Author: bot videobot

Punë në Gjermani

Iva Tiço lë gazetarinë për kuzhinën, i bashkohet programit “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka nisur këtë të hënë një rrugëtim të ri në programin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel, ku do ta shohim nga e hëna në të premte, në këndin e gatimit me Alban Musën.

Këtë herë, Iva do të lërë pas gazetarinë për t’iu bashkuar atmosferës së kuzhinës, duke sjellë receta, shije dhe momente të veçanta për teleshikuesit.

“Shumë kënaqësi që do jemi të dy bashkë “Në Shtëpinë Tonë”. Nga shtëpia ime, erdhëm “Në Shtëpinë Tonë” , vetëm ti mund të më nxirrje nga shtëpia dhe nga ajo rehatia dhe nga luksi që kisha pasur këto dy-tre vitet e fundit”, u shpreh Tiço.

Prania e saj në krah të Alban Musës do të sjellë një tjetër dinamikë në këndin e gatimit, me shumë humor, biseda dhe sigurisht receta për t’u provuar në shtëpi.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Harta e re e botës, si “ndryshon” globi, ja cilat vende votuan kundër

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi pak ditë më parë në mbështetje të një rezolute të paraqitur nga disa vende afrikane, e cila synonte miratimin e një harte që e paraqet kontinentin në përmasa më të mëdha nga sa shfaqet në harta konvencionale të botës.

Rezoluta, që pretendon të ofrojë një “paraqitje më të saktë” të masave tokësore të kontinenteve të globit, u përkrah  nga 164 vende, ndërsa Shtetet e Bashkuara votuan kundër dhe gjashtë shtete të tjera abstenuan. Harta e re-e njohur si projeksioni hartografik Equal Earth-“është një alternativë e përshtatshme për përmirësimin e saktësisë së paraqitjes hartografike të botës”, thuhet në rezolutë.

Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, tha se kjo  rikonfirmon realitetin afrikan. Por, si ndryshon harta e re nga versioni tradicional dhe përse SHBA-ja kundërshtoi? OKB-ja u ka beri thirrje shteteve anëtare të miratojnë një hartë të re në vend të projeksionit tradicional Mercator, i përdorur prej shekujsh dhe qe u hartua për lundrimin detar nga hartografi flamand Gerardus Mercator në vitin 1569.

Ky projeksion i kushtonte rëndësi paraqitjes së saktë të formave dhe këndeve të masave tokësore, por madhësitë e tyre relative shpesh paraqiteshin në mënyrë jo të saktë- pjesërisht për shkak të vështirësisë së paraqitjes së një globi tredimensional në një sipërfaqe dydimensionale. Ai i zmadhoi rajonet veriore dhe i ngjeshi ato pranë Ekuatorit, duke bërë që Europa dhe Amerika e Veriut të dukeshin shumë më të mëdha, ndërsa Afrika dhe Amerika e Jugut të dukeshin më të vogla.

“Ndryshimi i hartave, padyshim, nuk e ndryshon botën”, tha tha ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot. “Megjithatë korrigjimi i një paraqitjeje të shtrembëruar është tashmë një akt i së vërtetës”, shtoi ai. Rezoluta nuk është detyruese, por synon të nxisë ndryshime në hartat që përdoren si standard në mbarë botën.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Varrimi i Mlladiçit me nderime shtetërore, Sarajeva tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç.

Konakoviç tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet.

Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë.

Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet në Serbi pas vdekjes së Mlladiçit, përfshirë varrimin, ceremoninë përkujtimore dhe mesazhet që janë shfaqur në publik.

“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, tha Konakoviç.

Ai tha se “nuk ishte befasuar” nga prania e zyrtarëve të Republikës Sërpska në varrimin e Mlladiçit në Beograd dhe paralajmëroi se do të kërkojë sanksione “në të gjitha adresat” ndaj individëve që morën pjesë në ceremoni, përfshirë anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, në një reagim në Facebook ndaj paralajmërimit të Konakoviçit, e akuzoi kreun e diplomacisë së Bosnjë e Hercegovinës për “hipokrizi” dhe tha se ai duhet “fillimisht t’i përmendë emrat e viktimave serbe, t’i dënojë krimet e kryera ndaj tyre dhe të shpjegojë pse në Sarajevë vazhdojnë të glorifikohen komandantë të dënuar”.

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës tha se “alarmi i fundit” ishte mesazhi “Drejt Potoçarit”, i shfaqur në ndeshjen e Crvena Zvezdës, duke vlerësuar se ngjarje të tilla përbëjnë vazhdim të glorifikimit të krimeve të luftës dhe autorëve të tyre.

Gjatë derbit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit më 6 shtator, tifozët në tribunën veriore të stadiumit “Rajko Mitiç” shfaqën një portret të madh të Mlladiçit me mbishkrimin: “Drejt Potoçarit”.

Portreti i tij qëndroi i ekspozuar në tribunën veriore gjatë gjithë ndeshjes.

Konakoviç paralajmëroi gjithashtu një ofensivë diplomatike ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ai tha se do të dërgohen një sërë notash dhe letrash diplomatike, përmes të cilave do të kërkohet reagim i qartë ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj krimeve të luftës të vërtetuara me vendime gjyqësore.

Sipas tij, Bosnja nuk do t’u përgjigjet më në mënyrë pasive përpjekjeve për rishikimin e fakteve për krimet e luftës dhe do t’i përdorë më intensivisht kanalet diplomatike për të paraqitur, siç tha ai, të vërtetën për ngjarjet e luftës së fundit.

Në ceremoninë e varrimit të Mlladiçit në Beograd morën pjesë zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

Në mesin e tyre ishin anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç; presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan; kryeministri Savo Miniç; kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç; si dhe disa ministra të Qeverisë së këtij entiteti.

Nderime për Mlladiçin bënë edhe Millorad Dodik, kryetar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, kryetari i Banjallukës, Drashko Stanivukoviç, si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike Serbe në opozitë, Branko Blanusha dhe Marinko Bozhoviç.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë paralajmëroi më 7 shtator se “çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohim i gjenocidit dhe revizionizëm është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend as në BE, as në vendet kandidate për anëtarësim”.

Për ceremoninë e varrimit me nderime ushtarake dhe shtetërore kishin reaguar më herët edhe senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self, të cilët u bënë thirrje autoriteteve në Serbi dhe Republikën Sërpska të distancohen nga ceremonia.

“Ratko Mlladiç ishte kriminel lufte dhe arkitekt i gjenocidit në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë”, thanë senatorët në një deklaratë të përbashkët.

Ata paralajmëruan se glorifikimi i tij do të përbënte përdhosje të kujtimit të viktimave dhe një test për gatishmërinë e Serbisë dhe Republikës Sërpska për t’u shkëputur nga trashëgimia e krimeve të luftës.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi ndërkohë një vizitë të planifikuar në Serbi, duke vlerësuar se glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga evropiane.

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Mlladiç, të cilin Tribunali i Hagës e dënoi për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje e Hercegovinë, u varros në Beograd të hënën, më 7 shtator, me nderime ushtarake dhe shtetërore.

Më 5 shtator, në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë në Beograd, për Mlladiçin u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë, ndër të tjerë, ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, dhe presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan.

Në ditët pas vdekjes së Mlladiqit, në disa qytete të Serbisë dhe në entitetin Republika Sërpska u organizuan tubime në kujtim të tij.

Tubimi më i madh u mbajt në Banjallukë më 1 shtator.

Në narrativat e disa mediave në Beograd dhe Banjallukë, Mlladiç është paraqitur si viktimë e Tribunalit, i cili, sipas tyre, nuk e lejoi të kurohej në Serbi, ndërsa vendimi gjyqësor ndaj tij dhe viktimat e krimeve për të cilat u dënua pothuajse nuk janë përmendur./REL

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Vëllai i vuri flakën krevatit të saj teksa flinte, humb jetën në spital e reja shqiptare

Një e re ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga zjarri, pasi më 6 shtator në fshatin Poterq të Klinës, një person dyshohet se i kishte vënë flakën krevatit ku ajo qëndronte.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, i cili dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor, më pas kishte sulmuar me një mjet të fortë edhe nënën e tij, duke u shkaktuar të dyja grave lëndime të rënda trupore.

Viktimat fillimisht ishin dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve. Policia dega në Pejë ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ai është vendosur në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, nën përkujdesjen e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë.

“Stacioni Policor në Klinë, me datën 06.09.2026, ёshtё njoftuar se nё fshatin Poterq-Klinё, njёperson me probleme tё shëndetit mendor, fillimisht ia ka vёnё flakёn krevatit nё tё cilin qëndronte motra e tij, e mё pas nё dhomёn tjetёr e ka sulmuar me mjet tё fortё nёnёn e tij, tёcilave iu ka shkatuar lëndime tё rёnda trupore.

Policia e Kosovës menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, ku ёshtё arrestuar i dyshuari, ndёrsaviktimat fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sёlëndimeve, janё dёrguar nё QKUK Prishtinё.

Sot, me datёn 07.09.2026, Policia ёshtё njoftuar se vajza e cila kishte lëndime nga zjarri, nuk kamundur t’iu mbijetojë plagёve dhe ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Personit tё dyshuar me vendim tё prokurorit tё shtetit i ёshtё shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orёsh, mirëpo pёr shkak tё gjendjes sё tij tё rёnduar psiqike, ёshtё vendosur nё spitalin rajonal nё Pejё, nё repartin e psikiatrisё nё përkujdesje tё personelit mjekёsor, nёn mbikëqyrjen e zyrtarёve policorë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

VIDEO/ Gjykata e dënoi, reagimi epik i Gjestit në sallë, shikoni çfarë bën

Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ka dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, lidhur me akuzën për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen, është reagimi i këngëtarit menjëherë pas vendimit, ku shfaqet i kënaqur dhe duke kërcyer.

“Gjithmonë i drejtë, gjithmonë kam shkëlqyer, ylli kurrë nuk zbehet”, janë këto fjalët që Gjesti thotë menjëherë pasi u shpall vendimi.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Manifaktura kërkon lehtësi/ Eksportet bien 17 për qind, gjashtë masa kërkohen në paketën fiskale 2027

Pas kërkesave të vazhdueshme drejtuar qeverisë si pasojë e humbjeve të krijuara nga kursi i këmbimit dhe paketave të cilave i konsiderojnë jo të duhura, shoqata e manifakturës i është drejtuar qeverisë me një sërë kërkesash të reja.

Rritja e kostove të punës dhe prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore por më kryesorja zhvillimet e kursit të këmbimit i kanë nxitur eksportuesit t’i paraqesin institucioneve gjashtë kërkesa prioritare për t’u përfshirë në Paketën Fiskale 2027.

Në kërkesën drejtuar ministrit të Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për dijeni, Shoqata argumenton se industria prodhuese po kalon një periudhë të vështirë ndërsa kërkon 6 pika kryesore lehtësuese.

-Përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga paga të nisë mbi nivelin e pagës minimale dhe që ky prag të ndryshojë automatikisht sa herë ndryshon paga minimale;

-Kompensimin e pjesshëm të kontributeve të sigurimeve shoqërore që paguan punëdhënësi për sektorët prodhues me intensitet të lartë punësimi;

-Rritja e normës së amortizimit fiskal nga 20% në 40%,

-Rishikimi i tarifave doganore për lëndët e para.

-Pjesa e fitimit të kompanisë që riinvestohet në aktivitetin prodhues të përjashtohet nga tatim-fitimi;

– Krijimi i një skeme të posaçme grantesh për teknologjinë dhe automatizimin.

Sipas shoqatës këto kërkesa vijnë në përputhje dhe me procesin e integrimit të cilat do t’u kërkojnë plotësimin e kriteret dhe përshtatjen me standardet.

Pas pandemisë eksportuesit regjistruan rënie të ndjeshëm të vlerës së eksportuesve si pasojë e rënies së kontratave të porosive dhe humbjeve të shkaktuar në kursin e këmbimit. Vetëm në 2 vitet e fundit humbja në vlerë regjistrohet në më shumë se 17% apo rreth 145 mld lekë mallra më pak të eksportuara.

90% e kësaj rënie vjen më shumë nga sektori i manifakturës dhe materialet e ndërtimit të cilat përkatësisht në vlerë kanë humbur 22.4 mld lekë dhe 34.7 mld lekë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati, ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj pas reality show-t.

E ftuar në një intervistë ekskluzive në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Selin ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Gimbon.

Fituesja e Big Brother VIP 5 ka treguar edhe dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë nga Gimbo pas daljes nga shtëpia, ku mes 24 dhuratave që ish-banori i kishte bërë për 24-vjetorin e saj, ishte edhe një makinë e re.

“Gimbo, kam shumë ankesa, por nuk është ky vendi për t’i thënë. Jam shumë krenare dhe kam qenë një suport shumë i madh për Gimbon gjatë sezonit veror. Unë doja pushime, por nuk ka qenë ky rasti. Jam ndjerë shumë mirë që ka qenë shumë i suksesshëm për të si sezon. Dhurata më e shtrenjtë, dëgjo, se kur flas për dhurata më vijnë gjithmonë gjërat jo materiale, por shpirtërore. Gimbo është dorëlëshuar dhe zemërgjerë.

Unë nuk jam natyrë që festoj ditëlindje, por një nga dhuratat më të mëdha kanë qenë 24 dhuratat për 24 vitet që mbushja. Më e shtrenjta ka qenë një makinë e re. Nuk doja të ekspozoja gjë në Instagram. Jam shumë e kujdesshme, edhe pse njerëzit janë shumë kuriozë se çfarë po bëjmë. Më vjen keq sa herë dëgjoj llafe lart e poshtë që nuk kanë të ndalur. Të qenurit VIP ka koston e vet. Kam dëgjuar që jam bërë mendjemadhe, arrogante, nuk na flitet, jo. Jeta nuk ka ndryshuar”,u shpreh Selin.

Selin ka treguar se ka nisur bashkëjetesën me Gimbon dhe për të shprehet se është një djalë me zemër të madhe dhe shumë familjar.

“Jam e dashuruar, këtë e kam kuptuar më shumë pas Big Brother. Gimbo është një djalë me zemër të madhe, është shumë i kujdesshëm. Unë marr shumë mesazhe në ditë, herë-herë nga njerëz që thonë: “Ti je me fat për atë djalë.” Është shumë herë më i mirë se unë. Partneri është një bekim i madh. Jam me fat për marrëdhënien tonë. E plotëson pazëllin e idesë që unë kam pasur për partnerin tim. Thashë që nuk e doja DJ, por nuk doli keq. Gimbo është shumë familjar. Ne kemi nisur bashkëjetesën, Gimbo na gatuan”,tha Selin.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Humbja na shokoi”/ Merz nuk tërhiqet dhe paralajmëron ndryshime të mëdha për Gjermaninë: Javët në vijim janë vendimtare

Kryetari i CDU-së dhe kancelari federal, Friedrich Merz, ka njoftuar pasoja pas fitores së thellë të AfD-së në Saksoni-Anhalt dhe humbjes së partisë së tij.

Kancelari i Gjermanisë u shpreh i tronditur për humbjen, pas mbledhjes urgjente me drejtuesit e CDU në Berlin.

“Të gjithë jemi thellësisht të tronditur. Nuk e kishim pritur këtë në këtë formë. Rezultati duhet pranuar natyrisht, pasi këto janë rregullat e demokracisë. Por me ditën e djeshme nuk ka ndryshuar vetëm Saksoni-Anhalti, por e gjithë Gjermania. Kjo është humbja më e rëndë zgjedhore që CDU-ja ka pësuar prej vitesh, madje prej dekadash. Kjo natyrisht do të duhet të ketë pasoja”, tha Merz.

Ai theksoi se CDU-ja nuk mund të vazhdojë thjesht rutinën e përditshme. Rezultati i zgjedhjeve ka shkaktuar tronditje të mëdha si në vend, ashtu edhe brenda CDU-së. Merz tha se do të përpiqet t’i përgjigjet seriozitetit të situatës, duke shtuar se rezultati zgjedhor prek edhe atë personalisht.

“Institucionet tona janë të forta dhe të qëndrueshme. Kushtetuta gjermane e mbron dhe garanton këtë rend, dhe qeveria federale që unë drejtoj do të sigurojë që Kushtetuta të zbatohet. Ky mesazh vlen edhe për miqtë tanë në Evropë dhe në të gjithë botën. Ne e dimë se Gjermania, për shkak të historisë së saj, mban një përgjegjësi të veçantë. Gjermania do të ruajë gjithmonë lidhjen e saj të fortë me Evropën”, shprehu kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Kancelari Merz nuk po shqyrton pasoja personale për veten, pavarësisht rezultatit të dobët të CDU në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt.

“Dorëzimi nuk është një opsion për mua. Të gjithë së bashku duhet të bëhemi më të mirë. Dhe po kërkoj mënyra se si mund ta arrijmë këtë. Bëhet fjalë që edhe brezat e ardhshëm të mund të jetojnë në liri, paqe dhe siguri. Dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të largohem. Në javët dhe muajt e ardhshëm do të përpiqem ta bëj ndryshe politikën, ta bëj më mirë. Bindjet e mia themelore nuk ndryshojnë”, tha Merz.

Merz kishte thënë në fillim se do ta përgjysmonte AfD-në, ndërkohë që zgjedhjet në Saksoni-Anhalt përgjysmuan CDU-në e tij. Për Merzin, presioni sa vjen e rritet. Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AFD) fitoi zgjedhjet për parlamentin rajonal të Saksoni-Anhaltit me një epërsi të madhe, por nuk arriti shumicën absolute. CDU-ja u rendit në vendin e dytë, duke pësuar humbje të konsiderueshme.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba

Bisnezmeni Luan Muça ka reaguar pas konfliktit me armë në Vlorë duke dhënë versionin e tij për ngjarjen që ndodhi ditën e enjte.

Muça shprehu se ai kishte shkuar të sqarohej me biznesmenin Vasil Bedinaj për një pronë në Palasë dhe ka akuzuar këtë të fundit se e kishte pritur me persona të armatosur, të cilët sipas tij qëlluan me armë në momentin që ai po largohej nga ambientet e hotelit.

Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë.

Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë.

Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture).

Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje.

Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar.

Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti.

Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.

Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit.

Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës. Kur shkova atje, z. Bedinaj nuk ishte vetëm, por ishte i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të armatosur.)

Kështu, i shoqëruar nga familjarë të mi, kam shkuar, me ftesën e tij, në ambientet e biznesit të tij.

Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, z. Bedinaj e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar.

Edhe pse nga kamerat që z. Bedinaj i ka servirur opinionit publik kjo nuk duket qartë, në këtë moment ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij.

Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur.

Duke dalë nga ambientet e z. Bedinaj, njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh. Për sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të qitësve.

Jam çuditur shumë që, gjatë kësaj situate, z. Bedinaj kishte qetësinë dhe përkujdesjen që, në të gjitha mediat mbi të cilat kishte ndikim, të shpërndante lajme të rreme, sipas të cilave unë i kisha vendosur gjobë, si dhe të shpërndante pamjet filmike nga këndet që ai dëshironte.

Kam mësuar këto ditë se nuk është hera e parë që z. Bedinaj manipulon opinionin publik për përplasjet e tij. Këtë gjë ka tentuar ta bëjë edhe në rastin tim.

Çuditërisht dhe paradoksalisht, të vetmit që e kanë besuar këtë gjë kanë qenë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët më kanë mbajtur të ndaluar për 72 ore me akuzën e gjobëvënies ndaj z. Bedinaj.

Unë nuk mund të flas për veten time, pasi nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse kam besuar se për njerëzit flasin punët dhe veprat e tyre.

Besoj se opinioni publik është i njohur me punët, brandet dhe kompanitë që kemi krijuar brenda dhe jashtë vendit.

Modestisht, mund të them se jam krijues dhe zhvillues i një konglomerati kompanish që operojnë në 4 kontinente, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, si dhe vende si Italia,Senegali, Tunizia, Egjipti dhe, sigurisht, Ballkani, me një qarkullim vjetor multimilionësh.

Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen.

Në fund, jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion opinionit publik dhe mediave çdo dokument për të cilin kam shkruar në këtë reagim.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Super “El Niño”/ Qeveria britanike u bën thirrje qytetarëve: Ja çfarë duhet të përmbajë “kiti i emergjencës” që çdo familje duhet ta ketë në shtëpi

Ndërsa fenomeni i motit El Niño intensifikohet, qeveria britanike u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për situata emergjente, duke mbajtur në shtëpi ushqime, ujë dhe pajisje të nevojshme për të përballuar disa ditë pa energji elektrike ose ujë të rrjedhshëm.

Ministrja britanike e Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale, Angela Eagle, tha për ‘The Guardian’ se do të ishte e këshillueshme që qytetarët të siguronin rezerva ushqimore, në mënyrë që të mund të përballonin situata në të cilat mund të mbeten të bllokuar në banesat e tyre derisa të mbërrijnë ekipet e shpëtimit.

Por cilat janë produktet më të përshtatshme për t’u mbajtur në rezervë në një situatë të tillë?

Sipas profesoreshës Elizabeth Robinson, ekonomiste mjedisore në London School of Economics, familjet duhet të kenë në shtëpi ushqime dhe ujë të mjaftueshëm për rreth dy javë.

“U këshilloj qytetarëve të furnizohen me produkte që kanë afat të gjatë përdorimi, si drithërat, orizi dhe makaronat, si dhe ushqimet e konservuara. Këto produkte janë veçanërisht të përshtatshme pasi shumë prej tyre mund të konsumohen edhe pa u gatuar, në rast se mungon energjia elektrike”,tha Robinson.

Ajo rekomandon gjithashtu fasule dhe bishtajore të konservuara, peshk ose mish, fruta dhe perime të konservuara, si dhe qumësht me jetëgjatësi të madhe. Të gjitha këto produkte mund të kombinohen për të përgatitur vakte të thjeshta, të shijshme dhe ushqyese.

Ndërkohë, Departamenti britanik për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale ka publikuar një “kit emergjence”, i cili përfshin një listë me ushqime dhe pajisje bazë që qytetarët këshillohen t’i kenë në shtëpi.

Lista përfshin një elektrik dore me bateri, një bankë portative energjie (power bank), një radio me bateri dhe bateri rezervë.

Gjithashtu, në kit duhet të përfshihen një çantë e ndihmës së parë, peceta të lagura, dezinfektues për duart, ujë i ambalazhuar, ushqime që nuk prishen dhe nuk kërkojnë gatim, si dhe një hapëse konservash.

Për familjet me foshnja ose fëmijë të vegjël, rekomandohet që të sigurohen edhe produkte të tilla si pelena dhe qumësht pluhur.

“Familjet që kanë mundësi financiare duhet t’i mbajnë këto furnizime në shtëpi, në rast të një emergjence”,theksoi profesoresha Robinson, duke paralajmëruar gjithashtu se përkeqësimi i kushteve klimatike mund të ndikojë në rritjen e çmimeve të ushqimeve.

“Mbretëria e Bashkuar është shumë e varur nga importi i frutave dhe perimeve dhe kemi parë tashmë se si kushtet ekstreme të motit në vende si Spanja dhe Afrika e Veriut mund të shkaktojnë mungesa dhe rritje të çmimeve. Në përgjithësi, orizi, kafeja, kakaoja dhe çaji mund të bëhen më të shtrenjtë, ndërsa çmimet e ushqimeve për kafshët pritet të rriten ndjeshëm”,përfundoi ajo.

El Niño është një fenomen natyror klimatik që lidhet me ndryshimet në erërat dhe temperaturat e ujërave në Oqeanin Paqësor. Ngrohja e pazakontë e sipërfaqes së oqeanit çliron sasi të mëdha nxehtësie në atmosferë dhe ndikon në modelet e motit në shumë pjesë të botës.

Të dhënat e fundit, të publikuara më 1 shtator, tregojnë se temperaturat e ujërave në rajonin qendror të Paqësorit, në zonën kryesore të El Niños, janë rreth 2.6 gradë Celsius mbi mesataren e 30 viteve të fundit.

Kjo vlerë është pranë niveleve më të larta të regjistruara në epokën e matjeve moderne. Në vitin 2015, devijimi arriti në rreth 3.1 gradë Celsius, ndërsa kulmi i fenomenit të atëhershëm ende nuk ishte arritur në këtë fazë të vitit.

Sipas mesatares së 14 modeleve klimatike, temperatura mund të arrijë një devijim prej rreth 4 gradësh Celsius në muajin nëntor.

Analisti i klimës Zick Hausfather ka deklaruar se të dhënat e marra nga studimet e koraleve, unazave të pemëve dhe dokumenteve historike sugjerojnë se asnjë fenomen El Niño gjatë mijëvjeçarit të fundit nuk ka arritur nivele të tilla.

El Niño klasifikohet përgjithësisht kur temperatura e sipërfaqes së detit në zonën përkatëse të Paqësorit është të paktën 0.5 gradë Celsius mbi mesataren.

Rekordi i temperaturës mund të thyhet në vitin 2027

Ky episod i El Niños vlerësohet të jetë ndër më të fuqishmit e regjistruar në historinë moderne dhe pritet të shtojë më tej nxehtësinë në një atmosferë që tashmë po ngrohet si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Kombinimi i El Niños me ngrohjen globale mund të ketë pasoja të rëndësishme në mbarë botën. Sipas disa parashikimeve, viti 2027 mund të thyejë rekordin aktual dhe të bëhet viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka paralajmëruar për rritjen e rrezikut nga ngjarjet ekstreme të motit.

“El Niño po bëhet gjithnjë e më i fortë para syve tanë. Shkenca nuk lë vend për dyshim: planeti ndodhet në ujëra të paeksploruara dhe këto ujëra po ngrohen. Bota është në zonën e rrezikut të ngjarjeve ekstreme të motit”,është shprehur Guterres.

Ai ka theksuar se sfida kryesore është përballja me rreziqet në rritje dhe forcimi i masave për veprim klimatik dhe mbrojtjen e popullsisë.

Edhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Botërore Meteorologjike, Celeste Saulo, ka paralajmëruar se El Niño mund të shkaktojë një “goditje të madhe” për shoqëritë dhe ekonomitë në mbarë botën.

“Ne tashmë po shohim përçarje dhe dëme të shkaktuara nga thatësirat dhe përmbytjet dhe presim që këto ndikime të intensifikohen ndërsa El Niño forcohet”,ka deklaruar Saulo.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More