Punë në Gjermani

“Ofertat më të reja të punës në Gjermani, të përditësuara automatikisht çdo ditë.”

Punë në Gjermani

Shembet ndërtesa 5-katëshe në New Dehli, 3 viktima dhe 8 të plagosur, nis operacioni për shpëtimin  e të bllokuarve

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë shpëtuar pasi një ndërtesë u shemb në kryeqytetin indian, New Delhi, sipas autoritetet.

Tetë persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Nuk është e qartë se sa persona ishin brenda ndërtesës në kohën e shembjes. Mediat indiane sugjerojnë se shumë të tjerë mund të jenë ende të bllokuar.

Ndërtesa, e vendosur në jugperëndim të New Delhit dhe e përdorur si një strukturë mikpritëse, kishte një bodrum dhe pesë kate.

Sipas raportimeve, në bodrum po bëhenshin riparime në momentin kur ndodhi shembja.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Vapa rëndon të sëmurët kronikë/ Nxehtësia zgjat në shtator, mjekët këshillojnë hidratim dhe shmangie të pikut

Ndërkohë që temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe gjatë muajit shtator, vapa e tejzgjatur shton problematikat tek të sëmurët kronikë.

Sidomos moshat e treta që vuajnë nga sëmundje neurodegjenerative si parkinsoni, demenca dhe alzaimer, kanë problematika të shtuara.

Por kur temperatura e lartë kthehet në urgjencë për të sëmurët neurologjikë?

Mjekët këshillojnë evitimin e orareve të pikut dhe hidratimin e vazhdueshëm, ndërkohë që temperaturat e larta të tejzgjatura janë të dëmshme.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Deklaratat e Ramës në Itali, reagon Berisha: Fajin nuk e ka Europa, por padrinot e tij që nuk ngopen duke vjedhur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali, ku ky i fundit foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së.

Berisha akuzon Ramën se po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa e lidh situatën në Shqipëri me qeverisjen e tij dhe me atë që e cilëson si “narkoshtet”.

Rama: “I besoj shumë Europës”, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës!

Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE. Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi  narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së në Tiranë: Zgjerimi do të jetë suksesi ynë i përbashkët

Ministri Ferit Hoxha ka pritur sot në Tiranë ambasadoren e re të BE-së në vend Sofia Moreira de Sousa.

Ministri i uroi ambasadores mirëseardhjen dhe shtoi se zgjerimi do të jetë suksesi i përbashkët, duke theksuar se ‘përmes reformave, do të sjellin më shumë Evropë në Shqipëri’.

“Mund të jetë e shtunë dhe një ditë e bekuar, por në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE nuk ka pauzë dhe kohë të lirë.

Kënaqësi të takohem për herë të parë me Drejtuesen e re të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa.

Patëm një shkëmbim thelbësor mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përfshirë përgatitjet për momentet e ardhshme në udhëtimin tonë evropian dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.

Nënvizova angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për të realizuar reformat dhe për të përparuar me vendosmëri në të gjithë kapitujt negociues.

Asnjëherë nuk mund ta theksojmë mjaftueshëm se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar fort në meritë, rezultate dhe besim të ndërsjellë. Shqipëria po bën pjesën e saj, me vendosmërinë, disiplinën dhe ndjesinë e qëllimit që kërkon ambicia jonë.

Qasja jonë është e qartë: përmes reformave, ne sjellim më shumë Evropë në Shqipëri çdo ditë, ndërsa ecim me vendosmëri dhe qartësi drejt përfundimit të negociatave dhe objektivit tonë historik për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.

Mirë se vini në Shqipëri, Ambasadore Moreira de Sousa.

Suksesi juaj do të jetë një sukses edhe për partneritetin tonë të veçantë, ashtu sikurse zgjerimi është një sukses i përbashkët: më shumë përparim për Shqipërinë, por edhe një investim strategjik për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, u shpreh Hoxha.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Athletic Bilbao “shpërthen” në pjesën e dytë dhe turpëron Atletico Madridin, tre gola dhe një fitore spektakolare në “San Mames”

Athletic Bilbao ka regjistruar një fitore të madhe në javën e katërt të La Ligës, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Atlético Madrid.

Pas një pjese të parë pa gola, por me raste të shumta nga të dyja skuadrat, Athletic Club shpërtheu menjëherë pas pushimit dhe brenda dy minutash ndryshoi tërësisht rrjedhën e takimit.

Vetëm 46 sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, Nico Williams zhbllokoi sfidën me një goditje me kokë nga qendra e zonës, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Bilbao nuk u mjaftua me kaq. Në minutën e 48-të, Robert Navarro dyfishoi shifrat pas një aksioni të shpejtë, duke përfituar nga hapësirat e krijuara në mbrojtjen e Atlético Madridit.

Skuadra e Diego Simeones reagoi menjëherë dhe tentoi të rikthehej në lojë. Trajneri kreu një seri zëvendësimesh në minutën e 59-të, duke hedhur në fushë Julián Álvarez, Cristian Romero, Koke dhe Arnau Ortiz. Megjithatë, përpjekjet e madrilenëve u përplasën me një Bilbao të organizuar dhe me një Unai Simón në formë të shkëlqyer.

Portieri i Bilbao u bë protagonist në disa raste, duke ndalur goditjet e Julián Álvarez, Pablo Barrios dhe Marcos Llorente. Atlético pati gjithashtu një mundësi të artë me Cristian Romeron, por mbrojtësi nuk arriti të shënonte me kokë nga shumë pranë portës.

Vendasit vazhduan të ishin të rrezikshëm në kundërsulme dhe patën mundësi për të shënuar edhe golin e tretë. Ai erdhi në minutën e 90-të.

Oihan Sancet mori topin në qendër të zonës dhe me të djathtën mposhti portierin kundërshtar, duke vulosur fitoren spektakolare 3-0 të Athletic Bilbao.

Kështu, Athletic Bilbao siguron një triumf bindës ndaj një prej skuadrave pretendente të kampionatit, ndërsa Atlético Madrid pëson një humbje të rëndë pas një ndeshjeje ku nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara.

Athletic Bilbao 3-0 Atlético Madrid46′ Nico Williams, 48′ Robert Navarro, 90′ Oihan Sancet

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht në lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it, mbrëmjen e së premtes.

Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonën përreth dhe disa banesa, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Sipas informacionit të bërë me dije nga Prefektura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, deri më tani raportohet se gjashtë banesa janë djegur totalisht, prej të cilave tre kanë qenë të banuara dhe tre të pabanuara.

Banorët tregojnë se kanë përjetuar një natë të vështirë. Për shkak të përhapjes së flakëve, disa persona dhe turistë janë detyruar të largohen nga banesat dhe strukturat ku ndodheshin, duke u zhvendosur drejt zonave më të sigurta.Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.Operatorët turistikë dhe pronarët e bizneseve në zonë shprehen se zjarri i ka gjetur të papërgatitur, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Situata ka vijuar të mbetet problematike deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Rreth orës 02:00, një tjetër banesë është përfshirë nga flakët, duke shtuar panikun mes familjeve që banonin në zonë.

Zjarri i madh ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe një situatë të vështirë për banorët e Himarës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave kanë vijuar punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, me helikopterë që po hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara Forcat e Armatosura, së bashku me forca të shumta zjarrfikëse të mbërritura nga qytete të ndryshme të vendit, në përpjekje për të izoluar dhe shuar vatrat që vijojnë të jenë aktive në territorin e Bashkisë Himarë.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa forcat në terren po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe zonat e banuara.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

PDK humbet durimin në Kosovë/ Hamza paralajmëron veprime institucionale, Kushtetuesja mbetet një nga rrugët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 9 shtator në përpjekje për të konstituuar këtë institucion, pas thirrjes së vazhdimit të seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

Pavarësisht kësaj, në shenjë proteste ndaj shkeljes së afatit kushtetues, partitë opozitare këtë të shtunë janë mbledhur edhe një herë në sallën e seancave në parlament.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka kritikuar thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për javën e ardhshme.

“Tashmë nuk po shkelen vetëm afatet që burojnë nga rendi kushtetues, po shkelet edhe afati sipas intepretimit të vetë Vetëvendosjes. Tash vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për 9 shtator, pas afatit prej 30 ditëve që ka përcaktuar vetë Vetëvendosja”, tha deputeti i PDK-së Bedri Hamza.

Hamza në kundërshtim të shkeljeve kushtetuese që sipas PDK-së ka kryer Vetëvendosja, ka paralajmëruar masa të tjera veprimi.

“Do të veprojmë me përgjegjësi, me vendosmëri dhe me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës”, tha Hamza.

Bashkë me PDK, në sallën e Kuvendit ishin edhe Aleanca, që po ashtu kritikuan veprimet e fundit të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky person, pra Kurti, pa pyetur askënd, e dorën në zemër pa pyetur kurrë as Vetëvendosjen, ka vazhdu me shkelje brutale të Kushtetutës dhe rendit tonë kushtetues”, tha deputeti i Aleancës Burim Ramadani.

Kuvendi i Kosovës, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025, duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Ky afat ka përfunduar më 7 gusht, e parlamenti mbetet i pakonstituar.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Funerali i Mladiç ndez debat/ Kos anulon vizitën në Serbi, Brukseli kundër glorifikimit shtetëror të të dënuarit përjetë për krime lufte

Serbia përplaset sërish me Bashkimin Europian, këtë herë për nderimet shtetërore ndaj Ratko Mladiç, ish-komandantit serb të Bosnjës, i dënuar për gjenocid. Komisionerja Marta Kos anuloi vizitën në Beograd, ndërsa Vuçiç kundërshtoi kritikat e Brukselit për funeralin e planifikuar të hënën.

Serbia është përfshirë në një përplasje të re me Bashkimin Europian, këtë herë për mënyrën se si po organizohet ceremonia e varrimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke e cilësuar si të papranueshme “glorifikimin” që po i bëhet Mladiç pas vdekjes së tij.

Trupi i tij u transportua nga Haga drejt Beogradit me një avion të qeverisë serbe. Arkivoli, i mbuluar me flamurin kombëtar, u prit nga ushtarë serbë, ndërsa në kortezh morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë dhe mbështetës nacionalistë.

Ratko Mladiç u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për masakrën e më shumë se 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës dhe krime të tjera gjatë luftës në Bosnjë. Presidenti Aleksandar Vuçiç reagoi ashpër ndaj kritikave të Brukselit, duke thënë se askush nuk mund të ndalojë njerëzit të marrin pjesë në funeral. Ceremonia pritet të zhvillohet të hënën në Beograd dhe mund të mbledhë mijëra mbështetës.

Polemikat kanë nxitur reagime edhe nga zyrtarë të tjerë europianë, të cilët paralajmërojnë se nderimet shtetërore për një të dënuar për gjenocid bien ndesh me vlerat europiane dhe mund të rëndojnë më tej rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian. Burimi mbështet si përplasjen me BE-në, ashtu edhe detajet për transportimin e trupit, dënimin dhe funeralin e planifikuar në Beograd.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More