
Zjarr në Finiq/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Aliko, në Bashkinë Finiq, duke shkaktuar djegien e pemëve dhe shkurreve.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, përhapja e flakëve ka krijuar rrezik edhe për banesat që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme për të penguar avancimin e tij.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq, të cilat kanë punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacion kanë ndihmuar edhe banorë të zonës, të cilët u janë bashkuar zjarrfikësve në përpjekjet për të mbajtur zjarrin larg banesave. Pas ndërhyrjes, zjarri është arritur të vihet nën kontroll dhe të shuhet, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt zonës së banuar.
Nga zjarri raportohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme në banesa apo persona të lënduar.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Itali, autoritetet dyshojnë për “larje hesapesh” nga trafiku i drogës
- Të shtëna me armë zjarri në Has, plagoset një 29-vjeçar, identifikohet autori
- Krismat zgjojnë Shkodrën/ Konflikt me armë zjarri dhe thika mes tre personave. Humb jetën 24-vjeçari, plagosen dy të tjerët
- Zjarri djeg disa nga varrezat në Ungrej, Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat
