli pardje, platforma “Shqipëria që duan dje” dhe “Pasqyrë Shqipëria” nga nesër e tutje marrin përsipër të zgjidhin halle dhe probleme inviduale që njerëzve ua krijon kryesisht sistemi, administrata publike. Me një dorë ua krijon, me tjetrën me gjasë do t’ua zgjidhë duke i futur në borxhin e mirënjohjes. E njëjta histori, me ndyshimin se kur ishte me pritje populli, qytetari e shihte dhe fliste me zyrtarin. Tani nuk e sheh më.

Qeveria, bashkitë, institucionet kanë detyrimin të merren me ankesat vetjake të njerëzve. Por qoftë “Prania besnike”, qoftë “Pasqyrë Shqipëria” shënojnë në rastin më të mirë horizontin e ngushtë dhe kuptimin seplicist të kryeministit për arsyet e thella të protestave dhe pakënaqësive në vend…Duket sikur kryeministri kërkon t’u marrë shesheve njerëzit që dalin për një hall vetjak dhe kaq. Të tillë ka e do të ketë, por protestat, kërkesat dhe pritshmëritë popullore janë tjetër gjë.

Protestuesit në rrugë dhe mijëra të tjerë anembanë vendit e kanë me dështimet e qeverisë, me çfarë nuk shkon në vend. Te zgjidhjet e mira për të gjithë marrin përgjigje pa hyrë në borxh edhe hallet vetjake. Çfarë përgjigje mund të japë fjala vjen “Pasqyra Albania” për shpopullimin, trendin në rënie të fortë dhe plakjen e popullsisë? Po për modelet antizhvillim që kanë goditur rëndë bujqësinë dhe blegtorinë në vend me turistë të huaj që edhe kur janë elitarë e sjellin ushqimin vetë, në kuptimin që konsumojnë këtu prodhime të vendeve nga vinë? Po për monopolet, oligopolet dhe paratë e pista që vrasin shanset e barabarta dhe konkurencën e ndershme? Po për gjysmën e ushqimeve që shqiptarët i paguajnë më shtrenjtë se Europa? Po për pensionet qesharake? Po për kthimin dhe kompensimin e tokave ish pronarëve, ndërkohë që qeveritë pa përjashtim kanë dorovitur toka publike pa u kthyer borxhin ish pronarëve?

Përmenden fare pak shembuj nga lista e gjatë e shembujve që nuk i nxë “Pasqyrë Shqipëria”. Sikurse nuk zë as nevojën urgjente për t’u kthyer qytetarëve të drejtën për t’i zgjedhur me emër, me sistem mazhoritar apo proporcional me lista të hapura deputetët e tyre.

Mjerisht, në gjithë reflektimin e deritanishëm të kryeministrit për protestat dhe situatat që po kalon vendi spikat forcimi i metejshëm i shtetpartisë së tij elektorale pa ideologji, që vepron vetëm si ide dhe mekanizëm pushteti. Vjen gjithmonë një moment, thonë të urtit, kur te forca është dobësia. Ky është rasti.

*Ky shkrim është pjesë e projektit ‘PRODEMOCRATIA, një partneritet mes INSTITUTIT PASHKO dhe media MAPO, për te analizuar zhvillimet e demokracisë shqiptare.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Konflikti/ Trump paralajmëron sulm ndaj objektit të fortifikuar bërthamor në Iran: Mund ta godasim shumë shpejt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat amerikane mund të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj një objekti të fortifikuar bërthamor në Iran, të cilit autoritetet amerikane i referohen me emrin e koduar “Axina Mountain”.

Deklarata është bërë nga Trump gjatë një prononcimi për gazetarët, teksa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të jenë të larta.

Sipas informacionit të publikuar, “Axina Mountain” është emri i koduar për një strukturë të fortifikuar bërthamore iraniane, e vendosur pranë kompleksit bërthamor të Natanzit. Objekti përfshin dy komplekse tunelesh të ndërtuara thellë nën tokë.

Trump ka lënë të hapur mundësinë e një goditjeje amerikane ndaj këtij objekti në një afat shumë të afërt, duke e cilësuar ndërkohë konfliktin me Iranin si diçka që, sipas tij, është e lehtë për t’u përballuar nga Shtetet e Bashkuara.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Witkoff dhe Kushner drejt Ukrainës për raundin e ri të bisedimeve, Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e hapësirës ajrore

Dy negociatorët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të vizitojnë Ukrainën të dielën, pas vizitës së tyre në Moskë, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky deklaroi se Ukraina do të garantojë sigurinë e hapësirës ajrore gjatë vizitës së negociatorëve amerikanë në Moskë, duke i bërë thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ajrore ndaj Ukrainës gjatë kohës që Witkoff dhe Kushner do të zhvillojnë negociatat.

“Siç ndodhi gjatë vizitave të mëparshme diplomatike nga pala amerikane, ne do të sigurojmë funksionimin e qetë të hapësirës ajrore ruse në mënyrë që negociatorët të mund të mbërrijnë të sigurt. Ne po kujdesemi për ta, jo Rusia. Nuk do të ketë sulme ajrore nga ana jonë dhe Rusia duhet të përgjigjet në të njëjtën mënyrë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Presidenti ukrainas theksoi se synimi është që vizita dhe negociatat me palën amerikane të jenë sa më konstruktive, ndërsa palët duhet të kërkojnë zgjidhje reale për përfundimin e luftës.

“Qëllimi ynë është vizita më konstruktive dhe thelbësore e mundshme, si dhe negociatat me palën amerikane. Ne duhet të kërkojmë zgjidhje realiste për t’i dhënë fund kësaj lufte. Do të shohim se çfarë propozimesh do të kenë Steve dhe Jared dhe çfarë përgjigjeje do të marrin në Moskë”, shtoi Zelensky.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More