Lajme Video

Lajme Video

“Ky është palo festival”, regjisori Shanaj kundër ligjit të ri për kinematografinë, flet për Top Channel: Synon zhdukjen e prodhimit dhe kineastëve shqiptarë

Rikthimi i festivalit të filmit pas 14 vitesh ka vendosur në qendër të vëmendjes një debat që ka përfshirë komunitetin e kinematografisë shqiptare.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, regjisori i njohur Mevlan Shanaj e kritikon organizimin të cilin e cilëson “palo festival” dhe pretendon se mund të shërbejë si një “paradhomë” për ndryshimin e ligjit aktual te kinematografisë.

Top Channel iu drejtua regjisorit Shanaj për të sjell këndvështrimin e tij më të zgjeruar mbi  festivalin dhe të ardhmen e prodhimit shqiptar kinematografik.

“Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur, duke shkelur parimet të shenjta, për shembull, në festival japin 16 çmime të karrierës, absurde, jepet një çmim, kaq është në dy, nuk zhvlerësohen se janë të gjithë figura të nderuara. Pra, kjo tregon që janë njerëz të paditur”, u shpreh ai.

Shanaj thekson  se struktura e re e heq konceptin e filmit dhe e quan “Agjenci e Shërbimit Audiovizual”. Sipas tij, kjo rrezikon ta largojë fokusin nga prodhimi i filmit shqiptar dhe ta kthejë vendin kryesisht në një pikë shërbimi për produksionet e huaja.

“Po mundohen të kalojnë një ligj për Kinemanë në parlament. Ligji është i tmerrshëm, kundër prodhimit të filmit shqiptar. E heqin konceptin e filmit dhe thonë Agjenci Shërbimi. Është, është e dhimbshme kjo. Me qëllim ta groposësh, këtu ka një mendim shumë të qartë. Zhdukjen e prodhimit të filmit shqiptar, zhdukjen edhe eliminimin e producentëve shqiptarë, sidomos të regjisorëve. Në rast se ti e vendos në këtë pozicion, ai fillon tretet”, thekson regjisori.

Pikëpyetjet e Shanajt ngrihen edhe për rolin e profesionistëve shqiptarë në këto produksione, duke argumentuar se ata rrezikojnë të mbeten vetëm në nivelet e shërbimit teknik.

“A e keni parasysh se çfarë mund të ndodhë kur vjen një produksion i huaj në Shqipëri? Se ka hierarki. Ai grupi i huaj që do vijë, do marri shqiptarin dhe ta vendosë në një pozicion ku do ta çojë? Punëtor, atje të fundit. Cili është qëndrimi i shtetit shqiptar për kulturën shqiptare, për filmin shqiptar? Kjo është pyetja kryesore. A kemi ne qëndrim serioz për ta mbrojtur filmin shqiptar, për ta ruajtur dhe jo për ta nëpërkëmbur. Filmi është krenari kombëtare. Përse e shkelni? Unë këtu nuk shikoj një pozicion të shtetit. Dhe këta që mendohet se e kanë përgatitur këtë ligj, nuk i dimë se janë anonim”, thotë për Top Channel Shanaj.

E duke u rikthyer tek prodhimet aktuale shqiptare në kinematografi, sipas Mevlan Shanjat, arti ne kinema meritën e ka tek rezistenca dhe sot të rinjtë nuk e kanë terrenin e duhur për të bërë filma me vlera artistike.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në gjashtë muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme po sjell një interes të lartë nga qytetarët me mijëra prona që tashmë kanë një vlerë të përditësuar në dokumentet e tyre.

Në vetëm 6 muaj janë përfunduar 18 mijë e 777 aplikime, ndërsa Tirana kryeson me mbi 7 mijë e 400 raste. Por përtej shifrave të aplikimeve, rivlerësimi ka sjellë edhe një efekt të drejtpërdrejtë financiar duke u kursyer tatimpaguesve rreth 140 milionë euro në kosto fiskale.

“Kjo fushatë rivlerësimi ka konfirmuar nevojën e lartë të tregut, nëse vijojmë me këtë ritëm jemi 25-30% më tepër se fushatat e kaluara, nr. i aplikimeve është rritur dhe volumet kanë qenë të larta në arkën e shtetit e shtrirë deri në dhjetor 120 mln euro, 3-fish më shumë. Kjo konfirmon nevojën e tregut dhe interesin e lartë, si dhe rritjen e lartë të çmimeve të tregut, ndihmon që vlerat e pronave të dalin në realitet dhe për të shkuar drejt formalizimit në vitet në vijim”,u shpreh Reinaldo Pipiria nga shoqata Narea.

Ndalur sipas qyteteve është Tirana, e cila regjistron dhe numrin më të lartë me 7 mijë e 475 për këtë periudhë. Pasuar nga Durrësi, Kavaja, Kruja me 3 mijë e 508 gjithsej, Vlorë 1 mijë e 151 pasuri të rivlerësuara dhe Fier 775 për të njëjtën periudhë.

Sipas ekspertëve, perceptimi i qytetarëve se kjo do jetë fushata e fundit i ka nxitur të rivlerësojnë pronat.

“Nevoja për t’u përcaktuar çmimet e referencës dhe në rrethe është urgjente. Pasi të mbarojë rivlerësimi do duhet të rishikohet çmimi i referencës. Rivlerësimi synon përafrimin e çmimit të tregut”,u shpreh Pipiria.

I cilësuar nga qeveria si procesi i fundit i rivlerësimit me një normë të reduktuar, pritet të zgjasë deri në fund të 2026. Një proces i tillë, sipas ekspertëve, po korrigjon informalitetin në këtë sektor.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Arti grek në zi, ndahet nga jeta parakohe këngëtari i mirënjohur Giorgos Mazonakis

Është ndarë nga jeta parakohe këngëtari i mirënjohur grek Giorgos Mazonakis.

Ai është shuar sot në moshën 54-vjeçare, ndërsa siç raporton korrespondenti i top Channel Artur Bibe, Mazonakis pësoi një atak kardiak dhe ndërroi jetë në spitalin Elpis ku ishte dërguar me urgjencë.

Ai njihet si një ndër këngëtarët më të rëndësishëm të skenës greke.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Sa gjatë mund ta ruajmë ushqimin në ngrirje? Ja afatet që duhet të dini

Ngrirja e ushqimit zgjat jetëgjatësinë e tij, por nuk do të thotë se mund të ruhet pafundësisht. Nëse temperatura është mbajtur vazhdimisht rreth -18°C, tejkalimi i periudhës së rekomanduar nuk do të thotë automatikisht se ushqimi është i rrezikshëm, por cilësia, shija dhe struktura mund të përkeqësohen.

Mishi i grirë mund të ruhet 3-4 muaj, salsiçet 1-2 muaj, mishi i derrit 3-6 muaj, ndërsa mishi i viçit deri në 9 muaj. Një pulë ose gjel deti i plotë mund të qëndrojë në ngrirje deri në 10-12 muaj.

Për peshkun, koha varion nga 3 muaj për peshqit me yndyrë, si skumbria, në 4 muaj për peshqit e dobët, si merluci. Ushqimet e gatuara rekomandohet të ruhen 1-2 muaj.

E rëndësishme është që ushqimi të jetë i freskët kur futet në ngrirje dhe të ruhet pa ndërprerje të zinxhirit të ftohtë. Këshillohet gjithashtu të shënohet data e ngrirjes në paketim.

Për shkrirjen, mënyra më e sigurt është ta kaloni ushqimin në frigorifer. Mund të përdoret edhe mikrovala ose ujë i ftohtë, në një paketim të mbyllur. Nuk rekomandohet lënia e mishit për orë të tëra në temperaturën e ambientit.

Një ushqim i shkrirë nuk duhet të ringrihet i pagatuar. Nëse gatuhet pas shkrirjes, ushqimi mund të ngrihet përsëri.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Tenderi i Unazës dhe vila në Palasë/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

SPAK ka zbardhur detaje të reja nga hetimi ndaj Belinda Ballukut, duke ngritur dyshime për një lidhje mes favorizimit të një kompanie në një tender publik dhe investimeve të kryera në vilën që Prokuroria pretendon se i përket faktikisht ministres.

Sipas SPAK, Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”, ka marrë përsipër investime për përfundimin e vilës në kompleksin “Green Coast” në Palasë, me vlerë që sipas preventivit shkon nga rreth 288 mijë deri në 410 mijë euro.

Kompania e tij ishte pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë që fitoi tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fond limit rreth 2.35 miliardë lekë pa TVSH.

SPAK dyshon se Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka favorizuar kompaninë në procedurën e prokurimit dhe, në këmbim, ka përfituar investimet e kryera në vilë.

Për këtë episod, SPAK ka ngritur ndaj Ballukut dyshime për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash, ndërsa hetimet vijojnë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

“Më goditën dhe…”/ Këngëtari sqaron në ‘Shqipëria Live’ të vërtetën mbi kërcënimet, tregon edhe bisedën me babanë e Kuçit pas konfliktit

Këngëtari Labinot Rexha ka treguar më shumë detaje nga konflikti mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit.

I ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ me Sidorela Gjonin, Rexha ka treguar se pas konfliktit mes të dyve, ka tentuar të komunikojë me babanë e Kuçit, por ky i fundit ka refuzuar të komentojë për ngjarjen.

“Unë mora edhe një iniciativë për të folur me babain e Edit, por ai nuk donte të fliste. Më tha: “Të lutem, për këtë punë mos më thirr më.” Ata nuk pranojnë, por unë e lus Zotin që kjo të jetë hera e fundit, e keqja vjen shumë shpejt. Unë nuk besoj që Jozi është djalë i keq, por edhe Edi, po të rrish nja 2 minuta me të, thotë fjalë të mira, jemi bërë shokë, ai ta jep shpirtin edhe zemrën. Babanë e Edit dhe familjen e tyre e ka prekur ngjarja. A e di sa kërcënime kam marrë unë, që kam qenë herë me atë, herë me këtë. Shpresoj që të dyja palët të pajtohen sa më shpejt. Më thonë pse e përkrah Edin. Unë njoh edhe Edin, edhe Jozin, se kam kënduar me të”,tha Rexha.

Ndërkohë, këngëtari ka sqaruar edhe një Insta-Story që ka publikuar pak ditë më parë, ku ka treguar se është kërcënuar nga disa persona.

Rexha ka sqaruar se bëhet fjalë për një konflikt të hershëm për pronën mes familjes së tij dhe një komshiu.

“Ky problem është i hershëm, për pronësinë me një komshi. Bëhet fjalë për nja 2-3 metër katror. Ata kur mbeten pa lekë më acarojnë mua. Ma bëjnë gjithmonë kështu. Ata më shanë mua dhe mamin tim, me fjalë banale, me fjalë të ulëta dhe të shpifura. Edhe një vëlla i tyre më goditi pak. Thirra policinë, me maturi dhe qetësi dhe gjakftohtësi”,tregoi këngëtari.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

“Regjimi iranian është drejt kolapsit”, Netanyahu: Kemi shumë punë përpara, por do ia arrijmë qëllimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Republika Islamike e Iranit është në prag të “kolapsit”, ndërsa armiqësitë midis Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit përshkallëzohen.

“Ka ende punë për t’u bërë, misioni kryesor është rrëzimi i regjimit terrorist të Iranit”, tha Netanyahu gjatë një vizite te ushtarët izraelitë të vendosur në Siri.

“Ne jemi shumë afër. E dimë se i gjithë ky bosht përfundimisht do të shembet”, shtoi ai.

Netanyahu, i shoqëruar nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i bëri këto komente ndërsa ndodhej në anën siriane të Malit Hermon, në kufirin midis Sirisë dhe Izraelit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Dhuna ndaj Eduard Kuçit, gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij, Kristjan Nikollin, të arrestuar në lidhje me sulmin ndaj Eduard Kuçit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se vendimi është marrë pas seancës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” për të dy të arrestuarit.

Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Në kuadër të hetimit, Prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë pësuar Eduard Kuçi.

Ndërkohë, Kuçi është shpallur në kërkim policor për akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas hetimeve, ai nuk e ka kallëzuar fillimisht ngjarjen në polici, duke e përshkruar atë si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.

Pas verifikimeve të kryera nga policia, ndaj Kuçit është ngritur akuza për moskallëzim krimi dhe ai është vënë në kërkim policor për t’u marrë në pyetje dhe për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.

Në mbrojtjen e tij, Jozefin Marku ka deklaruar pas arrestimit se ishte irrituar pasi Kuçi e kishte ofenduar në rrjetet sociale.

Tashmë, me vendimin e gjykatës për “arrest në shtëpi”, Marku dhe Nikolli do të vijojnë të jenë nën masën e sigurimit personal gjatë hetimeve.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Zjarr në Finiq/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Aliko, në Bashkinë Finiq, duke shkaktuar djegien e pemëve dhe shkurreve.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, përhapja e flakëve ka krijuar rrezik edhe për banesat që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme për të penguar avancimin e tij.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq, të cilat kanë punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacion kanë ndihmuar edhe banorë të zonës, të cilët u janë bashkuar zjarrfikësve në përpjekjet për të mbajtur zjarrin larg banesave. Pas ndërhyrjes, zjarri është arritur të vihet nën kontroll dhe të shuhet, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt zonës së banuar.

Nga zjarri raportohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme në banesa apo persona të lënduar.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Nga sot qytetarët mund të japin online vlerësimin e tyre për çdo përfaqësi konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

“Të sjellim shtetin më pranë qytetarit”.

Me këtë mesazh, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi një proces të ri vlerësimi të shërbimeve konsullore nga vetë qytetarët në funksion të përmirësimit të këtyre shërbimeve.

Nga sot, në çdo pikë ku ofrohen shërbime konsullore, në çdo sportel ku kryhen veprimet, në çdo sallë pritjeje, në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullatat tona, do të gjendet një QR Code, që mund të skanohet nga qytetarët për të plotësuar më pas një formular vlerësimi.

“Me një skanim të thjeshtë, qytetarët do të mund të na japin përshtypjet e tyre për shërbimin, të evidentojnë problemet apo vërejtjet e tyre dhe, mbi të gjitha, të na thonë se çfarë mund të bëjmë ndryshe, më mirë dhe më shpejt”,deklaroi Hoxha në një videomesazh.

Sipas Hoxhës, ky QR Code është një derë e hapur mes qytetarit dhe institucionit, për të kuptuar se si mund të përmirësohet shërbimi.

“Dhe mesazhi ynë është i thjeshtë: na tregoni çfarë nuk funksionon, na sugjeroni çfarë mund të përmirësojmë dhe ne do të punojmë për ta bërë më mirë. Sepse shërbimi konsullor nuk është thjesht një procedurë administrative. Është një pikë kontakti mes shtetit dhe qytetarit. Dhe në atë pikë kontakti, shteti duhet të jetë i shpejtë, i thjeshtë, i aksesueshëm, profesional dhe i përgjegjshëm”,deklaron Hoxha.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More