
Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon planin për Parkun Aulona: Do të kthehet në një ambient publik
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Universitetin e Vlorës, ndërsa më pas është ndalur në Parkun Aulona, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.
Sipas burimeve të korrespondentit të Top Channel Mikel Marsi, gjatë vizitës në këtë hapësirë, Rama ka deklaruar se Parku Aulona do të kthehet në një ambient publik.
Sipas tij kjo do të sjellë shndërrimin në një lulishte dhe hapësirë të gjelbër në shërbim të qytetarëve të Vlorës.
Projekti synon që kjo zonë të marrë një funksion të ri urban dhe të jetë një hapësirë e aksesueshme për banorët, në një nga zonat qendrore të qytetit.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5
- VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey
- “E kam ëndërruar gjithmonë”/ Selin Bollati rikthehet në Top Channel, fituesja e BBVIP 5 zbulon surprizën e sezonit të ri
- Berisha në SHBA, takim me përfaqësuesit e Diasporës: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar
- Kosova rrezikon 166 mln euro, fondet e BE për planin e rritjes “digjen” nëse deri në fund të vitit s’formohen institucionet
