
Dhuna ndaj Eduard Kuçit, gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij, Kristjan Nikollin, të arrestuar në lidhje me sulmin ndaj Eduard Kuçit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se vendimi është marrë pas seancës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” për të dy të arrestuarit.
Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.
Në kuadër të hetimit, Prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë pësuar Eduard Kuçi.
Ndërkohë, Kuçi është shpallur në kërkim policor për akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas hetimeve, ai nuk e ka kallëzuar fillimisht ngjarjen në polici, duke e përshkruar atë si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.
Pas verifikimeve të kryera nga policia, ndaj Kuçit është ngritur akuza për moskallëzim krimi dhe ai është vënë në kërkim policor për t’u marrë në pyetje dhe për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.
Në mbrojtjen e tij, Jozefin Marku ka deklaruar pas arrestimit se ishte irrituar pasi Kuçi e kishte ofenduar në rrjetet sociale.
Tashmë, me vendimin e gjykatës për “arrest në shtëpi”, Marku dhe Nikolli do të vijojnë të jenë nën masën e sigurimit personal gjatë hetimeve.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Më goditën dhe…”/ Këngëtari sqaron në ‘Shqipëria Live’ të vërtetën mbi kërcënimet, tregon edhe bisedën me babanë e Kuçit pas konfliktit
- “E godita vetëm një herë me shpullë”/ U la në arrest shtëpie, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie
- LIVE/ Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit, protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston, pranga edhe Lapajt
- Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në komisariat
