
Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja
Momente paniku në sfidën mes Juve Stabia dhe Pisa-s.
Pak pas minutës së 40-të, mbrojtësi bullgar i skuadrës mike, Rosen Bozhinov, u rrëzua papritur në fushë dhe mbeti i palëvizur, duke shkaktuar shqetësim të madh te shokët e skuadrës.
Loja u ndërpre menjëherë, ndërsa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Pamjet televizive treguan lojtarët e të dyja skuadrave të shqetësuar për gjendjen e tij. Arbitri thirri kapitenët dhe pjesëtarët e dy pankinave dhe, pas konsultimit mes tyre, u vendos që ndeshja të ndërpritej përkohësisht.
Bozhinov u nxor nga fusha me barelë dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit. Fillimisht pati frikë për një problem serioz, por më pas u bë e ditur se futbollisti kishte pësuar një gjendje të rënduar nga dehidratimi, e cila shkaktoi edhe konvulsione. Sipas burimeve të Lega B, mbrojtësi ka qenë gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm.
Bozhinov ndodhet ende nën vëzhgim në spitalin San Leonardo në Castellammare di Stabia. Sipas mjekëve, futbollisti është zgjuar, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. “Bozhinov aktualisht është vigjilent, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Do të qëndrojë i shtruar për vëzhgim, në mënyrë që të përfundojnë ekzaminimet diagnostikuese”, thuhet në buletinin mjekësor.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Formula 1/ Magji e Antonelli-t në Monza, piloti Italian niset nga vendi i 19-të dhe fiton garën, lë pas Russell dhe Verstappen
- Ish-partneri e kishte rrëmbyer dhe rrahur, telefonata e fundit e 46-vjeçares italiane para se të hidhej nga ura: Çfarë po bën? Të dua…
- Deklaratat e Ramës në Itali, reagon Berisha: Fajin nuk e ka Europa, por padrinot e tij që nuk ngopen duke vjedhur
- “Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë
- “Vajza jote ka vdekur”/ Krimi makabër në Itali! Hodhi nga ura ish-partneren, autori telefonoi nënën e viktimës dhe më pas vrau veten
