
Chelsea tronditet në shtëpi, Liverpooli ndalet nga Fulham, çfarë ndodhi me Anis Mehmetin
Java e katërt e Premier League solli disa rezultate surprizë në ndeshjet e së shtunës, me dy prej skuadrave më të mëdha angleze që nuk arritën të marrin fitoren.
Chelsea u ndal në një barazim spektakolar 2-2 në “Stamford Bridge” përballë Hull City-t. Blutë e Londrës nuk arritën të shfrytëzonin faktorin fushë dhe humbën mundësinë për të marrë tri pikët përballë një kundërshtari që luftoi deri në fund.
As Liverpooli nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Fulhamit. “The Reds” u përpoqën të gjenin golin e fitores, por mbrojtja e miqve rezistoi dhe sfida në “Anfield” përfundoi 0-0.
Ndërkohë, një tjetër rezultat interesant erdhi nga përballja mes Crystal Palace dhe Ipswich Town. Skuadra e Ipswich fitoi 3-2 në transfertë, duke marrë një sukses të rëndësishëm.
Në këtë takim, Anis Mehmeti nuk u aktivizua, duke e ndjekur fitoren e skuadrës së tij nga tribuna. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vijon kështu të mos gjejë hapësira në formacionin e Ipswich.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Angli/ Ish-qendrën tregtare dy shqiptarë e kthejnë në “shtëpi bari”, policia i heq nga duart prodhimin me vlerë 1.3 milionë paundë
- Nga Roma drejt Muzeut të Tiranës, statuja Dea e Butrintit rikthehet në shtëpi
- Ftesë në 5/ I riu nga Indonezia ia merr këngëve popullore live, Kim: Ishim 14 fëmijë në një shtëpi
