
Kategoria e Parë/ Besa, Korabi e Bylis fitojnë jashtë fushe, marrin 3 pikët dhe Pogradeci e Iliria
Java e dytë e Kategorisë së Parë regjistroi 3 fitore në transfertë dhe bëhet fjalë për Korabin, Besën dhe Bylis.
Skuadra dibrane arriti të mposhë Besëlidhjen në Lezhë me rezultatin 2-1 duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në këtë sezon të ri. Ishte një ndeshje që pati dramën brenda saj për shkak të gjendjes së Lorenc Trashit që u dërgua në spital për shkak të dhimbjeve të forta në stomak. Taulant Marku dhe Hernan Reçi shënuan për Korabin, ndërsa për Besëlidhjen golin e vetëm e shënoi Akansase.
Besa i dha leksion futbolli Sopotit në Librazhd duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0 me gola të shënuar nga Redon Danaj, Fatmir Prengaj, Manfredas Ruzgis dhe Ermir Spahiu me penallti. Ndërsa Bylis fitoi në fushën e Orikut me rezultatin 2-1.
Iliria dhe Pogradeci ishin skuadrat e tjera që morën maksimumin në ndeshjet e tyre që i luajtën në shtëpi. Iliria iu imponua Kukësit duke e mposhtur me rezultatin 3-1 me skuadrën verilindore që e mbylli ndeshjen në inferioritet numerik. Ndërsa Pogradeci arriti të gjunjëzojë Kastriotin duke e mundur me rezultatin 2-1
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Albamono” rikthehet në Pogradec/ Festivali i monodramës, artistë nga gjashtë vende sjellin në skenë histori njerëzore dhe sociale
- Rekord investimesh të huaja/ 1.1 miliardë euro në gjashtë muaj, projekti i Zvërnecit shton flukset hyrëse
- Trump premtoi 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit, sa i ligjshëm është shpërblimi që garanton presidenti nëse triumfon?
- Shtyu Hamiltonin jashtë piste, Leclerc kërkon falje publikisht: Gabova…
