5 Nëntor, 2026

Mëso gjermanisht falas: kurs i plotë A1 dhe A2 në shqip

Mirë se erdhe në kursin falas të gjermanishtes të BisedoShqip. Ky kurs është shkruar posaçërisht për shqipfolësit: çdo rregull shpjegohet në shqip, çdo tingull krahasohet me shqipen, dhe çdo mësim paralajmëron për gabimet që bëjnë më shpesh shqiptarët. Nga alfabeti deri te intervista e punës, 40 mësime të çojnë hap pas hapi nga zero deri në nivelin A2.

Çfarë përfshin kursi

  • 40 mësime: 20 për nivelin A1 dhe 20 për nivelin A2
  • Mbi 700 fjalë me artikull, shumës dhe përkthim shqip
  • 280 ushtrime me zgjidhje dhe shpjegim
  • Dialogë nga jeta reale në Gjermani: zyra, puna, banesa, mjeku
  • Praktikë live në Chat Shqip me GjermanBot

Niveli A1

Niveli A1 është hapi i parë: mëson të prezantohesh, të numërosh, të blesh, të pyesësh për rrugën, të flasësh me mjekun dhe të tregosh çfarë ke bërë. Pas këtyre 20 mësimeve mund të përballosh situatat më të zakonshme të jetës së përditshme dhe je gati për provimin A1 (Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 ose telc A1).

  1. Mësimi 1: Alfabeti gjerman dhe shqiptimi
  2. Mësimi 2: Përshëndetjet dhe prezantimi në gjermanisht
  3. Mësimi 3: Përemrat vetorë dhe folja sein (jam)
  4. Mësimi 4: Numrat në gjermanisht nga 0 deri në 1000
  5. Mësimi 5: Artikujt der, die, das dhe shumësi i emrave
  6. Mësimi 6: Zgjedhimi i foljeve në të tashmen dhe folja haben
  7. Mësimi 7: Pyetjet në gjermanisht: W-Fragen dhe pyetjet po/jo
  8. Mësimi 8: Familja në gjermanisht dhe përemrat pronorë
  9. Mësimi 9: Ora, ditët e javës dhe muajt në gjermanisht
  10. Mësimi 10: Akuzativi në gjermanisht (den, einen, keinen)
  11. Mësimi 11: Ushqimet dhe pijet, në supermarket dhe në restorant
  12. Mësimi 12: Foljet me ndryshim zanoreje në të tashmen
  13. Mësimi 13: Mohimi në gjermanisht: nicht dhe kein
  14. Mësimi 14: Rendi i fjalëve: folja në vendin e dytë
  15. Mësimi 15: Foljet modale: können, müssen, wollen, dürfen, sollen, möchten
  16. Mësimi 16: Foljet e ndashme dhe rutina ditore
  17. Mësimi 17: Banesa, mobiliet dhe parafjalët e vendit
  18. Mësimi 18: Qyteti, drejtimet dhe transporti publik
  19. Mësimi 19: Te mjeku: trupi, dhimbjet dhe urdhërorja
  20. Mësimi 20: Koha e shkuar: Perfekt me haben dhe sein

Niveli A2

Niveli A2 të çon nga fjalitë e thjeshta te gjermanishtja e jetës së vërtetë: dativi, fjalitë me weil dhe dass, mënyra e sjellshme me Konjunktiv II, dhe fjalori për zyrat, punën, banesën dhe mjekun në Gjermani. Mësimi i fundit të përgatit për provimin A2.

  1. Mësimi 1: Foljet e parregullta: lista me Partizip II
  2. Mësimi 2: Präteritum: war, hatte dhe foljet modale
  3. Mësimi 3: Dativi: artikujt, përemrat dhe foljet me dativ
  4. Mësimi 4: Parafjalët me dativ dhe me akuzativ
  5. Mësimi 5: Wechselpräpositionen: wo? apo wohin?
  6. Mësimi 6: Lakimi i mbiemrave: der neue Job, ein neuer Job
  7. Mësimi 7: Krahasimi: größer als, so groß wie, am größten
  8. Mësimi 8: Fjalitë e varura: weil, dass, wenn
  9. Mësimi 9: als, wenn dhe ob; pyetjet e zhdrejta
  10. Mësimi 10: Foljet vetvetore (refleksive): sich freuen, sich waschen
  11. Mësimi 11: E ardhmja: werden + paskajore dhe planet
  12. Mësimi 12: Konjunktiv II: würde, hätte, wäre, könnte
  13. Mësimi 13: Puna: aplikimi, CV-ja dhe intervista në gjermanisht
  14. Mësimi 14: Zyrat në Gjermani: Anmeldung, Ausländerbehörde, Jobcenter
  15. Mësimi 15: Kërkimi i banesës: shpallja, vizita dhe kontrata
  16. Mësimi 16: Emaili formal dhe telefonata në gjermanisht
  17. Mësimi 17: Datat, numrat rendorë dhe festat
  18. Mësimi 18: Shëndeti: Krankenkasse, termini dhe farmacia
  19. Mësimi 19: Fjalitë relative: der Mann, der …
  20. Mësimi 20: deshalb, trotzdem dhe përgatitja për provimin A2

Komandat e GjermanBot në chat

KomandaÇfarë bën
!mesimi a1-5Tregon mësimin me objektivat dhe linkun
!fjalor a1-5Fjalori i mësimit, pak nga pak
!ushtrim a1-5Pyetje nga mësimi, me pikë për përgjigjen e parë të saktë
!artikullLoja der/die/das
!fjalaFjala e ditës
!de mollë / !sq ApfelKërkim në fjalorin e kursit
!topdeRenditja e lojtarëve

Praktiko live në chat

Hyr në Chat Shqip, ku GjermanBot të pret çdo ditë me mësimin e ditës, fjalën e ditës, lojën der/die/das dhe ushtrime me pikë. Aty takon edhe shqiptarë të tjerë që mësojnë gjermanisht.

Hyr në Chat Shqip

Pyetje të shpeshta

A është kursi vërtet falas?

Po. Të gjitha 40 mësimet A1 dhe A2, ushtrimet dhe praktika me GjermanBot në chat janë plotësisht falas, pa regjistrim.

Sa kohë duhet për të arritur nivelin A1?

Me mësim të rregullt, disa orë në javë, shumica e njerëzve e arrijnë nivelin A1 brenda 2–4 muajsh. A2 kërkon zakonisht edhe 3–5 muaj. Ritmi varet nga koha që ke dhe nga praktika.

A mjafton ky kurs për provimin Goethe A1 ose A2?

Kursi mbulon gramatikën dhe temat e niveleve A1 dhe A2 sipas Kornizës Evropiane (CEFR). Për provimin rekomandojmë të bësh edhe teste model zyrtare të Goethe-Institut, telc ose ÖSD, sepse formati i provimit ka rregullat e veta.

Për çfarë më duhet niveli A1 ose A2?

Shpesh kërkohet për bashkimin familjar, për disa lloje vizash pune, për Ausbildung dhe për kurset e integrimit. Kërkesat e sakta ndryshojnë sipas rastit. Kontrollo gjithmonë informacionin zyrtar të ambasadës ose të zyrës përkatëse.

Si mund të praktikoj të folurit dhe të shkruarit?

Në Chat Shqip, GjermanBot të jep mësimin e ditës, fjalën e ditës dhe ushtrime me pikë. Aty mund të shkruash gjermanisht edhe me shqiptarë të tjerë që mësojnë si ti.

Ke biznes shqiptar në Gjermani?
Arrij mijëra shqiptarë përmes faqes, Chat Shqip, Radio BisedoShqip dhe rrjeteve sociale. Paketat nga 19 € / muaj, pa kontratë të gjatë.
Reklamo biznesin tënd →