
U dhunua shtatzënë gjatë grabitjes, humbi fëmijën, 9 vite burg për “trurin” e sulmit ndaj Donnarummës dhe partneres së tij
Gjykata e Parisit ka dënuar me 9 vite burg dhe 80 mijë euro gjobë Ilyas Kherbouch, 21 vjeç, i konsideruar organizatori kryesor i grabitjes së Gianluigi Donnarummës dhe partneres së tij, Alessia Elefante, në apartamentin e tyre në Paris, më 21 korrik 2023.
Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit në zonën e Avenue Montaigne, kur grabitësit hynë nga një dritare pasi kishin arritur në çati me anë të një shkalle. Në atë kohë, Donnarumma ishte portier i PSG-së.
Futbollisti u godit në fytyrë me një tirashtyp dhe u kërcënua me thikë, ndërsa Elefante u detyrua t’i çonte autorët te kasaforta. Dhuna ndaj saj vazhdoi edhe pasi ajo u tregoi grabitësve se ishte shtatzënë. Sipas dëshmisë së saj, ajo u godit dhe u kërcënua, ndërsa në një moment u shtrëngua në fyt me kabllon e karikimit të një telefoni.
Disa ditë pas ngjarjes, Elefante pësoi një abort spontan. Gjatë procesit gjyqësor, u vlerësua se shoku i shkaktuar nga grabitja mund të ketë pasur rol në humbjen e shtatzënisë, por gjykata nuk përcaktoi një lidhje të sigurt shkakësore.
Në total, grabitësit morën sende me vlerë rreth 500 mijë euro nga banesa e çiftit. Kherbouch, i akuzuar si personi që qëndronte pas organizimit të grabitjes, është dënuar me 9 vite burg. Ndërkohë, Khyan M., 22 vjeç, i akuzuar se kishte organizuar operacionin nga burgu dhe u kishte dhënë udhëzime ekzekutorëve përmes telefonit, është shpallur i pafajshëm. Moktar D., i cilësuar si basisti që kishte ndihmuar në përgatitjen e grabitjes, është dënuar me 5 vite burg.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Tragjedi në Kili, azili i të moshuarve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona
- Pas stuhisë së shiut gjatë natës, si parashikohet moti këtë të shtunë, bien temperaturat
- “Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur
- Rama takon nxënësit fitues të olimpiadave, kryeministri: Më frymëzoni në punën time, testi PISA një fryt i shijshëm i një pune të gjatë në arsim
