Author: bot videobot

Punë në Gjermani

“Ah, sikur t’i kisha shkruar vetë…”/ Rama ndan reflektimin për ‘industrinë e llumit’: Si po ushqehet çdo ditë makineria e zemërimit dhe urrejtjes

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një tekst të gjatë, për të cilin sqaron se nuk është shkruar prej tij, por se është një nga ato shkrime që do të dëshironte t’i kishte shkruar vetë.

Rama e shoqëron postimin me një koment ironik, duke u bërë thirrje ndjekësve ta lexojnë, ndërsa teksti ngre akuza të forta.

Në tekst kritikohet ashpër ajo që përshkruhet si një “industri llumi”, e ngritur mbi shtrembërimin e fakteve, panikun, zemërimin dhe përdorimin e titujve apo videove të manipuluara për të nxitur reagime dhe për të gjeneruar klikime.

RRESHTAT MË POSHTË NUK I KAM SHKRUAR UNË, PO ËSHTË NJË NGA ATO RASTE KUR NJERIU THOTË: AH, SIKUR T’I KISHA SHKRUAR VETË…

Lexojini se do të gjeni shumë fytyra, zëra dhe mashtrime e dyfytyrësira nga jeta e përditshme para pasqyrave teknologjike

Hapësira publike është kthyer në një sistem kanalesh të ujërave të zeza dhe kutërbimi nuk është nën këmbët tona, por po ngrihet nga foltoret, nga titujt dhe nga goja e njerëzve që e dinë se po jashtënxjerrin plehra, në emër të “guximit”.

Kjo është një industri llumi, e ngritur mbi shtrembërimin, poshtërimin, panikun dhe tërbimin, ku njerëzit bosh kanë mësuar se, nëse arrijnë t’i bëjnë qytetarët të urrejnë, askush nuk do ta vërë re se ata vetë nuk kanë asgjë të dobishme për të ofruar. Nuk u duhen zgjidhje kur mund të prodhojnë armiq, as u duhet karakter kur turma është e etur për mizori ndaj shënjestrës njerëzore të radhës.

Ky kanibalizim funksionon sepse shumë njerëz janë përshtatur e rehatur duke jetuar në vorbullën e tij. Ata e dinë se fragmenti i videos është prerë për të mashtruar, se titulli është fabrikuar si armë, se akuza është fryrë, se zemërimi është inskenuar dhe se njeriu që po tërhiqet zvarritet nëpër baltë është një qenie njerëzore e katandisur në një leckë për klikime dhe reagime. E dinë se faktet po spërdridhen për të nxjerrë një ulërimë therëse dhe fundja e dinë fare mirë, se gënjeshtra është gënjeshtër. Ama u pëlqen, thjesht u shijon tërë spektakli që prodhon gënjeshtra.

Një mospajtim nuk lejohet më të mbetet thjesht një mospajtim. Dikush duhet patjetër të jetë i korruptuar, i paaftë, mashtrues, i kapur ose pjesë e ndonjë konspiracioni të hatashëm. Njerëzit marrin një copëz informacioni, i ngjisin përfundimin që u përshtatet bindjeve të tyre, e hedhin në vorbullën e internetit dhe ja ashtu, si me magji, diçka që nuk ka ndodhur kurrë pranohet si fakt.

Zyrtarët dhe nëpunësit publikë trajtohen në mënyra që do të ishin të papranueshme pothuajse kudo e kurdoherë tjetër, a thua se thjesht zgjedhja për t’i shërbyer publikut nënkupton pranimin e një abuzimi pa kufi.Kjo është ajo që duhet t’i neveritë njerëzit. Jo mospajtimi, por oreksi për të parë dikë të keqtrajtohet dhe prapëseprapë për ta shpërndarë gënjeshtrën për të. Oreksi për të parë një fqinj të shndërrohet në armik, sepse kjo të kënaq më shumë sesa të pranosh që bota është ca më e ndërlikuar se sa duket. Dhe më e keqja, lejimi i një frikacaku me kamerë, mikrofon, titull në dorë apo platformë në zotërim, që të fusë dorën në kraharorin tonë, t’u drejtohet instinkteve tona më të këqija dhe të na bindë se ato janë parime.

Shumë njerëz nuk kanë më bindje politike, po kanë vetëm një varësi toksike. U duhet zemërimi i radhës, zuzari i radhës, videoja e radhës dhe justifikimi i radhës për t’u ndjerë më të mirë se të tjerët, pa qenë aspak njerëz më të mirë dhe ndaj ia kanë dorëzuar zhurmës krejt ndërgjegjen e tyre!

Shërbimi publik nuk duhej të kthehej kurrë në një material për thertoren e besimit, në një skenë për ego të papërmbushura apo në karburant për një makineri që i shndërron njerëzit në armiq imagjinarë për disa klikime. Një nënë që lufton të mos i fiken dritat nuk ka nevojë për tërbim teatral. Një veteran që pret kujdesin që i takon nuk ka nevojë për një video të manipuluar. Një mësues që blen me paratë e veta mjetet e shkollës nuk ka nevojë për panik të fabrikuar. Njerëzit që po përpëliten nga kostoja e rritur e jetesës nuk kanë nevojë për frikacakë të radhës që ua shesin urrejtjen si aftësi udhëheqëse.

Dhe ju lutem, ma kurseni predikimin e kujtdo që noton gjithë javën në kanalizimet e qelbura dhe pastaj shfaqet duke kutërbuar nga ambicia personale. Ma kurseni drejtësinë e rreme të njerëzve që i bëjnë qytetarët më të zemëruar, më pak të ndjeshëm e më pak të ndershëm, po edhe më të manipulueshëm, teksa për vete hiqen sikur po i shërbejnë diçkaje më të madhe se uria e tyre e pangijshme për vëmendje.

Nëse politika e tyre ka nevojë për gënjeshtra që të marrë frymë, ajo meriton të mbytet. Nëse lëvizja e tyre ka nevojë t’i zhveshë njerëzit nga njerëzorja për të mbijetuar, ajo e ka vendin në kanalin e ujërave të zeza. Nëse ndikimi i tyre varet nga helmimi i njerëzve kundër njëri-tjetrit, ata nuk janë udhëheqës po vetëm pjesë qorre të këtij sistemi ujërash të zeza.

Në bisht fare, pyetja që mbetet është kjo: Çfarë je i gatshëm të bëhesh për të mposhtur njerëzit që të kanë thënë se duhet t’i urresh?

Nëse je gati të bëhesh gënjeshtar, frikacak, manipulues apo njeri që kënaqet duke parë njerëz të panjohur të zhvishen nga dinjiteti i tyre njerëzor, atëherë nuk e ke mundur kalbëzimin që thua se po lufton. Thjesht, je bërë pjesë e tij.

Brooks Williams, Administrator i Qytetit Ferris, TEXAS, SHBA

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Viti i ri shkollor, ministrja Kumbaro me porosi për drejtorët: Siguria, etika dhe ndalimi i telefonave në shkolla

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e 200 shkollave në Tiranë, duke përcaktuar disa nga prioritetet për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Siguria në ambientet e shkollave, respektimi i etikës nga stafet pedagogjike dhe roli i punonjësve socialë ishin ndër çështjet kryesore të diskutuara. Një tjetër fokus ishte ndalimi i përdorimit të telefonave celularë, rregull që ministrja tha se do të zbatohet me më shumë rigorozitet, duke nisur nga vetë mësuesit.

Kumbaro u ndal edhe te Kodi i Etikës, i miratuar një vit më parë për mësuesit, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e shërbimit psikosocial. Sipas saj, zbatimi i këtij kodi nuk lidhet vetëm me paraqitjen, por veçanërisht me mënyrën e komunikimit në mjediset shkollore.

Ministrja theksoi gjithashtu se dita e parë e shkollës do të ketë një tjetër qasje. Për herë të parë, përmes udhëzimit të ri për vitin shkollor, ajo do të shërbejë si një ditë njohjeje dhe prezantimi me shkollën, mësuesit, tekstet dhe bashkëmoshatarët.

Pjesë e masave për rritjen e sigurisë janë edhe kamerat inteligjente, të vendosura në 20 shkolla në Tiranë dhe Kamzë.

Sipas ministres, këto pajisje kanë mundësi të identifikojnë automatikisht situata apo elementë që mund të përbëjnë rrezik. Sistemi mund të detektojë, ndër të tjera, tymin e cigares, objekte të kategorizuara si të rrezikshme, si doreza, armë apo thika, si dhe fytyra të personave të raportuar si me rrezikshmëri.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Video/ Sulmet ajrore izraelite në Liban, plagosen gjatë raportimit ‘live’ gazetari dhe kameramani

Momenti kur një sulm ajror izraelit goditi zonën e Nabatiyas, në jug të Libanit, u regjistrua nga kamera e një televizioni, ndërsa një gazetar dhe kameramani i tij po raportonin drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e sulmit u plagosën korrespondenti i televizionit Al-Manar, Ali Shbib, dhe kameramani që e shoqëronte. Të dy ndodheshin në një distancë të shkurtër nga vendi i goditjes kur ndodhi shpërthimi.

Kamera kapi momentin e sulmit, ndërsa gazetari dhe kameramani u transportuan më pas në spitalin Sheikh Ragheb Harb, ku morën ndihmën mjekësore.

WATCH: A Lebanese reporter was injured yesterday during a live broadcast while covering an Israeli strike in Nabatieh.

He was a bit too close to the site of the strike.

He is in stable condition.pic.twitter.com/QeRiisfWjq

— Clash Report (@clashreport)September 7, 2026

Sipas informacioneve të raportuara, gjendja shëndetësore e të dy të plagosurve është e qëndrueshme.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se një prej sulmeve ajrore kishte në shënjestër një parking në qytetin e Nabatiyas. Nga goditja u dëmtuan disa ndërtesa, ndërsa disa automjete u përfshinë nga flakët.

Sipas të njëjtit burim, avionët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore në zona të ndryshme.

Që prej 2 marsit, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake në territorin libanez.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Video/ E mitura tentoi të kalonte mbi shinat e tramvajit në Turqi, kalimtari hero shpëton 5-vjeçaren në momentet e fundit

Një incident i frikshëm ndodhi në Turqi, ku një vajzë rreth 5 vjeçe për pak sa nuk u godit nga një tramvaj, por u shpëtua në momentet e fundit nga një kalimtar.

Pamjet tregojnë një grup njerëzish duke pritur në një kalim për këmbësorë, ndërsa një tramvaj po kalonte.

Në një moment, vajza e vogël hyri papritur në shinat e tramvajit, duke rrezikuar të përplasej me mjetin që po afrohej.

Falë reagimit të shpejtë të një kalimtari, tragjedia u shmang. Burri e kapi vajzën për dore dhe e tërhoqi menjëherë larg shinave, vetëm pak sekonda para se tramvaji të kalonte.

Për fat të mirë, nga incidenti nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.

🚨 A split-second decision. A life saved forever.

In Samsun, Türkiye, a vigilant security guard became a hero when a 5-year-old girl suddenly ran toward the tram tracks and jumped into the path of an approaching tram. With only moments to react, the guard rushed forward and…pic.twitter.com/UsP0Q9lJbS

— Kaptan Hindustan™ (@KaptanHindustan)September 4, 2026

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Këtu nuk ka rregulla, s’është si te Mercedesi”/ Hamilton ‘shpërthen’ ndaj Ferrarit dhe Leclerc: Tani kampionati për mua mbaroi

Lewis Hamilton ka pranuar se shanset e tij për titullin kampion në Formula 1 janë pothuajse shuar, ndërsa pas Çmimit të Madh të Italisë kritikat e tij ndaj Ferrarit dhe Charles Leclerc u bënë edhe më të forta.

Gara në Monza rezultoi një tjetër zhgënjim për shtatë herë kampionin e botës. Hamilton e përfundoi garën vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa bashkëpiloti i tij Charles Leclerc u tërhoq pas një aksidenti të rëndë në xhiron e dytë. Por problemet për Hamilton nisën që në xhiron e parë.

Në kthesën e parë të shikanës, britaniku tentoi të parakalonte Leclerc, por u shty jashtë piste dhe humbi disa pozicione, duke zbritur deri në vendin e 10-të. Hamilton ishte i bindur se Leclerc nuk i la hapësirën e nevojshme.

Pas garës, ai nuk e fshehu zhgënjimin dhe drejtoi gishtin edhe nga drejtuesi i Ferrarit, Fred Vasseur.

“Unë nuk garoj pisët. Gjithmonë kam garuar pastër dhe me drejtësi dhe gjithmonë kam lënë hapësirë.”

Hamilton shtoi se problemi, sipas tij, nuk qëndron vetëm te pilotët, por nis nga drejtimi i skuadrës.

“Në fund të fundit, kjo vjen nga lart. Fillon me Fred-in dhe pastaj përcillet poshtë.”

Situata në kampionatin botëror është përkeqësuar ndjeshëm për Hamilton. Pas Monzës, ai ndodhet 76 pikë pas Kimi Antonellit, i cili triumfoi në mënyrë spektakolare në garën italiane, pasi ishte nisur nga vendi i 19-të.

Me vetëm 10 gara të mbetura, Hamilton beson se Ferrari ka humbur shumë kohë duke mos marrë vendime më të qarta për menaxhimin e dy pilotëve.

“Është shumë vonë për ato vendime. Shumë, shumë javë vonë”,deklaroi Hamilton, duke iu referuar mundësisë që Ferrari ta kishte favorizuar më herët në luftën për titull.

Britaniku pranoi se diferenca me Antonellin, së bashku me ritmin e Mercedes, e bën rikthimin në garën për titull jashtëzakonisht të vështirë.

Një nga kritikat më të forta të Hamilton ishte mungesa e rregullave të qarta mes pilotëve të Ferrarit.

Ai e krahasoi situatën me periudhën e tij te Mercedes, ku, sipas tij, skuadra kishte rregulla të përcaktuara qartë për mënyrën se si duhej të silleshin pilotët gjatë garave.

“Kur isha te Mercedes, kishim rregulla të shkruara për mënyrën se si duhej të garonim. Këtu nuk ka rregulla. Kjo është diçka që ndoshta duhet të ndryshojë”,tha Hamilton.

Kritikat vijnë në një moment delikat për Ferrarin. Leclerc tashmë ndodhet 112 pikë pas Antonellit, ndërsa pas rezultatit të Monzës, vetë Vasseur pranoi se skuadra mund të marrë në konsideratë favorizimin e Hamiltonit në garat e ardhshme.

“Rezultati i kthesave një-dy nuk është i mirë për skuadrën”,tha Vasseur.

Ai la të kuptohet se Ferrari tani mund të duhet të marrë një vendim më të qartë për prioritetet e saj në kampionat.

Ndërkohë, Kimi Antonelli shkroi historinë në Monza duke fituar Çmimin e Madh të Italisë pas një rikthimi të jashtëzakonshëm nga vendi i 19-të në nisje.

Piloti i Mercedesit u ngjit në majë të podiumit përpara shokut të skuadrës George Russell dhe Max Verstappen të Red Bull.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Mishi i pulës me antibiotik/ Jo vetëm salmonela, në 2025 u shitën edhe 2.7 tonë kofsha pule të rrezikshme nga Brazili

Shqipëria, më 3 shtator, ndaloi importin e mishit nga Brazili, sepse është konsideruar një produkt i pasigurt për shëndetin e njeriut.

Por, para këtij bllokimi, për 20 vite qytetarët shqiptarë kanë konsumuar mish nga Brazili të ngarkuar me baktere, por edhe me prezencë të lartë antibiotikësh. Kjo, pasi shumë herë kontenierët me mish të rrezikshëm kanë kaluar doganat shqiptare pa iu nënshtruar një kontrolli të plotë nga AKU-ja.

Në vitin 2025, shqiptarët nuk kanë konsumuar vetëm mish pule dhe derri me salmonelë, por edhe mish me ngarkesë të lartë antibiotikësh. Saktësisht, në këtë vit, një sasi prej 2.700 kg mish pule të ngrirë (2.7 tonë), e etiketuar si “Kofsha pule me shpatulla të ngrira”, rezultoi me prezencë të lartë të medikamentit veterinar Doxycycline.

Ky produkt, pasi u importua nga tregtarët e mishit, u hodh menjëherë në treg, duke siguruar fitimin e tyre dhe duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve. Në dyqanet e produkteve me origjinë shtazore apo në supermarkete, ky mish na prezantohet si një produkt që i ka kaluar të gjitha testet e AKU-së. Por e vërteta nuk qëndron kështu, pasi AKU-ja e realizoi inspektimin atëherë kur kofshat e pulës kishin mbërritur tashmë në tryezën e konsumatorit.

Në atë kohë, masat e marra nga AKU-ja, pas njoftimit të konsumatorëve me qëllim kthimin e produktit të blerë, i cili kishte datë skadence 13.09.2026, ndaj subjektit u mor masa administrative “gjobë”, në vlerën 300.000 lekë.

Antibiotiku Doxycycline përdoret te shpendët për trajtimin e infeksioneve bakteriale, përfshirë infeksionet e shkaktuara nga Mycoplasma dhe E. coli. Ky ilaç lejohet të përdoret te shpendët vetëm nëse respektohet doza e përcaktuar, në mënyrë që mbetjet e tij në mish të mos tejkalojnë nivelet e lejuara.

Në këtë rast, sipas rezultateve laboratorike, niveli i antibiotikut në kofshat e pulës nga Brazili e kalonte kufirin prej 100 mikrogramë/kg, i cili, sipas tekstit, lejohet në BE. Mishi i pulës që konsuamuan shqiptarët rezultoi me 107 mikrogramë/kg.

Kjo vlerë tregon se kofshat e pulës me mbetje të antibiotikut mbi kufirin e lejuar nuk duhet të kishin kaluar doganën. Nëse AKU-ja do të kishte reaguar në kohë, mishi i pulës i konsideruar i rrezikshëm duhet të ishte asgjësuar ose kthyer në vendin e origjinës, ku ishte prodhuar.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Turizmi kulturor në rritje/ Mbi 824 mijë vizitorë në shtatë muaj, Gjirokastra destinacioni kryesor

Kalaja e Gjirokastrës, është monumenti që kryeson turizmin kulturor në vend tonë si e preferuara e turistëve vendas dhe të huaj.

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, 161274 vizitorë kanë blerë bileta për të parë kalanë më të madhe në vend, ndërtuar mbi kodrën që kontrollon Luginën e Drinos, brenda së cilës ndodhet Muzeu i Gjirokastrës, Muzeu Kombëtar i Armatimeve dhe Burgu i Shtatë Penxhereve. Të huajt janë ata që dominojnë bindshëm numrin e vizitorëve, që tërhiqen nga historia e kalasë së ndërtuar mbi gur, që mban emrin e Princeshës Argjiro.

Pas Kalasë së Gjirokastrës, renditet Parku Kombëtar i Butrintit me 158.612 vizitorë nga muaji janar deri në fund të korrikut. Në qytetin antik që tregon historinë mbi 2000 mijë vjeçare sheh çdo ditë të huaj me kombësi nga gjithë bota, e sidomos gjatë verës, kur turistët qe zgjedhin Rivierën Shqiptare e përfshijnë Butrintin në turin e tyre kulturor.

Në vend të tretë, sipas shifrave zyrtare, qëndron Parku Arkeologjik Shkodër me 108.150 vizitorë, që eksplorojnë një territor të gjerë historik dhe ndalen veçanërisht të Kalaja e Rozafës, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ndërkohë, gjithsej institucionet dhe qendrat e Trashëgimisë Kulturore gjatë këtyre shtatë muajve janë vizituar nga 824,340 vendas dhe të huaj, duke gjeneruar 316.4 milionë lekë të ardhura, sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Shifrat tregojnë një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, janë zbuluar 19 site të reja arkeologjike në zona të ndryshme. Një zhvillim i rëndësishëm ishte dhe rikthimi i gërmimeve arkeologjike në Lushnjë, me zbulimet që po bëhen në Zgjanë dhe Murrizë – Peqin.

Institucionet dhe qendrat e Trashëgimisë Kulturore     824,340 vizitorë

Muzetë Kombëtarë                                                           242,371 vizitorë

Parqet Arkeologjike                                                             358,361 vizitorë

Kalatë dhe Monumentet e Kulturës                                 223,608 vizitorë

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey

Kryedemokrati, Sali Berisha, është pritur me thirrje kundër tij, edhe në SHBA teksa mbërriti në sallën ku zhvilloi takimin me shqiptarët e diasporës në New Jersey.

Në pamjet e publikuara nga një qytetar dëgjohen thirrjet “Berisha n’burg”, drejtuar kreut të Partisë Demokratike, në momentin e hyrjes së tij në sallë me mbishkrimin “Berisha nburg, Rama nburg, Berisha je non grata në Amerikë”.

Thirrjet kundër Berishës vijnë në një kohë kur në Tiranë vijon protesta para Kryeministrisë kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, e cila prej zhvillohet 99 ditësh.

Protestuesit në kryeqytet kanë shprehur pakënaqësi ndaj politikës dhe përfaqësimit të saj, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe gjatë muajve në vazhdim.

Sot kreu i PD gjatë takimit me shqiptarët e diasporës në Amerikë kërkoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në betejën politike kundër qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshtet”.

A post shared by ELTON 🦅 (@elton_lala.001)

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Babai” triumfon në KokoFest/ Viktor Zhusti shpallet aktori më i mirë, çmim për regjinë Gent Bejkos në Korçë

Festivali i komedisë “KokoFest” ka përmbyllur me sukses edicionin e tij të 13-të, duke kurorëzuar arritjet më të spikatura artistike mes 8 veprave në konkurrim dhe një shfaqjeje përshëndetëse.

Edhe këtë vit, maratona teatrore mblodhi trupa të shumta artistike, ndërsa juria vlerësoi punën e palodhur të krijuesve dhe interpretuesve.

Pas shfaqjes “Demos” të Aristofanit, vënë në skenë nga trupa teatrore e Korçës në natën e fundit të festivalit të komedisë, publiku priti mes duartrokitjesh dhe emocionesh vlerësimet e jurisë.

Shfaqja “Babai” nga Teatri Kombëtar Eksperimental u shpall fituese e çmimit kryesor si shfaqja më e mirë e këtij edicioni, ndërsa dy vlerësime të tjera shkuan për artistët e saj: aktori i mirënjohur Viktor Zhusti u nderua si aktori më i mirë protagonist, ndërsa Pjerin Vlashi mori çmimin si aktori më i mirë joprotagonist.

Sukses të veçantë shënoi edhe komedia “Gomerët e Trojeve” e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, e cila u vlerësua me çmimin për regjinë më të mirë me autorësi të Gent Bejkos, krahas dy çmimeve të tjera që shkuan për artisten e re më të mirë, Altea Lazaj, dhe aktoren joprotagoniste më të mirë, Ina Morinaj.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Shqipëria është ekperiment për idetë e të majtës ekstremiste”, Berisha nga New Jersey: Sot kërkoj mbështetje nga SHBA për largimin e narkoshtetit

Kryedemokrati Sali Berisha në takimin me shqiptarët e Amerikës në New Jersey shprehu sot se kërkon mbështetjen e tyre për rrëzimin e .

Berisha e krahasoi vizitën e tij me atë të vitit 1991, kur kërkoi ndihmë për rrëzimin e diktaturës komuniste. Më tej ai akuzoi qeverinë shqiptare se e ka kthyer vendin në një “kopsht eksperimental” të ideve të së majtës ekstremiste.

“Sot vij për të kërkuar ndihmën e SHBA në betejën kundër narkoshtetit. Në mars të 91-shit erdha për të kërkuar ndihmë për të larguar diktaturën komuniste. Sot kërkesa ime ndaj vendit që i ka dhënë shqiptarëve të jashtëzakonshme, kam besim të madh se shqiptarët se shqiptarët do kenë ndihmën e tyre për të shpëtuar nga narkoshteti në trojet e tyre. Shqipëria ka sot nevojë për ringritje. Shqipëria pret nga ne për të ngritur vlerat. Sot vendi juaj është kopshti eksperimental i ideve të së majtës ekstremiste”, tha Berisha.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More