
Video/ Kush tha se ishte vetëm derbi futbolli? Tifozi e ktheu ndeshjen në garë atletike
Derbi Partizani–Dinamo City pati jo vetëm gola dhe emocione, por edhe një protagonist krejt të papritur.
Në pjesën e dytë, teksa ndeshja po zhvillohej në stadiumin e Vorës, një tifoz gjysmë i zhveshur zbriti në fushë dhe vendosi të bëjë një “garë” të improvizuar sprinti.
I riu vrapoi me shpejtësi përgjatë fushës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe kamerave. Për disa sekonda, futbollistët u kthyen në spektatorë, ndërsa “sprinteri” i paftuar u bë protagonist i derbit.
Stjuardëve iu desh të organizonin një ndjekje në grup për ta ndalur, me tre prej tyre që më në fund arritën ta kapnin dhe ta nxirrnin jashtë fushës. Një skenë sa komike, aq edhe e pazakontë, që i dha derbit një tjetër episod për t’u komentuar. Sepse në këtë ndeshje, përveç Partizanit dhe Dinamos, duket se kishte edhe një ekip të tretë: ai i atletikës.
Kliko këtu për të parë momentet satirike në derbin Partizani-Dinamo
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Video/ Pamje emocionuese, prezantuesja e Top Channel zbulon sekretin e ëmbël, në pritje të fëmijës së parë
- Dinamo nuk ka mëshirë në derbi, skuadra e Ilir Dajës i jep leksion Partizanit
- Champions League ndez sfidat: cilat janë ekipet që shihen favorite? – VIDEO
- “Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur
- Ishte duke punuar në Marglliç të Patosit, rrëzohet shtylla, humb jetën elektricisti 46-vjeçar
