Punë në Gjermani

“Ofertat më të reja të punës në Gjermani, të përditësuara automatikisht çdo ditë.”

Punë në Gjermani

“Fundi i regjimit iranian po afron”, Netanyahu: Izraeli do e çojë deri në fund misionin e tij

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij ishte i vendosur të përmbyste regjimin iranian, duke deklaruar se “fundi i tij po afron”.

“Regjimi është i dobët, po lufton për jetën e tij, po lëkundet”, tha kryeministri izraelit, duke paralajmëruar se nëse Teherani “bën gabimin” e sulmit ndaj Izraelit, do të pësojë një goditje që as nuk mund ta imagjinojë”.

Deklaratat e tij vijnë mes shqetësimeve se Irani mund të nisë një sulm ndaj Izraelit gjatë sezonit të festave hebraike, i cili fillon javën e ardhshme.

Netanyahu kishte bërë deklarata të ngjashme të enjten, duke e përshkruar përmbysjen e regjimit iranian si “misionin qendror” të Izraelit.

Në të njëjtën kohë, ai pranoi se operacionet ushtarake të Izraelit që nga pushtimi dhe masakra e 7 tetorit 2023, të udhëhequra nga Hamasi, kontribuan në pengimin e kërcënimeve bërthamore dhe raketore iraniane.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Kategoria e Parë/ Korabi e nis sezonin me fitore, barazim spektakolar në Besa-Flamurtari

Korabi e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Skuadra dibrane arriti të fitojë në sfidën e saj të javës së parë ndaj Orikut me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ishte një fitore kjo që erdhi vetëm në minutat shtesë të sfidës për Korabin, heroi i të cilit u bë Spahiu autori i golit për dibranët që morën kështu 3 pikët e para.

Besa dhe Flamurtari dhuruan spektakël në përballjen mes tyre, por që nuk dha asnjë fitues pasi ky 90 minutësh u mbyll me barazimin 3-3. Për skuadrën kavajase protagonisti absolut ishte Ruzgis autori i të 3 golave për Besën, por sa Flamurtari iu përgjigj golave të tij me ata të Migones, Gjatës dhe Lushajt dhe kështu sfida u mbyll 3-3 me të dyja skuadrat që morën nga një pikë.

Nuk pati fitues as në sfidën mes Burrelit dhe Kastriotit që u mbyll me barazimin 2-2, një sfidë që skuadra krutane e mbylli me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Hasës. Skuadra krutane mori avantazhin e dyfishtë me golat e Kapllanit, por Burreli arriti t’i kundërpërgjigjej duke shënuar me Erblin Kokën dhe Albi Xhabraimin për të fiksuar rezultatin në 2-2.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Trump është brun? Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit, presidenti amerikan shfaqet në publik me look-un e ri

Ndryshimi i dukshëm në ngjyrën e flokëve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili është shoqëruar me imazhin e tij publik dhe politik për vite me radhë, nuk ka kaluar pa u vënë re nga interneti.

Trump udhëtoi për në New Jersey gjatë fundjavës dhe, ndërsa zbriste nga Air Force One, kamerat kapën look-un e tij të ri. Flokët kishin ngjyrë dukshëm më të errët se zakonisht, me imazhet që ngjallën interes të madh si në mediat amerikane ashtu edhe në platformat dixhitale.

Ngjyra e re e flokëve u bë shpejt temë diskutimi, me pyetjen “çfarë ndodhi me flokët e Trump?” që qarkulloi gjerësisht në rrjet.

Ndryshimi në pamjen e presidentit amerikan nuk i la as kritikët e tij indiferentë. Avokati George Conway, i njohur për kritikat e tij të forta ndaj Trump, bëri një referencë humoristike ndaj Amendamentit të 25-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili ka të bëjë me shkarkimin e një presidenti nga detyra ose transferimin e kompetencave presidenciale.

Ish-kongresmeni republikan Adam Kinzinger komentoi pamjen e Trump me frazën: “Duhet të jesh duke bërë shaka me mua.”

Nga ana e saj, gazetarja Molly Jong-Fast komentoi: “Trump tani është brun”.

Diskutimet rreth pamjes së Trump u intensifikuan edhe më shumë pas paraqitjes së tij në një fushë golfi me prezantuesin e Fox News, Brett Baier.

Presidenti amerikan mbante një kapelë të kuqe me fjalët “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, duke i mbuluar kryesisht flokët. Kjo zgjedhje nxiti më tej spekulimet rreth pamjes së tij të re.

Flokët e Trump kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Muajin e kaluar, gjatë një fjalimi në Las Vegas, ato tërhoqën vëmendjen e internetit pasi sipas mediave sociale dukeshin më të trasha dhe më të shndritshme se zakonisht.

Pastaj, llogaria zyrtare e Partisë Demokratike në Platformën X postoi një foto të Trump nga tre muaj më parë, në të cilën flokët e tij dukeshin më të hollë, duke intensifikuar debatin rreth ndryshimeve në pamjen e tij.

Këto ndryshime të njëpasnjëshme kanë rindezur gjithashtu debatin nëse presidenti amerikan përdor paruke.

Në muajt e fundit, kanë dalë raportime se Trump ka ndaluar së lyeri flokët e tij me ngjyrën e tyre karakteristike të verdhë të artë.

Pamja e re, më e errët, është lidhur nga disa raporte ose me këtë mundësi ose me një përpjekje për të ndryshuar imazhin e tij publik.

Ndërkohë, gjendja fizike e presidentit amerikan ka qenë gjithashtu objekt i komenteve publike. Sipas raporteve të mëparshme, mavijosjet në dorën e tij të djathtë, të cilat ai shpesh i mbulon me fashë ose grim, i janë atribuar nga mjekët aktivitetit intensiv të shtrëngimit të duarve dhe përdorimit të shtuar të aspirinës.

Për më tepër, pasi vunë re ënjtje në kyçet e duarve, mjekët e tij thuhet se e diagnostikuan me “pamjaftueshmëri kronike venoze”.

Ndryshimi në pamjen e Trump, dhe në veçanti në flokët e tij, ka rezultuar në diskutime të vazhdueshme rreth imazhit të presidentit amerikan, si në media ashtu edhe në rrjetet sociale.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje janë prapa hekurave”, Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që tentuan të më ndalonin

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi rikthimin në SHBA si një moment emocional, duke theksuar se qëndron sot në vendin ku, sipas tij, u tentua t’i ndalohej hyrja përgjithmonë.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në SHBA dhe e lidhi betejën e tij me atë që e cilësoi si luftë për lirinë, dinjitetin dhe kombin shqiptar.

“Pata fat të madh se takova atë pleijadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj, me idealet kombëtare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për përmbytjet e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Diaspora shqiptarë në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar. Për ne sot është një ditë që  për mua ngjall emocione, që shumëkush e ka menduar të pamundur, që nuk do ta shihnim ndonjëherë. Sepse shpesh herë kemi pyetur, kush jemi ne që t’i dalim ballë një padrejtësie. Jemi shqiptarë ndaj dhe luftojmë ne kushte të pabarabarta për kombin tonë dhe për dinjitetin e tij. Kjo ditë shënon një nga ato raste, forca e të keqes që e njohim, më mohoi hyrjen në SHBA, në një kohë kur isha 8 vite larg çdo pushteti. Por vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend dhe komb i madh, vend i te lirëve, shtëpi e guximtarëve, i qartë se kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA, por nga agjendat anti liri dhe anti komb, të cilën vetë presidenti Trump e ka cilësuar e majta ekstreme. E nisëm këtë betejë në pamje të parë në errësirë, po asnjë natë nuk zgjat dot pafundësisht. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje janë sot non grata në vendin e tyre”,tha Berisha.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Zjarri përfshin 1.5 km në Kropisht të Selenicës, kërkohet ndërhyrje nga ajri për izolimin e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e të dielës në zonën e fshatit Kropishtit, në territorin e bashkisë Selenicë.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Selenicës, ndërsa për shkak të përmasave të flakëve është kërkuar ndërhyrja edhe e shërbimit zjarrfikës të Vlorës.Zjarri është përhapur në një gjatësi prej rreth 1.5 kilometrash, duke e vështirësuar ndërhyrjen nga toka.Për shkak të situatës dhe terrenit, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Shqipëria është ekperiment për idetë e të majtës ekstremiste”, Berisha nga New Jersey: Sot kërkoj mbështetje nga SHBA për largimin e narkoshtetit

Kryedemokrati Sali Berisha në takimin me shqiptarët e Amerikës në New Jersey shprehu sot se kërkon mbështetjen e tyre për rrëzimin e .

Berisha e krahasoi vizitën e tij me atë të vitit 1991, kur kërkoi ndihmë për rrëzimin e diktaturës komuniste. Më tej ai akuzoi qeverinë shqiptare se e ka kthyer vendin në një “kopsht eksperimental” të ideve të së majtës ekstremiste.

“Sot vij për të kërkuar ndihmën e SHBA në betejën kundër narkoshtetit. Në mars të 91-shit erdha për të kërkuar ndihmë për të larguar diktaturën komuniste. Sot kërkesa ime ndaj vendit që i ka dhënë shqiptarëve të jashtëzakonshme, kam besim të madh se shqiptarët se shqiptarët do kenë ndihmën e tyre për të shpëtuar nga narkoshteti në trojet e tyre. Shqipëria ka sot nevojë për ringritje. Shqipëria pret nga ne për të ngritur vlerat. Sot vendi juaj është kopshti eksperimental i ideve të së majtës ekstremiste”, tha Berisha.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Tirana më në fund buzëqesh, vjen fitorja e parë në kampionat me ‘poker’ ndaj Vorës

Tiranës më në fund i vjen buzëqeshja në këtë sezon të ri të Abissnet Superiore. Në ‘Selman Stërmasi’ skuadra bardheblu asfaltoi Vorën në sfidën e javës së tretë duke e fituar këtë ndeshje me rezultatin e thellë 4-0.

Tirana ishte dominuese në lojë dhe e nisi spektaklin e saj të golave në minutën e 14 teksa mori avantazhin me Kish që shënoi pas një asisti të Berishës në përfundim të një aksioni personal të këtij të fundit.

Bardheblutë nuk kishin ndërmend ta linin me kaq dhe në minutën e 36 dyfishuan shifrat në 2-0, këtë radhë me Redon Xhixhën i cili u shërbye nga Kish për të mposhtur portierin Harizaj. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 për Tiranën.

Edhe pas pushimit të ndeshjes, Tirana nuk e ndali vrullin e saj. Pikërisht në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Hazrollaj përfitoi nga një gabim i futbollistëve të Vorës për të shënuar golin që e çoi në 3-0 rezultatin për Tiranën. Po ky futbollist, 10 minuta nga fundi i ndeshjes plotësoi pokerin e golave për bardheblutë teksa shënoi golin e katërt pasi ekzekutoi saktë një goditje dënimi. Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-0 për Tiranën që mori 3 pikët e para në klasifikim ku parakaloi pikërisht Vorën që mbetet me 3 pikë.

14′ Kish, 36′ Xhixha, 51′, 80′ Hazrollaj

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Zjarri në grykëderdhjen e Semanit, vijon lufta me flakët, shoqërohet një çoban i dyshuar për zjarrvënie

Zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët për izolimin e zjarrit në zonën e grykëderdhjes së lumit Seman, ku situata vështirësohet nga era e fortë që favorizon përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar një çoban lopësh, i cili dyshohet për zjarrvënie. Ndërsa në Çërrilë të Mallakastrës, zjarri është drejt izolimit të plotë. Në terren ndodhen disa forca zjarrfikëse, të cilat po monitorojnë zonën për të shmangur riaktivizimin e vatrave.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja

Momente paniku në sfidën mes Juve Stabia dhe Pisa-s.

Pak pas minutës së 40-të, mbrojtësi bullgar i skuadrës mike, Rosen Bozhinov, u rrëzua papritur në fushë dhe mbeti i palëvizur, duke shkaktuar shqetësim të madh te shokët e skuadrës.

Loja u ndërpre menjëherë, ndërsa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Pamjet televizive treguan lojtarët e të dyja skuadrave të shqetësuar për gjendjen e tij. Arbitri thirri kapitenët dhe pjesëtarët e dy pankinave dhe, pas konsultimit mes tyre, u vendos që ndeshja të ndërpritej përkohësisht.

Bozhinov u nxor nga fusha me barelë dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit. Fillimisht pati frikë për një problem serioz, por më pas u bë e ditur se futbollisti kishte pësuar një gjendje të rënduar nga dehidratimi, e cila shkaktoi edhe konvulsione. Sipas burimeve të Lega B, mbrojtësi ka qenë gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm.

Bozhinov ndodhet ende nën vëzhgim në spitalin San Leonardo në Castellammare di Stabia. Sipas mjekëve, futbollisti është zgjuar, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. “Bozhinov aktualisht është vigjilent, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Do të qëndrojë i shtruar për vëzhgim, në mënyrë që të përfundojnë ekzaminimet diagnostikuese”, thuhet në buletinin mjekësor.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More